
Kryeministri Sali Berisha ftoi nga qyteti i Beratit kren e opozitës Edi Rama për miratmin e ligjit të amnistisë për gjobat ndaj bizneseve nga viti 2011 dhe në vazhdim. Gjithashtu Berisha i drejtoi një ftesë Ramës për të votuar 3 anëtarët e KQZ-së, duke plotësuar vendet vakante që i përkasin opozitës, pas dorëheqjeve të anëtarëve [...]

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u prezantua sot zyrtarisht, për herë të parë, si kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Qarkun e Vlorës. Rama kryeson listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa u shpreh se ndjehet si para një provimi. Rama vlerësoi “23 qershorin si moment historik i njëjtë me vitin [...]

Tre problemet kryesore që kanë qytetarët janë të gdhendura në sloganin e Alenacës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Durrësi ku prezantoi kanidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Qytetarët, sipas tij, për Kryeministrin, vetëm në mitingje janë të parët, madje edhe [...]

“Shqiptarët meritojnë një debat mes lidervë të dy forcave politike kryesore në vend”. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh i gatshëm për një debat me kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se “ka qenë i gatshëm prej kohësh për një debat të tillë dhe se kryeministri nuk mund t’i ikë përmes barcaletave që s’bëjnë [...]

Partia Socialiste denoncoi sërish gjendjen e keqe ekonomike në vend, ndërsa konsideroi se qeverisja 8 vjecare e Saliut është në grahmat e fundit. Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, tha në një deklaratë për mediat se “qeverisja 8 – vjeçare e Saliut është në grahmat e fundit. Gjendja e ekonomisë vijon të përkeqësohet, ndërsa [...]

Fushata elektorale ka nisur me butafori të madhe, me shpenzime marramendëse dhe fishekzjarre, por dhe dhune ndaj administrates, së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Ky ishte komenti i kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, lidhur hapjen e fushaave elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit nga partitë në vend. [...]

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, reagoi ndaj deklaratave të kreu socialist, Edi Rama, në Fier mbrëmjen e djeshme në prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut në zgjedhje t e 23 qershorit. Olldashi, që është dhe kandidat i mazhorancës për deputet në këtë qark, akuzoi kreun socialist se modeli i tij nuk është të punojë [...]

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot Kryetarit të PS-së Edi Rama që të mos fyejë punonjësit e administratës që dalin në mitingje elektorale. Ky është reagimi i parë i Kreut të Qeverisë pas akuzës që Rama i bëri dje nga Gjirokastra dhe Fieri se mbush sheshet e bastioneve socialiste me punonjës të administratës. [...]

Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Partinë Socialiste se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se 23 Qershori do të jetë dita e gjykimit. “Forca tjetër në krye të të cilëve janë bijë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, [...]

Kandidati i Partisë Republikane për Durrësin, Agron Duka, hodhi poshtë çdo hipotezë se do të bashkohet me të majtën në 23 qershor në rast të fitores së ti si deputet. “E ndjej për detyrë të garantoj elektoratin tim, atë të Partisë Republikane, nën siglën e së cilës jam kandidat për deputet, se për katër vitet [...]