Albanian News Agency» BOTA

15-vjeçari mund peshkaqenin
Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbijetoi sulmit të një peshkaqeni, duke dyluftuar fizikisht me të.

15-vjeçari Garret Sebesta është vendosur në qendër të përgëzimeve kombëtare, kur tregoi një kurajo të pabesueshme, në duelin për jetë a vdekje të ndodhur gjatë së hënës.

I riu ishte duke notuar me disa miq në bregdetin e Teksasit, kur peshkaqeni e kafshoi nga pas në këmbë.

Duke ruajtur gjakftohtësinë, Sebesta u kthye dhe nisi të qëllonte peshkaqenin në trup.

Reagimi i të riut bëri që kafsha të shkëpuste kafshimin nga këmba dhe t’i kapte dorën me nofullat e tij të fuqishme, por Garret vazhdoi luftën e tij, duke e qëlluar me dorën tjetër dhe duke i futur gishtat në sy.

I përballur me këtë reagim të vendosur, peshkaqeni vendosi të mos rrezikonte më tej dhe e la të lirë prenë, përpara se të kapej pak më pas nga një peshkarexhë e zonës.

Ndërkohë, miqtë e adoleshentit arritën të lajmëronin në kohë Rojen Bregdetare, e cila nxorri 15-vjeçarin e plagosur nga uji dhe e dërgoi me urgjencë me një helikopter në një spital, ku u kurua për plagët e thella në gjymtyrë dhe humbjen e gjakut.

Pavarësisht kësaj përballje të tmerrshme, Sebesta do të mbijetojë dhe do të rikuperojë funksionalitetin e plotë të këmbës dhe dorës së dëmtuar, diçka që nuk mund të thuhet për peshkaqenin, i cili do të shitet tashmë në një rrjet restorantesh, për t’u konsumuar prej të gjithë atyre që do të kenë dëshirë të provojnë shijen e mishngrënësit.

The post 15-vjeçari mund peshkaqenin appeared first on Albanian News Agency.

Thaçi: S’do te kete kembim territoresh dhe as Shqiperi te Madhe, Berisha është keqkuptuar
Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk do të ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse.

Lidhur me tendencat për një “Shqipëri të madhe”, Thaçi ka vlerësoi se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime por ku do të respektohen kufijtë shtetëror. Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo zbatimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë. Ndryshe, sipas kryeministrit Thaçi, “as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë alternativë”, citon RTK deklaratën e kryeministrit kosovar dhënë kësaj gazete. Fillimisht kryeministri Thaçi ka vlerësuar se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze Die Presse. Kosova dhe Serbia, ka thënë ai, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një agjendë që i shërben të ardhmes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Duke folur për fatin e mëtejshëm të Marrëveshjes, kryeministri Thaçi ka theksuar se “nga Serbia po shfaqet një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo implementimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse ndryshe as për Kosovën as për Serbinë nuk do të ketë të ardhme evropiane”. Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë, ka theksuar kryeministri Thaçi, që, sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera , kurse në tetor, ka thënë ai, do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.  (KOHA)

The post Thaçi: S’do te kete kembim territoresh dhe as Shqiperi te Madhe, Berisha është keqkuptuar appeared first on Albanian News Agency.

Christine Lagarde i shkruan ish presidentit francez, Nicolas Sarkozy
“Më përdor për aq kohë sa të duhem”. Ka krijuar skandal në Francë, letra e gjetur nga hetuesit në 20 mars, të shkruar nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard drejtuar ish presidentit Nicola Sarkozy. Letra është gjetur në banesën e Lagard në Paris gjatë kontrollit kur ajo u përfshi në skandalin e Tapie – Kredit Liones. Edhe pse është pa datë letra mendohet se është shkruar në kohën kur Lagarde ishte ministre finance dhe Sarkozi president i Republikës.

Ka qenë francezja Le monde që ka botuar e para përmbajtjen e letrës dhe që më pas është marrë dhe nga mediat e tjera. Letra që niste me “I dashur Nicolas” tregon një Lagarde shumë të nënshtruar ku ndër të tjera thotë: “Jam pranë teje për të të shërbyer ty dhe projekteve të tua për Francën. Kam dhënë më të mirën edhe pse mund të kem dështuar dhe për këtë të kërkoj ndjesë. Nuk kam ambicie politike personale dhe nuk dua të jem një ambicioze servile si shumë nga ata që të rrethojnë. Më përdor për aq kohë sa të duhem, ty dhe veprës tënde. Nëse më përdor kam nevojë për ty si guidë dhe si mbështetje, pasi pa drejtimin tënd mund të jem e padobishme dhe mund të jem pak e besueshme

Me admirim të thellë Kristin”

Në shtypin francez letra ka bërë shumë bujë duke ndezur dhe fantazinë e shumë lexuesve të cilët kanë filluar të bëjnë parodi për këtë çështje.

The post Christine Lagarde i shkruan ish presidentit francez, Nicolas Sarkozy appeared first on Albanian News Agency.

Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit
Barack Obama fitoi episodin e dytë të Luftës së Ftohtë, duke arritur një fitore “mbresëlënëse” ndaj kryetarit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Ndërsa liderat e superfuqive botërore janë mbledhur në Irlandë për samitin e “G8”-s, në një takim ku Siria do të jetë në qendër të vëmendjes, zyrtarë të administratës amerikane arritën të prenotonin pishinën dhe palestrën e mbyllur të hotelit, të gjithën për zotin Obama.

Ashtu si homologu i tij rus, Presidenti Amerikan ka një regjim të vazhdueshëm stërvitje fizike dhe noti ka një rëndësi thelbësore në këtë program.

Mësohet se Putin ishte gjithashtu i interesuar për të prenotuar këtë pishinë, por në mungesë të saj, tashmë do të jetë i detyruar që të stërvitet pranë një liqeni të ftohtë, në veri të resortit ku po qëndrojnë liderat e shteteve.

“Të dy dëshironin të prenotonin pishinën dhe palestrën, por amerikanët e kërkuan të parët, ndaj edhe hoteli ia dha atyre, pavarësisht një presioni qesharak të rusëve”, deklaroi një burim për të përditshmen britanike “The Sun”.

E megjithatë, liqeni i ftohtë irlandez, vështirë të jetë një problem për Putin, një ekspert xhudoje dhe gjuetar i zoti, i cili është mësuar të ushtrohet në kushtet e të ftohtit rus, shpesh herë edhe gjysmënudo.

The post Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit appeared first on Albanian News Agency.

Bie nga kati i 15-të, mbijeton me vetëm disa fraktura
Një britanik i shpëtoi një rënie nga kati i 15-të i një ndërtese në Zelandën e Re, raportuan mediat neozelandeze. Tim Stilwell ra nga blloku i apartamenteve ku jetonte në Okland, në dukje pasi kishte mbërritur në shtëpi i dehur, rreth orës 02:00.

Megjithatë, në mënyrë pothuajse të pashpjegueshme, përplasja e dhunshme me betonin, në rënien e lirë nga një lartësi prej pothuajse 50 metrash, i kushtoi të riut vetëm disa fraktura.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital, ku u vendos në reanimacion, por është deklaruar jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që të riaftësohet plotësisht.

Një shembull i mëtejshëm se “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, ngjarja që i ndodhi 20-vjeçarit shokoi edhe miqtë e tij, me të cilët kishte udhëtuar deri në vendin e largët për pushime.

“Ka pësuar disa plagë të brendshme, ka thyer disa brinjë dhe qafën, por nuk ka asgjë që ta vendosë në rrezik për jetën. Vajta dhe e vizitova në spital, ai duket mirë, jashtëzakonisht mirë duke marrë në konsideratë atë që i ndodhi”, tha një prej mikeshave të tij, me të cilat ndante apartamentin.

The post Bie nga kati i 15-të, mbijeton me vetëm disa fraktura appeared first on Albanian News Agency.

Babai e përdhunon, vajza i pret kokën
Një vajzë adoleshente i ka prerë kokën të atit pasi ai e kishte përdhunuar kur ishin vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Papua Guinenë e Re, në Azi.

Sipas ‘Post Courier’, banorët e fshatit në afërsi të maleve tashmë nuk lejojnë policinë të arrestojë 18-vjeçaren pasi janë të bindur se burri meritonte të vdiste. Prifti i kishës lokale, Lucas Kumi, ka bërë të ditur se banorët nuk do të pranojnë që mbi vajzën të nisin hetimet.

“Babai përfitoi nga rasti kur nëna me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për të vizituar disa të afërm. Ai hyri në dhomën e vajzës dhe e përdhunoi disa herë. Në mëngjes shkoi për ta përdhunuar sërish, por vajza kishte marrë një thikë dhe i preu kokën”, tha prifti.

“Duam që vajza të vazhdojë të jetë pjesë e komunitetit tonë sepse ajo bëri atë që bëri nga trauma e gjestit djallëzor të të atit”, shtoi prifti.

The post Babai e përdhunon, vajza i pret kokën appeared first on Albanian News Agency.

I ati e perdhunon, vajza i pret koken
Një vajzë 18 vjecare i ka prerë kokën të atit, pasi ai e kishte përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur në Papua Guinenë e Re, në Azi, pasi babai i saj kishte perfituar nga te qenurit vetem ne shtepi.

Banorët e fshatit në afërsi të maleve tashmë kane marre ne mbrojtje vajzen dhe nuk lejojnë policinë të arrestojë 18-vjeçaren, pasi janë të bindur se burri meritonte të vdiste, shkruan ‘Post Courier’. Prifti i kishës lokale, Lucas Kumi, ka bërë të ditur se banorët nuk do të pranojnë që mbi vajzën të nisin hetimet. “Babai përfitoi nga rasti kur nëna me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për të vizituar disa të afërm. Ai hyri në dhomën e vajzës dhe e përdhunoi disa herë. Në mëngjes shkoi për ta përdhunuar sërish, por vajza kishte marrë një thikë dhe i preu kokën”, tha prifti. “Duam që vajza të vazhdojë të jetë pjesë e komunitetit tonë sepse ajo bëri atë që bëri nga trauma e gjestit djallëzor të të atit”, shtoi prifti.

The post I ati e perdhunon, vajza i pret koken appeared first on Albanian News Agency.

Udheton 50 kilometra me sharrë në bark
Braziliani Gregori Stajnmed ka udhëtuar 50 kilometra me sharrë të ngulur në bark para se të arrijë deri te spitali ku është operuar, kanë thënë mjekët që kujdesen për të.

“Gjendja e Stajnmed është stabile, ai normalisht ushqehet dhe duhet të kthehet në shtëpi për disa ditë”, ka thënë përfaqësuesja e spitalit Vida e Saude në qytetin jugor të Brazilit Santa Roza. Siç theksojnë mediet, bujku 56 vjeçar me sharrë kishte prerë disa drunj në oborr të shtëpisë kur i doli nga dora dhe iu ngulit në barkë. Ai ka kërkuar ndihmë nga bashkëshortja Fride Maria të cilës iu kujtuan orët e ndihmës së parë. “Bashkëshorti im ka dashur ta heq nga barku, por e kam ndaluar ta bëjë këtë dhe se duhet të shkojë në spital”, tha ajo.

Sipas fjalëve të kirurgut që ka kryer operimin, aparati i është ngulitur 10 cm në trupin e Stajnmed, por nuk ka dëmtuar asnjë organ vital. “Po të nxirej sharra gjatë transportit pacienti deri në spital do të vdiste nga gjakderdhja”, tha kirurgu. Sa i përket Stajnmedit, ai u përbetua se kurrë më nuk do të prek sharrat.

The post Udheton 50 kilometra me sharrë në bark appeared first on Albanian News Agency.

Stamboll, policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve
Policia turke përdori dje gazin lotësjellës dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit nga Parku Gezi, pasi ata nuk përfillën ultimatumin për të ndalur protestat dy javëshe në zonë.

Parku u boshatis shumë shpejt pasi qindra policë, me automjete të blinduara u futën në zonë dhe filluan të përdorin granatat xhurmuese dhe gazin lotësjellës. Një zjarr digjej në një rrugë pranë parkut dhe ka pasur raporte se është përdorur gaz lotësjellës edhe në lobin e një hoteli me pesë yje, ku u strehuan disa nga protestuesit. Policia paralajmëroi gazetarët që po ndiqnin zhvillimet të largoheshin ose mund të bëheshin objekt arrestesh.

Para masave policore, protestuesit kishin filluar të grumbulloheshin në park dhe në Sheshin Taksim aty pranë, në përgjigje të thirrjeve përmes medias sociale për një protestë masive. Organizimi i djeshëm u ndërmor në përgjigje të kritikave të kryeministrit Reçep Taip Erdohan ndaj demonstruesve.

Vetëm disa orë më parë në një tubim në Ankara, kryeministri tha para dhjetëra mijëra përkrahësve se demonstruesit në Stamboll ishin njerëz të shtresave të izoluara dhe nxori paralajmërim kundër tyre.

Kryeministri Erdohan tha se parku nuk u përket organizatave të paligjshme dhe Parku Gezi e Sheshi Taksim duhet të lirohen, përndryshe situatën do ta marrin në dorë forcat e sigurisë.

Zoti Erdohan paralajmëroi më pas se do të ndërmerrej një operacion i ligjshëm, duke thënë se protestuesit do të nxirreshin para drejtësisë. Ai i akuzoi protestuesit se po shfrytëzoheshin nga fuqi të huaja që po bashkëpunonin me elementë brenda në Turqi.

Protesta fillestare në Parkun Gezi u organizua për të ndalur planet qeveritare për një projekt komercial në këtë park. Por një përgjigje e egër nga policia dy javë më parë solli acarimin e protestave dhe shndërrimin e tyre në demonstrata mbarë-kombëtare me thirrjet kundër qeverisë. Kritikët e zotit Erdohan thonë se ai po përpiqet t’u imponojë turqve laikë pikëpamjet e tij konservatore islamiste.

Zoti Erdohan ende gëzon mbështetje të konsiderueshme në Turqi, pasi siguroi 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. Por vëzhguesit thonë se trazirat e fundit civile tregojnë se Turqia mbetet një vend i polarizuar. (VOA)

The post Stamboll, policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve appeared first on Albanian News Agency.

Putin më vodhi unazën!
Pronari i New England Patriots, Robert Kraft, pohoi se Presidenti rus Vladimir Putin vodhi unazën e tij të Super Bowl XXXIX në vitin 2005, por atij iu kërkua nga zyrtarët amerikane të thotë se kjo ishte një dhuratë për të shpëtuar vështirësitë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kraft foli rreth incidentit të enjten përballë një turme në mbrëmjen gala të Medaljes së Ekselencës në Carnegie Hall në Waldorf-Astoria në New York, shkruan Daily Mail. “Unë e mora unazën dhe ia tregova atë dhe Putin e provoi në gisht dhe u largua. ‘Unë mund të vras dikë me këtë unazë’”, tha  Kraft.  “Ai e vendosi atë në xhepin e tij dhe tre djema të KGB u mblodhën rreth tij dhe dhe dolën jashtë’, tha më tej Kraft. Incidenti ndodhi në vitin 2005, në verë, pasi Patriots kishin fituar Super Bowl-in e tretë të tyre, nën pronësinë e tij.

Ai ishte një nga biznesmenët e shquar amerikanë, të cilët vizituan Rusinë për t’u takuar me Putin. Në atë kohë, Kraft lëshoi një deklaratë publike ku thuhej se unazë me diamante, me vlerë më shumë se  25,000 $, kishte qenë një dhuratë. Por tani Kraft ka pohuar se Putin thjesht e përvetësoi unazën 4.94 karatëshe dhe se Shtëpia e Bardhë ka ndërhyrë kur ai kërkoi t’i kthehej, raporton New York Post.

Sipas Kraft, ai mori një telefonatë nga George W. Bush, që drejtonte në atë kohë Shtëpinë e Bardhë, duke i thënë: “Do të jetë me të vërtetë në interesin më të mirë të marrëdhënieve amerikano-sovjetike në qoftë se ju do të thoni se ai dhatë unazën si një dhuratë”.

Por, Kraft i tha: “Unë me të vërtetë nuk dua t’a bëj këtë. Kam një lidhje emocionale me atë unazë, ajo ka emrin tim mbi të. Unë nuk dua t’a shoh në eBay. Pati një pauzë në anën tjetër të linjës dhe zëri përsëriti: Kjo me të vërtetë do të jetë në interesin më të mirë në qoftë se ju do të thoni se ia dhatë unazën si një dhuratë”. Thuhet se unaza mbahet në bibliotekë Kremlinit.

The post Putin më vodhi unazën! appeared first on Albanian News Agency.