
Pronari i New England Patriots, Robert Kraft, pohoi se Presidenti rus Vladimir Putin vodhi unazën e tij të Super Bowl XXXIX në vitin 2005, por atij iu kërkua nga zyrtarët amerikane të thotë se kjo ishte një dhuratë për të shpëtuar vështirësitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kraft foli rreth incidentit të enjten përballë një turme në [...]

Ministri i Brendshëm i Iranit shpalli klerikun e moderuar Hassan Rowhani fitues të zgjedhjeve presidenciale, një fitore mbresëlënëse kjo mbi konservatorët në fuqi. Rowhani – favoriti i reformatorëve dhe ish negociator i bisedimeve bërthamore – mori gati 19 milionë vota nga 37 milionë iranianë që votuan. Ai siguroi pak më shumë se 50 përqind të [...]

Kryeministri britanik David Cameron pranoi se herë pas here ai punon i veshur me …pizhama. Kryeministri e tregoi këtë sekret për një emision të BBC, “Have Your Say”. “Unë cohem shumë herët në mëngjes dhe nis punoj përpara se të vishem me veshjen zyrtare. Kështu që, po, punoj edhe i veshur me pizhama”, tha Cameron. [...]

Të jesh dentist nuk është e lehtë, sidomos kur pacientët janë grabitqarë shumë të rrezikshëm si luanë apo hipopotamë, por Dr. Gerhard Steenkamp ka durim dhe di si të sillet me ta. Afrikano-jugori është një nga dentistët-veterinerë më të aftë në botë dhe është aq i kërkuar sa ka bërë operacione në Kinë, Egjipt, Emiratet [...]

Kryeministri turk Reçep Taip Erdohan ka ftuar një grup të dytë protestuesish anti-qeveritarë për një takim të papritur në orët e vona të natës, pasi dha atë që e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” për protestuesit. Delegacioni i dytë përfshin artistë, aktorë dhe këngëtarë. Kryeministri u takua të mërkurën me grupin e parë të përfaqësuesve. [...]

Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e një analize të re sipas së cilës regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në sasi të vogla në Siri. Presidenti Obama ka marrë vendimin të ofrojë ndihma të reja, përfshirë ndihma ushtarake të paspecifikuara për forcat e opozitës siriane. Pas asaj që u cilësua si një analizë [...]

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se kanë zbuluar një ditar të kohës së luftës së Alfred Rosenberg, një zyrtar i partisë naziste dhe këshilltar kryesor i Adolf Hitlerit. Zyrtarët nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Drejtësisë u janë bashkuar përfaqësuesve të Muzeut Memorial të Holokaustit të SHBA-së për të diskutuar restaurimin e rreth 400 [...]

Global Firepower ka përpiluar listën e ushtrive më të forta në botë, duke marrë parasysh dhjetëra parametra. Lista përfshin 68 shtete. Shqipëria e Kosova nuk janë në listë, që do të thotë se mund të llogariten ndër shtetet më të dobëta në aspektin ushtarak. Nga vendet e rajonit, nuk figuron as Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina [...]

Gjithnjë e më shumë njerëz po e braktisin kishën, por janë të shumtë ata që megjithatë dëshirojnë një prift në dasmën e tyre. Iniciativa “Pastor me qera” shpreson ta plotësojë këtë mungesë në treg. Andrea donte që dasma e saj të ishte jo vetëm një ditë e madhe, por edhe një ditë speciale dhe e [...]
Jun 13 2013 | Postuar ne
BOTA,
FLASH NEWS |
Lexo me Teper »

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar një “paralajmërim të fundit” për protestuesit, që të largohen nga parku Gezi në qendër të Stambollit. “Durimi ka një fund. Unë jam duke bërë paralajmërimin tim për herë të fundit”, tha ai. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park dhe sheshin Taksim, që ndodhet pranë tij, kanë vazhduar [...]