Albanian News Agency» Te Dobishme

Zgjuarsia lidhet me peshën
Pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij. Ndonëse lidhja midis peshës dhe zgjuarsisë nuk është ende e qartë, sipas nje studimi australian, foshnjet që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të cilëve rritet me më shumë shpejtësi, priren të kenë një zgjuarsi (të matur me metodën e përcaktimit të IQ), më të madhe në moshë të rritur.

Kërkimi u realizua prej kandidatëve doktoralë të Universitetit të Adelajdes, në Australi dhe 13 800 fëmijë u përdorën si kampionë të testimit. Në bazë të studimit, i realizuar nëpërmjet matjes së shtimit të peshës në muajin e parë, krahasuar pas disa vitesh me të dhënat e nxjerra gjatë testit të IQ, rezultonte se ata fëmijë që në katër javët e para pas lindjes shtojnë më shumë se 40% të peshës së tyre, kanë një zgjuarsi lehtësisht më të lartë se ata që shtojnë 15-40% të peshës.

“Diametri i kokës është një tregues i volumit të trurit, ndaj sa më e madhe të jetë rritja e diametrit, përgjithësisht aq më e shpejtë është edhe rritja e trurit”, deklaroi doktoresha Lisa Smithers, një prej udhëheqëseve të këtij studimi.  Megjithatë, ndërsa rritja në peshë e foshnjeve pas lindjes është një tregues, mbetet e qartë se shkalla e inteligjencës, në përgjithësi vazhdon të mbetet një faktor biologjik, i përcaktuar që para lindjes.

The post Zgjuarsia lidhet me peshën appeared first on Albanian News Agency.

Lulet, si ndikojnë në atmosferën e punës
Begonja, vjollca, ciklama, lule-dragua, kaktus… paraqesin vetem disa “bukuroshe” të zyrës, të cilat do t’a zbukurojnë hapësirën tuaj, ndërsa kujdesi ndaj tyre nuk kërkon shumë angazhim dhe njohuri.

Një studim nga Washington State University thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndjerë mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule.

Ndërsa shkencëtarët e një universiteti norvegjez në Suedi kanë bërë një studim të fundit, ku kanë zbuluar se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin. Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stresin, dhembjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë.

Për nxjerrjen e këtij rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë. Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punëtorëve që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve. Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit.

The post Lulet, si ndikojnë në atmosferën e punës appeared first on Albanian News Agency.

Ekranet dëmtojnë zemrën
Televizori dhe kompjuteri janë prej shkaktarëve më të rrezikshëm të problemeve të zemrës, thonë studiuesit. Sipas një studimi britanik qëndrimi disa orësh para televizorit ose kompjuterit shton për tetë për qind numrin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Studimi kishte përcjellë mbi 10 mijë meshkuj, dhe kishte nxjerrë në pah qartas se qëndrimi ulur një kohë të gjatë ul nivelin e aktivitetit fizik dhe shton gjasat për vuajtje nga problemet kardiovaskulare.

The post Ekranet dëmtojnë zemrën appeared first on Albanian News Agency.

Si të ruhesh nga përgjimi në internet
Kur u bë publik lajmi se agjencitë e qeverisë amerikane mblidhnin të dhëna për komunikimet në internet dhe telefon të qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura.  Bëhej fjalë për një numër të gjerë mesazhesh në internet dhe telefon. Qeveria nuk e mohoi që i kishte ndërmarrë këto veprime por theksoi se të dhënat e grumbulluara nuk përfshinin përmbajtjen e komunikimeve por të ashtuquajturat të dhënat e përgjithshme.  Korrespondenti i Zërit të Amerikës George Putic sjell më shumë hollësi.

Megjithëse shumë vetë e merrnin me mend se agjencitë amerikane të zbulimit po mblidhnin të dhëna për mesazhe dhe telefonata të dyshimta, mendimi i përgjithshëm kishte qenë se këto veprime bëheshin me autorizim gjykate dhe ishin drejtuar ndaj personave të vecantë.  Por siç bëjnë të ditur njoftimet, gjatë një periudhe specifike, janë kapur të gjitha mesazhet elektronike dhe janë ruajtur për një analizë të mundshme në të ardhmen.

Agjencitë qeveritare thonë se mbledhin të dhëna vetëm për parametrat, të ashtuquajturat metadata dhe jo përmbajtjen e mesazheve. Por shefi i Teknologjisë në kompaninë KoolSpan Bill Supernor thotë së këto të dhëna janë shumë të vlefshme për shërbimet e zbulimit.

“Metadata është përcaktimi i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar informacion që përshkruan informacione të tjera. Kështu për një email, metadata do të thotë se kujt i është dërguar një mesazh, kush e ka dërguar, data dhe sa i gjatëështë mesazhi.  Shumë mesazhe mund të kalojnë përmes disa stacioneve elektronike dhe ky lloj informacioni mund të konsiderohet metadata”.

Pse nuk janë private komunikimet në internet? Nëse kompjuterat kanë adresat e tyre, si mund të lexohen mesazhet elektronike nga dikush tjetër? Zoti Supernor thotë se për ta kuptuar këtë, duhet të kesh njohuri për fillimet e internetit.

“Ideja fillestare e internetit ishte për një system për komunikim të hapur mes njerëzve në universitete të ndryshme. Me kalimin e kohës u shndërrua në një sistem për shkëmbimin e informacionit mes organizatave të lidhura me mbrojtjen”.

Prandaj në fillim, siguria nuk ishte shqetësimi kryesor sepse askush nuk mendonte se interneti do të përdorej për komunikim privat mes njerëzve, kompanive dhe zyrtarëve qeveritarë.  Masat e sigurisë u shtuan më pas. Një tjetër problem, thotë zoti Supernor, vjen nga natyra e ndërlidhur e internetit.

“Rrjetet janë komunikime që lidhen në pika të ndryshme. Në secilën nga qendrat ku lidhen këto komunikime, mund të gjendet informacion që mund të përgjohet ose kapet si nga forca miqësore, ashtu edhe armiqësore”.

Bill Supernor thotë se ruajtja e metadatave kërkon shumë më pak hapësirë sesa ruajtja e përmbajtjes së mesazheve.  Ai thotë se metadatat janë më të thjeshta për t’u organizuar apo kataloguar, por vetëm kaq mund të bësh me këtë lloj informacioni.

Agjencitë e zbulimit thonë se i përdorin këto informacione për të kapur terroristët dhe kriminelët. Por ç’ndodh me piratët kompjuterikë që kërkojnë të dhëna financiare dhe personale? Zoti Supernor këshillon.

“Gjëja më e mirë që mund të bësh për të mbrojtur veten, është që të zgjedhësh fjalëkalime të vëshira për t’u marrë me mend, pra jo emrat e maceve dhe qenve, apo adresën, emrat e familjes dhe cdo gjë tjetër që del në mediat shoqërore. Këto lloj informacionesh do të ishin armë në duart e atyre që duan të bëjnë keq”.

Në rastet e celularëve dhe telefonave inteligjentë, zoti Supernor thotë se duhet ruajtur me kujdes informacioni i vlefshëm si numrat e Sigurisë Sociale dhe ato të kartave të kreditit.

”Unë nuk do të përdorja mesazhe për të shkëmbyer informacion të sigurtë. Nuk është një metodë e sigurt për informacione personale”.

Bill Supernorthotë se interneti nuk është një mjet kominikimi i sigurtë dhe këshillon përdorimin e kodeve për informacion sensitive. Kjo është e vlefshme sidomos për kompanitë dhe organizatat që duan të sigurohen se informacioni privat që këmbejnë do të mbetet privat. (VOA)

The post Si të ruhesh nga përgjimi në internet appeared first on Albanian News Agency.

Zyrat e përbashkëta zvogëlojnë cilësinë e punës
Zyrat e përbashkëta zvogëlojnë produktivitetin e punës. Tw paktwn kjo rezultoi nga studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”.  Sipas studimit, njerëzit që punojnë në mjedise të përbashkëta janë më të prirur për t’u sëmurur dhe më pak të motivuar për punë. Punonjësit mendojnë se u mungon privatësia, ata mund të jenë më pak produktivë, pasi i pengon zhurma që krijohet nga bisedat e njerëzve.

Studimi me titull “Mjedisi dhe shëndeti” ka zbuluar se njerëzit që punojnë në zyra të hapura kanë 62 % më shumë mundësi të kenë mungesa, për shkak të sëmundjeve në krahasim me ata që kanë zyrat e veçanta, të mbyllura. Të njëjtin rezultat kanë dhënë edhe hulumtimet e mëparshme të Universitetit Politeknik të Hong Kongut.  Bëhet fjalë edhe për një tjetër përfundim se të punësuarit mbi moshën 45-vjeçare ishin më të prekurit për sa i përket produktivitetit në punë nga zhurmat e bisedave. Rreth aspekteve që ndikojnë në produktivitetin e punës së tyre janë pyetur 299 punëtorë, që shumica kishte thënë se irritoheshin nga bisedat e punëtorëve të tjerë dhe të zileve të telefonave.

The post Zyrat e përbashkëta zvogëlojnë cilësinë e punës appeared first on Albanian News Agency.

Si te humbni 5 kg ne 1 muaj
Dëshironi të humbisni plot 5 kg në një muaj? Asnjë produkt çudibërës apo dietë të fortë. Zgjidhja vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe quhet “dieta e tri orëve”. Ajo u ideua nga Jorge Cruise dhe mbështet objektivin për të eliminuar masën yndyrore në trup. Dieta shoqërohet gjithmonë dhe zakonisht me ushtrime fizike të përditshme dhe jo shumë të vështira. Cruise thotë se mjaftojnë 8 minuta në ditë.

Si funksionon kjo dietë?

Mund të hahet gjithçka nga pak (proteina, karbohidrate, fruta dhe perime), pa e ekzagjeruar dhe mbi të gjitha duke e ndarë ditën në 3 vakte dhe 2 nënvakte. Bëni shumë kujdes që vaktin nga vakti ta ndajnë tri orë. Për këtë fakt ajo ka marrë edhe emrin: “dieta e tri orëve”.

Si të hani

Dy rregulla para së gjithash: përtypuni ngadalë dhe mos hani tri orë përpara gjumit. Kështu që asnjë çokollatë dhe biskotë përpara se të shkoni të flini, edhe sistemi i tretjes duhet të pushojë.

Absolutisht për t’u evituar

Ashtu siç e thamë më lart mund të hani gjithçka, por duke ndjekur disa rregulla të arta: kurrë mos i përzieni proteinat dhe karbohidratet; kurrë proteina me proteina dhe karbohidrate me karbohidrate; yndyrnat nuk duhet të përzihen me sheqer apo mjaltë. Për shembull mozarela me domate dhe makarona me domate dhe jo makarona dhe mozarela. Ju mund të hani fasule me perime, por jo fasule me makarona, makarona me patate dhe patate me bukë.

Dozat

Ushqimi hahet në bazë të volumit që zë stomaku juaj. Çdo ditë duhet të konsumojmë 1400 kalori (maksimumi 100) dhe në çdo vakt kryesor në tavolinë duhet të keni proteina dhe perime, karbohidrate dhe fruta.

Cruise ka disa lloje menysh që i përshtaten të gjitha shijeve:

Të dashuruarit pas mishit

Për dashamirësit e mishit, për mëngjes këshillohen dy feta gjoks gjel deti, në zëmër një kek të vogël, për drekë tost me proshutë dhe sallatë me bishtajore, për pasdite (zëmër) një fetë djathi e fërguar dhe për darkë një fileto e vogël e shoqëruar me një sallatë të përzierë dhe patate të ziera. Pa një ekspertizë shkencore, falsifikimet shpesh dallohen me vështirësi si të tilla, shpjegon historiania e artit. Punishtet e pakta të restaurimit që ekzistojnë, si p.sh. Instituti Doerner në Mynih, janë për këtë arsye “të mbingarkuar dhe duhet shumë kohë për të kryer ekspertizën e një vepre arti”.

Edhe Katia Baudin thekson rëndësinë e kontrolleve të tilla teknike të veprave të artit. Raste si ai i Beltracchi-t kanë treguar se ekspertiza e një historiani arti, që e sheh veprën vetëm nga jashtë, shpesh nuk është më e mjaftueshme. Me ndihmën e rrezeve ultraviolet mund të shihet për shembull nëse punimi është restauruar, me rrezet infra të kuqe mund të bëhet e dukshme skica fillestare e artistit nën pikturë. Kontrolle të tilla janë të shtrenjta dhe duan shumë kohë, por të domosdoshme.

Të dashuruarit pas karbohidrateve

Për adhuruesit e karbohidrateve për mëngjes këshillohet proshutë dhe djathë, për zëmër katër biskota, për drekë pica margarita, për zëmër (pasdite) 30 kikirikë dhe për darkë një pjatë makarona me karkaleca dhe lulelakër.

Zemër e shëndetshme

Për dashamirët e ushqimit të shëndetshëm për mëngjes këshillohet kos, një mollë dhe katër arra, si zëmër dy karota, në drekë një sallatë të përzier me domate, mango, qepë dhe karkaleca deti; për zëmër (pasdite) një banane, për darkë një gjoks pule të pjekur në skarë me perime.

Ajo u ideua nga Jorge Cruise dhe mbështet objektivin për të eliminuar masën yndyrore në trup. Dieta shoqërohet gjithmonë dhe zakonisht me ushtrime fizike të përditshme dhe jo shumë të vështira. Cruise thotë se mjaftojnë 8 minuta në ditë.

The post Si te humbni 5 kg ne 1 muaj appeared first on Albanian News Agency.

Fëmijët e vegjël janë egoistë
Mbetet ende një mister shkencor, por dhe një dilemë prindërore fakti sesi ndodh që fëmijët mësojnë të ndajnë gjërat e tyre me të tjerët.  Femijet kuptojne qe në moshën trevjeçare konceptin e drejtësisë, c’ka per ta do te thote qe si njëri edhe tjetri të marrë numrin e njëjtë të gjërave.

Por nëse e lini drejtësinë në duart e një fëmije, do t’a shihni se ajo do të zhduket; fëmijët e vegjël kanë prirje t’i ruajnë sa më shumë gjërat për vete kur u është ngarkuar detyra t’ia japin ato edhe një tjetri. Keshtu, nëse i kërkoni një fëmije të ndajë lodrat apo karamelet e tij me një tjetër fëmijë, ai me shumë gjasa do të japë sa më pak.

Një studim i ri tregoi se fëmijët e vegjël kur duhet të ndajnë diçka me të tjerët e kthejnë situatën gjithnjë në favor të tyre. Kur vjen puna për të ndarë, fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç janë shkencërisht një tufë e vërtetë hipokritësh. Në çaste të caktuara ata janë të sinqertë dhe tregojnë vetëdije. Ata e kuptojnë se po mbajnë më shumë se ç’duhet për vete, shprehet Peter Blake, asistent profesor psikologjie në Universitetin e Bostonit dhe bashkautor i studimit.

Të dhënat nga studimi tregojne se fëmijët në lidhje me dhënien janë më të tërhequr dhe më shumë egoistë në mënyrë që të mbijetojnë dhe të riprodhohen. Studimi u publikua në revistën shkencore “Plos One” nga Blake dhe kolegët e tij të Universitetit të Harvardit dhe Miçiganit.

Fillimisht shkencëtarët i dhanë çdo fëmije të moshës nga tre deri në tetë vjeç nga katër letra ngjitëse të përzgjedhura me shumë kujdes. Letrat ishin në ngjyrën e preferuar, kishin të stampuar personazhin e dëshiruar në mënyrë që fëmijës t’i pëlqente sa më shumë. Kërkuesit e nxitën ndjenjën e pronësisë mbi letrat ngjitëse duke u thënë fëmijëve se ato u përkisnin atyre.  Më pas, atyre iu kërkua t’i shpërndanin letrat me një vajzë apo djalë tjetër. Pastaj shkencëtarët i pyetën fëmijët në lidhje me sasinë që duhet të shpërndante gjithsecili. Të gjithë fëmijët e çfarëdo lloj moshe pranuan se ndarja duhej të bëhej në mënyrë të barabartë. Por kur erdhi çasti që ata personalisht të ndanin letrat e tyre ngjitëse, fëmijët më të vegjël kishin më shumë gjasa që të mbanin për vete më tepër. Për të provuar nëse ky ishte apo jo një problem i kontrollit të impulseve, shkencëtarët u bënë fëmijëve një test tjetër të projektuar se sa mirë ata mund t’i frenonin impulset. Kështu, kërkuesit u treguan fëmijëve një pikturë të diellit dhe u kërkuan të thonin të kundërtën e asaj që shihnin, duke vërtetuar aftësinë e frenimit të impulseve.

Nga përfundimet u zbulua se impulset nuk kishin aspak lidhje me vendimin e fëmijëve për të ndarë sendet e tyre. Ndryshimi më i madh qëndronte midis mënyrës sesi fëmijët folën në fillim të kërkimit, kur thanë se duhet të ndaheshin sendet në mënyrë të barabartë dhe me mënyrën sesi vepruan. Fëmijët më të vegjël folën më shumë për dëshirat e tyre, sesa për drejtësinë që duhej vendosur në ndarjen në mënyrë të barabartë.

Në një eksperiment të dytë, kërkuesit e ndryshuan pyetjen. Ata pyetën një grup tjetër sesa imagjinonin ata se do të ndante fëmija tjetër nga letrat e tij ngjitëse. Pavarësisht faktit se fëmijët e të gjitha moshave e bënë të qartë se e kuptonin konceptin e barazisë në ndarje, fëmijët më të vegjël parashikuan se ata do t’i mbanin sendet për vete, në mënyrën e njëjtë siç veproi grupmosha e tyre më parë.

Fëmijët e vegjël nuk u përpoqën aspak të bënin gjënë e duhur, përkundrazi ata bënë çfarë dëshironin, pra i mbajtën letrat e tyre për vete. Kërkuesit dëshirojnë që këtë tendencë të fëmijëve për të njohur të drejtën, por të vepruar sipas interesave të tyre, ta provojnë edhe me fëmijë të tjerë të kulturave dhe shteteve të ndryshme.

The post Fëmijët e vegjël janë egoistë appeared first on Albanian News Agency.

Sëmundjet e lëkurës, ja si ndikon uji i detit
Sëmundjet e lëkurës janë të ndryshme dhe zakonisht pakesohen gjatë verës. Dielli është një prej faktorëve që ndikon në këtë përmirësim të sëmundjes që mund të keni. Të ekspozosh lëkurën në diell sjell shumë të mira, kjo dhe per shkak te vitamines D aq te domosdoshme per shendetin.

Por dielli nuk është i vetmi që vepron dhe ju ndihmon në zhdukjen e sëmundjeve të lëkurës. Kush i kalon pushimet në plazh me siguri e ka vënë re efektin e ujit të detit, qe është jashtëzakonisht i rendesishme në shërimin e tyre, apo një ilaç i vërtetë. Në fund të sezoni zbulojmë se jemi më të bukur dhe se kemi një lëkurë më të shëndetshme, dhe kjo jo rastësisht. Efektet pozitive të ujit të detit janë zbuluar edhe përmes një studimi korean të cilët kanë dalë në përfundimin se uji I detit shëron sëmundjet e lëkurës.

The post Sëmundjet e lëkurës, ja si ndikon uji i detit appeared first on Albanian News Agency.

Apple, iPhone prej floriri?
Një smartfon prej floriri do të jetë një nga “kartat” që do të luaje Apple, që pritet të lançojë një pajisje iPhone gjatë këtij viti bashkë me gjeneratën e re të modeleve iPad. Edhe pse dihet pak mbi karakteristikat e reja të gjeneratës së shtatë që do të sjellë iPad, publikimi japonez tregonte se pajisja e re e iPhone do të jetë prej floriri.

Kjo nuk është hera e parë që flitet mbi një smartfon të mundshëm të Apple prej floriri. Pritet që Apple gjatë vjeshtës të prezantojë modelet e reja dhe aty të vërtetohet apo të shihet smartfoni prej floriri i kompanisë. (PCWorld Albanian)

The post Apple, iPhone prej floriri? appeared first on Albanian News Agency.

Keshilla, si mund te lindin ciftet djem
Ardhja në jetë e një fëmije në familje është me të vërtetë një gëzim i madh. Ai sjell me vete entuziazëm dhe shpresë të madhe. Prindërit sigurisht janë nën pritjen e ëmbël të të zbuluarit se çfarë do të lindë, një vajzë apo një djalë? Por ka edhe shumë raste kur ata duan me patjetër një djalë ose një vajzë. Por si mund të realizohet kjo dëshirë? Nëpërmjet këtij artikulli, ne do t’ju sjellim mënyrat më funksionale për këtë çështje…

Zgjidhja: si të bëjmë një djalë ose një vajzë

Sigurisht, ardhja e një fëmije në familje është gjithmonë e mirëpritur dhe e dëshiruar, pavarësisht seksit të tij. Por, ndonjëherë ka preferenca. Ndodh që, për motive të ndryshme, prindërit, shpesh preferojnë një seks të veçantë, mashkull ose femër. Janë të shumta mënyrat për të përcaktuar seksin e fëmijës së palindur, por jo përpara testit pozitiv të shtatzënisë, pasi

në këtë pikë seksi nuk mund të ndryshohet më. Në rastin tonë duhet të përcaktohet gjithçka përpara se të krijohet një fëmijë.

Është e mundur kjo? Çfarë mund të bëni? Qysh nga kohët më të lashta, njerëzit ishin të interesuar të zbulonin metoda të ndryshme për të influencuar në njëfarë mënyre seksin e një fëmije. Shumë metoda, natyrisht, bazohen te paragjykimet dhe supersticionet, apo besëtytnitë. Megjithatë, janë disa vëzhgime interesante si dhe të dhëna statistikore, të cilat nuk mund të anashkalohen. Kështu që, nuk mund të themi kategorikisht që seksi i fëmijës nuk mund të planifikohet. Statistikisht dihet që shpeshtësia e lindjes së meshkujve është më e madhe në lindjen e parë dhe ulet në ato të mëpasshmet. Sa më të rinj të jenë prindërit, aq më i madh është probabiliteti për të bërë djalë, dhe e kundërta. Përveç kësaj, dimë që fëmijët pak a shumë të së njëjtës moshë, më shpesh, janë të gjinisë së njëjtë dhe nëse intervali midis lindjeve është rreth tre vjet, në pjesën më të madhe të rasteve, fëmijët do të kenë seks të kundërt. Në rastin e shtatzënisë së ndërprerë nga një abort, në shumicën e rasteve lind një vajzë.

Çfarë e influencon probabilitetin për të bërë një djalë apo një vajzë?

Shumë metoda që parashikojnë lindjen e një seksi të veçantë bazohen në legjenda popullore, supersticione, shenja etj.

Asnjëra nga këto metoda nuk mund të konsiderohet efikase 100%, por disa çifte betohen se kanë përdorur njërën prej tyre dhe kanë pasur rezultatin e dëshiruar. Më e famshmja e këtyre metodave është teoria e rinovimit të gjakut. Sipas metodës, çdo person në çdo disa vjet, ka një cikël rifreskimi të gjakut, komplet.

Te meshkujt kjo gjë ndodh një herë në katër vjet, ndërsa te gratë çdo tre vjet. Prindi, gjaku i të cilit do të jetë më i ri në momentin e krijimit, do të përcaktojë seksin e fëmijës. Fjalë për fjalë, do të thotë që një çift i kombinuar nga një mashkull 25 vjeç dhe një femër 24 vjeçe, nëse do të krijonin një fëmijë në këtë moshë me siguri që do të kishin një djalë. Por francezët, në fakt, besojnë se seksi i një fëmije varet nga ushqimi që nëna ha gjatë shtatzënisë. Për të pasur një djalë, sipas tyre, duhet të hahet më shumë mish, salçiçe, vezë, peshk dhe kastravecë. I gjithë ushqimi duhet të jetë i kalitur mjaftueshëm me kripë dhe erëza, por prodhimet e qumështit dhe ëmbëlsirat duhet të përjashtohen nga dieta. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve britanikë, gjinia e foshnjës varet nga frekuenca me të cilën prindërit e tij bëjnë seks. Nëse çifti është aktiv dhe ka një jetë seksuale të rregullt, atëherë ekziston mundësia për të lindur një djalë. Një garanci 100% e vërtetë për të krijuar një fëmijë me një seks të veçantë, të dëshiruar, mund të realizohet falë analizave gjenetike të kombinuara me fekondimin artificial. Prindërit “vrapojnë” te kjo metodë në momentin në të cilin janë absolutisht të bindur që kanë nevojë për të pasur seksin e fëmijës të mirëpërcaktuar dhe asnjë tjetër. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet. Mjekët nuk janë shumë të gatshëm të përmbushin raste të tilla, madje në disa vende, një metodë e tillë është e ndaluar. Në fakt, qelizat e fekonduara janë më shumë se një. Analizat gjenetike lejojnë që të zgjedhësh fëmijën e “duhur”, ndërsa embrionet e mbetura asgjësohen si mbeturina. Në aspektin etik të kësaj metode ka shumë për të diskutuar, por për momentin, është e vetmja mënyrë e garantuar për të nxjerrë në dritë një djalë, apo një vajzë, varet sipas dëshirës. Gjithsesi, nuk duhet ta humbasim shpresën. Ndalemi për të analizuar disa faktorë natyrorë dhe të zbulojmë që ekzistojnë mënyra për të krijuar seksin e fëmijës që duam të kemi.

Konceptimi: faktori fiziologjik, llogaritja e ovulacionit

Një nga mënyrat më popullore për të ndikuar seksin e një fëmije është metoda e llogaritjes së ovulacionit. Është zbuluar se kjo metodë është efikase në 80% të rasteve dhe kjo do të thotë se është më e sigurt dhe funksionon më shumë se të tjerat. Metoda bazohet në faktin se seksi i fëmijës përcaktohet nga sperma mashkullore. Spermatozoidet Y (mbajtës të kromozomit mashkullor) lëvizin shumë më shpejt se sa spermatozoidet X (mbajtës të kromozomit femëror), por ata jetojnë më pak. Kështu që, nëse do të donim një djalë, akti seksual duhet të bëhet menjëherë para ose pas ovulacionit (Ovulacioni është lirimi i vezës nga vezoret e një femre). Për të kapur periudhën e ovulacionit mund të përdoret një metodë kalendarike ose teste të veçanta. Spermatozoidet X e Y dallojnë nga forma e tyre. Spermatozoidet Y janë më të lëvizshëm, më të vegjël dhe të lehtë, por më pak këmbëngulës dhe më pak të fortë se spermatozoidet X. Mbi bazën e këtij fakti lind teoria që thotë se gjatë marrëdhënieve seksuale që ndodhin para ovulacionit, spermatozoidet Y, më pak të qëndrueshmit, kanë probabilitet më të madh për të vdekur përpara fekondimit, duke i lënë mundësinë spermatozoideve X, me jetë gjatë, të arrijnë në vezë, më pas në këtë rast lind një vajzë. Por në të kundërt, nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin menjëherë përpara ose pas ovulacionit, atëherë rezultati i lindjes do të jetë me siguri djalë. Këto konkluzione janë të konfirmuar nga shumë studiues. Ndërkaq shumë shkencëtarë shpjegojnë mekanizmin e metodës me variacionin e aciditetit në tubat e mitrës. Sepse, sa më shumë i afrohen ditës së ovulacionit, organi gjenital i gruas bëhet më alkalin. Nëse marrëdhënia seksuale ndodh menjëherë para ovulacionit, probabiliteti për të bërë djalë është shumë më i lartë, sepse në këtë pikë, mjedisi favorizon spermatozoidet Y dhe i lejon atyre që të arrijnë në destinacion përpara spermatozoideve X.

Llogarit ditën e ovulacionit

Kjo ditë ndeshet rreth ditës së 14 të ciklit menstrual. Mënyra më e thjeshtë është të masni temperaturën e trupit. Kjo gjë duhet të bëhet në mëngjes në orë të përcaktuara, nga ora 5:00 deri në 6:00 ose nga ora 8:00 deri në 9:00, për të paktën tri cikle. Ardhja e ovulimit do të njoftohet nga rritja e temperaturës deri në 37,1-37,2 gradë Celsius. Nuk do të ishte keq të kërkonit ndihmën e mjekut për ta përcaktuar me më saktësi. Megjithatë, mbani mend që koha e ovulacionit mund të jetë e ndryshme duke u ndikuar nga disa faktorë, fizikë, klimatikë, psikologjikë etj. Një gabim në përcaktimin e kohës së ovulacionit, madje edhe për një ditë mund të çojë në rezultate të kundërta:- në vend të një vajze të lindë një djalë.

Përmbledhje

Për të arritur mundësinë e të lindurit djalë

- Shmangni marrëdhëniet seksuale për 3-4 ditë para datës së llogaritur të ovulacionit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Mos harroni se konceptimi për të bërë një djalë duhet të ndodhë vetëm një herë gjatë ovulacionit, në ditët e ardhshme këshillohet të përdorni prezervativ

- Mos harroni që gruaja duhet të arrijë orgazmën më parë se burri

- Puthjet që zgjasin sa më shumë të jetë e mundur, kontribuojnë në maksimum në misionin e spermës

- Burri duhet të pijë një filxhan kafe ose një gotë me limonadë të gazuar me kafeinë dy orë përpara krijimit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Pas marrëdhënies seksuale, gruaja duhet të qëndrojë e shtrirë për të paktën 20 minuta

- Përpiquni të shmangni përdorimin e lubrifikantëve artificialë.

Për të arritur mundësinë e të lindurit vajzë

Në këtë rast duhet një sasi më e lartë e spermatozoideve X. Llogaritni kohën e ovulacionit (për ta lehtësuar llogaritjen mbështetemi në ditën e 14 të ciklit të ovulacionit). Nga fakti se jetëgjatësia e spermatozoideve X është më e gjatë, është e nevojshme që konceptimi për një fëmijë të kryhet tri ditë para ovulacionit. Kjo do të thotë se kryesisht mbijetojnë spermatozoidet X dhe ata kanë mundësinë që pas tri ditësh të fekondojnë vezën.

- Këshillohet që marrëdhëniet seksuale të kryhen nga dita 5 deri në ditën e 8 të ciklit. Në këtë rast, sasia e spermës X do të jetë dominuese

- Në ditën e 9, 10 dhe 11 raportet duhet ndodhin një herë në ditë, duke ndjekur këshillat në vazhdim

- Mbani mend që pozicioni më i mirë në këtë rast është “Ai lart” (misioneri);

- Puthjet dhe eksitimi duhet të jenë në minimum

- Gjatë seksit mos përdorni lubrifikant sintetikë

- Mos kryeni marrëdhënie seksuale në ditën e 12, 13, 14 dhe të paktën dy ditë pas ovulacionit, ndryshe përdorni gjithmonë prezervativ.

Pak përpara lindjes së tij, fëmija pyet Perëndinë:

- Thonë se shpejt do të shoh botën. Si do t’ia dal të jetoj atje? Jam kaq i vogël dhe i pambrojtur!

Perëndia përgjigjet:

-Unë do të jap një engjëll që do të presë dhe do të kujdeset për ty.

Fëmija pasi reflektoi për pak, tha:

-Këtu në qiell unë mund të këndoj dhe të qesh, kjo për mua është e mjaftueshme për të qenë i lumtur…

Perëndia përgjigjet:

-Engjëlli yt do të këndojë dhe do të buzëqeshë, ti do të ndiesh dashurinë e tij dhe do të jesh edhe më i lumtur. Engjëlli yt do të mbrojë, madje duke rrezikuar edhe jetën e vet.

- Oh, Zot, si quhet engjëlli im? – pyeti fëmija.

- Emri i tij ka rëndësi. Ti do ta thërrasësh mami…

The post Keshilla, si mund te lindin ciftet djem appeared first on Albanian News Agency.