Albanian News Agency» Ballkani

Thaçi: S’do te kete kembim territoresh dhe as Shqiperi te Madhe, Berisha është keqkuptuar
Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk do të ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse.

Lidhur me tendencat për një “Shqipëri të madhe”, Thaçi ka vlerësoi se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime por ku do të respektohen kufijtë shtetëror. Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo zbatimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë. Ndryshe, sipas kryeministrit Thaçi, “as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë alternativë”, citon RTK deklaratën e kryeministrit kosovar dhënë kësaj gazete. Fillimisht kryeministri Thaçi ka vlerësuar se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze Die Presse. Kosova dhe Serbia, ka thënë ai, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një agjendë që i shërben të ardhmes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Duke folur për fatin e mëtejshëm të Marrëveshjes, kryeministri Thaçi ka theksuar se “nga Serbia po shfaqet një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo implementimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse ndryshe as për Kosovën as për Serbinë nuk do të ketë të ardhme evropiane”. Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë, ka theksuar kryeministri Thaçi, që, sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera , kurse në tetor, ka thënë ai, do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.  (KOHA)

The post Thaçi: S’do te kete kembim territoresh dhe as Shqiperi te Madhe, Berisha është keqkuptuar appeared first on Albanian News Agency.

Stamboll, policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve
Policia turke përdori dje gazin lotësjellës dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit nga Parku Gezi, pasi ata nuk përfillën ultimatumin për të ndalur protestat dy javëshe në zonë.

Parku u boshatis shumë shpejt pasi qindra policë, me automjete të blinduara u futën në zonë dhe filluan të përdorin granatat xhurmuese dhe gazin lotësjellës. Një zjarr digjej në një rrugë pranë parkut dhe ka pasur raporte se është përdorur gaz lotësjellës edhe në lobin e një hoteli me pesë yje, ku u strehuan disa nga protestuesit. Policia paralajmëroi gazetarët që po ndiqnin zhvillimet të largoheshin ose mund të bëheshin objekt arrestesh.

Para masave policore, protestuesit kishin filluar të grumbulloheshin në park dhe në Sheshin Taksim aty pranë, në përgjigje të thirrjeve përmes medias sociale për një protestë masive. Organizimi i djeshëm u ndërmor në përgjigje të kritikave të kryeministrit Reçep Taip Erdohan ndaj demonstruesve.

Vetëm disa orë më parë në një tubim në Ankara, kryeministri tha para dhjetëra mijëra përkrahësve se demonstruesit në Stamboll ishin njerëz të shtresave të izoluara dhe nxori paralajmërim kundër tyre.

Kryeministri Erdohan tha se parku nuk u përket organizatave të paligjshme dhe Parku Gezi e Sheshi Taksim duhet të lirohen, përndryshe situatën do ta marrin në dorë forcat e sigurisë.

Zoti Erdohan paralajmëroi më pas se do të ndërmerrej një operacion i ligjshëm, duke thënë se protestuesit do të nxirreshin para drejtësisë. Ai i akuzoi protestuesit se po shfrytëzoheshin nga fuqi të huaja që po bashkëpunonin me elementë brenda në Turqi.

Protesta fillestare në Parkun Gezi u organizua për të ndalur planet qeveritare për një projekt komercial në këtë park. Por një përgjigje e egër nga policia dy javë më parë solli acarimin e protestave dhe shndërrimin e tyre në demonstrata mbarë-kombëtare me thirrjet kundër qeverisë. Kritikët e zotit Erdohan thonë se ai po përpiqet t’u imponojë turqve laikë pikëpamjet e tij konservatore islamiste.

Zoti Erdohan ende gëzon mbështetje të konsiderueshme në Turqi, pasi siguroi 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. Por vëzhguesit thonë se trazirat e fundit civile tregojnë se Turqia mbetet një vend i polarizuar. (VOA)

The post Stamboll, policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve appeared first on Albanian News Agency.

Erdogan takon protestuesit
Kryeministri turk Reçep Taip Erdohan ka ftuar një grup të dytë protestuesish anti-qeveritarë për një takim të papritur në orët e vona të natës, pasi dha atë që e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” për protestuesit.

Delegacioni i dytë përfshin artistë, aktorë dhe këngëtarë. Kryeministri u takua të mërkurën me grupin e parë të përfaqësuesve. Por pjesa më e madhe e demonstruesve nuk u kushtuan rëndësi bisedimeve, duke thënë se përfaqësuesit ishin zgjedhur nga qeveria.

Dje në orët e para të ditës, zoti Erdohan paralajmëroi protestuesit se kishin 24 orë afat për t’u larguar nga Sheshi Taksim i Stambollit. Protestuesit kanë dy javë që vazhdojnë protestat kundër planeve për të ndërtuar një kompleks kompercial në një park publik. Shumë shpejt protestat morën përmasat e demonstratave masive kundër regjimit të zotit Erdohan. Opozita e akuzon atë se po përpiqet të imponojë pikëpamjet e tij konservatore islamiste mbi turqit laikë. (VOA)

The post Erdogan takon protestuesit appeared first on Albanian News Agency.

‘Paralajmërimi i fundit’ i Erdogan: Durimi ka një fund
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan  ka lëshuar një “paralajmërim të fundit” për protestuesit, që të largohen nga parku Gezi në qendër të Stambollit. “Durimi ka një fund. Unë jam duke bërë paralajmërimin tim për herë të fundit”, tha ai. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park dhe sheshin Taksim, që ndodhet pranë tij, kanë vazhduar për gati dy javë.

Aktivistët kanë thënë se nuk do të largohen prej këtu derisa qeveria të heqë dorë nga planet në park. Partia e Erdogan ka propozuar një referendum mbi çështjen ndërkohë. Edhe pse një votë e tillë nuk do të jetë ligjërisht detyruese, Erdogan la të kuptohet se do të respektojë rezultatin.

“U them nënave dhe baballarë, merrni fëmijët tuaj dhe nxirrini prej këtu”, deklaroi Erdogan. “ne nuk mund të presim më, sepse Parku Gezi nuk u përket protestuesve, por popullit”. Fjalimi i tij në takimin e partisë së tij AK në Ankara, mori ovacione të të pranishmëve, duke u ngritur në këmbë.

Qeveria turke: Referendum për projektin e parkut

Qeveria turke thotë se mund të shqyrtojë idenë e organizimit të një referendumi lidhur me të ardhmen e parkut publik. Planet për ngritjen e një kompleksi komercial në këtë park u bënë shkak për protestat masive që kanë mbërthyer vendin. Por zëdhënësi qeveritar u shpreh se për të shqyrtuar këtë alternativë, duhet të ndalen së pari protestat.  Komentet u bënë ndërkohë që kryeministri Erdohan po zhvillonte bisedime me përfaqësues të protestuesve. Por shumë protestues të tjerë kanë thënë se nuk do të përfillin rezultatet e bisedimeve, pasi grupi i protestuesve u zgjodh nga vetë qeveria.

Mijëra juristë turq u larguan dje nga gjykatat në shenjë proteste ndaj ndalimit të kolegëve të tyre nga policia, në vazhdën e trazirave më të gjera anti-qeveritare në disa vjet.

Mbi 2000 juristë të mbledhur para gjykatës kryesore të Stambollit hidhnin parulla “kudo Taksim, kudo qëndresë”. Protesta e juristëve u ndërmor në përgjigje të fushatës policore ndaj demonstruesve anti-qeveritarë në Sheshin Taksim të qytetit. Një nga juristët shpjegon se ata po protestojnë ndaj atyre që ajo i cilëson si zhvillime shumë negative në Sheshin Taksim.

Në përgjigje të protestës së juristëve, kreu i Shoqatës së Avokatëve në Stamboll, Ьmit Kocasakal, kritikoi përgjigjen e policisë. Ai thotë se përdorimi i gazit lotësjellës dhe plumbave plastikë është i paligjshëm dhe vënia në shenjestër e të gjithëve pa dallim nga aktet, është e pajustifikueshme. Ai thotë se protestuesit turq nuk janë buburreca që mund të vriten me përdorimin e gazit.

Deri në orët e para të ditës së djeshme, forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit. Afro 100 juristë u ndaluan nga policia të martën, ndërkohë që protestonin në gjykatat e Stambollit kundër fushatës qeveritare. Sipas njoftimeve, të gjithë janë liruar.

Sheshi Taksim është nën kontrollin policor dhe Parku Gezi, ende i zaptuar nga protestuesit, është rrethuar nga policia.

Planet e qeverisë për një kompleks komercial në parkun Gezi ishin shkaku i shpërtimit të protestave që gradualisht u shndërruan në qëndresën më të madhe anti-qeveritare në disa dekada me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Recep Taip Erdohan.

Zoti Erdohan u takua me një delegacion me 11 studentë, akademikë dhe artistë. Disa protestues në parkun Gezi ishin kundër takimit me kryeministrin, duke akuzuar se grupi i protestuesve në takim ishte zgjedhur nga qeveria.

Kryeministri do të takohet edhe me një artist të njohur që mendohet se do të marrë rolin e ndërmjetësit. Shumë protestues e kanë kundërshtuar këtë ide. (VOA)

The post ‘Paralajmërimi i fundit’ i Erdogan: Durimi ka një fund appeared first on Albanian News Agency.

Greqia mbyll ERT
Greqia është zotuar ta rihapë transmetuesin e vet shtetëror, ERT, pasi e mbylli atë në përpjekje për të kursyer para.  Qeveria e ndaloi transmetimin e sot në mëngjes, pasi e njoftoi dje këtë vendim. Nuk është dhënë një datë për rifillimin e transmetimeve. Mijëra protestues u mblodhën jashtë zyrave të stacionit ERT në Athinë, për të protestuar këtë veprim të qeverisë dhe pushimin nga puna të 2 mijë e 500 punonjësve, ndërsa gazetarët vazhduan të transmetojnë drejtpërdrejt on line.

Qeveria tha se ERT ishte një rast i shpenzimeve të mëdha të panevojshme dhe se mbyllja e stacionit do t’u kursente para taksapaguesve. Greqia është duke kaluar kohë të vështira ekonomike, në këtë periudhë kur përpiqet të plotësojë kushtet për të marrë këstet e ndihmës ndërkombëtare. Sindikata e gazetarëve grekë bëri thirrje për greva, deri në rihapjen e stacionit ERT.

Kryeministri grek Antonis Samaras po ndeshet me kundërshtimin e partnerëve të koalicionit, Partia Socialiste, PASOK dhe Partia Demokartike e Majtë, lidhur me mbylljen e stacionit ERT. Udhëheqësi i opozitës, Alexis Tsipras, tha se do të takohet me Presidentin Karolos Papulial, për të protestuar ndaj këtij vendimi. (VOA)

The post Greqia mbyll ERT appeared first on Albanian News Agency.

Të gjithë kundër Erdogan, por jo kurdët
Pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit turk Erdogan janë bërë më të forta. Por kjo kërkesë nuk mbështetet nga të gjithë protestuesit.

Prej gati një jave situata në Turqi nuk është e qetë. Tani arsye nuk janë vetëm pemët e parkut të Stambollit, por edhe mungesa e demokracisë në vend. Kërkesa kryesore e demonstruesve: dorëheqja e kryemnistirit Recep Tayyip Erdogan. Ai është në pushtet që prej 10 vitesh. Dy herë ka fituar zgjedhjet partia e tij islamike konservatore AKP dhe me një rezultat të thellë. Popullaritreti i Erdogan ishte i padiskutueshëm. Turqia dukej se po ecte në rrugën e duhur për shkak të zhvillimit ekonomik dhe ishte marrë gjithmonë si shembulli i një studenti shembullor në nivel ndërkombëtar.

Kryeministri turk përballet për herë të parë më protesta të tilla masive.Por kjo nuk e habit aspak atë, thotë në një intervistë për DW gazetari dhe shkrimtari turk Cengiz Aktar. “Qeveria kërkon të japë përshtypjen se gjithëçka është nën kontroll, por në të vërtetë asgjë nuk është në rregull.”

Synimi është Erdogan jo partia e tij

Në parrullat e demonstruesve duket qartë se ata duan dorëheqjen e Erdogan dhe nuk janë kundër partisë së tij apo pjesës tjetër të qeverisë, thotë Aktar. “Ai hyn në jetën private të njerëzve. Përshembull ndalimi i përdorimit të buzëkuqit nga stjuardesat apo ndalimi i shitjes së alkoolit pas orës 22:00. Këto gjëra janë në kundërshtim të plotë me jetën moderne në Turqi”, thotë Aktar. Në fillim njerëzit menduan se këto ligje nuk mund të hynin në fuqi, por kur një gjë e tillë ndodhi atëherë kuptuan se çfarë po ndodhte, vazhdon më tej gazetari.

Përpjekja e Erdoganit për të riorganizuar jetën sociale dhe stili i tij autoritar i vendim-marrjes janë arsyet kryesore të protestave, shpjegon Aktar. Dhe i gjithë mllefi shpërtheu papritur për një çështje si ajo e prerjes së pemëve në parkun Gezi.

“Lëvizje e të rinjve pa ngjyra partiake”

Për Gencer Özcan, drejtues i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Bilgi të Stambollit, tensionet në Turqi nisën më 1 Maj, ditën ndërkombëtare të punës. “Qeveria ndaloi zhvillimin e një proteste të të majtëve në sheshin Taksim. Atë ditë mjetet e transportit publik u ndaluan dhe policia që atë ditë ishte e dhunshme ndaj demonstruesve”, tha profesori në një intervistë për Deutsche Welle.

Në ditët e mëvonshme protestat nuk do të ndaleshin. Erdogan akuzoi demonstruesit se mbështeteshin nga grupe ekstremiste. Por gazetari Aktar është kundër kësaj thënie. “Kjo është një lëvizje e të rinjve, pa ngjyra partiake, lëvizje urbane pa një axhendë politike dhe pa udhëheqës.” Grupet klasike të majta që gjenden gjithmonë në protesta të tilla nuk janë shfaqur, thotë gazetari duke patur në mendie socialistët, komunistët dhe partinë e kurdëve. “Asnjë lëvizje politike apo parti nuk udhëhoqi njerëzit në sheshin Taksim, parkun Gezi apo në ndonjë qytet tjetër turk”, thekosn Aktar.

Një trup shumëngjyrësh

Edhe Gencer Özcan e cilëson bashkimin e qytetarëve si një demonstratë majft të gjerë. Të gjitha grupet e mundshme kanë marrë pjesë në protestë, ashtu si edhe grupet radikale, thotë Özcan. “Por shtylla kurrizore e protestës janë të rinjtë, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre. Të rinjtë, nxënësit dhe studentët janë shpirti i kësaj demonstrate”, thekson profesori.

Paritë opozitare ishin shumë të kujdesshme në pjesmarrjen e tyre në protestë, shpjegon Özcan. “Partia kurde BDP në fillim doli në rrugë jo-zyrtarisht me frikën se pjesmarrja e saj mund të ndikonte në bisedimet për paqe. Gjithashtu edhe mbështetësit e partisë nacionaliste MHP u ndaluan për të marrë pjesë në protesta nga kryetari i partisë”, vazhdon Özcan. Sipas profesorit e njëjta gjë ndodhi edhe me mbështetës të paritsë Republika e Popullit ose CHP, që është partia me e madhe opozitare në Turqi.

Jo të gjithë duan dorëheqjen e Erdogan

Në sllogane dhe në grafiti kudo nëpër rrugë dhe autobuzë në Turqi shkruhet “Tayyip istifa!” (“Tayyip jep dorëheqjen!”). Këto fjalë i gjen të shkruara kudo dhe është ajo që kërkohet prej ditësh. Por jo të gjithë duan një kryemjnistër të ri e veçanërisht kurdët. “Nëse Erdogan jep dorëheqjen nuk do të jetë mirë për ne kurdët. Qeveritë tona janë në mes të procesit të paqes dhe nëse qeveria do të ndryshonte tani, atëherë do kemi sërish tension në Turqi”, thotë protestuesi Erhan Calahan, i cili është anëtar i partisë kurde BDP.

“Demokracia jeton”

Sipas gazetarit Aktar qeveria turke duhet të kuptojë se demokracia nuk është një kuti boshe ku ata mund të fusin gjithëçka. “Demokracia jeton, punon dhe shprehet, atë që ne e quajme pjesmarrje në demokraci. Duket se ata nuk e kanë mësuar një gjë të tillë”, kritikon Aktar qeverinë. Ai shpreson se më në fund ata kanë marrë një mësim. (DW)

The post Të gjithë kundër Erdogan, por jo kurdët appeared first on Albanian News Agency.

Ballkani, më pak atraktiv për investimet e huaja
Shtetet ballkanike janë mes vendeve më pak atraktive për investimet e huaja, thuhet në analizën e IMD (International Institute for Management Development). Sipas hulumtimit, shteti më keq i klasifikuar i Ballkanit është Kroacia, i cili gjendet në vendin e 58 në listën prej 60 shteteve të analizuara.

Prej shteteve të tjera nga Ballkani më mirë është klasifikuar Turqia, në vendin e 37, Sllovenia në vendin e 52, Greqia në 54 dhe Bullgaria në vendin e  57 të listës së IMD-së.

Sipas rezultateve nga hulumtimi, pothuajse të gjitha shtetet nga Ballkani janë klasifikuar mes 20 shteteve më keq të klasifikuara sipas konkurrencës.

Hulumtimi i IMD-së zvicerane nuk i ka përfshirë të gjitha shtetet nga rajoni, por sipas rezultateve të fundit nga konkurrenca globale e Forumit Ekonomik Botëror, Bosnja e Hercegovina është në vendin e 88, Mali i Zi në 72, Shqipëria 89 dhe Serbia 95, nga 144 shtete nga bota.

Në krye të listës së IMD-së janë SHBA-ja, me pas vijojnë Zvicra, Hong Kong, Suedia, Singapori, Norvegjia, Kanadaja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania  dhe Katari.

Prej 20 shteteve më mirë të klasifikuara në botë, 10 janë evropiane që do të thotë se Evropa është kontinenti më konkurrent.

IMD zvicerane merr parasysh 60 tregjet ekonomike tipike, ndërsa kriteret tregojnë lëvizje ekonomike dhe mundësi financiare në bazë të rezultateve ekonomike, efikasitetit të sektorit publik, efikasitet të biznes sektorit dhe zhvillimit të infrastrukturës.

The post Ballkani, më pak atraktiv për investimet e huaja appeared first on Albanian News Agency.

Protesta në Stamboll
Policia u përlesh me protestuesit për të dytën ditë në Stamboll, ku një grevë kundër zhvillimit komercial në një park të qytetit është shndrruar në protesta të gjera anti-qeveritare në mbarë vendin.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë një tubim paqësor të premten në sheshin e famshëm Taksim të Stambollit, që ka qenë prej kohësh qendër e protestave politike. Por reagimi i ashpër vetëm sa provokoi trazira të mëtejshme, duke kthyer blloqe të tëra të lagjes qendrore në atë që i ngjason një zone lufte me dhjetra të plagosur.

Në solidaritet me demonstruesit në Stamboll, protesta shpërthyen në Ankara dhe në më shumë se 12 qytete turke kur protestuesit janë përleshur me policinë dhe kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Zoti Erdogan u përpoq të qetësonte situatën gjatë një fjalimi sot, ndërsa policia vazhdoi të përballohej me mijëra protestues në Stamboll. Kryeministri pranoi se policia kishte gatuar në përdorimin e gazit lotsjellës, por këmbënguli se projekti i zhvillimit në Taksim do të vazhdojë.

Analistët thonë se trazirat tregojnë pakënaqësinë në rritje rreth politikave të qeverisë së dominuar islamike,që disa e akuzojnë se po bëhet gjithnjë e më shumë autoritare. (VOA)

The post Protesta në Stamboll appeared first on Albanian News Agency.

Anulohet Samiti i Ohrit
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov bëri të ditur sot vendimin për anulimin e mbajtjes së samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i parashikuar të mbahej në Ohër, këtë fundjavë. Ai theksoi se ky anulim u bë për shkak të mospjesëmarrjes së konfirmuar të disa Presidentëve në samit.

Më herët, mospjesëmarrjen në samit e shpalli Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ndërsa sot një veprim të tillë e paraqiti edhe presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq. Dy Presidentët refuzuan pjesëmarjen pasi Kosova uk ishte ftuar në Samit.

Presidenca e Kosovës ka thënë se mosdërgimi i ftesës për presidenten e Kosovës Atifgete Jahjaga që të marrë pjesë në samitin e Ohrit, ishte shkaktuar nga kundërshtimi i Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

The post Anulohet Samiti i Ohrit appeared first on Albanian News Agency.

Arrihet kompromisi, Thaçi-Daçiç dakordësohen në parim për marrëveshjen
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, përfunduan me një “pajtim në parim” bisedimet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton theksoi nëpërmjet një deklarate se kryeministrat “janë pajtuar për një tekst, mbi të cilin do të vazhdojnë këshillimet. Ata do të jenë në kontakt me mua deri në fund të javës”.  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është arritur nje pajtim i cili duhet të verifikohet nga qeveritë e të dyja vendeve. Ai tha se janë përcaktuar afatet kohore dhe zbatuesit e marrëveshjes për gjashtë muajt e ardhshëm. Ai tha se pajtimi paraqet një angazhim krijues të të dyja palëve.

Një muaj më parë, të dy kryeministrat u akorduan rreth marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve, por ndonëse ishte planifikuar që deri më 26 prill të ketë një plan për zbatimin e saj, grupet punuese të të dyja palëve dështuan të arrijnë një pajtim. Prandaj, zonja Ashton, që është edhe ndërmjetësuese e bisedimeve, vendosi të ftojë sërish kryeministrat në një takim të ri.

Marrëveshja e arritur me 19 prill u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë dhe një shkallë të lartë autonomie në shumë fusha tjera.

Marrëveshja është mbështetur nga diplomacia euro perëndimore e cila e sheh atë si një hap të të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Komisioni Evropian miratoi propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Por, vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë çështje që do të merret në fund të muajit qershor, varet nga zbatimi i marrëveshjes në terren.

The post Arrihet kompromisi, Thaçi-Daçiç dakordësohen në parim për marrëveshjen appeared first on Albanian News Agency.