Albanian News Agency» Reportazh

Roma, nga kubeja perfekte e Panteonit te fuqia shkatërruese e Colosseum…udhëtim në Qytetin e Përjetshëm
Qyteti i Përjetshëm… thonë që një jetë e tërë nuk mjafton për t’a njohur atë…. Megjithatë, në pak ditë qëndrimi në kryeqytetin Italian, u përpoqëm të merrnim prej tij më të mirën.

Destinacioni dhe vendndodhja e hotelit Best Western Royal Santina në Termini, një zgjedhje nga agjencia turistike SarakoTravel, na krijuan jo vetëm komoditetin e qëndrimit, lehtësinë e lëvizjes, shijimit të qytetit dhe gatimeve tradicionale, por dhe të shopping-ut në këtë sezon uljesh.

Takimi me Romën ishte në mëngjes herët, kur lindja e diellit krijon ngjyrat e veta marramendëse, duke i hedhur tej në qytetin që të grish kaq shumë me bukurinë dhe historinë që mbart. Udhëtimi me autobus nga aeroporti në hotel ishte në të vërtetë një miniguidë, pasi gjatë rrugës u ndeshëm më shumë objekte turistike si Muri Hadrian, Coloseum, Palatine, etj.

Pas mbërritjes dhe akomodimit në hotel, nisi dhe turi ynë, një grupi gazetarësh në Romë. I gjendur në zonën historike të qytetit, nga hoteli pranë Termini, stacionit qendror te trenit, nisëm fillimisht me eksplorimin e zonës.

Termini dhe sheshi Republika pranë tij ishin vendet e para që vizituam. Në formën e një gjysmërrethi, sheshi Republika të ofronte shumë qoftë gjatë ditës, por edhe në mbrëmje me ndriçimin interesant të tij. Bazilika Santa Maria degli Angeli e dei Martiri dhe shatërvani me skulpturat që janë të shumta në Romë janë një tjetër atraksion në këtë shesh. Skupturat-najada përfaqësohen nga Nimfa e Liqeneve me mjelmën në dorë, Nimfa e Lumenjve me monstrën e lumenjve, e Oqeaneve mbi një kalë (symbol i detit) dhe ajo e Ujërave Nëntokësore mbi një dragua misterioz. Në qendër grupi i Glauco i Rutellit, që simbolizon dominimin e njeriut mbi forcat natyrore.

Ndërsa vazhduam rrugën në kërkim të Fontana di Trevi, u ndeshëm dhe më shumë atraksione të tjera në Romë. Për të arritur tek Fontana di Trevi mund të merrni rrugën Nazionale, që lidh Termini me shumë pjesë turistike të qytetit. Këtu mund të shijoni objekte të shumta turistike si Teatri Kombëtar Dramatik, apo Palazzo delle Esposizioni, qendër kulturore dhe muze, Palazzo Koch, që është dhe vendndodhja e BanKës Italiane, etj. Dyqanet e firmave të njohura ndërkombëtare janë të shumta, sikurse gjithkund në Romë.

Rruga të çon në Piazza di Venezia, ndërsa për të arritur tek Fontana di Trevi u kthyem pothuajse në mes të saj.

Fontana di Trevi është burimi më i bukur dhe më i famshëm në të gjithë Romën. Ky monument mjaft impresiv, qe dominon sheshin në distrinktin Quirinale, është i magjishëm ditën e natën, por mbrëmja i jep një shkëlqim të veçantë. Skulptura qendrore, Neptune, Zoti i Detit, qëndron mjaft bukur në kompleksion e skulpturave, secila prej të cilave me një simbol të veçantë. Vetë pjesa e ujit, që simbolizon detin, është i mbushur me monedha. Legjenda thotë që nëse hidhni një monedhë do të ktheheni në Romë, por ka dhe një sekret; duhet të hidhni monedhën pas krahëve, me shpinën e kthyer nga burimi. Dhe sigurisht që secila prej nesh bëri të njëjtën gjë… epo ky vend ia vlen të vizitohet edhe një herë tjetër.

Këtu nuk mund të gjeni asnjë moment pa turistët e shumtë. Përreth do të gjeni po kështu mjaft dyqane të firmave të veshjeve, por dhe me objekte turistike, bare, restorante, por edhe dyqane ëmbëlsirash, veçanërisht akullore.

Në fakt dita e parë në Romë kaloi shumë shpejt mes antikitetit dhe modernes, dhe sigurisht shijimit të picave….

Dita e dytë: mes historisë dhe artit

Nga kubeja perfekte e Panteonit te fuqia shkatërruese e Colosseumit; Roma zgjon 2700 vite të civilizimit perëndimor dhe nuk mund të sjellësh tjetërkund kaq mahnitje së bashku. Kështu nisi dhe vizita jonë turistiko-historike në Romën e Lashtë…

Dita e dytë e udhëtimit; guida turistike e ofruar nga agjencia SarakoTravel, një guidë profesionale që na udhëhoqi pothuajse në të gjithë zonën historike të Romës.

Guida nisi nga Termini, ndërsa ndalesa e parë ishte Coloseum, më i jashtëzakonshmi monument në Romë, jo vetëm nga struktura dhe përmasat e tij, por dhe historia e përgjakshme që përcjell. Teksa vizitoj ambjentet përreth tij mendoj; pikërisht këtu gladiatorët takohehin në luftimin e vdekjes dhe të burgosurit e dënuar luftonin ndaj luanëve të uritur; pikërisht këtu ‘gladiatorët moderne’ ofrojnë çaste të fiksuara në foto për turistët. Dhe sigurisht do të gjeni gladiatorët e sotëm, karrocat me kuaj që ofrojnë një shëtitje të shkurtër, etj.

Struktura e mrekullueshme e mbuluar me mermer dhe harqet në cdo kat, edhe pse e dëmtuar ndër vite, të grish me madhështinë e saj. E përdorur dikur për lojërat, simbol prestigji dhe pushteti, por dhe një mënyrë për perandorin të rriste popullaritetin e tij, sot kjo strukturë 48 metra e lartë qëndron po aq madhështore.

Dhe ndërsa vitet dhe ngjarjet historike duket se kanë lënë gjurmët, që reflektohen në të, muret vazhdojnë ende të mbajnë turmat pas 2 apo më shumë mijë vjet nga fillimi i tij. Radhët e gjata të turistëve janë të zakonshme në këtë objekt turistik, që tashmë ofron dhe korridoret e tij nëntokësore (ku gladiatorët dhe kafshët prisnin fatin e tyre) për t’u vizituar.

Shumë pranë Coloseum gjenden dhe mjaft objekte të tjera që flasin për botën romane dhe civilizimin perëndimor; Forumi Roman, një kompleks i madh i rrënojave të tempujve, bazilikave dhe harqeve, që flet për Romën e Lashtë, Palatine Hill, versioni antik i Hollywood, Harku i Titusit dhe Harku Konstantin, Marketi Trajan, etj.

Dhe ndërsa u larguam nga kjo zonë që flet për shkëlqimin e Romës së Lashtë, me guidën tonë u drejtuam drejt pjesës tjetër të qytetit. Koha, edhe pse pak e ftohtë në këto ditë shkurti, ishte e kendshme nen rrezet e vaketa te diellit, ndaj dhe shijuam në maksimum qytetin.

Rrugës për në Villa Borghese, nga ku nisi dhe vizita e zonës historike u ndeshëm më atraksione të shumta, ndër të cilat Cirku Maximus, stadiumi më i madh në Romën e lashtë, apo Goja e të Vërtetës, një fytyrë njeriu gdhendur në mermer, në portikun e kishës së Santa Maria. Besohet se është dhe si një provë për të vërtetën apo gënjeshtrën; nëse ke thënë një gënjeshtër me dorën në gojën e skulpturës, atëherë ajo do të kafshohet. Ndërsa radha për t’a provuar është e gjatë…

Pas kësaj, autobusi na la në Villa Borghese, parku publik më më i madh në Romë pranë Piazza del Popolo dhe Piazza di Spagna, por dhe ku gjenden tempuj, burime me skulptura, disa muze dhe liqeni që qëndron mjaft bukur.

Piazza del Popolo, sheshi tërheqës në formë ovale, ofron shumë. Gjithçka në të mjaft harmonike; kishat simetrike që e kufizojnë, obelisku i lashtë nga Heliopolis (Egjipt), në qendër të shatërvanit dhe 4 luanët, statuja po aq tërheqëse e domethënëse sa çdo tjetër në Romë.

Shatërvani në anën perëndimore të sheshit është ai i Neptunit, në qendër të së cilit qëndron Neptuni i shoqëruar nga Tritonët. Përballë tij, Shatërvani i Perëndeshës Romë, rrethuar nga figura alegorike të lumenjve Tiber dhe Aniene e themeluesve të qytetit, Remus dhe Romulus.

Piazza di Spagna është një nga vendet më të njohura në Romë, por dhe një nga sheshet më të këndshme për t’u parë. Shpesh herë të famshmit e modës e kthejnë atë në pasarela. Kombinimi i një shkallë monumentale, shkallët spanjolle, një obelisk dhe një kishë të bukur tërheq vëmendjen e turistëve. Milena, shoqëruesja jonë, na shpjegon se emri që lidhet me Spanjën nuk ka të bëjë aspak me këtë shesh, por ka marrë këtë emër për shkak të vendndodhjes së Ambasadës Spanjolle.

Pak më tej qëndron bukur Kolona e Konceptimit të Papërlyer, në majë të së cilës qëndron një statuja e Virgjëreshës Mari. Në kohën e festimeve fetare, kjo kolonë zbukurohet me lule, thotë Milena, e cila na drejton më pas në rrugicëzat e ngushta të zonës historike, duke na treguar dhe shtëpitë e italianëve të famshëm të artit si Fellini, etj.

Fontana di Trevi dhe akullorja e shijuar në shkallët e tij dhe ngrohtësinë e diellit të shkurtit ishte një kënaqësi tjetër në këtë vizitë në Romën e Lashtë.

Pantheoni, pasi çamë përmes galerive dhe rrugicëzave me ndërtesa karakteristike, ishte ndalesa e radhës. Me siguri, ndërtesa e lashtë më e habitshme e Romës, mendoj ndërsa drita rrjedh këndshëm nga kubeja e saj që shpërndan harmonishëm nuancat e veta gjithkund. I konsideruar si arritja më e rëndësishme arkitekturore e romakëve, Pantheoni është kubeja më e madhe në botë deri në shek. XV dhe është ende më e madhja kube konkrete e papërforcuar ndonjëherë. Drita hyn nëpërmjet oculus, një hapje në kupolë që ka shërbyer gjithashtu si një lidhje simbolike ndërmjet tempullit dhe Perëndive, thotë Milena.

Piazza Navona një nga sheshet më të bukur, më të mëdhenj dhe më të gjallë në Romë. Sheshi përmban tre shatërvanë të mrekullueshëm, ndërsa nuk mund të ikësh prej tij pa vizituar Kishën e Sant’Agnese.

Objektet më tërheqëse në shesh janë shatërvanet që formojnë një trio harmonike. Më i madhi prej tyre, ai i katër lumenjve, përfaqëson me skulpturat e veta një lum nga kontinente të ndryshme; Nili, Gange, Danubi dhe Rio de la Plata.

Por sheshi të fton të qëndrosh gjatë në të, në ambjentet e jashtme të bareve dhe lokaleve nën diellin e ngrohtë, por edhe me artistët e shumtë këtu, piktorët që ofrojnë protrete, etj.

Guidës sonë dalëngadalë i erdhi fundi dhe ndërsa u larguam nga Piazza Navona, Milena na udhëhoqi nëpër rrugicëzat e këndshme duke dalë kështu në një tjetër vend magjik në Romë; hyrja e Vatikanit.

Kështjella Sant’Angelo (e Engjëllit të Shenjtë) dhe ura The Ponte Sant’Angelo, një nga urat më të bukura, krijojnë një kompleks të bukur, bashkë me ndërtesat dhe parkun përreth. Ndërsa statuja e Ëngjëllit mbi kështjellë vështron nga ura, që po kështu është e zbukuruar me skulptuara ëngjëjsh.

Kështjella ka ndërruar shpesh funksionin e saj, dhe ndërsa dikur shërbentë si strehim për Papën në kohë të turbullta, sot është një muze. Mjaft interesant është dhe korridori sekret i Papës, Passetto di Borgo, që lidh Kështjellën me Vatikanin dhe që shfrytëzohej në kohëra të rrezikshme.

Dita e tretë; Misticizëm në Vatikan

Edhe pse në Vatikan shkuam më parë, rikthimi ishte i mbushur me magji.

Kontakti i parë sigurisht ishte sheshi dhe Bazilika e Shën Pjetrit, kisha më e madhe në botë dhe qendra e kristianizmit. Një shesh i madhërishëm, që kufizohet nga kolonadat masive në formë gjysmërrethi, që simbolizojnë krahët e hapura.

Statujat e shenjtorëve, plot 140 të tilla mbi Bazilikë dhe kolonada, duket se hedhin vështrimin hijshëm mbi shesh; kolonadat, obeliskun egjiptian, shatërvanet. Dhe ndërsa vazhdojmë të endemi përreth tij, pëllumbat në fluturim dhe turistët e shumtë i japin më tepër gjallëri sheshit.

Në të vërtetë, radha e gjatë e turistëve për të hyrë në Bazilikë të frikëson paska, megjithatë ajo kalon shpejt. Bazilika ofron shumë surpriza, që nga pamja e brendshme e saj e deri tek pamja e sheshit nga kubeja. Heshtja dhe madhështia e kohës mbizotëron gjithkund brenda saj. Gjithçka perfekte dhe hyjnore dhe duket se sekretet e shekujve qëndrojnë këtu….

Kisha më e madhe në botë është me të vërtetë mbresëlënëse në çdo kënd të saj, afresket, skulptuarat simbolike, dizajnimi i kolonave…të kombinuara bukur si një melodi qiellore. Ndërsa drita që hyn përmes Kubesë dhe 16 dritave të mëdha anekënd i jep ndriçimin hyjnor.

Përballë altarit, dhoma e nëndheshme e varrimit, që supozohet se shënon varrin e Shën Pjetrit, rrethuar nga një parmak me llamba bronzi. Pas kësaj mahnitje, teksa ngremë kokën sytë mbesin tek Kubeja, e dekoruar me ngjyra mjaft impresive dhe ornamente e mozaikë të ndryshëm.

Në të vërtetë, Bazilika përmban shumë monumente, skulptura shenjtorësh, piktura dhe çdo hap që hedh në të është një mahnitje. Monumenti më i famshëm është Mëshira (Pietà), një skulpturë në mermer i një të riu duke parë Shën Marinë që mban trupin e vdekur të djalit të saj. Skulptura, sikurse dhe shumë të tjera dhe Kubeja në Bazilikë, mban vulën e Michelangelo, kur ishte vetëm 25 vjec.

Ndërsa për të marrë pamjen sheshit të Shën Pjetrit, por edhe të Romës, mjafton të hipni në Kubenë e Bazilikës. Për t’u ngjitur në Kube, mënyra më e thjeshtë është ashensori. Mënyra tjetër është ngjitja nga shkallët spirale që, edhe pse më vështirë për t’u ngjitur, lodhja shpërblehet me kënaqësi dhe pamje më të mirë e më mbresëlënëse mbi qytet.

Por nga Vatikani nuk mund të largohesh pa parë Muzetë dhe Kapela Sistine, mrekullia qiellore e artit. Duket se ajo që nisi si një koleksion i vogël, shekujt e përcollën dhe krijuan një nga muzetë më të bukur në botë të artit. Vatikani ka disa muze, të gjithë të ndryshëm dhe të çojnë në Kapela Sistene, secili prej tyre mjaft interesant për t’u eksploruar; Muzeu Gregorian Egjiptian me objektet e artit dhe statujat egjiptiane, apo mumjet; Muzeu Gregorian Etruscan me objekte nga koha para-Romane; Pinacoteca me objekte dhe kryeveprat e Raphael, Caravaggio, e shumë piktorëve të tjera të famshëm; apo Muzeu Historik i Vatikanit, etj.

Gjithçka mbresëlënëse…, por duket se të gjithë vrapojnë për në Kapelën e famshme Sistine, me tavanin madhështor të Michelangelo dhe objekte të tjera të mrekullueshme të artit, përfshirë Gjykimin e Fundit në murin e altarit. Dhe pasi arrijmë në të, vihemi në kërkim me kokën sipër; Krijimi i Adamit, me duart e zgjatura, është padyshim afresku më i bukur. Tavani në pikturë përshkruan skena nga Dhjata e Vjetër dhe është një nga veprat më të famshme në botë.

Të vizitosh muzetë e Vatikanit duhen shumë orë, megjithatë u larguam prej këtu të mrekulluar. Në dalje një tjetër surprizë; një nga shkallët më të bukura në botë të përbëra nga një spirale e dyfishtë.

Qyteti i Vatikanit të ofron shumë. Pas një dreke me ushqime tradicionale në lokalet e shumtë, vazhduam duke u endur në dyqanet e firmave të njohura për pak shopping dhe blerjen e disa suvenireve.

Dita e katërt në Romë; mes monumeteve dhe shopping-ut

Në ditën e katërt dhe të fundit në Romë, vizituam dhe disa vende që na patën mbetur, por dhe ia kushtuam kryesisht shopping. Epo nuk mund të ikim pa vizituar Via Corso, më të famshmen e modës në Romë…

Pasi marrim autobusin, drejtohemi për tek Piazza Venezia, në qendër të së cilës qëndron monumenti gjigand në mermer të bardhë i Viktor Emanuel II, dedikuar mbretit të parë të Italisë.  Çdokush që viziton Romën, herët a vonë, do të shkojë tek ky shesh, për shkak të afërsisë së tij me shumë objekte të famshme.

Statuja e Victor Emmanuel II, Varri i Ushtarit të Panjohur, ku qëndrojnë ditë e natë rojet e nderit, kolonada masive zbukuruar me afreske, shatërvanët që simbolizojnë dy detet dhe skulpturat e shumta; monumenti të ofron shumë për të parë e vizituar. Në qendër të tij qëndron statuja kolosale me kuaj e Victor Emmanuel, “Ati i Kombit”, e mbështetur mbi një piedestal zbukuruar me relieve alegorike që përfaqësojnë qytetet italiane. Dhe nëse doni të mësoni për historinë e bashkimit të Italisë, mos lini pa vizituar muzeu Risorgimento.

E ndërsa mbizotëron sheshin, Monumenti ofron një pamje të bukur të tij…

Por sheshi ofron dhe mjaft atraksione të tjera, sikurse Pallati Venezia që duket se i ka dhënë emrin, Pallati Generali dhe ai Bonaparte, që ka marrë emrin nga Letizia Bonaparte, nëna e Perandorit Napoleon I.

Ne vazhdojmë drejt Via del Corso, rruga kryesore në Romën e Lashtë, ç’ka duket dhe në çdo objekt të saj. Edhe pse me rrugiceza të ngushta, ndërtesat e mëdha historike dhe kisha gjenden kudo në të, ndërsa firmat më të njohura të modës kanë ngritur atelietë e tyre këtu.

Përgjatë rrugës ndeshemi me Kishën San Marcello al Corso, San Giacomo dhe Gesù e Maria, më pas Sheshi Colonna me Kolona e lashtë të Marcus Aurelius dhe Galeria Alberto Sordi, por dhe Pallatet dhe shumë objekte të tjera. Rruga është një vend popullor për shëtitje në mbrëmje, por dhe një rrugë e rëndësishme tregtare për turistët dhe vendasit.

Bashke me shopping në Galerinë Alberto Soldi, udhëtimit tonë në Romë po i vinte fundi. Dhe nuk ka vend më të bukur për t’a përfunduar këtë udhëtim sesa në Fontana di Trevi, nën pushtetin e thyerjes së rrezeve të diellit mbi skulpturat dhe gumëzhitjen e ujit që vazhdon të rrjedhë prej shekujsh….

Sugjerim:

Vec Romes e Vatikanit , ka dhe shume vende te tjera qe meritojne dashurine tuaj. Vizitoni faqen e Sarako Travel, apo kontaktoni per sugjerime turistike dhe oferta. Rezervoni pushimet tuaja ne hotele ne te gjitha kryeqytetet apo qendrat turistike. Paketa individuale ose ne grup, me cmime konkuruese ne   Sarako Travel

The post Roma, nga kubeja perfekte e Panteonit te fuqia shkatërruese e Colosseum…udhëtim në Qytetin e Përjetshëm appeared first on Albanian News Agency.

Amsterdam-Bruksel-Paris, nga qyteti i tulipaneve tek shkelqimi i dritave dhe dashurise. Si mund te organizoni nje tur pushimesh
Dimër a pranverë në këtë qytet flitet për tulipanët. Ndërsa si për të konkuruar magjinë e tyre, festivali i dritave kishte zënë vend në kryeqytetin hollandez këtë dimër të ulur tashmë këmbëkryq. Ndaj nuk ka rëndësi koha se kur e vizitoni, aty do të gjeni gjithmonë gjëra interesante dhe gjallërinë rinore që nuk zbehet në asnjë çast të vitit. Dhe mos harroni biçikletat; në çdo kënd të tij do të gjeni shumë prej tyre. Amstredamin mund t’a vizitosh fare mirë me biçikletë dhe sigurisht një hartë.

Turi ynë evropian nisi pikërisht nga Amsterdami, një sugjerim nga Agjencia turistike Sarako Travel, që na ofroi jo vetëm zgjedhjen më të mirë për hotelin, por dhe çmimet më konkuruese. Lehtësinë që na ofroi vendndodhja e hotelit në Rembrandtplein, apo Sheshi Rembrand, sigurisht që e shfrytëzuam sapo mbërritëm. Kështu, udhëtimi ynë nisi nga Rembrand Square, i famshëm jo vetëm për atraksionet turistike, por dhe për gjallërinë e argëtimet në lokalet, klube nate e pub-et përreth tij. Edhe pse pak shi, kjo nuk na bezdisi; reflektimi i dritave në trotuarin e laguar e bënte këtë shesh më të magjishëm.

Në Rembrandtplein, që ka marrë emrin sipas piktorit të famshëm hollandez, Rembrand, gjithçka mban vulën e shek. XVII; godinat rreth tij, apo dhe marketin e tulipanëve pranë, rrugët ku zhvillohen dhe panaire, apo ngjarje argëtuese. Duket se këtu gjithçka ka ngrirë prej asaj kohe… ndërsa statuja e Rembrandt në qendër të sheshit ‘vëzhgon’ çdo lëvizje në të.

Duke u endur me kuriozitet rreth tij, u ndeshëm me një fabrikë të diamanteve. Amstredami ka shumë të tilla, disa prej të cilave ofrojnë turne. Ne u ndalëm për një tillë gjatë vizitës tonë, në Gassan Diamant; një eksperiencë e mrekullueshme që nuk duhet humbur në Amsterdam..

Në ditën tonë të parë u endëm përreth këtij sheshi që të ftonte me gumëzhitjen e tij rinore. Ndërsa vizitonim sheshin dhe ndërtesat nga më interesantet, Munttoren, teatri Tuschinski, darka ishte në një nga restorantet tradicionale, të shumtë këtu. Shijimi i ushqimit tradicional sigurisht që i dha një vlerë të shtuar vizitës sonë në Amsterdam.

Dita jonë e dytë në “Venecian e Veriut” nisi nga kanalet, që nuk janë vetëm tërheqës, por dhe mënyrë e mirë për të eksploruar qytetin.  Hoteli ynë, Hampshire, na mundësia daljen direkt në një nga kanalet dhe në Stopera, nga dera e pasme e tij.  Një kombinim i Bashkisë së qytetit dhe Operas, mes tradicionales dhe modernes, ajo qëndron shumë bukur në konstekstin historik të ndërtesave të tjera buzë kanaleve. Ndërthurja e pamjes së bukur të tyre, me pasqyrimin në kanale, na shoqëroi pothuajse gjatë gjithë vizitës sonë. Ndërsa urat e njëpasnjëshme mbi to janë një tjetër tërheqje, më interesantja ndër të cilat Skiny Bridge.

Sheshi Dam (Dam Square) është po ashtu mjaft interesant, lehtësisht i arritshëm nga Rembrand Square, apo dhe Stacioni i trenit, duke ofruar kështu një kompleks tërheqës dhe të shtrirë. Ky shesh po kështu është një ndër më të populluarit, ndërsa në rrugë gjen dhe mjaft artistë që ofrojnë argëtime të ndryshme.  Sheshi ofron shumë objekte turistike për t’u vizituar; Royal Palace, një strukturë e mrekullueshme e shek. XVII, me vulën e Napoleonit në zbukurimet e skulpturat e tij; Muzeu i persoliteteve të famshme në dyll i Madame Tussaud; Kerk Nieuëe, kishë në stilin e madhërishëm të Rilindjes; në mes të tij përballë Pallatit Mbretëror kolona e bardhë stolisur me skulptura, e njohur si Monument Kombëtar.

Magna Plaza, një qendër tregtare e gjendur pas Royal Palace, ofron shumë për turistët me stilin e saj, me ndërthurjes e pamjes së jashtme neo-gotike dhe asaj të brendshme, të mrekullueshme në stilin e neo-Rilindjes. Në të gjenden dhe dyqanet e shtëpive më të famshme të modës, apo restorante e kafe, ku u ndalëm një moment shlodhjeje.

Stacioni Qendror i Trenit, një ndërtesë madhështore sa nga bukuria dhe madhësia e saj, ishte dhe stacioni ynë i radhës, për t’ia lënë vendin më pas Rijksmuseum. Rijksmuseum është muzeu më i madh i artit dhe historisë në Hollandë, me pothuajse 1 milion objekte arti, shumë prej tyre kryevepra të shek. XVII të artit hollandez. Mjaft interesant për artdashësit, edhe sheshi para tij. Objekti i famshëm “I amsterdam” në çdo moment të ditës është i vizituar dhe ku nxitojmë të bëjmë foto si për të firmosur udhëtimin tonë. Eksperincë e veçantë është pista e patinazhit gjatë dimrit në sheshin para muzeut dhe pak më tej Muzeu i Van Gogh. Dhe pasi u larguam, u ndalëm në shumë atraksione të tjera, parkun Vondelpark, që edhe pse dimër, ftohtësia nuk ia ka zbehur bukurinë, shtëpinë e Ana Frankut, shtëpitë karakteristike, kisha, ura, me një pamje të mrekulleshme.

Mbrëmja, për të mbyllur vizitën tonë dyditore në Amstredam, ishte e turit me anije në kanalet e shumtë; magjia e qytetit ishte mjaft e prekshme nga këtu, ndërsa pasqyrimi i ndërtesave historike dhe urave që i linin vendin njëra tjetrës mahnitës. Festivali i dritave anekënd qytetit dukej se ishte më i rehatuari, pasi pasqyronte ‘lumturinë’ e tij gjithkund.

Bruksel, qyteti i cokollatave

Nga tulipanët, tek çokollatat; është zgjedhje e duhur. Destinacioni i radhës ishte Brukseli, ndërsa udhëtimi për rreth 2 orë me trenin Fyra nga Amsterdami ishte po kështu i këndshëm dhe i rehatshëm, me shijimin e qytetave dhe fshatrave karakteristike, por dhe natyrës që mbetet e magjishme në këtë mot të ftohtë.

Sërish Sarako Travel ishte kujdesur për hotelin tonë, që ndodhej në një nga bulevardet më të njohura të shopping-ut në Bruksel ‘Avenue Louise’. Ndaj me mbërritjen në hotel, u nisëm në këmbë drejt pjesës më të bukur të qytetit. Edhe pse në pamje të parë i ‘ftohtë’, ndjesi që na e shtua edhe nga reshjet e shiut të këtyre ditëve, Brukseli na tërhoqi sapo e zbuluam.

Ndërsa u drejtuam për në Old Town, rrugës u ndeshëm me mjaft objekte turistike. Pallati i Dejtësisë na tërhoqi vëmendjen edhe më parë, rrugës për në hotel, ndaj kurioziteti bëri që ai të ishte atraksioni i parë që vizituam. Një strukturë e mrekullueshme për nga madhësia e madhështia, Pallati i Drejtësisë qëndron në pikën më të lartë të Brukselit, duke parë poshtë në qytet dhe duke ofruar një nga pamjet më të bukura të tij, veçanërisht në mbrëmje. Fasada e dekoruar me kolona të larta dhe kubeja e bëjnë këtë strukturë të admirueshme.

Old Town është pjesa e qytetit ndoshta më të vizituara dhe më populluara; në çdo moment të ditës e natës vizitorët janë të shumtë. Kjo zonë ofron shumë me ndërtesat dhe rrugët e ruajtura në stilin e vjetër, marketin antik, kishat përreth dhe arkitekturën karakteristike. Grand Place është vendi i parë i takimit me këtë pjesë të qytetit. Sheshi në formë katrori rrethohet nga ndërtesa mbresëlënëse.

Këtu gjen gjithçka, tregun e famshëm të çokollatave me shumëllojshmëri formash, por dhe shijesh, suvenire të ndryshme, artizane dhe argëtime, bare e restorante karakterikë me gatime tradicionale. Por dyqanet e çokollatave janë ndër më të vizituarit nga turistët, që nuk mund të largohen nga Brukseli pa provuar prodhimet më të famshme të tij.

Maneken Pis, një statujë tërheqëse dhe ndër objektet më të famshme në Bruksel, edhe pse kur e gjen dhe e shikon mund të zhgënjehesh nga përmasat e tij. Megjithatë, kjo nuk ia zbeh aspak bukurinë Maneken Pis për t’u vizituar nga turistët, të cilët buzëqeshin sapo e shohin. Për të gjetur vendndodhjen e tij u ‘lodhëm’ pak, pasi dhe vetë vendasit në jo pak raste ishin konfuzë dhe ngrinin supet. Shumë pranë Old Toën, gjetja e tij në një nga rrugicëzat e shumta dukej e vështirë. Por, Manekin Piss gjendet dhe në çdo dyqan çokollatash, duke u bërë kështu ndoshta objekti më i shitshëm nga ky produkt.

Old Town ofron shumë për të vizituar, pasi në çdo vend të tij ka ndërtesa dhe objekte të ndërthuara në arkitekturën e tij. Këtu gjendet dhe Pallati Mbretëror, që edhe pse nuk është më rezidencë e Familjes Mbretërore, mbetet i tillë, apo dhe kisha madhështore e muze.

Brukseli ka një bashkëjetesë të jashtëzakonshme të stileve të ndryshme, të klasikes dhe modernes. Çdo pjesë ka stilin unik dhe historinë e vet të veçantë.

Pasi lamë Old Town, vizitojmë pjesën zyrtare të kryeqytetit belg, atje ku liderët europianë marrin vendimet më të rëndësishme. Parlamenti dhe Komisioni Europian janë dy ndërtesa që na tërheqin kuriozitetin, jo vetëm për bukurinë, por edhe historinë që mbart….

Nisemi drejt parkut Jubilee (Park du Cinquantenaire), një park i mrekullueshëm, ku dhe ngjyrat gri e pemët e zhveshura të dimrit qëndrojnë bukur. Në qendër të tij, monumenti i Harkut të Triumfit, i ngjashëm me atë në Paris, i jep më shumë bukuri e madhështi këtij parku, me kopshte piktoreske, shatërvanë e skulptuara të shumta. Harku, një ndërtesë e mrekullueshme në formë U-je, përmban disa muze, ndërsa ne zgjodhëm të vizitonim atë të Armëve Mbretërore.

Atomium, një strukturë gjigande në formën e atomit, është një tjetër vend që ia vlen t’a vizitosh në Bruksel. Por, nuk duhet humbur ngjitja në të; pamja e Brukselit është e mrekullueshme. Shumë pranë tij gjithkush mund të shikojë dhe mini-Europe, një park me pamjet në miniaturë nga objektet më të famshme të kryeqyteteve europiane. Këtu mund të prekësh nga afër Kullën Ejfel, Kullën e anuar të Pizës, vullkanin Vezuv dhe sigurisht Gland Place, në përmasa 25 herë më të vogla sesa në jetën reale.

Kthim në kryeqytetin e dritave dhe dashurisë

E nesermja nisi disi ndryshe. Pas check out në hotel dhe kafes së mëngjesit në Avenues Louise, u nisëm drejt stacionit të trenit për t’u nisur drejt Parisit. Dhe ndërsa udhëtimi me tren Thalys ishte mjaft i rehatshëm dhe i shpejtë, koha ishte e mjaftueshme për të biseduar me miqtë tanë rreth vizitës tonë në Bruksel, sikurse dhe u dërguam foto përmes Facebook.

Parisi ishte destinacioni i tretë dhe i fundit i udhëtimit tonë. Edhe pse ishte hera e dytë që vizitonim kryeqytetin francez, kthimi dhe takimi me të ishte sërish emocionues. Dhe si herët e tjera, hoteli i zgjedhur me kujdes nga stafi i SarakoTravel, vetëm pak metra larg Harkut të Triumfit në rrugën e famshme Viktor Hygo, n’a krijoi mundësinë të vizitonim në çdo orë e madje disa herë Champs Elysee dhe Kullën Ejfel.

Me hartën në dorë, nisëm aventurën tonë në Paris me Harkun e Triumfit, pak minuta në këmbë larg hotelit. Memoriali, një arkitekturë mahnitëse-perandorake përfaqëson denjësisht fitoret e Napoleonit dhe triumfet franceze….  Dhe pasi vizitojmë rreth tij bazorelievet e shumta dhe varrin e Ushtarit të Panjohur, nën të, drejtohemi në bulevardin e famshëm Champ Elyses.

Madeleine është një tjetër atraksion që vizituam këtë buzëmbremje, pasi lamë pas sheshin Concorde, me objekte të shumta turistike dhe karuseli. Drita e diellit që thuhej këndshëm në kollonat e bardha e të larta të tempullit grek, krijonte një pamje të bukur të tij.

Trokadero me Kullën Ejfel ishin stacioni i radhës. Edhe pse ishim ngjitur më parë në të, nuk i rezistuam tundimit, por u futëm në radhën e turistëve dhe u ngjitëm. Parisi natën, me dritat që përshkrujnë të gjithë qytetin, mbetet i magjishëm. Fare mirë mund të gjesh objektet vetëm prej ndriçimit të tyre në morinë e madhe të ndërtesave e urave. Epo jo më kot është kryeqyteti i dritave…

Mbrëmja është mjaft e këndshme në bulevardin e famshëm francez, që në orët e vona të natës është dhe më i vizituari. Dita dhe nata takohen këtu, ku jeta nuk di të ndalet…ndaj dhe dita jonë përfundoi nën shijen e papërsëritshme të ëmbëlsirave dhe verës në bulevardin francez…

Ditën e dytë në Paris ia kushtuam Montmartresë së famshme të gjenive të artit. Montmartre është pjesa më e lartë e qytetit, ndërsa bazilika Sacre Coeur qëndron madhërishëm në krye të kodrës.

Sapo dolëm nga hoteli, aty pranë, në rrugën Kleber morëm L’Open Tour që na çoi në stacionin e parë të ditës sonë, Montmartre. Rruga nga kati i dytë i hapur sigurisht që ishte mbresëlënës me pamjet e objekteve turistike; rruga Kleber, Trocadero, Kulla Ejfel, Pallati i Napoleonit, Pallati Bourbone, Madeleine, Opera, etj.

Montmartre, një zonë kodrinore nga ku mund të marrësh pamje të mrekullueshme të qytetit, është i njohur për artistët e saj të shumtë, të cilët kanë qenë të përhapur kudo nga viti 1880. Vizita në Montmartre nisi nga i famshmi Moulin Rouge, kabareja franceze më e famshme në botë. Dhe duket sikur asgjë të mos ketë ndryshuar këtu që prej 1889, shkëlqimi dhe vajzat më të bukura, nën ritmmin e të famshit kërcimit Can-Can.

Gjatë udhëtimi nëpër rrugicëzat me shkallë të Montmartre, për t’u ngjitur tek bazilika mbi kodër, u ndeshëm me mjaft objekte dhe argëtime që i shtojnë bukurinë kësaj pjese. Sacre Coeur, apo Bazilika e Zemrës së Shenjtë, qëndron bukur mbi kodrën që kurorëzon Parisin, ndërsa pamja e saj të tërhq teksa i afrohesh. Edhe pse frynte një erë e ftohtë, që më shumti të merrte me vete, ngjitja në majë të saj ia vlejti. Gjithçka brenda këtij qyteti dukej spektakolare që këtu…

Ndërtuar në gurë të bardhë, kjo bazilikë qëndron madhështore së bashku me Montmartrenë e artistëve francezë, ku gjen ende bukurinë dhe energjinë e atyre kohëve; piktorët, muzikantët, imituesit, etj, Pamja e saj e brendshme është po aq mahnitëse sa gjithckka përreth …

Në të vërtetë, Montmartre dhe bazilikës duhet t’i kushtosh kohën e duhur që t’a shijosh, ndaj dhe koha që kaluam në këtë pjesë të Parisit ishte disaorëshe. Oret kaluan pa u ndierë nën magjinë e Montamartre dhe qiellin e Parisit, nën muzikën pariziene të artistëve e portretet e piktorëve…

Dhe pasi morëm sërish L’Open Tour u drejtuam drejt pjesës tjetër të Parisit. Ndalesa ishte një tjetër kishë po kaq e famshme për bukurinë dhe historinë e saj; Notre Dame. E mahnitshme për pamjen e saj të jashtme dhe të brendshme, Notre Dame është katedralja më e njohur në botë. Drita e kuqërremtë e perëndimit të diellit që bie në fasadë dhe e thyeshme në rozetat shumëngjyrëshe i jep asaj nga jashtë e ambjentet e brendshme tingujt e një simfonie perfekte prej guri. Dhe teksa ngjit shkallët e shumta, plot 400, për t’u ngjitur në kullat e saj, Parisi nis të shfaqet dalëngadalë me gjithë madhështinë e tij…

Ndërsa përreth Notre Dame dhe buzë lumit Senë ka mjaft restorante e bare, ku mund të qëndrosh për t’u shlodhur e shijosh ushqimin e pijet franceze.

Dhe teksa largohemi, duke marrë rrugën buzë lumit Senë, kalojmë në urën më romantike Ponts des Arts, për shkak se çiftet lënë drynë në parmakun e saj në shenjë të dashurisë. Parmakët e urës janë të mbushur me drynë dhe në ta shkruhen emrat e të dashuruarve. Dhe nëse doni t’i betoheni njëri tjetrit për dashuri të përjetshme, kjo urë, me pamjen e Notre Dame në sfond, është gjetje e përsosur. Ne sapo e bëmë betimin tonë….

Luvri shfaqet pas pak me madheshtinë dhe piramidën e tij pas pak. Muzeu i Luvrit, dikur pallat mbretëror, është një nga më të vizituar, plot 35 mijë objekte unike gjenden në të, për të cilat duhen 3 muaj për t’i parë. Këtu gjenden statuja mahnitëse dhe piktura ndër më të bukurat, më e famshmja nga të cilat Monalisa e Da Vinçit.  Kështu dalëngadalë dita jonë po i afrohej fundit. Ndërsa lamë pas Luvrin, drejtohemi përmes Harkut të Karuselit dhe kopshtit Tuileries, në Champs Elysee.

Versaja ishte kryefjala e ditës së tretë në Paris. Madhështia e Kështjellës së Versajës dhe kopshtit të saj përreth  është dëshmi e ekstravagancës së ‘Mbretit të Diellit’, ndaj vizita në të nuk duhet humbur. Edhe pse gjendet jashtë Parisit, është lehtësisht e arritshme përmes transportit publik.

Pasi presim biletat përballë stacionit të trenit, drejtohemi për në kështjellë, në hyrje të së cilës qëndron statuja e Mbretit Louis XIV, që i dha madhështinë që vjen edhe sot. Gjithçka në të është madhështore, sikurse dhe epoka që sjell me vete. Pallati mbretëror me të gjithë luksin e tij, me Sallën e Pasqyrave, Chapelle apo kisha e Versajës, dhomat e gjumit dhe Apartamenti i Mbretit i përbërë nga 7 dhoma, që po kështu të mahnisin; Grand e Petit Trianon, po aq luksoze sa pallati, Orangerie, kopshtet simetrike me shatërvanet e skulpturat e shumta, ndër më të famshmet nga të cilat Latona dhe Apollo…. Kanali i madh dhe parqet përreth janë një tjetër mrekulli e kësaj kështjelle. Dhe në to, ka padyshim vulën e saj Marie-Antoinette, princeshës austriake dhe bashkëshortes së Louis XVI, që dashuronte muzikën dhe artin, por edhe modën. Rezidenca e këndshme zbulon jetën private të Marie-Antoinette, që i ‘fshihej’ këtu madhështisë dhe estravagancës së Versajës.

Dita ikën pa u ndjerë këtu, teksa kalon nën shkelqimet e epokave, nga stilet mbretërore të pallatit, në bukurinë e kopshteve të pamatë e shushurimën e shatërvaneve….

Dhe ndërsa largohemi nga Versaja mbretërore, i drejtohemi Parisit. Udhëtimi ynë me L’Open Tour nisi nga Kulla Ejfel, ku dhe zbritëm në kthim nga Versaja, për të vizituar më pas Pallatin e Invalidëve me Dome des Invalides e Muzeun e Armëve, që përbën ndërtesën më të madhe mbresëlënëse përballë Senës, me kopshte të shumtë e të gjera. Këtu gjenden koleksionet më të lashta dhe më të bukura ushtarake, të shtizave, shpatave, armëve, që nga shpikjet e para deri më të fundit, por edhe armët e gjuetisë, kuaj, uniforma, harta dhe jo vetëm evropiane, por dhe nga Turqia, Kina, Japonia dhe India..

Më pas Pont Alexandre III, ura më e bukur në Paris, dhe pa dyshim më dekorativja, ia lë vendin Grand dhe Petit Palais në anën tjetër të Senës. E zbukuruar me llampa dhe skulptura të shumta, kerubinë dhe nimfa, ura i kushtohet miqësisë ruso-franceze.

Ndërsa ne ndalojmë për të marrë linjën tjetër të L’open Tour e për të vizituar një pjesë tjetër të qytetit. Në ndryshim nga pjesa historike e Parisit, kjo pjesë e qytetit që shtrihet pas Notre Dame është e përbërë kryesisht nga ndërtesa moderne, edhe pse nuk mungojnë në të objektet historike, ç’ka përbën një ndërthyrje e bukur të tyre.

E ndërsa turi unë përreth kësaj pjese mbaroi, një tur tjetër nuk duhet lënë pa u shijuar në Paris; udhëtimi me anije në Senë të cilit mbrëmja ia shton bukurinë….

Edhe pse dita e katërt në Paris dhe e fundit e udhëtimit tonë ishte më e qetë, ishte po aq e bukur sa çdo tjetër. Dita jonë nisi me shopping në Champs Elysee, ku mund të gjeni gjëra nga më të ndryshme nga shtëpitë më të famshme të modës, apo sallonet e makinave, firmat kozmetike, etj. Këtu mund të ndiheni vërtet një yll…

E ndërsa prej këtej, shkuam në galerinë La Fayette, nuk mund t’ rezistonim bukurisë së sheshit Vendome dhe Operas. Edhe pse e patëm vizituar më parë, Opéra de Paris Garnier është po aq rrëzëllitëse sa herë e viziton…

Galeria La Fayette mban jo vetëm shtëpitë më të famshme të modës, por edhe bukurinë e  elegancën e ndërtesave në Paris.  Ndaj të vizitosh këtë galeri me kubenë e xhamtë shumëngjyrëshe, në krah të Operas, është një nga gjërat e duhura në kryeqytetin francez.  Kështu, ditës dalëngadalë po i vinte fundi, endjen nëpër parqet dhe ndërtesat, shëtitjen buzë Senës e shopping-ut.

Darka tradicionale nën elegancën franceze, i takoi po bulevardit të famshëm… ku nisi mrekullisht dhe përfundoi magjishëm udhëtimi ynë në Paris.

Sugjerim:

Vec ketyre qyteteve , ka dhe shume vende te tjera qe meritojne dashurine tuaj. Vizitoni faqen e Sarako Travel, apo kontaktoni per sugjerime turistike dhe oferta. Rezervoni pushimet tuaja ne hotele ne te gjitha kryeqytetet apo qendrat turistike. Paketa individuale ose ne grup, me cmime konkuruese ne   Sarako Travel

The post Amsterdam-Bruksel-Paris, nga qyteti i tulipaneve tek shkelqimi i dritave dhe dashurise. Si mund te organizoni nje tur pushimesh appeared first on Albanian News Agency.

Krishtlindje në qytetin e dritave dhe të dashurisë!
Kryeqytet i dritave dhe dashurisë, Krishtlindjet priten mes magjisë në Paris. Pas kaluam në atmosferën në prag të krishtlindjeve në Amsterdam dhe Bruksel, Krishtlindjen e pritëm në kryeqytetin francez, mes dritave të shumta në cdo cep të tij, gjallërisë së rrugëve të mbushura me turistë në qytetin që duket se nuk fle asnjëherë.

Ky ishte destinacioni i fundit i turit tonë, i sugjeruar nga Agjencia Sarako Travel.  Ndërsa hoteli në rrugën e famshme Viktor Hygo, vetëm pak metra nga Harku i Triumfit dhe Champs Elysee, por dhe afer Kullës Ejfel, na krijonte mundësinë për t’i  vizituar këto objekte në cdo orë, madje dhe disa herë. Mbrëmja është mjaft e këndshme në bulevardin e famshëm francez, që është dhe më i vizituari. Dita dhe nata këtu nuk dallojnë nga njëra tjetra. Marketi i Krishtlindjeve i jep më shumë gjallëri këtij bulevardi ndërsa pema në Sheshin Concorde ia shton bukurinë festës.

Por kudo në Paris, dritat dhe gjallëria janë të pranishme, ndërsa tregjet e Krishtlindjeve janë të shumtë; në kullën Ejfel, në Notre Dame, Bazilikën Sacre Coeur, Montmartre, si dhe në shumë objekte turistike.  Marketi ne Trocadero eshte dhe nje nga me te bukurit me pamjen e kulles Ejfel perballe.

The post Krishtlindje në qytetin e dritave dhe të dashurisë! appeared first on Albanian News Agency.

Brukseli, kryeqyteti i cokollatave pret Krishtlindjet
Nuk është vetëm kryeqyteti i Europës së Bashkuar, por edhe i cokollatave. Pas turit tonë dyditor në Amsterdam, radhën për të na pritur si vizitorë e kishte Brukseli. Ky ishte destinacioni i sugjeruar për udhëtimin tonë disaditor në kryeqytete europiane nga Agjencia Sarako Travel. Hoteli i ndodhur në një nga bulevardet më të njohura në Bruksel ‘Avenue Louise’ na ndihmonte së tepërmi për të përshkruar në këmbë pjesët më të bukura të qytetit.

Në pamje të parë, Brukseli është një qytet i ‘ftohtë’, ndjesi që na e shtua edhe nga reshjet e shiut të këtyre ditëve. Por shumë shpejt kjo ndjesi u zhduk, teksa u përballem me Old Town, pjesën e qytetit ndoshta më të vizituarën nga turistët e shumtë.

Kjo pjesë e Brukselit nuk njeh pushim, pasi në cdo moment të ditës deri në orët e vona të natës atje dynden me mijëra turistë që shijojnë bukuritë e ndërtesave, tashmë të zbukuruara edhe më shumë nga dritat shumëngjyrëshe të Krishtlindjeve.

Por Brukseli nuk ka vetëm Old Town që të mahnit! Çdo vit, tingujt dhe spektakli i dritave në Grand Place është vendi që tërheq më shumë turistët në Bruksel. Electrabel Nights ndricon Grand Place në drita të shumta, si një pemë Krishtlindjesh, një vepër prej celiku, 24 metra e lartë, e mbuluar me dru dhe ekran. Pema gjithashtu ofron një pamje të bukur të Brukselit nga anë të ndryshme të tij. Por, në Grand Place, tregu i Krishtlindjeve është një tjetër spektakël, që të ofron shumëllojshmërinë e cokollatave në forma e madhësi të ndryshme. Dyqanet e cokollatave janë ndër më të vizituarit nga turistët që kurrsesi nuk mund të largohen nga Brukseli pa provuar prodhimet ndoshta më të famshme. Cokollatat i gjen me forma dhe madhësi të ndryshme, nga ato të zakonshmet tek kukulla apo statuja me cokollatë.

Maneken Pis është ndër objektet më të famshme në Bruksel, edhe pse kur shkon atje mund të zhgënjehesh nga përmasat e tij. Por kjo nuk ia zbeh aspak bukurinë Maneken Pis për t’u vizituar nga turistët e shumtë. Për ta gjetur vendndodhjen e tij mund ta kini pak të vështirë, pasi edhe vetë banorët e kryeqytetit belg në jo pak raste do të ngrenë supet nëse do t’i pyesni. Por, rruga më e thjeshte është të ndaloni në një dyqan cokollatash dhe të pyesni. Atje do të gjeni më së shumti cokollata me pamjen e Maneken Pis, duke u bërë kështu ndoshta objekti më i shitshëm nga ky produkt.

Pak më tutje shtrihet pjesa zyrtare e kryeqytetit belg, atje ku liderët europianë marrin vendimet më të rëndësishme. Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, janë dy ndërtesa që tërheqin kuriozitetin e turistëve të shumtë. Shumë pranë tyre shtrihet një kopësht i madh, i cili edhe pse në stinën e ftohtë të dimrit nuk e ka humbur bukurinë e tij. Parku i Jubilleut ka në qendër të tij monumentin e Harkut të Triumfit, i ngjashëm me atë në Paris.

Atomium, është një tjetër vend që ia vlen ta vizitosh në turin e Brukselit dhe shumë pranë tij gjithkush mund të shikojë mini-Europe, pamjet në miniaturë nga kryeqytetet europiane.

Për të vizituar Brukselin mjafton një fundjavë, pasi me paketën Hop On-Hop Off, 48 orëshe, mund të arrini edhe pikat e largëta të qytetit.

Brukseli të ofron në këtë prag Krishtlindjesh një atmosferë shumë festive, si dhe me instalacione të shumta dritash. Në bulevardet e gjerë, Pallatin Mbretëror dhe objetktet e shumta turistike, parqet e shumtë, etj, gjithcka është gati për të pritur Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

The post Brukseli, kryeqyteti i cokollatave pret Krishtlindjet appeared first on Albanian News Agency.

‘Fundi i botës’ në Amsterdam! Eksploroni qytetin permes kanaleve
I quajtur “Venecia e Veriut”, kanalet e Amsterdamit nuk janë vetëm tërheqëse, por dhe mënyrë e mirë për të eksploruar qyetetin . shumica e atraksioneve që mund të shihen nga kanalet datojnë që nga shek. XVII, por magjia shtoi duke shijuar spektaklin e ngjyrave që mbizotëron objekte të shumta në qytet në prag të Krishtlindjeve. Dhe mos harroni tulipanët. Amsterdami është i famshëm për ta.

Për të vizituar Amsterdamin, mënyra më e mirë është përmes kanaleve. Kompanitë turistike ofrojnë Hop On-Hop Off qoftë me barkë përmes kanaleve, apo autobus. Një zgjidhje e mirë është paketa e kombinuar me udhëtimin me barkë, gjë që ua lehtëson zgjedhja e mirë e hotelit. Për të siguruar një fundjavë të këndshme, ne ia besuam udhëtimin agjencisë SarakoTravel, një staf i specializuar në turizëm dhe që na ofroi jo vetëm zgjedhjen më të mirë për hotelin por dhe cmimet më konkuruese. Hoteli Hampshire, në Rembrand Square, ishte një zgjedhje perfekte për të vizituar lehtësisht qytetin, por edhe një vend me atraksione dhe argëtime.

The post ‘Fundi i botës’ në Amsterdam! Eksploroni qytetin permes kanaleve appeared first on Albanian News Agency.

Champions League, Juventus i mjafton një barazim
Juventus do të kërkojë fitoren në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk, ndeshje që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Ukrahinë. Juventus do të mbetet i kënaqur edhe me një barazim nga kjo përballje ë i siguron kualifikimin për më tej në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve. Por nëse kampionët e italisë do të kërkojnë kreun e grupit, atëherë ato duhet të fitojnë përballjen e fundit në grup.

Andrea Anjeli, Presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’ nuk u beson llogarive dhe synon që ekipi i tij të luajë vetëm për fitore. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Pas këtij takimi dhe tri sfidave të kampionatit, do të bëjmë bilancin e pjesës së parë të sezonit. Në Donetsk duhet të zbresim në fushë me shumë grintë dhe me një qëllim të vetëm, fitoren. Kemi mundësi të marrin kryesimin e grupit, por mund të rrezikojmë edhe eliminimin, nëse humbasim”, shprehet Presidenti i Juventus.

Juventus renditet në vendin e dytë në Grupin E  me 2 pikë më shumë se Celsi që luan me  FC Nordsjælland. Londinezët rrezikojnë eleminimin qysh në fazën e grupeve, duke u bërë kështu e para skuadër që pasi fiton trofeun e Champions League nuk arrin të kalojë grupin. Chelsea ka shans për të kaluar më tej, vetëm nëse Juventus humbet përballë Shakhtar dhe londinezët do të fitojnë përballë FC Nordsjælland.  Edhe në rast se Juventus arrin barazimin përballë ukrahinasve, ato do të kualifikohen si të dytët në grup, për shkak se bilanci i ndeshjeve me Chelsea flet në favor të tyre.

The post Champions League, Juventus i mjafton një barazim appeared first on Albanian News Agency.

Vjeshtë në Pragë…zgjimi i Bukuroshes së Fjetur mes historisë dhe misticizmit
Të vizitosh Pragën në vjeshtë është një ndjesi e vecantë; veç bukurisë e misticizmit, spektakli që i dhuron kjo stinë  qytetit është i magjishëm. Teksa ecën në rrugët dhe parqet, urat dhe kështjellat, apo lundron në ujërat e Vltava-s, kjo përzierje ngjyrash me zhurmën e lehtë të dallgëve të lumit dhe rrezja e vaktë të diellit, që nxjerr kokën herë pas here pas reve, përzihen si notat e një pentagrami në qytetin e çative të kuqërremta dhe 100 majat.

Udhëtimi ynë nisi një ditë nëntori, pasi ishim drejtuar në agjencinë ‘SarakoTravel’ dhe kishim marrë disa oferta dhe informacionin paraprak për qytetin, që kishte filluar të na intrigonte pa vajtur ende. Për t’a vizituar e shijuar në një atmosferë magjike, duhen të paktën tre ditë. Dhe, ne morëm informacionin e duhur sesi t’i organizonim ato.

Takimi me Pragën, bukuroshen e fjetur të Evropës, ne  përshtypjen e parë ishte pak përgjumje, por kalim i shpejtë në gjallëri.

Dita e parë në Pragë

Pas akomodimit në hotel, drejtimi ynë ishte Qyteti i Vjetër (Old Town), zemra e qendrës historike të qytetit. Por, aventura jonë vjeshtore në Pragë nisi pas shijimit të birrës çeke, aq e famshme në të gjithë botën. Çekia është e para në botë për prodhimin e birrës, ndaj kudo që të shkoni në Pragë do të gjeni birrën, madje të  serviret edhe në mëngjes. Për më tepër, ka shije dhe çmime që nuk do t’i gjeni askund tjetër.

Old Town është pikërisht vendi më i mirë nga ku mund të nisi eksplorimi i Pragës. Sheshi ka një pamje të mrekullueshme, ndërsa në të qëndron bukur kulla e Tyn Church (pamjen më të bukur të së cilës e morrën natën, e ndriçuar në të bardhë në errësirën e natës). Në mes të tij ndodhet statuja e reformatorit Jan Hus.

Përballë, vëmendjen na e tërheq më shumë Ora Astronomike në Old Town Hall, bashkia e dikurshme e Pragës së viteve 1360-‘70. Në Pragë ka shumë ora të dizenjuara bukur, por Ora Astronomike është e veçantë për shkak se tregon lëvizjen e diellit dhe hënës lidhur me shenjat e Zodiakut.

Pasi qëndruam pak minuta, në pritje të kalimit të 12 figuave në orën e apostujve, pa u menduar gjatë, presim biletat dhe ngjitemi në kullën 70 metra të lartë. Shkallët janë të shumta dhe këmbët për një çast nuk i ndjemë, por pamja e sheshit dhe gjithë zonës në këtë buzëmbremje ishte spektakolare. “Uau, qyteti me çati me kuqe”, kjo ishte përshtypja e parë, teksa rrezet e mekura të diellit jepnin një të kuqërremtë më të ëmbël. Çatitë e kuqe shtriheshin në të gjithë qytetin, duke u ndërprerë herë pas here nga majat e kullave. Jo me kot qyteti dikur i Artë, sot njihet si “Qyteti i 100 majave”.

Kisha e Shën Nicholas në anë të sheshit është një nga më të bukurat falë fasadës dhe dekorimeve, ndërsa pamja e saj është mahnitëse, duke u shkrirë me pjesën tjetër të saj. Por, veç pamjes, në kullë gjetëm dhe veshjet aristokrate të Pragës së Vjetër. Ndërsa nuk hezituam të vishemi me to, sigurisht që u larguam duke marrë me vete një kujtim shumë të bukur nga kohërat aristokrate çeke, të fiksuar në foto.

Dhe pasi zbritëm dhe u endëm mes përqafimit të Kupidit dhe përkundjes në karrocat me kuaj, u nisëm drejt të famshmes “Charles Bridge”.

Objektet turistike kryesore të Pragës ndahen në mes nga lumi Vltava. Ndërsa në anën e djathtë shtrihet Qyteti i Vjetër, Zona Hebraike dhe Qyteti i Ri (New Town), në të majtën ndodhen Keshtjellaja e Pragës, që lë një pasqyrim perfekt mbi ujërat e lumit, dhe Lesser Town. Të dy zonat lidhen me urën e famshme mbi lumin Vltava, Charles Bridge, ku gjetëm argëtime të tjera turistike. Megjithatë, kjo ishte vetëm hera e parë që e vizituam këtë urë, 30 statujave baroke të së cilës ua shtonte misticzmin nata që tek-tuk thyhej mistershëm nga dritat dhe pasqyrimi i objekteve.

Statujat baroke zbukurojnë parmakët e urës së gurtë, që i japin asaj një pamje të mrekullueshme teksa shikon drejt Keshtjelles; statuja prej bronxi e Shën Gjoni i Nepomuk, grupi i  skulpturave të Shën Lutgarde, apo tre statujat e  Shën Gjoni i Mata, Shën Felix i Valois dhe Shën Ivan, spikasin në to, por më e famshmja është statuja e Shën Vitus.

Ura mbrohet nga dy kulla në anët e saj. Dhe pasi vizitojmë Kullën në anën e qytetit të vjetër, e dekoruar bukur dhe me pamjen perfekte mbi urën e rënduar nga turistët e shumtë, endemi në dyqanet me kristale tradicionale dhe suvenire.

Ndërkohë pjesa hebraike, apo Josefov, gjendet shumë pranë sheshit historik të qytetit të vjetër, ndaj të vizitosh këtë zonë teksa gjendesh këtu është një zgjedhje e mirë. Këtu gjetëm muzeun, Sinagogën Maisel, Pinkas dhe atë Spanonje,

Kalimi në urën nën Kullën Powder, portë e Rrugës Mbretërore Mesjetare dhe, si ndërtesat e tjera e stolisur bukur, është stacioni i fundit i eksplorimit në ditën e parë, për t’i lënë vendin darkës sonë të shijshme.

Në Pragë, ka shumë restorante me gatime tradicionale; ne zgjodhëm një nga restorantet në ndërtesën elegante të Bashkisë, që na tërhoqi me përzierjen midis tradicionales dhe luksit. Dikur Gjykatë Mbretërore, ndërtesa që është dhe një qendër kulturore, në ndryshim nga zona e vjetër e qytetit, është e ndërtuar në stil të ri dhe ende me ornamente luksoze.

Fundi i ditës, darka: këmbë derri e gatuar në mënyrë tradicionale, e shoqëruar sigurisht me birrë…

Dita e dytë

Praga ka qenë qyteti më i rëndësishëm në Evropën Qendrore në Mesjetë. Ndërsa njihej si “Qyteti i Artë” gjatë kohës së Perandorit Charles IV, sot është një tërheqje e madhe turistike.

Ndaj, për shkak të shtrirjes së zonave historike së saj, zgjodhëm të merrnim Hop on-Hop of për të vazhduar në ditën e dytë dhe të tretë. Paketa për të vizituar qytetin ofrojnë disa kompani dhe me opsione të ndryshme, por ne zgjodhëm paketën 48 orëshe.

Kështu dita e dytë nisi nga Sheshi Wenceslas. I konceptuar bukur, hapësira e gjerë me ndërtesa madhështore në të anët e tij të çonte drejt Muzeut Kombëtar, një ndërtesë mjaft e bukur. Sheshi, në stil të ri, të krijonte një frymëmarrje të jashtëzakonshme, ndërsa në të dyja anët janë dyqanet e pafund të firmave të njohura, bare, restorante, etj.

Këtu gjenden dhe memoriale në kujtim të ngjarjeve historike. Një memorial i vogël përkujton Jan Palach dhe Jan Zajíc, si dhe viktimat e tjera të pushtimit sovjetik, në 1969, por një tjetër memorial kujton protestat që çuan në fundin e epokës komuniste.

Në qendër të tij, monumenti i Shën Wenceslas, sipër mbi kalë, që është dhe një simbol i kombit çek.

Muzeu Kombëtar është ndërtesa më dominuese në sheshin Wenceslas. Madhështore dhe elegante…. Pamja që shtrihet prej këtu mbi shesh përmes statujave të shumta e te bukura dhe radhëve të turistëve të shumtë është gjallëruese, edhe pse dita është pak e zymtë, me diellin e fshehur pas reve dhe mjergullën tipike.

Në të dyja e tij gjenden ndërtesa madhështore me elementë të bukur arkitekturorë, ndërsa bie ne sy Hotel Grand Evropa, me fasadën me një grup skulpturash të nimfave, apo Dum Wiehlův, me fasadën e zbukuruar me afreske. Por cdo njëra prej ndërtesave është e bukur dhe të ecësh nëpër sheshin e gjerë është një nga gjërat e bukura në Pragë. Pranë sheshit në të njëjtën linjë me Muzeun, kurioziteti bëri që të shkonim pak më tej, ku pamë Operan, që edhe pse pak më e vogël, kompletonte harmoninë e sheshit.

Dhe pasi marrim sërish Hop On-Hop Off, zgjedhim ndalesën e radhës; Manastiri Srtahov dhe Keshtjellaja e Pragës. Për t’i vizituar këto mrekulli, duhen disa orë dhe sigurisht këpucë të rehatshme.

Pamjet e jashtme të mrekullueshme, parqet e zhytura nën ngjyrat e vjeshtës dhe skulpturat, dhe pamja mbi Pragë nga manastiri janë vërtet spektakolare në majën e kodrës. Ambjentet e brendshme, Konventa dhe Biblioteka, me afreske të mrekullueshme dhe koleksionin e madh me mbi 200.000 libra ishin një tjetër magji.

Qëndruam për pak nën paqen e parkut në dalje prej tij, kishave dhe këmbanave…..

Në fakt e gjithë zona është mjaft e bukur për t’a vizituar; sheshi dhe çdo ndërtesë me karakteristika e elementë të veçantë, nën rrugën e kalldrëmte. Prej këtu është mjaft e arritshme Keshtjella, që duket më tepër si një vazhdimësi e Manastririt.

Në fakt zona e Keshtjellës është një nga më të mëdhatë, me shumë objekte që nuk duhen humbur, kisha, sheshe, parqe. Por ishte fat që arritëm këtu rreth drekës, pasi rreth pas orës 15.30 biletaria mbyllej.

Madhështia e saj nis që tek hyrja, me parkun dhe tarracën në të dy anët. Në hyrje qëndrojnë rojet që vazhdojnë të qëndrojnë aty teksa marrim foto bashkë me ta. Ndërsa mbi horizont duke çarë drejt qiellit është kulmi dhe maja e katedrales së Shën Vitus. Mbërrijmë në katedralen që mbizotëron kështjellën, një nga objektet më të njohura të qytetit. Pamja e brendshme e katedrales është po aq mbresëlënëse sa ato të jashtme, e pushtuar nën qetësinë mistike. Golden Gate është hyrja kryesore e katedrales, e zbuluruar me mozaikë.

Oborret dhe Pallati i shtrirë Mbretëror ofrojnë gjithashu shumë, me skulpturat dhe ndërthurjet me kisha e objekte interesante. Bazilika e Shën Gjergjit është një kishë e vjetër aty pranë, mjaft e bukur dhe interesante me afresket dhe ornamente, edhe pse e vogël. Ngjitur me të, Manastiri i Shën Gjergjit, që daton prej shek. X. Tani ndërtesa është dhe një muze, me një koleksion të rrallë të pikturave kryesisht në stil barok, si dhe statujat nga Galeria Kombëtare.

Kështjella është si një qytet i vogël, që mban brenda shumëllojshmëri ndërtesash e rrugësh karakteristike dhe bukuri të mahnitshme. Golden Lane, shtëpitë e vogla shumëngjyrëshe përgjatë një rruge të ngushte, shtëpia e Franz Kafkës, por dhe shumë të tjera objekte interesante…. Por, të vizitosh Golden Lane duhet biletë, ndaj u kujdesëm që në hyrje të zgjidhnim biletën e kombinuar.

Dhe ndërsa vazhdonim të ecnim nëpër rrugët e kalldrëmta shijuam dhe paradën e ndërrimit të rojave.

Ndoshta duhet një ditë e tërë të vizitosh plotësisht kompleksion e kështjellës, por nuk mund të largohesh pa marrë pamjet e bukura të të gjithë qytetit. Harmonia e ndërtesave çatikuqe, me 100 majat drejt qiellit dhe urat mbi njëra tjetrën mbi lumin Vltava, nën petkun e mjergullt vjeshtak është perfekte….

Edhe pse pak vonë, marrim teposhtë Lesser Town, drejt Urës së famshme të Charles. Zona po kështu të ofron shumë, kisha, dyqane me suvenire, por dhe argëtime të ndryshme. Diku një muzikant sjell melodi të ndryshme, pak më tej një bande muzikore e qytetit me krijimet e saj, më poshtë, një piktor që sjell portrete të turistëve në moment…

Dita e tretë

Epo emblesira per ne fund. Ditën e tretë dhe te fundit vendosëm të merrnim udhëtimin me anije nëpër lumin Vltava. Ndër tre oraret që ishin, zgjodhëm atë të pasdites, në orët e perëndimit të diellit, kur drita bie mbi lumë e bashkë me të pasqyrimi i objekteve në të.

Por para deri në orën e udhëtimit, u endëm nëpër Pragë; në lagjen pariziene me dyqanet luksozë të shumtë, Dancing House, e famshme për formën arkitekturore të saj, Teatrin Kombëtar, pallatin Wallenstein, kopshte e parqe, memorialin për viktimat e komunizmit në kodër, kishat e shumta, secila me veçantinë e saj.

Stacioni i radhës,  Vyšehrad, një kështjellë e vjetër e e ndërtuar mbi një nga 7 kodrat mbi të cilat është ndërtuar Praga. Kështjella, edhe pse pak larg nga qendra e qytetit, është një nga objektet tërheqëse e të vjetra të  Pragës, që nga shek. X.  Ajo qëndron akoma dhe madje duke shijuar pamjen e bukur të qytetit në horizont..

Një shëtitje në parkun e kështjellës është relaksues, ndërsa soditja e pallatit, kishës së vogël dhe statujave në të ia shtojnë bukurinë.

Dhe pasi kthehemi pranë dokut të nisjes së anije, presim të nisemi në udhëtimin tonë, që edhe pse zgjat për rreth 1 orë, u duk si një jetë përkundjeje e qetësie.

Edhe pse kati i parë me dritare të mëdha të ofron pamjen, të ulesh në verandën e hapur të katit të dytë të anijes është zgjedhja më e mirë. Pamja në të dy anët e lumit është e mrekullueshme ndërsa si të gjithë turistët përpiqemi të marrim sa më shumë foto. Mjaft interesant është kalimi nën urën Charles, me 16 harqet dhe skulpturat që vazhdojnë deri poshtë në këmbët e saj. Kështjella, kullat dhe ndërtesat e tjera karakteristike, një tjetër pjesë perfekte e kësaj tabloje marramendëse..

Çdo gjë është e bukur në këtë perëndim, kur drita e diellit çan retë për t’y thyer në fasada….  Ndërsa era e lehtë e lumit përzien gjethet, duke u dhënë nuanca të kuqërremta vjeshte, zogjtë na shoqërojne me lundrim-fluturimin e tyre dhe valët e lumit japin përkundjen magjindjellëse.

Udhëtimi me anije është në fakt dhe mënyra më e lehtë për të parë në pak kohë bukuritë e Pragës. Por ishulli Kampa, ishulli piktoresk dhe më i madhi në Pragë, është një gjërat që nuk duhet humbur. Për shkak të afërsisë me dokun e anijeve, e vizituam atë pasi përfundimit të udhëtimit tonë. Parku i gjerë me skulpturat e përziera mes klasikes dhe modenes, Muzeu Kampa i artit modern, kanalet e shumtë përreth të formuar nga një degë e Vtlava që njihet si Lumi i Djallit. Në të vërtetë duket se ky është përdorur për mullinjtë me ujë, pasi në të pamë 3 të tillë, që ende funksionin….

Dhe pasi lamë pas ishullin, pranë Urës Charles, u kujdesëm të vizitonim dyqanet e suvenireve që janë aq të shumtë në Old Town.

Dhe darka e fundit në Pragë në restorantin tradicional çek, Shvejk. Kush nuk ka dëgjuar për ushtarin e mirë Shvejk, që gjendej kudo në restorant, tavolina, karrige, mure, madje dhe në tavan. Figura dhe citatet e tij gjendeshin kudo rreth tij. Dhe sigurisht gatimet tradicionale dhe birra, që nuk mungon askund, por dhe muzika që na shoqëroi gjatë darkave në Pragë….

Edhe pasi vizituam Pragën, ikëm jo pa keqardhje dhe ditëqëndrimi na u duk i paktë. Por dëshira mbetet e njëjta, kthim sa herë të na jepet mundësia. Praga ka ende për të zbuluar…

Sugjerime per lexuesit;

Nese keni mundesine dhe kohen e mjaftueshme, ju sugjerojme qe krahas Prages, te vizitoni Budapestin ose Vjenen, per shkak te afersise qe kane keto keto qytete me njeri tjetrin dhe lehtesise ne te udhetuar. Mund te zgjidhni udhetimin me tren, ose me anije permes Bratislaves. Do te mbeteni te mrekulluar!

The post Vjeshtë në Pragë…zgjimi i Bukuroshes së Fjetur mes historisë dhe misticizmit appeared first on Albanian News Agency.

Turizmi për super të pasurit në Mal të Zi
Turizmi për super të pasurit në Mal të Zi. Ky vend ballkanik po kthehet me shpejtësi në mekën e turizmit për disa nga njerëzit më të pasur në botë. Turistë të pasur në kërkim të deteve të kaltër dhe akomodimeve luksoze po vijnë tani me shumicë në këtë perlë të Adriatikut.

Porto Montenegro është një fshat i ri turistik që e ka ngritur Malin e Zi, këtë shtet të vogël ballkanik, nga një destinacion i parapëlqyer për turistët e zakonshëm rusë dhe serbë në një magnet për disa nga njerëzit më të pasur të botës. Ai ka një pishinë të madhe me pamje nga Adriatiku i kaltër dhe majat e maleve shkëmbore. Fshati turistik ka shtëpi luksoze të stilit venecian, dyqane të firmave më të njohura si dhe një hapësirë të gjerë ku mund të hedhin spirancën disa nga jahtet më të mirë të botës.

Ky ka qenë dikur një port për anijet jugosllave dhe sovjetike. Një vit më parë Porto Montenegro u transformua, falë idesë së miliarderit kanadez Peter Munk.

Ai donte të investonte në një vend me më pak njerëz por që t’i ngjante një plazhi të Rivierës franceze në një territor relativisht të panjohur. Matt Morley është menaxher në Porto Montenegro: ”Ne vizitohemi nga turistë të ndryshëm. Sigurisht, fjala është për njerëz super të pasur. Një nga gjërat që ne ofrojmë është privatësia, më e madhe se në shumë plazhe të tjera si, në jugun e Francës apo në Sardenjë, për shembull.”

Banorëve të këtushëm u pëlqen të krenohen me skenat e filmit të vitit 2006 Casino Royale me James Bondin, që tregojnë një vend të vogël dhe të varfër ballkanik me trenat modernë dhe infrastruktura të përsosura. Por ato skena nuk u xhiruan në Mal të Zi dhe ky vend i përshkruar shpesh si perlë e Adriatikut ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

Për shembull, nga avioni, peisazhi i Malit të Zi duket mjaft mbresëlënës, por ku turistët zbresin në tokë për të shkuar në Porto Montenegro atyre u duhet të kalojnë nëpër rrugë të ngushta ku mund të vësh re hotele të vjetër të epokës komuniste që nuk shkojnë fare me bukuritë e rralla natyrore. Gjithashtu, plazhet mbipopullohen gjatë pikut të sezonit veror, në korrik dhe gusht. Por nëse kërkoni privatësi, me pak më shumë para mund të qëndrosh në  Sveti Stefan, një gadishull i vogël me shtëpi të bardha i kthyer nga një fshat peshkimi në një kompleks hotelesh luksozë në vitet 60.

Pas kësaj vjen Budva, qendra më e madhe turistike e Malit të Zi, me rrugicat e saj të ngushta dhe antike. Disa nga restorantet më të mira të Malit të Zi që ofrojnë ushqime tradicionale janë pikërisht në Budva dhe në fshatin fqinj Bigovo. Që kur u nda nga Serbia në vitin 2006, Mali i Zi ka përjetuar një rritje në vlerë të pasurive të patundshme. Kryesisht britanikët dhe rusët kanë investuar në hotele dhe vendpushime të reja turistike. (VOA)

The post Turizmi për super të pasurit në Mal të Zi appeared first on Albanian News Agency.

Vjena, qyteti mbreteror mes Danubit Blu dhe muzikës klasike
Ka vetëm një qytet mbretëror dhe ky është Vjena…..Kështu tha dikur Johan Shtraus, mbreti i valsit që mahnit dhe sot në kryeqytetin austriak. Vjena është një ndër 10 qytetet më të mëdha nga popullsia në Bashkimin Europian, por me tepër sesa qendër kulturore, ekonomike dhe mikpritëse e shumë organizatave ndërkombëtare, të mahnit me bukurinë artekturore të stileve të ndryshme, mbretërore dhe moderne. Vjena ka një rrjet të gjerë transporti publike, me autobusë, trena, tramvaje dhe 5 linja metroje (U-Bahn), përmes të cilëve çdo vend është i arritshëm lehtësisht.

Dhe të gjitha vijnë si notat e Danubit Blu….Thonë se Shtrausi kompozoi “Danubin blu”, kushtuar lumit që përshkron mes për mes Vjenën, Budapestin, e mjaft kryeqyete të tjera evropiane, duke udhëtuar nëpër rrjedhën e tij. Nuk mund të humbasësh atë që frymëzoi Shtrausin teksa viziton Vjenën, ndërsa buzëmbrëja është më e magjishme me gjithë shkëlqimin e ndërtesave të pasqyruara mbi rrjedhën e Danubit.

Stephanplatz dhe Stefansdom, Katedralja e Shën Stefanit, ishte vendi i parë ku u ndalëm në Vjenë. Katedralja duket se qëndron aty si ‘dëshmitarja’ e historisë së Austrisë, ndërsa në shesh qëndron gjithçka bukur. Në të vërtetë, këtë shesh e vizituam shpesh, për shkak të lidhjes me ndërtesat dhe vendet që vizituam, por edhe për aktivitetet që të ofronte; njeriu i bardhë që fliste vetëm me tinguj zogjsh, vajza me veshje mondane vjeneze, por edhe të tjerë me veshje karakteristike të kohëve mesjetare, Arlekini, por edhe grupe të rinjsh që sillnin muzikë moderne…Por mund të shijosh dhe një udhëtim me karrocë me kuaj për të parë bukuritë e qytetit.

E ndërsa futemi në katedralen, me kulmin shumëgjyrësh me ornamente e me tjegulla në formë diamanti, pamja na la pa frymë; Shën Maria në mes të Shën Katerinës dhe Shën Barbaras, thjesht mahnitëse. Thonë se Bethoveni zbuloi shurdhërinë e tij kur pa pëllumbat që fluturuan nga tingulli i këmbanës që mbushte qiejt, por që ai nuk mundi ta dëgjonte…

Pasqyrimi i mozaikut, me ornamente e ngjyra luksi, me shqiponjën me dy koka, simbol i Perandorisë së Habsburgëve, në ndërtesën e xhamtë përballë, ishte mjaft tërqesës.  Teksa largohemi nga katedralja, vizitojmë dyqanet me suvenire përgjatë rrugëve dytësore…

Por, që këtu nuk mund të largohesh pa provuar tortën e famshme vjeneze, Sachertorte, tortë me çokollatë e krijuar nga Hotel Sacher, por u kthyem sërish të shijonim edhe një strudel me mollë…..

Vetëm dy hapa më tej Statoper, Opera e famshme shtetërore. Por, Wiener Staatsoper është një nga shtëpitë dhe kompanitë e shumta të operës në Vjenë, ndërsa në trotuarin përpara ndërtesës janë dhe yjet me emrat e kompozitorëve dhe drejtuesve të Operas.  Dhe duket se Mozarti ishte fatsjellës për operën që nisi punën me “Don Gionanni” e kompozitorit të famshëm në 1869; opera mbetet një magji, jashtë dhe brenda saj….që e shijojnë përmes TV të gjithë mëngjesin e parë të çdo Viti të ri.  Shumë pranë ndërtesës, gjendet monumenti i Johann Shtraus, një ndër më të vizituarit.

Ringstraße

Dhe nëse udhëton përgjatë Ringstraße, mund të shikosh e shijosh ndërtesat më të bukura, si dhe parqet pranë tyre, përfshirë Rathaus, Bashkinë e qytetit, Universitetin, Parlamentin, kishën Votivkirche po në stilin gotik, etj.

Dhe para se të nisim rrugëtimin tonë, vizitojmë sheshin e Maria Therezës, në mes të së cilit qëndron statuja e Perandoreshës austro-hungareze, por dhe që bashkon Ringstraße me Museumsquartier. Përballë njëra-tjetër, dy ndërtesa identike; Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Historisë së Arteve, që kanë qenë më parë pallatet mbretërore, ndërsa tani mbajnë koleksione të famshme dhe tërheqëse.

Ndërsa pak më tej, në pallatin Hofburg gjendet Biblioteka Kombëtare e Austrisë, ku ndodhen koleksionet nga më të vjetra të dorëshkrimeve, librave të lashtë e të rrallë, harta, globuse, muzikë, portrete, grafika, foto, autografe dhe posterave, madje dhe mendime të kompozitorëve të famshëm.  Përkrenarja origjinale dhe shpatat e Skënderbeut ishin motivi që na nxiti të vizitojmë këtë pallat të madhërishëm, që dukej se përfshinte gjithçka me krahët e hapur të tij.

Parlamenti, ndërtesa ansambël, shembull i ringjalljes greke dhe Pantheon, ka një shtrirje mjaft të gjerë dhe çdo anë e tij është e zbukuruar me skulptura. Por ajo që bie në sy është statuja e Athinës dhe burimi, në hyrje të ndërtesës, por edhe kollonat e larta. Shufrat e shtrira në këmbët e Athinës përfaqësojnë katër lumenjtë më të rëndësishëm të Perandorisë Austro-Hungarisë; Danubi, Inn, Elba dhe Moldau. Ndërsa në dorën e majtë mban një shtizë; të drejtën e saj. Ndërsa gjithçka, sallat dhe shtyllat, janë në mermer të bardhë…

Ngjitur me Parlamentin ndodhet Rathaus, ndërtesa e Bashkisë, një nga më të mrekullueshmet në Vjenë. Bashkia është e ndërtuar në stilin gotik, ndërsa kur e vizituam mbetëm të mahnitur nga emërimet e mrekullueshme të dhomave, me sfond dhe atmosferë në përshtaje me ngjarjet e ndryshme, qofshin këto konferenca shtypi, koncerte apo ballo.  Në tavanet e zbukuruara me rozeta dhe afreske përshkruhen ngjarje nga historia e Austrisë dhe Vjenës, ndërsa në Sallën e Festivalit gjenden portretet e kompozitorëve të mëdhenj Mozart, Haydn, Gluck dhe Schubert, por dhe dhjetë statujat që përfaqësojnë figura të rëndësishme historike. Vizituam Arkadenhof , me një sipërfaqe prej 2804 metra katrore, një nga oborret e mëdha të brendshme në Evropë, por edhe Dhomën e Senatit, një ndër dhomat më mbresëlënëse.

Ndërsa në majë të kambanores (97,9 m e lartë) qëndron flamurmbajtësi ‘Rathausmann’, apo roja e Bashkisë. Por një kopje të statujës që me zor shquhet nga toka, e shikojmë në parkun para Bashkisë.  Kulla bashkë me statujën është një nga pikat më të larta në Vjenë, ndaj kudo që shkonim na ndiqte pamja e saj…

Burgtheater, përballë Bashkisë, është po kaq i famshëm. Në fasadën e ish-Teatri Perandorak dallojmë qartësht emrat e mjaft dramaturgëve të mëdhenj. Aty nisi karrierën dhe shqiptari i famshëm Aleksandër Moisiu.

Përgjatë  Ringstraße shijojmë dhe ndërtesa të tjera të mrekullueshme, që ndjekin njëra tjetrën qetësisht si valët e Danubit.

Parqe pa fund

Ndërsa parqet janë të pafund. Ishulli i Danubit është një nga vendet më tërheqëse dhe më të frekuentuara, ku do të gjeni bare të shumtë, restorante e klube nate, ndërsa në ditët e nxehta të verës të fton për banjo dielli.  Ndalni në plazhin “Copa Cagrana”, ngjitur me Kagran (pjesë e distriktit 22 të Vjenës), që vendasit e quajtën me këtë emër si një ‘huazim humoristik’ nga Copacabana e Rio de Janeiro.

Por, kudo që të shkosh në Vjenë gjendesh në mes parqeve; Stadtpark, Burggarten, Volksgarten, Schlosspark në Schloss Belvedere, Donaupark, Schlosspark Schönbrunner, Prater, Rathauspark, etj. Ndërsa në disa pse tyre ndodhen monumente të figurave të shquara si statuja e Johan Strauss II në Stadtpark, Mozart në Burggarten, etj.

Por, Prater është një nga parqet më interesantë, që është dhe shtëpia e Riesenrad, e gjigandes Ferris Wheel, e para në botë (1897). Ndërsa veç gjelbërimit, ky vend mbetet një nga vendet më tërheqëse vjeneze me parkun me lojra zbavitëse. Ndërsa për të shijuar karuselin më të vjetër në botë, u desh të prisnim në radhë, por udhëtimi ishte i magjishëm.

Belvedere dhe Schönbrunn

Edhe pse jashtë qytetit, nuk mund t’i lësh pa i parë.  Për të arritur në Belvedere dhe Schönbrunn, në pika të ndryshme të qytetit, morëm metronë, që është lehtësisht e përdorshme.

Nga Belvedere, një kopësht shumë i bukur e shumëngjyrësh, mund të shijosh dhe pamjen fine të qytetit të vjetër. Vetë emri, Belvedere (pamje e bukur) nënpkupton një vend të tillë… Pallati veror i Princit Eugen përbëhet nga dy ndërtesa; Belvedere e Sipërme dhe Poshtme, ku kompleksi i ndërtesave ndërthuret harmonishëm me koshtet me dru portokalli dhe statujat në to, por dhe shatërvanin që ndan dy pjesët.

Teksa qëndrojmë në Belvederen e Sipërme, para na hapet pamja në mënyrë simetrike përgjatë një boshti qendror, me burimet, ujëvarën kryesore dhe statujat, me heronj dhe Nereide. E ndërsa vazhdojmë të ecim përgjatë rrugicëzave, gjendemi në kopshtin e vetmuar të princit Eugene, komandantit të madh ushtarak austriak…. Por nuk u larguam pa parë dhe koleksionin e kryeveprave botërore dhe pamjet e brendshme të pallatit. Këtu gjetëm dhe pikturën e famshme, Puthjen (The Kiss) te Gustav Klimt, kryeveprat nga Schiele dhe Kokoschka, punë të shquara të impresionistëve francezë e të tjerë. Ndër skulpturat e shumta, të ekspozuara apo pjesë e pallatit, na bën përshtypje koleksioni i skulpturave me shpehjet e ndryshme të fytyrës së njeriut.

Dhe nga një vendbanim veror, largohemi për t’u drejtuar në një tjetër të tillë, Schönbrunn, pallati perandorak veror. Pa hezituar themi, një nga mrekullitë e Vjenës. Gjithçka mbretërore; pallati dhe kopshtet janë mishërim i shijeve të Habsburgëve. Ndërsa emri Schönbrunn, “pranverë e bukur”, e tregon më së miri….

Edhe pse pak e mundimshme për shkak të vendosjes mbi kodër, shkojmë të vizitojmë Gloriette. Por harruam që ajo vetë është një strukturë mjaft tërheqëse; pamja e pallatit, në mes të asaj të qytetit të vjetër është mahnitëse… Kopshti, me labirintin, kopshtin zoologjik  e botanik pa më tej, janë mjaft zbavitëse. Por më bukur sesa pamja nga Gloriete është t’i vizitosh.

U harruam pas kësaj mrekullie të jashtme dhe harruam që brenda ambjenteve na priste një tjetër; jeta perandorake. Në muzeun në ambjentete e brendshme të Pallatit shikojmë jetën mbretërore, por dhe të gjitha gjurmët që kanë lënë kohërat në të.

Por Vjena ka më shumë se 100 muze të artit, si Albertina, Muzeu Sisi, kushtuar Perandoreshës Elizabeta Bashelo Amalie e Austrisë, por dhe shumë vende që lidhen me kompozitorë të cilët jetonin në Vjenë. Për t’i vizituar të gjitha duhet mjaft kohë , ndaj ne përzgjodhëm disa prej tyre.

Por mbrëmjen e fundit në Vjenë ia kushtuam muzikës. Në Vjenë ka shumë pallate dhe trupa operistike, ndërsa ne zgjodhëm Pallatin Auersperg. Dhe Mozartin, Shtrausin, Bethovenin e morëm përmes Orkestrës Rezidente të Vjenës (Wiener ResidentOrchester). Do të na mbetet gjatë në mendje Martesa e Figaros, Don Giovani, Flauti Magjik, por dhe lëkundja nën valët e Danubit Blu, nën kërcimin e balerinëve. E pa dyshim marshi Radetzki, i interpretuar mrekullisht në Auesperg. Këtu ka rëndësi vetëm muzika….

The post Vjena, qyteti mbreteror mes Danubit Blu dhe muzikës klasike appeared first on Albanian News Agency.

Udhëtim në Paris, mes dritave, dashurisë, modës! Mrekullitë magjepëse që duhen parë
Udhëtim në Paris, mes dritave, dashurisë, modës! Mrekullitë magjepëse që duhen parë

Nëse ndokush do ta dinte sesi është parajsa, me siguri do të thoshte; Parisi! Qyteti i dritave dhe dashurise, por edhe kryeqyteti i modës, i artit dhe atraksioneve turistike, arkitekturës magjepsëse, i kopshteve dhe parqeve të mrekullueshëm…E megjithatë vetëm Hygo diti të sjellë se ç’ndodh në Notre Dame; apo Shopen, Edith Piaf e Charles Aznavur gjithçka që ndodh nën qiellin e Parisit. Këto bluaja në kokë, kur dalëngadalë nisi të shfaqej të horizont qyteti që nuk di të heshtë.

Udhëtimi drejt Parisit, kaloi nga Budapesti, një tjetër qytet që të mrekullon. Komoditeti i udhëtimit me kompaninë ‘Malev Hungarian Airlines’, ia la vendin dalëngadalë padurimit kur avioni takoi tokën për t’u zhutyr në këtë qytet që të përfshin në të gjithë qenien.

Dita e parë: në  Champs Elysee dhe Kullën Ejfel

Hoteli ku u akomoduam ishte ne Rue de Bassano vetëm pak minuta larg Harkut të Triumfit e Champs Elysee, dhe po  kaq  nga Kulla Eiffel, ç’ka na krijoi mjaft lehtësi në lëvizje. Kështu, me hartën në dorë, mjetin e domosdoshëm për çdo turist, nisëm aventurën tonë në Paris me Harkun e Triumfit, 5 minuta në këmbë larg hotelit.

Epo i përfaqëson denjësisht triumfet franceze…. Harku i Triumfit, memoriali i porositur nga vetë Napoleoni, për të nderuar fitoret e  tij, është një arkitekturë mahnitëse, e gjitha perandorake, po aq e madhe sa dhe porositësi. Triumfi francez qëndron aq bukur në mes të Sheshit Charles de Gaulle, që prej 1836. Lexojmë se është ndërtuar sipas një modeli antik të harqeve triumfale (Harku i Titus në Romë), por ka përmasa madhështore; 50 metra i lartë e 45 metra i gjerë. Duke parë përqark tij, lexuam mjaft qartë historinë përmes skulpturave të panumërta me pamje nga luftërat. Ndër më të njohurat, bazorelievi i Vrazhdësisë që përshkuan “nisjen e vullnetarëve në 1792”, apo marsejasit. Harku mban të gdhendur emrat e gjeneralëve që udhëhoqën trupat nën komandën e Napoleonit. Ndërsa nën të varri i Ushtarit të Panjohur.

Ndërsa përshkruajmë përreth Harkun e Triumfit, para nesh shfaqet bulevardi i famshëm Champ Elyses, që tashmë është gati për Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Po aq madhështor sa dhe vetë Harku i Triumfit…. Pasi kaluam një kohë të mirë aty, që iku sa hap e mbyll sytë, u larguam të vendosur për t’u kthyer në mbrëmje, duke e imagjinuar për momentin shkëlqimin e tij. Në fakt, kaluam shpesh në këtë bulevard dhe çdo herë ishte e këndshme.

Përshkruam rrugën e famshme Viktor Hygo për t’u drejtuar tek simboli i Francës, kulla Ejfel (Eiffel Tower). Është e pamundur të jesh në Paris e të mos vizitosh kullën Ejfel. Rruga Viktor Hygo, sikundër çdo rrugë në Paris ka veçantinë dhe magjinë brenda. Ndërsa maja e kullës, që duket nga çdo cep i qytetit, ju fton drejt saj; kulla është e lartë 300 metra. U ndërtua për ekspozitën botërore në 1889, për përvjetorin e Revolucionit Francez të 1789. Kështu, duke ecur dhe ndjekur majën e saj u gjendëm pranë kullës. U ndalëm tek Pallati de Chaillot, prej sheshit të së cilit hapet një pamje të mrekullueshme përtej Senës. “Uau”, ishte e vetmja që mund të thuash…. Madhështore, po aq sa dhe ka mbijetuar për t’u bërë simboli i Francës.

Kështu kaluam përmes kësaj ndertese monumentale, pothuajse në majë të një kodre, që njihet më së shumti si Pallati Trocadero, me një arkitekturë të pazakontë moderne e klasike, skulptura të shumta përreth tij e shatërvanin po kaq interesant. Pasi kaluam parkun Trocadero dhe urën mbi Senë, qëndruam në këmbët e kësaj strukture metalike që çante drejt qiellit, aq sa nuk mund të kapej nga syri.

Duket se, pavarësisht kundërshtive të artistëve apo frikës se nuk do qëndronte bukur në arkitekturën e Parisit, Ejfel sfidon kohërat. Filluam të çanim përmes turistëve të shumtë, që qëndronim në radhë të gjata për të patur një pamje nga maja e kullës, që mban emrin e dizenjuesit të saj Gustave Eiffel. Monumenti ka 12 mijë pjesë hekuri, që mbahen së bashku me 7 milion bullona. Ndërsa, në këmbët e saj, teksa qëndronim në një stol nën kullë, shijuam një nga krepat më të mirë me çokollatë që kemi provuar ndonjëherë…

Kështu ikën orët si padashur dhe dalëngadalë erdhën orët e vona të pasdites. Duke ecur përgjatë brigjeve të Senës, mbërritëm në Place de la Concorde, që është dhe nisja e Champs Elysee.  Place de la Concorde është sheshi më i madh në Paris dhe më interesanti sigurisht. Në të gjenden shatërvanë dhe skulptura dhe e gjithë struktura shkrihet hijshëm me ndërtesat përreth. Në çdo cep të sheshit tetëkëndësh, statujat e vendosura përfaqësojnë nga një qytet francez: Bordo, Brest, Lille, Lyon, Marsejë, Nantes, Rouen dhe Strasburg.  Ndërsa, në të është dhe obesliku 23 metra i lartë, mbushur me hieroglife. Thuhet se është 3200 vjeçar dhe e kanë sjellë nga tempulli i Ramses II, por qëndron në këtë shesh që prej vitit 1836 dhe njihet më së shumti si Maja/gjilpëra e Kleopatrës.

Aty pranë, në fund të sheshit dhe në hyrje të Kopshtit Tuileries ndodhej karuseli, që bashkë me ndriçimin e bulevardit krijojnë një pamje spektakolare. Por edhe më spektakolare është pamja që nga pika më e lartë e tij.

Mbrëmjen ia dedikuam të famshmit Champs Elysee. Nën shkëlqimin e tij mund të gjesh gjithçka; teatër dhe kinema, dyqanet dhe koleksionet e reja të shtëpive më të mëdha të modes për vajzat (që prisnin në radhë për të blerë gjëra të koleksionit më të mirë në Paris), por edhe sallonet më luksoze të makinave me tipet e fundit të ekspozuara, e pastaj bare dhe restorante, ku mund të shijosh sa pijet dhe kuzhinën jo vetëm tradicionale franceze, por edhe ndërkombëtare. Në të dy anët e tij njerëzit e shumtë mbushin trotuaret… Dhe bëhuni gati sepse nuk mjafton vetëm një orë për të zbuluar bukuritë e tij përgjatë pothuajse 2 km në çdo anë. Ndërsa ne u ndalëm në një nga baret për të shijuar një koktejl nën dritat e të famshmit Champ Elysee…..

Dita e dytë; përmes artit

Ditën e dytë nisëm nga Muzeu i Luvrit, ku dhe morëm më pas L’open Tour, për të lëvizur më lehtësisht në këtë qytet të pafundëm mrekullish. Paketën mund t’a marrësh në çdo stacion, në kohën kur hipën në autobus.

Parisi ka shumë muze interesantë për t’u vizituar, ku gjenden kryeveprat botërore, por për t’i parë me imtësi duhen muaj të tërë. Kështu, u nisëm drejt Muzeut të Luvrit. Për të arritur atje, kaluam përmes Champs Elysee, për të arritur në sheshin Concordia dhe kopshtin Tuileries, ku u ndalëm për pak nën qetësinë e tij, me ngjyra të shumëllojta vjeshte, fluturimin e pëllumbave e pafajësinë e notimit të disa rosave në liqenin e vogël në mes.

Më tej, një tjetër hark në nderim të fitoreve të Napoleonit. Parisi ka gjithsej tre harqe më i famshmi ndër të cilit, padyshim Harku i Triumfit. Ndërsa harku para se të shkosh në Luvër, Arc du Carrousel, është ndërtuar për fitoret ndaj austriakëve dhe ushtrisë së tij. Si dhe objektet e tjera monumentale në Paris, edhe ky hark është i pasuruar me bazorieleve dhe një statujë brozi me 4 kuaj.

Kaluam sheshin dhe drejtohemi për në Luvër. Piramida e xhamtë, që ka shkaktuar debate me vendosjen e saj, është dhe hyrja kryesore. Dikur pallat mbretëror, sot Luvri është një ndër muzetë më të vizituar në botë. Plot 35 mijë objekte unike gjenden në të, mësojmë nga broshurat në hyrje dhe për të cilat do të na duheshin plot tre muaj për t’i parë. Megjithatë, futemi brenda dhe nën piramidë nis rrugëtimi nëpër Luvër; statuja mahnitëse dhe piktura ndër më të famshmet. Ndërsa shohim edhe disa piktorë që riprodhojnë aty për aty kryeveprat botërore. Aty gjendet dhe Monalisa e Da Vinçit, zona para të cilës nuk gjendet asnjëherë bosh nga adminruesit e shumtë.  Në dhomat e muzeut pamë historinë romake, egjiptiane, greke, orientale dhe në një pjesë të veçantë atë të Aleksandrit të Madh.  Na u deshën goxha orë për të parë Luvrin, aq sa po tërhiqnim këmbët zvarrë….Por pas tij na priste një tjetër magji….

Notre Dame ndodhet vetëm pak minuta në këmbë pas Luvrit. Edhe pse jo shumë e madhe ajo mbetet katedralja më e njohur në botë. E kush nuk e ka lexuar Notre Dame të Viktor Hygo; e kush nuk ka dëgjuar arien e famshme Belle të treshes franceze  Garou, Daniel Lavoie dhe Patrick Fiori. Sa ndeshemi me fasadën e saj, kuptojmë se bëhet fjalë për një veprat më të bukura. E ndërsa futemi në brendësi, drita e diellit që futet nga dritaret në rozeta shumëngjyrëshe i jep një ndriçim aq të këndshëm asaj. Detajet e brendshme; skulpturat, shtyllat, arkada e lartë dhe elegante, dritaret duken se shkrihen harmonishëm me njëra tjetrën për të formuar madhështinë e së tërës; “është, si të thuash, një simfoni e madhe prej guri”.  Brenda kishës është ndërtuar dhe skena e lindjes së Jezusit, në pritje të Krishlindjeve.

Pasi vizitojmë pjesën e brendshme, që është falas për vizitorët, nuk mund të lëmë pa u ngjitur në të dy kullat, pjesët e balancuara bukur në magjinë e së tërës. Na u desh të ngjisnim 400 shkallë të gurta e të ngushta spirale për të hipur në to dhe kur mbërritën……para nesh Parisi me gjithë madhështinë e hapësirës së tij, ndërsa përreth skulpturat-qenie mitike që qëndronin kërcënueshëm dhe bukur me ornamentet e tjera në fasadë; ndërthurje spektakolare.  Në kullën jugore, në një palë shkallë të drunjta na çuan tek këmbana më e madhja në Paris; plot 13 ton, ndërsa vetëm çanga 500 kg. Ishte e  kotë të provonim ta lëviznim, por tingulli që prodhon thonë është më i mprehti deri tani. Morëm shkallë të tjera për t’u ngjitur sërish dhe nga maja e kullës jugore pamja u hap më e plotë; Parisi anekënd… dhe shijonim pamjen me bindjen se “ndërtesat e mëdha, si malet e lartë, janë vepra të shekujve”.

Vizita në Notre Dame zgjati rreth 60 min, ndërsa të mrekulluar u larguam për t’u drejtuar në Muzeun D’Orsey. Si gjithkund në  Paris, edhe këtu na pritën radhë të gjata turistësh.

E pabesueshme; një stacion treni i kthyer në muze dhe që gjithçka qëndron bukur brenda tij. Ai nuk përmban vetëm veprat e piktorëve të famshëm francezë dhe botërorë, por dhe forma të ndryshme arti, skulptura, foto, arkitektura të ndryshme dhe qytete në miniaturë. Janë plot 2300 piktura, 1500 skulptura dhe 1000 objekte të tjera. Ndër to, vepra të Degas, Rodin, Monet, Manet, Renoir, Cezanne, Van Gogh, shumë e shumë të tjerë, por këmbët ndalen e sytë shlodhen më shumë para Monet…

Pasi shlodhemi dhe pas një dreke të këndshme në një restorantet aty pranë, nisemi sërish drejt aventurës sonë, por tashmë nën petkun e natës, ndriçimin shumëngjyrësh të dritave dhe atmosferës festive. Morëm L’open Tour dhe kaluam në rrugët e qytetit, nën petkun e hijeshisë së ndërtesave dhe kurorës ngjyrëvjeshte mbi to.

Asambleja Kombëtare, dikur pallati Burbon, fasada kryesore e së cilës përbëhet nga mjaft kollona, qëndron mjaft bukur buzë Senës, ndërsa pamja hapet përballë sheshit La Concorde. Asambleja Kombëtare dhe La Madaleine qëndrojnë në të dy anë të kundërta të sheshit, si një balancim i njëra tjetrës . Po me fasadën me kolona, tempulli grek i njohur si La Madeleine, një ndërtesë me 52 kollona 20 metra të larta, kushtuar St. Mary Magdalene.

Lamë pas sheshin La Concorde dhe Karuselin dhe vazhdojmë përmes bulevardit më të famshëm në botë, shkëlqimi i të cilit sfidon këtë natë dimri; ftohtësia e saj vjen e ëmbël gjithsesi.

Pasi kalojmë dhe në rrugën Kebler, shkojmë në kullën Ejfel, prej së cilës nuk mund të shkëputesh dot. Sërish nuk mund t’i rezistojmë tundimit për të hipur në të. Kështu pa e bërë dysh, presim biletat dhe ngjitemi. Spektakolare; permes ndriçimit të dritave arrijmë të gjejmë dhe objektet, karuseli dhe Champs Elysee më të dukshëm, Notre Dame, urat mbi Senë…dhe në teleskopët e vendosur aty, pamjet vijnë më të qarta.

Kështu mbaroi dhe dita jonë e dytë, ishte bukur apo jo?

Dita e tretë; madhështia e një perandorie

Stacioni ynë i parë i ditës së tretë;  Hoteli i Invalidëve, ndërtesa më e madhe mbresëlënëse përballë Senës, me kopshte të shumtë e tepër të gjera. Fillimisht, pasi premë biletat, vizituam Dôme des Invalides, që dikur përdorej si kishë për nevoja të familjes mbretërore. Kubeja tepër e lartë, rreth 101 metra, ka një arkitekturë të veçantë, tavani i zbukuruar e skulpturat, ndërsa në të gjenden dhe varret e familjeve mbretërore, që nga Louis XIV. Varri i të madhit Napoleon gjendet në vendin më të ekspozuar, qartësisht.

Drejtohemi për tek muzeu i armëve, duke kaluar në kohëra të ndryshme, që nga antikiteti, përmes luftërave dhe kohëve të paqes ndërmjet tyre, deri në Luftën e Dytë Botërore; nga Evropa u hodhëm në Azi, e prej këtej në Lindjen e Largët. Këtu gjenden koleksionet më të lashta dhe më të bukura ushtarake, të shtizave, shpatave, armëve, që nga shpikjet e para deri më të fundit, por edhe armët e gjuetisë, kuaj, uniforma, harta dhe jo vetëm evropiane, por dhe nga Turqia, Kina, Japonia dhe India. Sigurisht që historia franceze është e ekspozuar në të gjitha detajet dhe një muze të veçantë i kushtohet lirisë së Francës në Luftën e Dytë Botërore dhe liderit të saj, gjeneralit Charles de Gaulle.

Në korridoret e pallatit, një muze i shtrirë në të gjithë hapësirën, gjenden të ekspozuar topat francezë e përdorur në luftëra, në shumë prej të cilëve dalluam stemën perandorake të Napoleonit, “N”. Muzeu i Armëve është ndër muzetë më të mëdhenj në botë dhe sigurisht që të ofron koleksione të rralla ushtarake. Por mjaft interesante është historia e tij, pallati u ndërtua për të strehuar veteranët e luftës, që i ka dhënë dhe emrin. Ndërsa shtrihet në të anët e pallatit gjigand, për ta vizituar me imtësi, përgatituni, duhet kohë. Pas kësaj e meritojmë një shlodhje në kopshtet e mrekullueshëm e të shumtë (plot 15) të pallatit…

Vëmendjen na e tërheq ura Pont Alexandre III, ura më e bukur në Paris dhe pa dyshim më dekorativja. Ura lidh Hotelin e Invalidëve me Grand dhe Petit Palais në anën tjetër të Senës. E zbukuruar me llampa dhe skulptura të shumta, kerubinë dhe nimfa, në njërën qëndron dhe Pont Alexandre III. Thonë që çdo ornament është i krijuar nga artist i ndryshëm. Ndërsa ura i kushtohet miqësisë ruso-franceze.

Grand dhe Petit Palace janë dy ndërtesa po aq madhështore sa të tjerat, përballë njëra-tjetrës.  Por ato janë më të njohurat edhe për shkak të çatisë së tyre të mahnitshme të xhamtë; kombinime të bukura të një fasade guri, punimeve hekuri në një art të ri dhe xhami. Grand Palais është më e madhja ndërtesë në botë me punime hekuri dhe strukturë xhami; 15 mijë metër katror xham. Ndërsa statujat në majë me kuaj janë të mrekullueshme, e po kaq dhe mozaikët shumëngjyrësh, ambjentet e brendshme të të dy pallatave janë kthyer në holle për ekspozita dhe ngjarjet e mëdha. Petit Palais përballë Grand Palace është pothuajse në të njëjtën linjë, me ornamente të shumta, skulptura, kolonat në fasadë, që duket se ndërthurja e të gjithave i jep pamjen midis asaj greke dhe romake. Në të gjendet Muzeu Arteve të Bukura, me disa nga veprat më të famshme. Petit Palais është si të thuash një mini Louvre, por pa radhët e gjata në hyrje.

Kishim dalë dalëngadalë aty ku nis Champs Elysee, vetëm pak metra larg Place de La Concorde. Përballë tyre, në anën e kundërt të Bulevardit ndodhet Pallati Elysee, edhe pse arritëm ta shohim vetëm nga jashtë.

Pjesën tjetër të ditës e kaluam në St Germain, një nga zonat më të bukura të Parisit. Të apasionuarit pas letërsisë, mund të pijnë një kafe, aty ku lanë pak nga gjenialiteti i tyre shkrimtarët e brezit të humbur, në Café Les Deux Magots. Por mund të shohësh dhe shtëpinë ku ka jetuar Viktor Hygo. Po kështu, librari të shumta gjenden këtu, ku dikur ku shkrimtarë të shquar rrinin bashkë si Eliot, Scott Fitzgerald, Ernest Hemingway dhe Ezra Pound dhe André Gide e Paul Valéry.

Bulevardi karakterizohet nga ndërtesat intresante arkitekturore, ndaj është kënaqësi ta përshkruash në këmbë atë, pikërisht për surprizat në çdo hap.  Këtu gjenden dhe kafe e restorante po kaq interesante. Le Procope është një nga restorantet më të vjetër e më të bukur, që dikur ka qenë dhe kafja e parë në botë, në 1686. Thonë që Voltaire mund të pinte këtu 40 kafe në ditë, por thonë se ky ishte një vend i dashur dhe për Napoléonin e ri.

Një ndër ndërtesat më të vjetra, por dhe tërheqëse është dhe kisha St-Germain-des-Prés, që është dhe më e vjetra në Paris, që nga 542. Brendësia e saj të përcjell qetësi, ndërsa ambjentet e jashtme janë po aq intriguese; në oborrin e kishës, një kopsht i vogël me një mozaik shumë ngjyrësh në murin anësor të kujtonte se prej ç’kohërash vjen, ndërsa nën të një kënd i vogël lodrash dhe fëmijët që luanin me pëllumbat. St-Germain është dhe një bulevardi ku gjenden dhe dyqanet e shtëpive të modës së veshjeve, të artit, etj. Edhe pse nuk ka shkëlqimin modern të Champs Elysee mbetet ndër më tërheqësit.

Pasi u endëm në rrugët e tij, u vumë në kërkim të Pallatit dhe Kopshtit të Luksemburgut, ndoshta më popullori në Paris. Pallati nuk ka përmasa të pallateve të tjerë, por kopshti i tij është mahnitës. Një liqen i vogël 8-këndor, apo Grand Bassin, është në qendër të kopshtit, përballë pallatit. Ndërsa disa fëmijë marrin disa varkëza të vogla e luajnë, duket se të mëdhenjtë gjejnë qetësinë dhe shlodhjen…, pak më tej, një i ri që lexon dhe të tjerë që shëtisin.

Në anët e tij, shtrihen hapësira të mëdha me pemë dhe lule, të gjtha të sistemuara bukur, aq sa nuk t’i cek më syri. Statuja të panumërta, përfshirë dhe Saint-Geneviève, gjenden në çdo kënd. Në kopësht janë dy shatërvanë, por më i bukuri është ai i Medicis, që ka një pamje romatike, me skulpturën Polyphemus që vështon të dashuruarit Acis dhe Galatea e lule të ndërthuruara bukur mbi të.  Dhe duket se ky qytet ka vulën e dashurisë kudo që shkon…

Pallati i Luksemburgut, që ka marrë emrin nga Duka i Luksemburgut, ndodhet pranë Universitetit Sorbonne dhe Pantheonit, që mbizotëron në zonë për shkak të pozicionit të tij mbi një kodërz. Fasada e jashtme është e mbuluar prej kolonave korinthiane përreth ndërtesës, ndërsa duket qartësisht elementët grekë dhe romakë. Madhështia e ndërtesës shkon në të njëjtën linjë me madhëtinë e figurave të shquara franceze që prehen këtu; Viktor Hugo, Voltaire, Jean Monnet, Marie dhe Pierre Curie, Emile Zola.

Ndërsa pamja nga sipër lartësisë së kolonave të sjell bukurinë e zonës më pranë, edhe pse vështrimi hidhet tej në kërkim të bukurive që kemi vizituar. Kështu u endëm për orë të tëra në St-Germain, ku shijuam dhe ushqimet tipike franceze.

St Germain ndodhet pranë Senës, ndaj në këtë buzëmbrëmje përfituam të bënim një udhëtim në lumin, ku ndërtesat shohin veten e tyre. Anijen e morëm pranë Muzet D’Orsey, kështu që kaluam nën bukurinë e Muzeut D’Orsey, Notre Dame, Hotel de Ville, Muzeut të Luvrit, urave një pas një, secila prej të cilave është një vepër arti….Gjithçka dukej më e bukur nën ndriçimin e dritave dhe pasqyrimin e tyre në ujin e lumit në një natë fundnëntori. Një udhëtim emocionues që mbaroi pranë kullës Ejfel, ku dhe ishte stacioni i fundit. Kështu përfundoi dhe dita jonë e tretë në Paris, për të vijuar me gjëra të reja ditën e katërt dhe të fundit.

Dita e katërt dhe e fundit në Paris

Dita e katërt dhe e fundit në Paris ishte pak më shumë intensive, me dëshirën për të marrë më shumë, por dhe me pak trishtim. Dita nisi me shëtitjen përgjatë bregut të Senës, në anën e kundërt të pjesës që nuk e patëm parë, ndersa per te arritur ate pershkruam permes Bulevardin D’Iena. Per te arritur tek Statuja e Lirisë, që është kopje e asaj të New Yorkut edhe pse me përmasa më të vogla. Në fakt, Statujën e Lirisë në përmasat e saj origjinale e gjetëm mes lulesh në Kopshtin e Luksemburgut.

Ndërsa statuja, në ishullin e vogël në Senë, Allée des Cygnes, pranë urës Grenelle, qëndron me përmasa më të mëdha, por më të vogla se binjakja e saj amerikane …. Gjithsesi, po aq madhështore me shikimin përtej ujërave të Senës…. Epo Franca dhe Amerika duhet të falenderojnë skulptorin Frederick Auguste Batholdi për këtë ‘zonjë’ të bukur të Lirisë, që mund të krahasohet vetëm me gjigandin e Rhodit.

Të kalonim në këtë pjesë të Parisit ishte si të kalonim në kohë, nga ndërtimet e vjetra karakteristike, bashkë me urën në njërën anë, në modernitetin e ndërtesave të larta në anën e kundërt të saj. Kështu morëm bregun e kundërt të lumit, përgjatë të cilit pamë shumë bukuri të tjera moderne pariziene.

Ndalesa e radhës ishte Cineaqua në Pallatin Trocadero, përballë kullës Ejfel. Në fakt, nuk është vetëm një akuarum, por edhe teatër, kinema, e një restorant i vogël. Cineaqua ka rezervuarë mbi 10.000 lloje peshqish, por edhe me një tunel peshkaqeni, të cilin e shihnim ngaqo që vinim përeth tij. Peshqit ishin të llojeve nga më të çuditshmet dhe të rrallët, ndërsa në një akuarium të veçantë, mund t’i prekje vetë me dorë peshqit. Në një moment mund të ishe madje edhe pirat, që grabisje anijet, madje madje edhe të drejtoje vetë anijen nëpër detra….

Kështu dolëm nga të qënurit pothuajse fëmijë, për t’u drejtuar drejt një tjetre. Edhe pse pak larg, u drejtuam për tek  Opéra, ndërsa shijuam ecjen bregut të Senës…..

Pranë Operas u ndalëm në një kafe aty pranë dhe në të vërtetë shijuam kafen më të mirë në Paris, nën tingullin e përhumbur të një shiu të imët dhe pamjen hijerëndë të ndërtesave që kulmojnë me një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat; Opéra de Paris Garnier. Por, ndërsa pjesa e jashtme e zbukuruar me skulptura, ornamente në lule, kollona mermeri, është ndër më të bukurat që pamë gjatë ditëve, pjesa e brendshme është mahnitëse. Luksoze, me salla të mëdha, llozat, skena, gjithçka nën petkun mbretëror. Shkallët e larta të mermerta, tavani i zbukuruar në mozaikë, muret me suva kerubini dhe fletë ari, llampadarët e mëdhenj, skena, kubeja e lartë dhe salla e madhe me llozat të zbukuara në kadife të kuqe; gjithçka e vendosur hijshëm që përcjell elegancë. Shkëlqimi luksoz i kësaj ndërtese mund të krahasohet vetëm me Versajën, ndërsa ne kalonim nga njëra sallë në tjetrën përmes tij…..Thuhet se nën Opera rrjedh dhe një liqen, që është zbuluar gjatë ndërtimit të godinës. Madje, ai është dhe vendi i fshehtë i ‘Phantom of the Opera’ në veprën e famshme të Paul Leroux. Kush e ka parë filmin, mund të vrapojë t’a prekë luksin e magjinë e asaj që ka parë përmes ekranit.

Ashtu, të pushtuar nga këto ndjesi, lamë pas Operan.  Vetëm pak metra larg saj ndodhet Place la Vendome, një tjetër shesh i kombinuar bukur. Në qendër të sheshit 8-këndësh qëndron Kolona Vendome 44 metra e lartë, me statujën e Napoleonit në majë, por që përshkruan atë si një perandor romak. Nga mbishkrimi mësojmë se kolona është në përkujtim të fitores të betejës së Austerlitz nga Napoleoni dhe është modeluar sipas Kolonës së Trajanit në Romë.

Ndërsa në ndërtesat përreth janë të vendosura dhe dyqanet e shtëpive të modës të veshjeve, bizhuterive, etj. Dhe duke ndjekur rrjedhën e tyre, shkojmë në Galerinë Lafayette, një qendër tepër e madhe, që mban brenda shtëpitë më të famshme të modës; veshje për të rritur e fëmijë, bizhuteri, këpucë, çanta, aksesorë të ndryshëm, parfume, e shumë të tjera në 7 kate mbi tokë dhe 2 nëntokë. Por veç kësaj Galeria është dhe një ndërtesë mjaft e bukur, me kubenë të lartë prej xhami, prej nga ku hyjnë rrezet e diellit që japin një ndriçim interesant ndërtesës gjigande. Galeria Lafayette është më e famshmja në Paris, pas së cilës ndodhet Galeria Printemps, rivalja kryesore e saj. Printemps ka të njëjtën kube të mrekullueshme të xhamtë dhe nga tarraca mbi 9 katet e saj, pamja e Parisit është mjaft e  bukur, që bie mbi Bulevardin Haussman dhe Champs Elysee, paralel me të. Kështu, u gjendëm në Bulevardin Haussmann, që ishte ishte i pafundmë dhe lidhte Galerinë me Harkun e Triumfit. Ndërsa, në vitrinat e dyqaneve përgjatë saj, spektakël i vërtetë marionetash, që prezantonin produktet. Balet klasik, shfaqje rrok, gjithçka mund të shikoje këtu…. Dhe pas xhamave fëmijët, por dhe të rriturit, u gëzoheshin shfaqjeve të tyre.

Pasi u kujdesëm të blinim dhurata e suvenire në Haussmann dhe më pas në Champ Elysee, kuptuam që ditëve tona në Paris, po u vinte fundi, ndaj dhe organizuam mbrëmjen. U drejtuam edhe një herë tek kulla Ejfel, tek e cila arritem serish duke pershkruar Bulevardin D’Iena, qe mbante bukurine e te tjereve dhe tek i cili u kthyem shpesh. Dhe më pas në Champs Elysee. Fatmirësisht vendndodhja e hotelit na e lejonte këtë.

Darka tradicionale franceze, sigurisht nën elegancën franceze, i takoi po bulevardit të famshëm, ku nën ndriçimin e pushtetshëm dhe zhurmën e ëmbël të rrjedhës së tij të pandalshme shijuam dhe koktejlin që mbylli mbrëmjen dhe bashkë me të aventurën tonë në Paris.

Jo pa keqardhje u nisëm dejt aeroportit.  E dua këtë qytet me gjithçka ka, në çdo moment; në pranverë, verë, vjeshtë apo dimër; përsërisja me vete teksa avioni ngjitej mbi lartësi dhe në horizont pamja e qytetit zhdukej ngadalë.

The post Udhëtim në Paris, mes dritave, dashurisë, modës! Mrekullitë magjepëse që duhen parë appeared first on Albanian News Agency.