Albanian News Agency» KRYESORE

Halimi: Miratim të ligjit për Gjykatën e Lartë. Sistemi gjyqësor nuk përmirësohet me sulme
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkoi miratimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, ndërsa akuzoi opozitën se ka sulmuar integritetin e gjyqtarëve. Sistemi gjyqësor duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur, tha Halimi, duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit mbi administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të Bazës së të Dhënave të Ligjeve për të Drejtat e Njeriut.

“Duke sharë, fyer dhe dhunuar integritetin e gjyqtarëve, nuk është rruga e duhur, ai nuk është fija e barit për politikanë të dështuar që mbyten. Sistemi duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është rruga e reformave, për një gjyqësor të pavarur, të votohen ligjet për gjykatën e lartë, ligje që nuk i lënë hapësira aktorëve të bëjnë devijime, ligje që e detyrojnë KLD të marrë masa ndërshkuese për gjyqtarët devijantë, reforma që përmirësojnë procedura të shpejta gjykimi, reforma që i bëjnë gjyqtarët profesionistë, si kjo e sotmja, që jam i bindur se do të ketë impakt”, tha Halimi.

Halimi pranoi problemet në sistemin gjyqësor, duke theksuar se po bëhen përpjekje për ta përmirësuar. “Por sistemi gjyqësor është i pavarur nga qeveria. Qeveria ka për detyrë të hartojë ligje, të ndërtojë godina, kushte të mira, t’u rrite rrogën, t’i monitorojë dhe t’i çoje për ndërshkim. Ka për detyrë të kujdeset që ata të kenë formimin e duhur. Por ligjet e gjyqësorit duhet të miratohen me pëlqimin e palëve politike dhe ju jeni dëshmimtarë të vështirësive që hasim për miratimin e tyre”, tha Halimi.

Ndërkohë, sipas tij, shumë shpejt çdo gjyqtar, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë por dhe Ballkanin Perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik.

The post Halimi: Miratim të ligjit për Gjykatën e Lartë. Sistemi gjyqësor nuk përmirësohet me sulme appeared first on Albanian News Agency.

PS prezanton sot kandidatët në Fushë Krujë, Rama: Të ndalim rrënimin e djepit të historisë sonë
Partia Socialiste do të prezantojë sot (24 maj) pasdite në orën 19.00 kandidatët për deputetë në Fushë Krujë. Kjo u lajmërua nga vetë kreu i PS, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Duke njoftuar takimin e pasdites së sotme, Rama ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm, për të mundësuar ndaljen e rrënimit. “Sonte në 7 Fushë-Kruja! Ne shesh me deputetet e Krujes Namik Dokle & Artur Bushi, per ndaljen e rrenimit te djepit te historise sone#RILINDJE”, shkruan Rama në profiling e tij në Twitter.

The post PS prezanton sot kandidatët në Fushë Krujë, Rama: Të ndalim rrënimin e djepit të historisë sonë appeared first on Albanian News Agency.

Shpella “mistike” në Kaliforni
Një dritë “mistike”, që ndriçon brenda një shpelle të ndodhur në bregdetin kalifornian, duket e vështirë të besohet se në të vërtetë është një fenomen i zakonshëm natyror.

Ndër vite, drita e “Keyhole Arch”, në plazhin Pfeifer në Kaliforni, është shndërruar në një magnet për fotografët që synojnë të kapin në aparatet e tyre fenomenin e rrallë, që ndodh vetëm në disa momente të caktuara, gjatë ditëve të caktuara në ekuinoksin dimëror.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një reflektim të rrallë, i cili ndodh vetëm kur plotësohen disa kushte të caktuara atmosferike, kur dielli ka një kënd të caktuar, mbi gjirin e Pfeiferit.

Efekti i jashtëzakonshëm, i cili ngjan me dritën e përdorur nga kinematografia në shumë filma me jashtëtokësorë apo me ngjarje biblike, u arrit të dokumentoj së fundmi nga një profesionist, në një seri fotosh mbrësëlënëse.

The post Shpella “mistike” në Kaliforni appeared first on Albanian News Agency.

Topi prezanton kandidatët e FRD në Durrës: Demokratët të na mbështesim, jemi të djathtët e vërtetë
Fryma e Re Demokratke është shtëpia e vërtetë të demokratëve, ndaj iu bëj thirrje të gjithë atyre që në Dhjetor të 1990 mbështetën Partinë Demokratike sot të mbështesin FRD, e cila është partia e djathtë e vërtetë. Ky është apeli që i është drejtuar nga Durrësi demokratëve nga Kryetari i FRD-së Bamir Topi, i cili prezantoi kandidatët për deputet të kësaj force politike në këtë qark. Duke iu drejuar të pranishmëve, Topi tha se FRD uk mund të bënte një koalicion parazgjedhor me të majtën pasi është një parti e djathtë, por nuk mund të bënte koalicion as me pushtetin për shkak të moralit politik. “Ata që dalin sot në tribunat elektorale duke mbushur sheshet duhet të japin llogari për gjendjen ekonomike të vendit, për faktin se borxhi ka arritur në rreth 80 milionë euro në vit”, theksoi Topi. Në vijim të akuzave, kreu i FRD-së tha se “si shpjegohet që këtu në Durrës, Drejtor i Portit është i njëjti person që nuk lëviz, sikundër edhe Kryeministri? Po të shikojmë turizmin, vërejmë një kaos urban. Po të flasim për rrugët, të gjitha fondet shkojnë për to, por s’kemi rrugë me standarde. Ministrat e kësaj qeverie kanë humbur lidhjet me realitetin, ndërsa korrupsioni bie mbi këtë qeverisje”, theksoi Topi ndërsa apeloi që më 23 Qershor qytetarët duhet të reagojnë me votë ndaj një situate të tillë.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të FRD-së në qarkun e Durrësit Gazmend Oketa duke iu drejtuar të pranishmëve tha se sot politika ka humbur në besueshmëri e në integritet, në raport me qytetarët shqiptarë. “Jemi këtu për një përpjekje qytetare për të dëshmuar se ky vend ka edhe vlera e qytetari, ka modele të ndryshme nga ato që ofrojnë partitë e tjera politike. Vijmë me projektin tonë politik për ata që besojnë që Shqipëria ka nevojë për një moralitet politik, për ata që besojnë se ka nevojë për shanse të barabarta për të gjithë qytetarët. Ne vijmë si një nevojë e madhe politike e qytetarëve të vjetër e të rinj të Durrësit. Ne kemi një kontratë besimi me qytetarët durrsakë, ata vijnë me presionin e pushtetit, dhe me paratë që ju kanë vjedhur qytetarëve. Ne kemi një mision qytetar, dhe do ta vazhdojmë projektin politik përtej këtij mandati”, tha Oketa. Sipas tij, FRD dëshiron t’i japë shpresë atyre që janë zhgënjyer nga politika, kurse qytetit të Durrësit një fytyrë komplet të re. “Duam të ngremë një të djathtë të re. Duam të japim shpresë atyre që janë zhgënjyer nga politika. Nuk duam që Kruja të shihet si një gurore masive por si një kryeqytet historik. Nuk duam që Shijaku të identifikohet me emra të veçantë të bizneseve politikë, por si një urë midis Durrësit dhe Tiranës. Fitorja e FRD nuk do të jetë personale por e qytetarisë durrsake, e cila ka ditur të bëjë diferencën. Unë besoj se edhe qytetarët shqiptarë do të ndajnë të njëjtat mendime me mua”, tha Oketa.

Kandidati i dytë në listë i FRD-së Sami Gjergi, duke iu dretuar të pranishmëve shprehu bindjen në një rezultat spektakolar të kësaj force politike në këtë qark “ “Shpresojmë për një fitore spektakolare. FRD synon të fotojë bindshëm në Durrës në 23 qershor”, u shpreh Gjergji.

The post Topi prezanton kandidatët e FRD në Durrës: Demokratët të na mbështesim, jemi të djathtët e vërtetë appeared first on Albanian News Agency.

Rama prezanton kandidatët e PS në Tiranë: Legalizim banesash dhe heqje takse për biznesin e vogël
Legalizim të banesave për të gjithë qytetarët dhe heqjen e taksës së biznesit të vogël. Këto ishin dy premtimet kryesore të artikuluara nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë dhe simpatizantë të forcës politike që drejton në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë ku prezantoi kandidatët për deputet. Në një takim festiv ku nuk munguan karaoket nga kandidatët për deputet, një pjesë e të cilëve provuan veten si këngëtarë duke kënduar këngë të vjetra tiranase “Ra Sala prej fikut” apo  “O Tiron’, o Tiron’ ti per ne je kampion”, u përcoll bindja për një fitore plebishitare të opozitës së ajtë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Madje kreu i kandidatëve të PS për Qarkun e Tiranës Pandeli Majko e cilësoi këtë fushatë si atë të fitores së madhe.

Mes entuziazmit të të pranishmëve, Rama dhe kandidatët e PS në kryeqytet apeluan për një votë pro Rilindjes Shqiptare dhe numrit 29 në fletën e votimit që përkon me PS. Duke e cilësuar Tiranën si zemrën e Shqipërisë ,e cila ushqehet me gjakun e të gjitha rretheve, Rama theksoi se ky është takimi më entuziast që kam parë në Tiranë që nga viti 2000. “ E keni bërë pallatin e Sportit zemrën e PS. Ju sot po shpërndani në gjithë Tiranën dhe Shqipërinë fuqinë e jashtëzakonshme të Rilindjes. Tirana është zemra e gjithë Shqipërisë, zemra e cila merr gjak nga të gjitha rrethet e vendit. Kjo është Tirana ku të gjithë shqiptarët ëndrrimtarë erdhën dhe ndërtuan një Amerikë të vogël. Zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër dhe duke shënuar një kryq te numri 29,  do të ktheni shtëpitë tuaja përjetësisht në pasuri të patundshme”, u shpreh Rama.

Gjithashtu kreu socialist ka premtuar heqjen e taksës për biznesin vogël dhe clirim të administratës publike nga duart e pushtetit. Edhe pse ironizoi sërish Kryeministrin Berisha lidhur me infrastrukturën, ai shtoi se në programin e PS nuk mungojnë edhe projekte infrastrukturore. “Ne jemi epoka e re. Taksa e sheshtë që u vendos mbi taksën e biznesit të vogël po ia merr frymën, duke bërë që në cdo orë në Shqipëri të mbyllet një biznes. U them të gjithë tironësve dhe tiranasve, që jetojnë me gjithcka që u jep mundësinë dhe ushqehen me një punë të ndershme se duke votuar PS do ta heqin taksën e biznesit të vogël, do ta përgjysmojnë tatimin mbi fitimit dhe do marrin frymë. Tirana është dhe kryeqyeti nga ku nisi lëvizja e madhe demografike për të përmbysur regjimin e vjetër dhe për të hapur një rrugë të re. Në 23 qershor çdo mësues, pedagog dhe prind do t’ja shkulim nga kthetrat e pushtetit politik, lirinë që i duhet cdokujt. Pas 23 qershorit s’do të ketë më asnjë rrogëtar të shtetit që do i nështrohet tekave të cilitdo pushteti. Kryeministri e ka zgjidhjen për cdo pyetje tuaj, vetëm rrugë. Ne sigurisht që kemi një projekt edhe për infrastrukturën, vërtet në 2011 na e vodhën Tiranën, por në 23 qershor Tirana si asnjëherë tjetër do të votojë ndëshkimin dhe Rilindjen dhe ne do marrim projektin tonë të Tiranës Europiane”,  deklaroi Rama.

Pandeli Majko

Mirëseerdhët në fushatën e fitores sonë të madhe. Sot këtu ne të gjithë nisim rrugëtimin drejt takimit me historinë në datën 23 qershor. Sot Tirana, kryeqyteti ynë i dashur pret ndryshimin. Numërimi mbrapsht ka filluar. Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtaret e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në kuvend dëshirën e kryeqendrës së shqiptarisë, Tiranës tonë të dashur për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës, ne socialistët do të trokasim tek dera e Tiranës dhe tek zemra e Tiranës. Në tiranë fillon Shqiptaria dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjia e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri, tek Dajti dhe Shën Gjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza, deri tek Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda. Sot frika nuk ekziston për ata që duan lirinë dhe votën e ndershme. Kundërshtarët tanë ta dinë mirë se votat e Tiranës në 23 qershor do të mbrohen nga ligji, por dhe vullneti i çdo qytetari dhe socialisti. Fati i Shqipërisë nuk ka çmim, ai vendoset vetëm nga vota sovrane e popullit shqiptar. Fitorja e lirisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së shqiptarëve i bën zgjedhjet e 24 qershorit një betejë historike. Pas çdo militanti qëndron një shqiptar. Pas çdo flamuri partiak, qëndron flamuri ynë kombëtar. Pas 23 qershorit nuk do të ketë humbës, por fitues dhe kjo është Shqipëria, Atdheu ynë. Fitorja e 23 qershorit do të filloje nga Tirana. Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj. Pas 23 qershorit do të sjellim në qeverisjen e vendit një djalë që lindi dhe u rrit në Tiranë, ai është kryeministri i ardhshëm Edi Rama.

Ervin Bushati

Me 23 qershor ju do votoni ti jepni fund modelit të vjetër ekonomik, me qevrinë e re do keni një model të ri ku kapitali do jeni, një ekonomi të ndritur.

Ledi Shapku

Do hapim dyert e klasave se jemi forcë e majtë, jemi një me njerëzit tanë. Jemi ata që lidhim zemra, shembim mure dhe ndërtojmë ura. Dy fjalë kam për Kryeministrin. Ne tironsit duhet me i dhanë Shqipërisë kësaj radhë një leksion shumë të mirë demokracie. Alternativa është vetëm një o tani, o tani, sepse Rilindje ka me qenë.

Dashamir Peza

Fshati është një nga prioritetet e PS, në këto vite Saliu i ka sjellë fshatit vetëm rrënimin. Me programin e PS do transformojmë jetën në fshat. Do investohen 160 mln euro për bujqësinë, do ulet cmimi i naftës, nga 1800 në 1500 për fshatarët. Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ashtu sic e ndryshoi Tiranën, do të transformojë të gjithë Shqipërinë.

Milena Harito

Do ta bëjmë fitoren e Tiranës më të thellë që ka pasur ndonjëherë ky qark. Nja nga mashtrimet e qevrisë është edhe ajo e Shqipërisë dixhitale. Do krijojmë punë të kualifikuar për rininë.

Pjerin Ndreu

Ne jemi krenarë se jemi në vendin e duhur, kohën e duhur, për një Rilindje gjithshqiptare. Fitore, fitore, fitore.

Artan Gashi

Sali Berisha premtoi 8 vjet më parë se do mbarojë procesin e legalizimeve dhe pas 8 vitesh ka realizuar vetëm 8%. PS angazhohet se brenda mandatit të parë do të zgjidhë problemin e legalizimeve për të gjithë qyetarët shqiptarë. Kavaja ishte supriza e 2011, ndërsa e këtyre zgjedhjeve do jetë Tirana, ku do të korrim një fitoren të thellë.

Parid Cara

2 vite më parë Kavaja i dha një mësim të madh pushtetit, jam i bindur se në 23 qershor po te Kavaja do fillojë ndryshimi, do votojë Rilindjen dhe Edi Ramën Kryeministër.

Xhemail Qefalia

Jam pjesë e skuadrës kombëtare për të Rilindur Shqipërinë.Do ti tregojmë Kryeministrit të ardhshëm se Tirana e do Rilindjen, ndryshimin dhe Edi Ramën.

Besnik Bare

Ky ekip spektakolar do ti kthejë buzëqeshjen mbarë Shqipërisë. Të gjitha pasuritë kombëtare do kthehen në pasuri të shqiptarëve.

Lindita Nikolla

Shqipëria duhet të ishte ndryshe, shqiptarët duhet të kishin një jetë më të mirë. Zotimi ynë është më pak taska për 95% të shqiptarëve, politika të reja për një jetë më të mirë të cdo banori të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Fatmir Xhafa

Me 23 qershor ju do votoni për të nesërmen, të ardhmen tuaj të ndritur. Tirana ka votuar gjithmonë dhe ka votuar kundër diktatorëve, në 2013 do ti japë një mësim të mirë noediktatorit të vetëm , Sali Berishës. Ne udhëtojmë me autobus, atë që udhëtojnë qyetarët jo si ti me mjet antiplumb dhe makinë të blinduar. Ti ke frikë nga populli yt, populli do të gjykojë me 23 qershor. Ti ke shkelur Kushtetutën dhe ligjin, përmes tyre ke shkelur popullin dhe ai do të ndëshkojë.

Ditmir Bushati

Në katër vite kemi pasur shumë vështitrësi dhe kemi bërë sakrifica të mëdha. Kemi përgjegjësinë historike të cojmë përpra Shqipërinë. Sot PS është në një situatë shumë më të mirë se katër vite më parë, ne kemi mësuar nga gabimet tona, kemi një koalicion më të gjerë që kërkojnë ndryshim, kemi një garanci, garancia është Edi Rama, fuqia e ndryshimit të Tiranës. Të gjithë skeptikët që pyesin se kush është garancia tjetër, garancia është skuadra e PS. Kush është i pakënaqur me gjendjen aktuale, me policinë e shtetit që ruan qeverinë nga populi, sistemin e taksave, abuzimin me pasuritë kombëtare të vendit, unë i ftoj të votojnë për PS.

Vasilika Hysi

Më 23 qershor të gjithë bashkë do i themi stop rrënimit dhe po Rilindjes. Bashkë ne do krijojmë një shoqëri me shërbime publike pa diskriminim. Do ofrojmë shërbime publike për të gjithë jo vetëm për pushtetarët. Ne do të ofrojmë shërbime publike për të gjithë ata që kanë nevojë sot. Frika me 23 qershor do të vritet përfundimisht.

Saimir Tahiri

Kjo është skuadra e fitores me 23 qershor. Jemi aq shumë sa me 23 qershor e kemi fare të lehtë të mundim Sali Berishën, për të përmbytur sistemin që ka lënë qytetarin të fundit. Në 8 vite kemi parë si është rrënuar ekonomia, si është shtuar papunësia, pasiguria po ashtu.

Spartak Braho

Përshëndetje vëllezër socialistë. Ndjehem i privilegjuar që jam këtu në mesin tuaj dhe ndjehem si në shtëpinë time. Falënderoj zotin Rama për mbështetjen që më dha për zgjedhjen time. Kjo nuk është skuadër, por është armatë sepse ka gjysmë milioni ushtarë në Tiranë. Vagoni i Aleancës së Shqipërisë Evropiane nuk është një as 40 është vetëm me një shinë. Dhe këtij treni modern të të majtës shqiptare i urojmë suksese. 23 qershori do të jetë dita e përmbysjes së madhe, por do të jetë edhe finalja e revolucionit tonë elektoral.

The post Rama prezanton kandidatët e PS në Tiranë: Legalizim banesash dhe heqje takse për biznesin e vogël appeared first on Albanian News Agency.

Ambasadori suedez: KQZ me 4 anëtarë nuk garanton zgjedhje normale
Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësohet me të gjithë anëtarët e tij, pasi vetëm me 4 anëtarë nuk garanton një proces zgjedhor normal. Apeli këtë radhë vjen nga Ambasadori suedez Patrik Svenson, i cili i shtohet zërave të diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë, në lidhje me shqetësimin për KQZ-në. “KQZ duhet të plotësohet me 7 anëtarë që të funksionojë normalisht dhe të kemi zgjedhje të lira. KQZ me 4 anëtarë nuk siguron një proces normal. Nëse nuk plotësohet KQZ, i takon Kolegjit Zgjedhor të vendosë për zgjedhjet. Shqipërisë i intereson të ketë zgjedhje shembullore ”, tha Svenson.

Ambasadori Svenson ka komentuar edhe deklaratat e drejtuesve te partive politike për votimin e tre ligjeve për integrimin. “Më pëlqen që është hedhur ideja e miratimit të tre ligjeve. Por miratimi i tre ligjeve duhet të kishte ndodhur kohë më pare. Miratimi i tre ligjeve ka të bëjë me ecjen përpaa të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”, tha diplomati suedez. Gjithashtu ai ka apeluar për uljen e tensioneve politike dhe toneve gjatë fushatës elektorale.

The post Ambasadori suedez: KQZ me 4 anëtarë nuk garanton zgjedhje normale appeared first on Albanian News Agency.

Projekti TAP, Memorandum Bashkepunimi mes Shqiperise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kroacise
Shqipëria firmos Memorandumin e Bashkëpunimit në realizimin e gazsjellësit TAP me Malin e Zi, Bosnje Herzegovinën dhe Kroacinë. Memorandumi u nënshkrua në ambjentet e Kryeministrisë nga katër ministrat e Jashtëm Aldo Bumçi, Igor Lukshiç, Zlatko Lagumdzija dhe Joshko Klisoviç, në prani edhe të Kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i Qeverise shqiptare vlerësoi edhe një herë rëndësinë e projektit TAP, duke shtuar se ai është jo vetem një vlerë e shtuar ekonomike për të ardhmen, por dhe një urë e shkëlqyer bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. “TAP ka të gjitha shanset për të qenë projekti fitimtar. Krahasuar të dyja projektet çdo njeri e gjen TAP me një projekt fizibël dhe më të avancuar. Projekti tjetër është produkt i mossuksesit dhe në vetvete nuk ka sigurinë që ka projekti transadriatik. Dua të theksoj dhe një faktor tjetër, fuqinë bashkëpunuese që mban në vetvete ky projekt mes vendeve. Pak kohë më parë qeveritë e Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë firmosën një marrëveshje, e para e këtij lloji që i angazhon ato t’u përmbahen rregullave të rëndësishme. Besoj se vendimmarrësit do ta kenë parasysh edhe këtë faktor”, tha ai.

Berisha tha se drejtimi kryesor i gazsjellësit është tregu i madh italian dhe grek, por rajoni me dinamizmin e tij sjell një treg të shtuar në hapësirën e furnizimit me gaz. “Drejtimi kryesor i TAP është tregu italian dhe tregje të tjera, por rajoni sjell një treg të shtuar në këtë gazsjellës. Rajoni ynë është një rajon me dinamizëm dhe potencial real në vitet që vinë. Ne memorandumin që firmosëm sot për mirëkuptim me qeverinë italiane dhe greke është dëshmi edhe e një urie për nevoja për gaz të rajonit”, u shpreh Berisha.

Zv.Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje Herzegovinës Zlatko Lagumdzija e vlerësoi si një prespektivë të ndritur për të ardhmen e përbashkët ekonomike dhe energjitike të rajonit. “Do ta falenderoja Kryeministrin Berisha për udhëheqjen e tij. Ne ndajmë të njëjtat bindje, mirëkuptimin e përbashkët. Jemi këtu se besojmë në të ardhmen tonë, të rajonit, të BE dhe të projektit TAP. Besojmë që edhe vendimet që do merren do të jenë në bazë të ekonomisë dhe teknologjisë. Po e mbyll me një thënie që përdoret në Bosnje, “Na ndihmoftë Zoti, por në fillim duhet të ndihmojmë veten”, tha ai.

“Ndërtimi i gazësjellësit ka rëndësi strategjike për vendin tonë.Ndërlidhja që do kemi me sisteme të tjera energjitike do na sjellë një sistem më të qëndrueshëm dhe më të mirë. Ndërtimi i projektit do ndihmojë edhe në përmirësimin e infrastrukturës energjitike, është një projekt europian rreth sigurisë energjitike që ata promovojnë. Kjo është mundësi edhe për vendin tonë”, vlerësoi ministri i Jashtem i Integrimit Europian i Malit të Zi Igor Lukshiç.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, Joshko Klisoviç, shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj TAP.

Vendimi përfundimtar për projektin fitues pritet të merret në javët në vazhdim nga Konsorciumi Shah Deniz 2 në Azerbajxhan. Zgjedhja do te behet mes dy projekteve TAP dhe Nabucco West.

The post Projekti TAP, Memorandum Bashkepunimi mes Shqiperise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kroacise appeared first on Albanian News Agency.

Topi-Battelli: Situata në KQZ e zymtë, po shkelet Kodi Zgjedhor
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir topi shprehu sot qëndrimin shumë kritik të forcës politike që drejton në lidhje me klimën parazgjedhore si dhe situatën anormale në KQZ. Këto komente Topi i bëri pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet, të kryesuar nga kordinatori special Roberto Battelli.  Biseda  kishte në fokus të saj gjithë procesin që lidhet me zgjedhjet dhe situatën në KQZ.

Në një prononcim për mediat Topi akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama, të cilët sipas tij po  shkelin me të dyja këmbët ligjin zgjedhor duke filluar nga shpenzimet marramendëse e deri tek uzurpimi i hapsirave mediatike në favor të tyre.

Përsa i përket situatës në KQZ, Topi tha: se nuk besoj që në këto 22 vite të ketë pasur një situatë kaq të zymtë në këtë institucion. Duke akuzuar partitë politike që kanë ndërtuar Kodin Zgjedhor, Topi tha se mënyra se si është ndërtuar kontigjenti i partive në koalicione do të sjellë parlamentin më të dobët në këto 22 vite. “Ne nuk qahemi, ne vetëm ekspozojmë situatën ashtu siç është. KQZ e sotme është totalisht më e keqe se ajo kur Presidenti dhe KLD kishin në këtë institucion përfaqësuesit e tyre”, theksoi Topi. Ai apeloi plotësimin e vendeve në KQZ, pasi në të kundërt situate nuk mund të përmirësohet. “KQZ është themeli i aktivitetit që lidhet me zgjedhjet, nëqoftë se shembet themeli, ndërtesa rrëzohet”, u shpreh kreu i FRD-së.

The post Topi-Battelli: Situata në KQZ e zymtë, po shkelet Kodi Zgjedhor appeared first on Albanian News Agency.

PS prezanton kandidatet per Tiranen, Rama: Berisha i mbush sheshet me roberit e pushtetit
Partia Socialiste prezanton sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kandidatët e saj ne Tirane për zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Kryetari i PS Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë, ndërsa ka shtuar se kjo fushatë është edhe festë.

“Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen”, shkruan Rama.

Kryesocialisti nuk ka lënë pa sulmuar edhe mazhorancën që sipas tij i mbush sheshet me punonjës të administratës. “Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh. Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar” , shkruan Rama.

The post PS prezanton kandidatet per Tiranen, Rama: Berisha i mbush sheshet me roberit e pushtetit appeared first on Albanian News Agency.

Berisha ne Kukes: Votoni nr 44, eshte i arte. Rama pelqen Shqiperine e eterve te tij
Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë për votimin e 3 ligjeve, miratimi i të cilave i cel dritën jeshile Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë mënyrë Kreu i Qeverisë i është përgjigjur kërkesës së bërë nga LSI për votimin e 3 ligjeve brenda mandatit të këtij parlamenti, ndërsa nuk dihet nëse mazhoranca do të pranojë kushtin që ato të hyjnë në fuqi në shtator sikundër propozon partia e Ilir Metës. Berisha ishte i pranishëm në qarkun verior të vendit për të prezantuar kandidatët e PD për deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit, listë që kryesohet nga ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Duke iu drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama për bllokimin e vazhdueshëm të votimit të 3 ligjeve në Kuvend, duke penguar marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Gjithashtu Berisha i bëri thirrje Ramës që të votohet në Kuvend ligji për amnistinë. “I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga 2011 deri më sot për të gjithë shqiptarët.  Se ti zotëri, ti që Koços i jepje 80 përqind të tenderave të bashkisë, ti që i llogarisje Kristaqit bulevarde për sheshe ndërtimi, ti refuzove amnistinë fiskale të qeverisë. i bëj thirrje që së bashku me tre ligjet të votojmë amnistinë që nuk e votove dhe të marrësh në 23 qershor fundin që meriton”, tha Berisha.

Ai kërkoi nga qytetarët e Kukësit që të votojnë numrin 44 në fletën e votimit ku renditet Partia Demokratike.  “Po shkojmë më 23 qershor pasi me punën dhe djersën tuaj, kemi ndryshuar Kukësin dhe Shqipërinë. Sot  Kukësi dhe Shqipëria janë anëtare e NATO-s. Sot Kukësi me Tiranën lidhen me një nga autostradat më të bukura të rajonit dhe më gjerë. Sot Kukësi ka të ndërtuara dhe të rindërtuara qindra dhe qindra km rrugë, qendra shëndetësore, ujësjellësa e kanalizime. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë, Partinë Demokratike pasi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset. Në këtë qark kemi krijuar ferma të reja, kemi subvensionuar mbi 600 ha drurë frutore. Kukësi ka sot universitetin e tij”, theksoi Berisha.

Ndërkohë në fjalën e tij, Kryetari i PD-së nuk ka lënë mënjanë komentet për alternativën e opozitës , të cilën e quajti  si alternativën e akuzave dhe poshtërimit të shqiptarëve. “Njeriut që pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalët më të ndyra, le ti themi se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. :Shqipëria për ty është sot e shëmtuar por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës ajo është Amerika e tyre”,  tha Berisha.

The post Berisha ne Kukes: Votoni nr 44, eshte i arte. Rama pelqen Shqiperine e eterve te tij appeared first on Albanian News Agency.