Albanian News Agency» Zgjedhjet Vendore 2011

Zgjedhjet e pjesshme, u votua në 9 komuna, u anulluan në Shalë
Në 9 komuna të vendit procesi i zgjedhjeve të pjeshme vendore për kryetar komune dhe këshill të komunave vijoi i qetë, ndërsa në një komunë, në Shalë, procesi u anullua pasi materialet zgjedhore mbërritën 6 orë me vonesë nga orari zyrtar i hapjes së procesit. Kjo çon automatikisht në anullimin e tyre dhe mbajtjen e procesit në një datë tjetër. KZAZ 42 në Shkodër nuk kishte dorëzuar materialet zgjedhore pasi komisionerët nuk kishin plotësuar kriteret. Për dështimin e zgjedhjeve në këtë komunë palët e ineteresuara kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin procesit. Ndërkohë që votimi ka filluar dhe vazhduar normalisht në komunën tjetër të Qarkut të Shkodrës, komunën Shllak, ku u thirrën të votojnë 1800 votues në 6 qendra votimi, për Hilë Kodrën të Aleancës për Qytetarin dhe Gjin Marku të Aleancës për të Ardhmen.

Në këto zgjedhje të pjesshme ishin thirrur për të votuar rreth 36 mijë zgjedhës, ndërsa u ngritën 102 qendra votmi.

Votime u mbajtën në komunën Shllak (Qarku Shkodër), komunat Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komunat Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër). Në komunat Shllak dhe Shalë nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi.

Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli, tha pas përfundimit të zgjedhjeve se procesi vijoi pothuajse normalisht, ndërsa veçoi rastin e komunës Shalë si më të rëndin. Olli tha më tej për shkak të moszhvillimit të zgjedhjeve në Shalë do të ketë rivotim. Gjithashtu Olli përmendi edhe dy incidente në Finiq të Vlorës e Shllak të Shkodrës. “Ngjarja më e rëndë ndodhi në komunën e Shalës ku nuk u zhvilluan zgjedhjet. Pati dy probleme në Finiq dhe Shllak në fillim të votimit, por gjithsesi nuk ishte ajo që kishim shpresuar për sa i përket sjelljeve të subjekteve politike”, tha Olli.

Një incident ndodhi gjatë ditës në Finiq, ku përballen për kryetar komune Ziso Mici nga partia MEGA dhe Sokrat Spiro nga PBDNJ. Procesi nisi normalisht në orën 7.00 në 6 qendra votimi të kësaj komune, por më pas u bllokua për 3 orë në qendrën e votimit 4628 në fshatin Vrion, ku u konstatua dëmtimi i vulës së qendrës së votimit. Pas konstatimit të dëmtimit të vulës prej përfaqësuesve të KZAZ, KQZ nisi me helikopter një vulë të re.

Në Qarkun e Elbasanit u votua në komunat Pishaj dhe Papër, ku procesi ka vijuar pa probleme. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këto dy komunave u bë një gabim në shtypjen e fletëve të votimit, ku emrat e kandidatëve ishin kryqëzuar me atë të koalicioneve kundërshtarë.

Edhe në komunën Mollas të Ersekës, procesi ka qenë normal, ku rreth 2600 votues i janë drejtuar qendrave të votimit, pas ngatërresës në fletët e votimit të 8 majit, ku këshilltarët e komunës Mollas ishin ngatërruar me ata të komunës Novoselë.

The post Zgjedhjet e pjesshme, u votua në 9 komuna, u anulluan në Shalë appeared first on Albanian News Agency.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, nesër votohet në 9 komuna
Në 9 komuna në vend do të përsëriten nesër zgjedhjet vendore, per shkak të parregullsive të konstatuara në procesin e 8 majit. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohon se ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen e tyre.

Sipas vendimit të KQZ, zgjedhjet për kandidatë për kryetar dhe këshillimin e komunës do të përsëriten në komunat Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), komunat Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komunat Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër). Në komunat Shllak dhe Shalë nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 7 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi.

Në këtë proces do të marrin pjesë 36 mijë zgjedhës me të drejtë vote, në102 qendra votimi.

Me përfundimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër, përfshirë dhe kërkesat e mundshme ankimore, i gjithë procesi zgjedhor i 8 majit do të mund të përfundojë nga mesi i muajit gusht dhe në këtë periudhë do të mund të përcillen dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, nesër votohet në 9 komuna appeared first on Albanian News Agency.

Kosovrasti: Basha duhet të marrë drejtimin e bashkisë pas 4 ose 5 ditësh
Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pritet të marrë drejtimin e institucionit në enjten ose të premten. Kjo lidhet me faktin e zbatimit ligjor për mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, bëri të ditur se nga kreu i këtij institucioni Arben Ristani i është përcjellës Sekretarit të Bashkisë dhe Prefektit vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Sekretari i këshillit bashkiak, ka 5 ditë afat për të mbledhur keshillin me 55 anëtarë, ku ‘Aleanca për Qytetarin’ do të ketë 28 anëtarë,  ndërsa ‘Aleanca për të Ardhmen’ 27 anëtarë. “Sipas detyrimit ligjor që ka, detyrim, i cili thuhet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ai ka detyrimin të thërrasë mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Nuk mund ta thërrasë mbledhjen para 5 ditësh, domethënë duhet të kenë kohë këshilltarët, të lajmërohen 5 ditë para, në mënyrë që të zhvillohet edhe mbledhja e parë e këshillit bashkiak të Tiranës. Rreth të enjtes apo të premtes e shumta, pasi nuk besoj se kjo çështje mund të zgjasë më tepër të thërritet mbledhja e parë e Këshillit”, tha Kosovrasti.

Duke iu referuar ligjit “Për pushtetin vendor”, pas vendimit të dhënë nga Kolegji, sekretari aktual i këshillit, duhet të thërrasë mbledhjen e parë jo vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit. “Këshilli komunal ose bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshilit komunal ose bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti. Në rast se asnjë nga subjektet e sipërpërmendura nuk e ushtron këtë të drejtë brenda afatit të parashikuar, atëhere këshilli mblidhet vetë brenda 10 ditëve”, thuhet në pikat 1 dhe 2 të nenit 26 të këtij ligji.

The post Kosovrasti: Basha duhet të marrë drejtimin e bashkisë pas 4 ose 5 ditësh appeared first on Albanian News Agency.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, Kolegji shpërndan mandatet
Kolegji Zgjedhor pranoi  ankimimin e Partisë Demokratike për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. PD, nëpërmjet ankimimit të depozituar më 12 korrik,  i kërkoi Kolegjit Zgjedhor shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ. Ankimimi i PD erdhi pasi një ditë më parë, më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi, me shumicën të cilësuar 5 vota,  projektvendimin “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit”. P/vendimi u votua në parim me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Në seancë, relatorja e çështjes, gjyqtarja Neriban Mullai, lexoi vendimin e trupës gjykuese. “Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në mbështetje të nenit 158, paragrafi 3 të kodit zgjedhor vendosi pranimin e kërkesë-padisë të paditësit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” si më poshtë:

“Ndryshim të vendimit nr. 1192, datë 11 korrik të KQZ-së, duke bërë shpërndarjen e mandateve të këshillit të Bashkisë Tiranë, mbi bazën e tabelës së rezultateve të KQZ”, u shpreh Mullai.

Oerd Bylykbashki, përfaqësues ligjor i PD, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhur për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kolegji Zgjedhor mori një vendim të bazuar në ligj, duke përmbyllur një proces të gjatë të zgjedhjeve për bashkinë Tiranë, ndërsa do të vijohet me procedurat për konstituimin e Këshillit Bashkiak. “Ky vendim duhet të ishte marrë nga KQZ, por anëtarët e opozitës nuk e dhanë votën e tyre. Kolegji mori sot një vendim të bazuar në Kodin Zgjedhor, duke mbyllur kështu një proces relativisht të gjatë në bashkinë e Tiranës. Tashmë jemi gati për të gjitha procedurat e tjera, të nevojshme për konstituimin e Këshillit Bashkiak”, tha Bylykbashi. Referuar edhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për vërtetim e mandatit të kandidatit të djathtë për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, Bylykbashi tha se “po sot Gjykata vërtetoi mandatin e kryetarit të bashkisë Lulzim Basha. Më pas do të vazhdohet me procedurat e tjera për konstituimin e këshillit dhe betimin e anëtarëve të këshillit dhe kryetarit të Bashkisë. KQZ do të bëjë veprimet për njoftimin që i duhet bërë bashkisë dhe prefektit për mandatet e këshillit, e më pas do të bëhet njoftimi i mbledhjes dhe do të përcaktohen datat përkatëse”.

Bazuar në tabelës përmbledhëse të KQZ për zgjedhjet në Tiranë, koalicioni i djathtë Aleanca për Qytetarin ka siguruar 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë Aleanca për të Ardhmen ka marrë 27 vende.

Me vendimin e Kolegjit për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak dhe atë të Gjykatës së Tiranës në orët e paradites për mandatin e kryebashkiakut për Lulzim Bashën, procesi zgjedhor në kryeqytet konsiderohet ligjërisht i mbyllur. Ndërsa pritet të vijojnë procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe betimit të kryetarit të bashkisë Lulzim Basha.

Më poshtë po japim emrat e plotë të këshilltarëve sipas koalicioneve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Aleanca për qytetarin -28 keshilltare

PD

Jorida Tabaku

Ferdinant Poni

Suzana Guxholli

Gëzim Karapici

Niazi Kosovrasti

Dhori Kule

Jul Bushati

Eneida Guria

Beqir Nuredini

Besnik Aliaj

Jera Kruja

Zamir Ndroqi

Akli Fundo

Sulejman Mema

Enkelejda Sallaku

Bledi Kasmi

Murat Basha

Ariana Bekteshi

Vejsel Rizvanolli

LSI

Shezai Rrokaj

Edmond Panariti

Erisa Zaimi

Endrit Brahimllari

Blerina Kazaferi

PDIU

Tahir Muhedini

Arian Çuko

PR

Maksim Begeja

PLL

Agim Kraja

Aleanca për të Ardhmen-27 keshilltare

PS

Mimoza Hafizi

Tritan Kalo

Kristaq Blushi

Ardiana Berberi

Ervin Bushati

Lorenc Vangjeli

Arbian Mazniku

Aldrin Dalipi

Gerta Lubonja

Shpëtim Cami

Fatbardha Barjaba

Genti Gazheli

Juliana Hoxha

Mehmet Hasanlami

Alketa Hila

Valbona Tahiraja (Doçi)

Petrit Ago

Hari Mulla

Eridian Saliani

Andrea Marto

Megi Ajtyresa

Ylli Çano

Vjola Sterjo

Xhevdet Kaçani

Suzana Hakrama

PDS

Florian Pullazi

PSV ’91

Enver Reçi

The post Këshilli Bashkiak i Tiranës, Kolegji shpërndan mandatet appeared first on Albanian News Agency.

Gjykata e Tiranës njeh Bashën si kryebashkiak të ligjshëm
Gjykata e Tiranës vërtetoi mandatin e Lulzim Bashës si Kryebashkiak, duke njohur vendimin e Kolegjit Zgjedhor të datës 8 korrik dhe atë të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te dates 25 qershor. Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Basha, është shpallur fitues i zgjedhjeve në Tiranë nga Kolegji Zgjedhor dhe KQZ me 93 vota plus ndaj kandidatit rival të Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Gjyqtarja Elbana Lluri, që ka shqyrtuar kërkesën, ka lexuar vendimin e Gjykatës, që e njeh Bashën si kryetarin e ri të të ligjshëm të Bashkisë së Tiranës.

Kandidati fitues i zgjedhjeve, i shpallur nga KQZ, por edhe nga Kolegji Zgjedhor, Lulzim Basha, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata vërtetimin e mandatit të tij, duke iu drejtuar me një shkresë Gjykatës së Tiranës. Avokatet e Bashes, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, depozituan kërkesën për njohjen e vendimit të datë 8 korrik të Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha fund betejës së gjatë ligjore për kryebashkiakun e kryeqytetit, me shpalljen fitues të kandidatit të djathtë, të mërkurën në datë 13 korrik.

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, pika e parë e nenit 40 thotë se “Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”.

The post Gjykata e Tiranës njeh Bashën si kryebashkiak të ligjshëm appeared first on Albanian News Agency.

Balla: Disponojmë prova për manipulimin e zgjedhjeve në Tiranë
Partia Socialiste disponon prova dhe fakte të pakundërshtueshme, me anë të të cilave provohet manipulimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Deklarata vjen nga deputeti socialist, Taulant Balla, sipas të cilit procesi i manipulimit ka nisur me listat e zgjedhësve, ka vijuar me ndërhyrjen n kutitë zgjedhore nga KQZ, për tu mbyllur me manipulimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Më tej ai theksoi se “kemi prova të qarta, të pakontestueshme, të provueshme që Sali dhe Lulzim Berisha kanë harxhuar për qëllime manipulimi zgjedhjesh në Tiranë, për këtë fushatë që i ktheu zgjedhjet në një kasaphanë elektorale, 40 milionë euro”.

Në një prononcim për mediat, Balla akuzoi zv. ministrin Ferdinand Pone dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Teliti, në lidhje me atë që socialistët e quajnë manipulim të listave të zgjedhësve. “10 mijë zgjedhës me banim në Tiranë kanë votuar në mënyrë të dyfishtë për shkak se në gjeneralitetet e tyre më së shumti në vitin, datën apo muajin e lindjes kanë ndryshime, të cilat kanë shmangur kapjen e dublimit nga sistemi kompjuterik. Na rezulton se banorë të rrethinave të njësive të tjera vendore që rrethojnë Tiranën kanë votuar dy herë përmes këtij sistemi manipulative dhe numri i votuesve të sjellë në Tiranë shkon në 40 mijë apo votues dy herë në Tiranë, për të arritur në atë numër”, tha deputeti socialist.

Gjithashtu, Balla tha se ky proces vijoi me ndërhyrjet në kutitë zgjedhore nga KQZ, për të kulmuar me manipulimin e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor. “Ne e dime fare mirë se kush është zyra avokatore familjare, në të cilën u thirrën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka, për të bërë pazarin. Këta gjyqtarë të korruptuar për të cilët kemi prova të qarta se në cilën zyrë janë ftuar, se me kë janë takuar dhe sa jane paguar”, tha Balla.

The post Balla: Disponojmë prova për manipulimin e zgjedhjeve në Tiranë appeared first on Albanian News Agency.

Mandatet e këshillit bashkiak të Tiranës, Kolegji vendos më 15 korrik
Kolegji Zgjedhor do të vendoë më 15 korrik në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike përsa i takon shpalljes së rezultatit për Këshillin Bashkiak të Tiranës, bazuar në tabelat e rezultateve të miratuara nga KQZ vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës në këtë komision.

Në shortin e hedhur është përzgjedhur që relatorja e kësaj çështje do të jetë gjyqtarja Neriban Mullai, ndërsa trupi gjykues do të përbëhet nga gjykatësit Entela Prifti, Petraq Dhimitri, Astrit Kalaja dhe Tom Ndreca.

Partia Demokratike depozitoi në Kolegj ankimimin pasi KQZ nuk mund të sigurojë kuorumin prej 5 votash në miratimin e vendimit për mandatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bazuar në tabelat e rezultateve, ku janë përfshirë edhe votat e hedhura në kutitë e gabuara, por të legjitimuara si të vlefshme nga Kolegji Zgjedhor.

Padia e parë ishte ajo e këshillave të minibashkive, të cilat nuk u miratuan pasi përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk e votuan kostituimin e tyre.

Në ankimimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të caktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qëndër votimi.

The post Mandatet e këshillit bashkiak të Tiranës, Kolegji vendos më 15 korrik appeared first on Albanian News Agency.

Kolegji zbardh vendimin: Ja pse u rrëzua ankesa e PS. Drafti i plotë
Kolegji Zgjedhor zbardhi vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste për pavlefshëmri të zgjedhjeve në Tiranë. Kolegji ka argumentuar arsyet e rrëzimit të kërkesës ankimore të PS në 8 faqe të tij dhe i nënshkruar nga 5 gjyqtarë të trupit gjykues. Kolegji Zgjedhor arsyeton se ankimimi i PS u rrëzuaa pasi ishte jashtë afateve ligjore. Më poshtë, duke klikuar mbi link, do të mund të lexoni të plotë arsyetimin e plotë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor;

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor rrëzoi në 8 korrik kërkesë-padinë e PS, që kërkonte shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së të 25 qershorit, që shpalli fitues me 93 vota kandidatin demokrat, Lulzim Basha, si dhe për pavlefshmëri në Tiranë. Nëpërmjet këtij vendimi, Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ, sipas të cilit fitues i zgjedhjeve në Tiranë është kandidati i Aleancës për Qytetin, Lulzim Basha me 93 vota plus ndaj kandidatit të Alenacës për të Ardhmen, Edi Rama.

The post Kolegji zbardh vendimin: Ja pse u rrëzua ankesa e PS. Drafti i plotë appeared first on Albanian News Agency.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, KQZ rrëzon p/aktin për mandatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi projektaktin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, me 4 vota pro dhe 2 kundër. Kodi Zgjedhor përcakton se votimi për shpërndarjen duhet të jetë me shumicë të cilësuar prej 5 votash.

Në fillim të mbledhjes, kreu i KQZ-së Arben Ristani duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, tha se KQZ i mbjijetoi një procesi të vështirë me kompetencë dhe profesionalizëm. Ndërkohë, sipas tij, nga shqyrtimi i Kolegjit Zgjedhor, vendimet e KQZ jane konsideruar të drejta dhe në bazë të ligjit.

Ndërkohë,  përfaqësuesi ligjor i socialistëve Eridian Saliani deklaroi se në tabelën e paraqitur nuk ka vullnet zgjedhësish, duke vënë në dukje mosrakordimin e shifrave. “Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, pasi në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve”, tha Saliani. Ndersa shtoi se “KQZ u bë pjesë e manipulimit zgjedhor. Sot, vendimmarrja juaj është e fundit. E kryet mirë rolin tuaj në funksion të politikës dhe shkatërrimit të zgjedhjeve”. Ndërsa, duke marrë fjalën, përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti, tha se “Partia Socialiste duhej të ankohej për tabelat në Kolegjin Zgjedhor”. Tashmë Tirana e ka kryetarin e saj dhe për të njëjtën arsye, Bashkia do Këshillin që meriton, tha Kosovrasti.

Anëtarët socialistë në KQZ, duke diskutuar në parim aktin për ndarjen e mandateve për të cilën shprehën votën kundër. “Nuk kam qenë dakort që në fillim kam votuar kundër kësaj tabele dhe gjithe procesit të Tiranës se në bindjen time ligjore, juridike, është fakti se pasqyrimi i votave në kutinë e gabuar nuk mund të pasqyronin rezultatit”, tha përfaqësuesja e PS, Dëshira Subashi. Ajo solli në vëmendje zgjedhjet e vitit 2009, duke u shprehur se “së dyti, mos harroni vitin 2009 që rezultati u certifikua pasi të 7 anëtarët votuan pro rezultatit dhe në 2009 kam diskutuar, jemi në të njëjtën situatë, nuk jam dakort me rezultatin”.  Duke iu drejtuar anëtarit tjetër të KQZ, përfaqësues të PD, Klemtn Zguri, ajo tha se “për t’i kujtuar kolegut që në këtë vendimmarrje, situatë, kolegu ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Nuk e kam komentuar dhe është përgjegjësia e secilit në gjykimin që bën”.  Mbledhja e KQZ u përfshi nga debate të shumta mes kryetarit të KQZ, Ristani, anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive politike.

Në zgjedhjet e 8 majit, koalicioni Aleanca për Qytetarin siguroi mazhorancën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me 28 këshilltarë, ndërsa koalicionit Aleanca për të Ardhmen, 27 këshilltarë.

The post Këshilli Bashkiak i Tiranës, KQZ rrëzon p/aktin për mandatet appeared first on Albanian News Agency.

Zgjedhjet e Tiranës, PS i drejtohet Komisionit të Venecias. Kërkohet interpretim për KQZ e fletet
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duket se do të venë në lëvizje edhe Komisionin e Venecias. Partia Socialiste, ndonëse nuk ka të drejtë ti drejtohet këtij institucioni, ka shfrytëzuar një mundësi: pyetjet e saj i janë bashkangjitur pyetjeve që Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Torbjon Jagland, i ka përcjellë Komisionit të Venecias.

Pyetjet janë formuluar vetëm pasi KQZ vendosi numërimin e fletëve të hedhura në 117 kutitë e gabuara dhe konsistojnë në interpretime juridike mbi procesin zgjedhor për bashkinë e Tiranës.

Burime nga Partia Socialiste shprehen se komisionit të Venecias i janë drejtuar 4 pyetje, të cilat bazohen në fletët e pavlefshme të votimit, vendimet e marra nga KQZ për interpretimin e këtyre fletëve pasi janë numëruar votat, respektimi i standardeve ndërkombëtare në zgjedhje, si dhe interpretimi në lidhje me mosprputhjen e numrit të fletëve të votimit me atë të zgjedhësve.

1-      A mundet KQZ që pas përfundimit të procesit së numërimit të votave të vlerësojë votat e hedhura n kutitë e gabuara dhe këtë ta pasqyrojë në tabelën e rezultateve, çka solli ndryshimin e rezultatit për Bashkinë e Tiranës?

2-      Fletët e hedhura në kutitë e gabuara si duhet të trajtoheshin nga KQZ?

3-      Nga tabelat e rezultatit rezulton se ka një mospërputhje me numrit të fletëve të hedhura në kuti me numrin e zgjedhësve që kanë votuar. Në këto kushte a jemi për një pavlefshmëri të procesit?

4-      A i respektuan zgjedhjet e 8 Majit standardet ndërkombëtare për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm?

Duket se kjo kërkesë e PS-së drejtuar Komisionit të Venecias, synon ti japë një përgjigje problematikës së vërejtur në zgjedhjet e fundit vendore dhe pritet të shërbejë më shumë për proceset e ardhshme.

Në anën tjetër, ekspertë ligjorë të Partisë Socialiste po shikojnë mundësitë dhe hapësirat për t’iu drejtuar Gjykatës së Starsburgut në lidhje me procesin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës.

E ndërkohë që socialistët po studiojnë hapësirat juridike që mund të përdorin, Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund procesve ankimore për Bashkinë e Tiranës dhe tashmë pritet vetëm zbardhja e vendimit të tij. Në anën tjetër KQZ ka paralajmëruar një mbledhje të hënën për mandatet e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë konstituimit të këtij forumi.

The post Zgjedhjet e Tiranës, PS i drejtohet Komisionit të Venecias. Kërkohet interpretim për KQZ e fletet appeared first on Albanian News Agency.