
Italia ka shënuar fitore ndaj Japonisë në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave me rezultatin 4-3 pas një trilleri të vërtetë. Japonia në këtë sfidë zhvilloi një lojë jashtëzakonisht të mirë dhe ndoshta ka merituar ta fitojë atë. Nga pika e bardhë për 1-0 shënoi Keisuke Honda (21’), ndërsa lojën e bukur të japonezëve [...]

Pele refuzon ta quajë Bayernin si skuadrën më të mirë në Europë, pavarësisht triumfit të bavarezëve në Champions League. Legjenda e futbollit brazilian mendon se një trofe kontinental nuk është i mjaftueshëm për një etiketim të tillë të Bayernit. “Kur je fitues i Champions League, nuk është njëlloj si të jesh më i miri në [...]

Ashtu si në garën e debutimit me Japoninë, edhe me Meksikën ishte sulmuesi i ri i Barcelonës ai që udhëhoqi Brazilin drejt fitores 2-0 në grupin A të Kupës së Konfederatëve. Iu deshën vetëm 9 minuta për të zhbllokuar rezultatin, kur pas një krosi të Dani Alves nga e majta Moreno largoi me kokë por [...]

Mediat spanjolle tashmë kanë nisur të mendojnë se si do të duket Real Madridi i Carlo Ancelottit, i cili pritet të emërohet shumë shpejt trajner i ri i ‘Los Blancos’. E përditshmja spanjolle Marca e ka publikuar një formacion të improvizuar, duke menduar se kështu do të duket ekipi nga Santiago Bernabeu gjatë sezonit tjetër. [...]

Cristiano Ronaldo është afër nënshkrimit të kontratës së re me Real Madridin, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit, njofton uebfaqja Goal.com. ‘Los Blancos’ janë në bisedime me përfaqësuesit e portugezit, të cilëve ua kanë propozuar 155 milionë euro për pesë vjet, ndërsa ylli portugez do të paguhej [...]

Robert Lewandowski nuk lëviz nga Borusia e Dortmundit. Drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve vendos veton, duke ja bërë të qartë polakut, por dhe klubeve të interesuara për të që futbollisti nuk do të largohet këtë verë nga Vestfalia. Në një intervistë dhënë për prestigjozen “Suddeutesche Zeitung” Watzke ishte i qartë në deklaratat e tij. “Është [...]

Luis Suarez dhe Edison Kavani, dy nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje verore në futboll, nuk kanë arritur ti marrin qoftë edhe një pikë të vetme kampionëve të Spanjës. Spanjollët e kanë nisur më së miri kompeticionin e kupës së Konfederatave, i cili zhvillohet në Brazil, duke mposhtur 2-1 Uruguain. Pjesa e parë [...]

Falë suksesit të fundit, Heynckes frymëzohet me deklarata, ku tha se Bayern më të sukseshëm se ky i këtij edicioni nuk do të ketë edhe për shumë vite. ‘Guardiola të kujtoj sukseset e mija sepse është shumë e vështirë për ti përsëritur. Ai është një trajner që kam respekt, por se i duhet kohë’.

Trajneri i njohur kroat Josip Kuzhe ka ndërruar jetë sot në moshën 61 vjeçare. Ish tekniku i Shqipërisë dhe legjenda e futbollit kroat, ka luajtur 384 ndeshje për Dinamo Zagrebin, kurse më pas zgjodhi rrugen e trajnerit. Ai ishte trajner i Dinamos dhe disa kombëtarëve tjera, derisa në fund të shtatorit të vitit 2010 përfundoi [...]

Topi ishte brenda apo jashtë? Për të mos ekzistuar më kjo pyetje në Kupën e Konfederatave në Brazil do të përdoret për herë të parë sistemi elektronik i kontrollit të golit, GoalControl. Kontolluesi elektronik i golit GoalControl është gati të bëjë debutimin në Kupën e Konfederatave që zhvillohet në Brazil nga data 15 deri më [...]