Albanian News Agency» Analize

Europianet humbasin besimin tek BE
Kriza e borxhit po minon gjithnjë e më shumë besimin në Bashkimin Evropian. Në këtë rezultatet arrin një sondazh i zhvilluar në mbarë Evropën. Por nga euro shumica e evropianëve nuk duan të heqin dorë. Vetëm 45 për qind e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian (BE). Para një viti kuota e atyre, që e miratonin, arrinte në 60 për qind. Ky është rezultati i një sondazhi, që ka kryer organizata Pew Research Center me qendër në Uashington në muajin mars dhe që është publikuar tani. 7.646 persona janë intervistuar në tetë vende evropiane, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Britani të Madhe, Poloni dhe Çeki.

“Përpjekja gjatë gjithë gjysmës së shekullit të kaluar për të krijuar Evropën e bashkuar, është sakrifica më e madhe e krizës së euros”, thuhet në raport. Sidomos masat e kursimit në Evropë shkaktojnë përçarje. “Sondazhi i vitit 2013 thekson më qartë se kurrë më parë, pikëpamjet e ndryshme të gjermanëve dhe të evropianëve të tjerë”, thonë autorët.

Francezët shohin zi

Veçanërisht e fortë është humbja e besimit në Francë. Aprovimi i BE ka rënë nga 60% vitin e kaluar në 41% këtë vit. “Francezët tani kanë më pak besim në Bashkimin Evropian si institucion se sa italianët apo spanjollët”, thotë raporti.

Në Spanjë 46 për qind e njerëzve kanë një imazh pozitiv për BE, vitin e kaluar ishin 60 për qind. Në Gjermani, në ekonominë më të madhe e BE-së, ka vetëm një rënie të lehtë nga 68 në 60 për qind.

Por mbështetja për konvergimin e mëtejshëm ekonomik, një shqetësim kyç i projektit evropian, është më e vogël. Ajo ka rënë nga 34 për qind një vit më parë në 28 për qind tani. Në mesin e grekëve të anketuar një ndër dhjetë vetë ishin për thellimin e integrimit ekonomik, në mesin e gjermanëve ishin një ndër dy vetë (54 përqind).

Gjermania dhe të tjerët

Shumica e qytetarëve e vlerësojë situatën aktuale ekonomike në vendin e tyre si të keqe. Vetëm një përqind e grekëve, tre për qind e italianëve, katër për qind e spanjollëve dhe nëntë për qind e francezëve janë të kënaqur me të. Ndërsa në Gjermani janë 75 për qind.

Situata është e ngjashme edhe përsa i përket besimit në qeveritë e tyre, që në shumicën e vendeve është ndërmjet 20 dhe 30 për qind. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë regjistron një simpati 74 për qind. Sa gjysma e saj janë pikët e vlerësimit të sondazhit për kryeministrin britanik David Cameron, i cili zë vendin e dytë.

Megjithatë shumica e evropianëve nuk janë në parim kundër masave të kursimit.

Mesatarisht 59 për qind e të anketuarve thonë se reduktimi i borxhit është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet ekonomike. Megjithatë vetëm 17 për qind janë të mendimit se reduktimi i borxhit duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë.

Një po e qartë për euron

I qartë është gjithashtu aprovimi i monedhës së përbashkët. Më shumë se 60 për qind e të anketuarve në vendet e Eurozonës duan të mbajnë euron dhe refuzojnë një kthim në monedhat kombëtare. Anketuesit pyetën edhe në lidhje me vendin që krijon më shumë besim BE. Shtatë nga tetë të anketuar thanë Gjermania, edhe vetë gjermanët. Vetëm grekët ishin të mendimit se vendi i tyre meriton besimin maksimal. Në të njëjtën kohë gjermanët sipas sondazhit konsiderohen si njerëzit më arrogantë dhe më të pandjeshëm në BE.

The post Europianet humbasin besimin tek BE appeared first on Albanian News Agency.

Premtimet e Edi Rames dhe nena ime 80 vjecare
*Nga Kastriot Islami

Dje Rama ne takimin ne nenat e politikaneve socialiste premtoi se nëse nesër do të jetë në krye të shtetit, Partia Socialiste do të ketë parasysh, nënat, familjet e kundërshtarëve tanë, nënat e tyre, të cila nuk meritojnë të bëhen pjesë e luftës politike. Nuk meritojnë të lëndohen, për shkak të angazhimit të fëmijëve të tyre, shtoi Rama.

Se pari dua edhe une te gjithe nenave me kete rast ti uroj jete te gjate e shendet. Te shpreh respektin time per ato nena qe ishin ne takim dhe te tjera qe nuk ishin aty. Se dyti nuk mund te mos reagoj ndaj kesaj genjeshtre dhe mashtrimi elektoral te Rames.

Ishte Rama qe konceptoi shqetesimin e nenes sime te semure 80 vjecare kur organizoi protesten ne shtepine time. Ishte Rama qe shqetesoi babain tim 85 vjecar kur solli me imponim te Sajmir Tahirit kryetaren e minibashkise 5 Jeta Seitaj tek shtepia ime. Ishte Rama qe nxiti dhe organizoi shqetesimin e familjes sime, bashkeshortes dhe vajzes sime kur ne menyre te turpshme solli nje grup demostruesish me ne krye deputetin Artan Gaci tek banesa ime. Rama dhe njerzit e tij me stilin e revolucionit kulturor kinez shqetesuan banoret, nenat e vajzat e tyre, familjen time duke qene ne opozite. Imagjinoni se cfare do te mund te bente Rama nese do te ishte ne krye te shtetit.

Perderisa Rama nuk eshte distancuar nga kjo ngjarje e turpshme por fsheh koken si struci ajo qe ka thene dje me nenat eshte vecse genjeshter, mashtrim, e pavertete. Askush nuk e beson dhe me shume tingellon si nje teater elektoral.

I kerkoj socialistit Majko dhe nenes se tij se paku te distancohen nga shqetesimi qe organizatori Rama dhe realizatori Sajmir Tahiri i kane krijuar prinderve te mi te vjeter dhe te semure por edhe familjes sime.

Une jo vetem nuk i shqetesoj nenat e tyre por i respektoj dhe ju perulem me shume nderim per shqetesimet qe ata ndjejne kur djemte e tyre sulmohen dhe do te behesha mbrojtes nga cdo sulm ndaj tyre apo shqetesim qe ju shkaktohet atyre.

*Postuar ne rrjetin social Facebook

The post Premtimet e Edi Rames dhe nena ime 80 vjecare appeared first on Albanian News Agency.

2012, dëm i François Hollande
Nga hero i Bastijës në klloun të Pallatit Elizee: një vit pas fitores në zgjedhje, presidenti i Francës, François Hollande nuk i ka realizuar premtimet për të cilat u angazhua.

Ai nuk dëshiron të festojë. Në përvjetorin e parë të ardhjes në pushtet, presidenti i Francës, Francois Hollande ndodhet në rënie të lirë. Në maj 2012 francezët votuan për ndryshimin e pushtetit politik. Shpresat qenë të mëdha. Por një vit dhe një rekord papunësie më vonë, shumë qytetarë janë të zemëruar për tone premtimesh të parealizuara.

Alain, në mes të të dyzetave thotë se tani “ka ardhur në vete”: “Hollande pati nevojë për votat e të majtëve për fitoren e tij në zgjedhjeve dhe shpalli se do të ndiqte një politikë me orientim të majtë. Por sot ndodh e kundërta. Shumë projektligje nuk favorizojnë punonjësit.”

Administrator i hutuar në krye të shtetit

Një republikë sociale të drejtë dhe një ofensivë të patrembur kundër krizës ekonomike, para së gjithash fundin e presidencës që shihej nga shumë vetë si e pagdhendur të Nikolas Sarkozysë – ishin këto të gjitha ato që donte të arrinte socialisti me pamje miqësore. Por sot ai ka ngrirë në pavendosmëri, në spërkatën midis thirrjes për më shumë shtet social në krahun e tij të majtë dhe presionit për reforma të Evropës. Madje edhe imazhi i politikanit të pastër ia ka lënw vendin atij të administratorit të hutuar në krye të shtetit, i cili nuk qe në gjendje të ndalonte që ministri i buxhetit, Jerome Cahuzac, që nuk kishte paguar taksa, të përbaltte qeverinë e tij “të pastër si drita”.

Hollande u bën bisht temave të mëdha

“Ne kemi disktuar gjerësisht për martesat e homoseksualëve. Por si është puna me pjesën tjetër? Për mua ka gjëra shumë më të rëndësishme. Rindustrializimi i Francës, për shembull. Atë ne mund ta arrijmë vetëm me pak patriotizëm ekonomik në Evropë, si dhe në SHBA. Ka shumë tema, për të cilat nuk dëgjoj të diskutohet fare”, thotë Colette, e cila është që prej 15 vjetësh anëtare e Partisë Socialiste.

Numri i premtimeve të parealizuara është me të vërtetë i lartë. Taksat prej 75 përqind për të pasurit, e cila tërhoqi vëmendjen në të gjithë Evropën, u frenua nga një veto e Komisionit Kushtetues, duke përcuar pamjen e një qeverie diletante. Dhe para së gjithash “jo”-ja e shpresuar ndaj kursit të kursimeve që kërkon Gjermania.

Një vit pas ardhjes në pushtet të Hollandes lidhja midis tij dhe zgjedhësve është këputur. Tri të katërtat e francezëve e vlerësojnë negativisht politikën e tij. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. (DW)

The post 2012, dëm i François Hollande appeared first on Albanian News Agency.

Leter e hapur nga Anglia per Nishanin: Të ndërtohet sa më shpejt Rruga e Arbërit
I nderur Z. Nishani,

Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.

I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë – Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.

Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.

Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.

Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.

Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.

Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë – Dibër.

Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,

Gëzim Alpion (Dr)

Birmingham, Angli

gezim.alpion@hotmail.co.uk

Shënim:

E njëjta letër u është drejtuar edhe personave që vijojnë:

Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi Rama, Z. Ilir Meta, Z. Shpëtim Idrizi,

Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir Mediu.

The post Leter e hapur nga Anglia per Nishanin: Të ndërtohet sa më shpejt Rruga e Arbërit appeared first on Albanian News Agency.

Gjenetika zbulon se Europa eshte nje familje e madhe
Sipas një studimi të ri gjenetik, nga Irlanda në Turqi, evropianët janë të gjithë të lidhur, duke ndarë së bashku një lidhje me paraardhësit që ishin gjallë vetëm një mijë vjet më parë, shkruan International Herald Tribune.

Studimi nga shkencëtarët e Kalifornisë është provë e mëtejshme se dallimet e vogla mes popujve të ndryshëm evropianë janë kryesisht artificiale dhe se ata janë të gjithë një familje e madhe – edhe pse jo domosdoshmërisht e lumtur. “Madje edhe njerëzit që gjenden larg si në Britani të Madhe e Turqi, ndajnë të njëjtën pjesë gjenome (sekuencë gjenetike) të materialit në 20 për qind të rasteve”, pohojnë autorët.

Peter Ralph dhe Graham Coop nga Universiteti i Kalifornisë kanë përdorur të dhëna gjenome për 2 mijë e 257 evropianë, për të kryer studimin e parë të tillë të një kontinenti të tërë. Në vitet e fundit gjenetika është kombinuar me arkeologjinë dhe studimet gjuhësore si një mjet për të ndihmuar në përgjigjet në pyetjen e përjetshme se prej nga kemi ardhur.

Një studim i veçantë, bazuar në gjetjet e ADN-së të nxjerra nga skeletet e lashta, zbuloi muajin e kaluar se gjenetika moderne e Evropës është themeluar nga një valë e të sapoardhurve në kontinent 6 mijë e 500 vjet më parë, kohë kjo më e afërt sesa që mendohej.  Hulumtimet e fundit janë përqendruar në trashëgiminë e përbashkët të evropianëve për dallim nga teoritë e mëparshme që përqëndroheshin në dallimet – dhe në fakt kishin të bënin me konfliktin racor. (Për shembull: procesi gjyqësor i kësaj jave në Gjermani ku neonazistët akuzohen për një vale vrasjesh të turqve dhe grekëve nga viti 2000 deri në vitin 2007).

Jo më larg sesa në vitet e ’50-ta, nxënësit britanikë studionin ende në tekstet shkollore të para Luftës së Dytë Botërore, ku evropianët ndaheshin në gjermanë, alpinë dhe latinë, “lloje” të përcaktuara sipas formës së hundëve të tyre, theksohet në artikull.

Një faqe akademike e internetit e Australisë “The Conversation” citon Maciej Henneberg, një antropolog të Universitetit Adelaide, të ketë thënë se shkencëtarët ka 50 vjet që argumentojnë se të gjithë njerëzit janë aq ngushtë të lidhur mes vete sa s’mund të ndahen në raca.

“Disa dallime të dukshme nga jashtë si ngjyra e lëkurës apo forma e hundës nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar ndarjet”, ka thënë ai. As hulumtimi i fundit nuk ofron ndonjë ngushëllim për ultra-nacionalistët racistë të cilët do të kërkojnë që të kundërshtojnë emigracionin jo-evropian në një Evropë mitikisht homogjene.

Shkencëtarët e Kalifornisë thonë se hulumtime të tjera sugjerojnë se të gjithë njerëzit e gjallë në botë kanë një paraardhës të përbashkët të para 3 mijë e 500 vjetësh.

Studimi i Kalifornisë solli disa përfundime befasuese, si ajo se britanikët ndajnë paraardhës më të përbashkët me njerëzit në Irlandë sesa me popujt tjerë në Britani.

Ndërsa, një gjerman ka më shumë kushërinjtë të largët në Poloni sesa në Gjermani. Prejardhja nuk është e ndarë në mënyrë të barabartë, vlerëson IHT. Italianët modernë dhe spanjollët i kanë më të përbashkët paraardhësit krahasuar me popullatat e tjera evropiane dhe kjo mund të shpjegohet nga pikëpamja e gjeografisë dhe historisë së tyre.

Është joshëse të mendohet se provat e mëtejshme mbi prejardhjen e përbashkët mund të kontribuojnë në një epokë të re të vëllazërisë – ose të paktën të kushërinjve – dashurisë midis popujve të Evropës përballë sfidave që dalin përpara.

Disa megjithatë janë skeptikë. “Ka pasur shumë studime në të cilat jemi përfshirë, e të cilat na tregojnë se grupe të cilat gjatë gjithë kohës luftojnë njëra-tjetrën janë jashtëzakonisht të lidhura ngushtë gjenetikisht”, thotë Mark A. Jobling, një gjenetist në Universitetin Leicester të Anglisë.

“Kështu për shembull popullsia hebarike dhe jo-hebraike në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht e ngjashme gjenetikisht, por t’iu thuhet atyre se sa janë të afërm gjenetikisht, nuk do të ndryshojë pikëpamjet e tyre”, citohet në IHT Jobling.

The post Gjenetika zbulon se Europa eshte nje familje e madhe appeared first on Albanian News Agency.

Nje dite ne zemer te Europes
Kriza ekonomike dhe financiare po e trondisin Europën me papunësinë e lartë, pensionet e pasigurta dhe pasigurinë. Sa euforikë janë europianët? Një test në praktikë në festën europiane në Bruksel.

Si një anije kozmike mbidimensionale të duket pallati me xhama i Parlamentit Europian në Bruksel. Fasadat e kthjellëta prej qelqi të godinës gjigante të lenë përshtypjen e ftohtësisë dhe distancës. Deputetët e BE-së këtu konsultohen për pothuajse të gjithë të drejtën e BE-së. Parlamenti Europian është asambleja më e madhe demokratike e botës dhe i vetmi organ i zgjedhur direkt prej gati 500 milionë qytetarëve të BE-së. Por a vjen zëri, e në radhë të parë zëri i njerëzve deri këtu?

„2013 është viti i qytetarëve të BE-së“: fjalë miqësore këto të shkruara në një pllakatë të varur mbi hyrjen e godinës. Por a nuk do të duhej që kjo ditë çdo vit t’u dedikohej qytetarëve?

Para parlamentit njerëzit janë mbledhur në sheshin e “Solidaritetit” në zemër të Brukselit. Një band bas krijon atmosferë të gëzueshme dhe vizitorët kërcejnë sipas ritmit tëmuzikës. Në “festën e Europës” institucionet e BE-së,Komisioni, Parlamenti, Këshilli i Ministrave, hapin për një ditë portat, në mënyrë që qytetarët e interesuar të mund ta përjetojnë nga afër politikën e BE-së. Stendat e organizatave të veçanta dhe shoqatave të përfaqësimit të interesave ofrojnë në këtë ditë informacione të shumta mbi punën e tyre.

Të dalim të fortë nga kriza

Europa – çfarë është në fakt kjo? Paqe, demokraci, liri, stabilitet dhe mirëqenie: pas një shekulli plot konflikte dhe dy luftrash të mëdha të gjithë europianët mund të jenë të sigurtë, se brenda aleancës së shteteve mund të jetojnë së bashku në paqe. Vizitorët e interesuar duan në këtë ditë të mësojnë më shumë për atdheun e tyre, për të drejtën e tyre politike të bashkëvendosjes dhe për të ardhmen europiane, një krijesë kjo që duket se po shkërmoqet. Klima e krizës në Europë dhe shqetësimi e frika e gjthesecilit duket se në këtë ditë janë harruar. Megjithatë nëse i pyet konkretisht vizitorët vihen në mendime.

Europianët po humbasin besimin tek BE-ja dhe institucionet e saj, siç vërteton një studim i publikuar së fundi. Qytetarët e BE-së shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për vendet e punës dhe pensionet e tyre. Ata zhgënjehen nëse u krijohet përshtypja, se zëri i tyre nuk dëgjohet në institucionet e BE-së. Demonstrata, protesta dhe dhuna janë shprehje e qëndrimit të popullsisë së velur prej politikës.

Solidariteti në vend të së drejtës së të fortit

“E mira e protestave në vende si Greqia apo Spanja është, se njerëzit tërheqin vëmendjen e politikës. Por mënyra se si bëhet kjo, është shqetësuese. Dhuna nuk i zgjidh problemet e tyre. Kriza tregon, se si ndihen qytetarët. Por zgjidhja duhet të gjendet në nivelin europian dhe jo në vendet e prekura”, thotë Ana në intervistë për Deutschen Wellen. Ajo dhe shoqja e saj Irene vijnë nga Sllovenia dhe i ndjekin prej vitesh zhvillimet politike në Europë. “Politika europiane është e konfrontuar me kohë të vështira, por kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit. Unë shpresoj, që ne do ta përballojmë edhe këtë krizë dhe që prej saj do të dalë një BE më e fortë dhe më e rëndësishme në arenën ndërkombëtare.”

Baza për këtë bashkëjetesë brenda BE-së janë diversiteti kulturor, angazhimi i madh për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe vlerat e përbashkëta. Sidoqoftë edhe në kohë të tilla si sot, kur duket se stabiliteti po lëkundet, është edhe më e rëndësishme që t’i përmbahesh solidaritetit dhe vlerave të përbashkëta, në mënyrë që nga kohët e krizës ekonomike dhe financiare të krijohet një Europë e re dhe më e fortë. Në këtë krizë ka vetëm dy mundësi: ose të gjithë humbasin, ose të gjithë bashkë bëhen fitues. E rëndësishme në këtë kohë është, që solidariteti dhe diplomacia të qëndrojnë mbi të drejtën e të fortit.

Dëshirohet një parlament më transparent

Francoise është belg dhe angazhohet në politikë në një organizatë rinie. Ai e sheh me sy kritik zgjerimin e BE-së. “Europa rritet shpejt. Mentaliteti i qytetarëve nuk ndryshon kaq shpejt. Ne kemi së shpejti 28 vende anëtare. Ne duhet ta ndërpresim një herë zgjerimin dhe të krijojmë stabilitet në Europë. Deri tani duket, sikur secili vend do të ruajë interesat e veta dhe askush nuk mendon për Europën si e tërë.” Qoftë shtete të vogla apo të mëdha, në Jug apo në Veri, në Lindje apo në Perëndim të Europës – dallimet midis vendeve anëtare lihen jashtë vëmendjes.

Çdo shtet ka të drejtën e fjalës. Por BE-ja dhe integrimi europian nuk janë të vetëkuptueshme. Dallimet fillestare dalin sërish në pah pikërisht në kohë krize. E pikërisht tani duhet që t’u përmbahemi idealeve dhe vlerave të përbashkëta. Benjamin nga Federata e të Rinjve Europianë (Young European Federalists) e sheh ngjashëm këtë problem. “Një Europë e përbashkët nis me zgjedhjet e përbashkëta – jo vetëm të parlamentit, por edhe të komisionit. Qytetarët e BE-së nuk e dinë, se kush vendos faktikisht në Bruksel. Ata ndonëse më pas gjithmonë fajësojnë politikanët e Brukselit, këta në fakt janë politikanët e vendeve të veçanta që kanë nënshkruar marrëveshjen, të cilët duhet të vendosin këtu. Por ky fakt lihet jashtë vëmendjes.”

Një ditë në Bruksel tregon, se të rinjtë europianë interesohen për zhvillimet politike në BE. Eshtë e kuptueshme që ata shohin një të ardhme të zymtë me shqetësime ekzistenciale. Por protestat e tyre tregojnë, se ata janë të gatshëm të angazhohen në politikë dhe të luftojnë për interesat e tyre. Tani politika duhet të tregojë, se angazhohet për problemet e qytetrëve dhe mund t’i zgjidhë krizat e tyre. Prej situatës aktuale duhet të zhvillohet një Europë, e cila të jetë ekonomikisht e fortë, me drejtësi sociale dhe demokratike.

Përse dita e Europës?

Dita e Europës kujton fjalimin e Robert Schuman më 9 maj 1950. Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje Francës, Italisë, Gjermanisë, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës të themelojnë një Komunitet Europain të qymyrit dhe çelikut. Armiqtë e dikurshëm u bënë miq. Kjo aleancë është themeli i Bashkimit të sotëm Europian. (DW)

The post Nje dite ne zemer te Europes appeared first on Albanian News Agency.

Ndërrim kurore në Holandë! Po mbretërit e tjerë të plakur ç’presin?
Model për familjet e tjera mbretërore të Europës? Mbretëresha e Holandës, Beatrix e dorëzoi kurorën tek djali i saj, Princi Willem Alexander.

Pas 30 vitesh në fronin mbretëror, Mbretëresha Beatrix dorëzoi të Martën kurorën mbretërore, duke ia lenë vendin, brezit të ri, princit trashëgimtar, djalit të saj, Willem-Alexander. Deklaratën e dorëzimit të kurorës, Beatrix e bëri në Janar të këtij viti në një fjalim televiziv, pak para 75 vjetorit të saj. “Nuk jap dorëheqjen, sepse më është rënduar kurora, por nga bindja që ta kaloj përgjegjësinë për vendin tonë në duart e brezit të ri”, deklaroi Beatrix me shumë kthjelltësi. “Me besimin më të madh më 30 Prill e dorëzoj regjencën tek djali im, princi i Oranjes.” Për shumë holandezë dhe mbështetës të mbretërisë, heqja dorë nga kurora nuk erdhi papritur. Edhe gjyshja dhe nëna e mbretëreshës holandeze e kanë dorëzuar kurorën për t’i lënë vendin gjeneratës së re.

Pleqtë e familjeve mbretërore në Europë ende mbajnë kurorën

Monarkët ende qeverisin në familjet mbretërore në Europë megjithëse e kanë kaluar moshën e pensionit, e pas disa vitesh ndërrimi i kurorës do të bëhet thjesht për arsye biologjike. Mbretëresha Elisabeth II sapo i mbushi 87 vjetët. I biri, Charles që pret prej kohësh kurorën është 64 vjeç dhe për pak muaj bëhet gjysh. Ndërsa mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II është 73 vjeç, një duhanpirëse e famshme, princi i kurorës, Frederik është 44 vjeç. Në Norvegji mbreti Harald ka kapur 76 vitet, ndërsa princi trashëgimtar Haakon është 40 vjeç. Në Suedi, mbreti Carl XVI Gustaf i njohur për aferat me femra është relativisht i ri, 68 vjeç. Vajza e tij, Viktoria, 35 vjeç është shumë e dashur në popull dhe do të pranohej menjëherë si mbretëreshë. Edhe në Belgjikë, mban kurorën një 80 vjeçar, Alberti II. Djali i tij, Phillip me 53 vitet e tij është në moshën më të mirë për t’u ngjitur në fron, ndërkohë ai ka marrë përsipër shumë detyra të të atit. Ndërsa në Spanjë, mbreti Juan Carlos mban një kurorë që i rëndon aktualisht. Pas aferave jashtëmartesore të bëra publike dhe trysnisë për shkak të akuzave të përfshirjes në korrupsion, Juan Carlos është bërë hija e vetvetes. Princi Felipe, 45 vjeç mund të qeveriste, por “mbreti nuk do të dorëhiqet asnjëherë” ka bërë të ditur, mbretëresha, Sofia.

“Princët trashëgimtarë nuk janë të papunë”

Historiania dhe ekspertja e familjeve fisnike europiane, Monika Wienfort nga Universiteti Braunschweig nuk është e mendimit se në vendet me mbretëri populli do t’i heqë qafe sa më shpejt monarkët e vjetër. “Nuk e kam këtë përshtypje, që publiku në këto vende do t’i shohë më shumë dhe më shpesh monarkët e rinj. Mendoj se përmes kalimit të shumë detyrave që lidhen me provincat, monarkët e rinj në Holandë, Belgjikë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe kanë shumë për të bërë.” Kështu ata piqen përmes përgjegjësive që marrin dhe nuk janë të papunë dhe pa angazhim. “Këhstu kjo e zgjidh disi problemin e mosimpenjimit strukturor të princëve trashëgimtarë dhe bashkëshorteve të tyre.”

Dorëzim i vullnetshëm i kurorës me pak gjasa

Që monarkë të tjerë të dorëzojnë kurorën si në Holandë nuk përjashtohet. Nga ana juridike çdo mbret ka të drejtën të japë dorëheqjen. Kur vetë Papa dha dorëheqjen, munden edhe mbretërit të bëjnë të njëjtin hap, mendon historiani dhe studiuesi i monarkive, Rolf-Ulrich Kunze. E mundshme, por pa shumë gjasa! “Është shumë e vështirë të gjykohet, sepse gjithmonë vendime të tilla varen nga konstelacionet personale, nga situata familjare në familjet mbretërore, që vetëm pjesërisht mund të lidhet proceset strukturore si çështjet kushtetuese.” Holanda, sipas historianit Kunze, nuk merret dot si model për familjen mbretërore britanike. Ndërkohë që holandezët e shohin mbretin si kreun funksional me rol politik, në Britaninë e Madhe mbretëresha është më shumë një figurë simbolike për identitetin kombëtar. “Janë dy raste tërësisht të ndryshme. Të dyja familjet mbretërore përmes funksionit që përmbushin në vendet e tyre janë larguar prej kohësh nga njëra-tjetra.”

Monarkitë parlamentare në shtatë vende europiane, sipas historianes, Monika Wienfort janë mjaft të sigurta. “Mendoj se shumë qytetarë të shteteve me rend monarkie i gëzohen monarkisë. Në Holandë ka gëzim për ndryshimin e fronit mbretëror, si për një festë të madhe popullore.” Në asnjë vend nuk ka përpjekje vërtet serioze për të shfuqizuar monarkitë.

Mbreti i ri i Holandës, Willem-Alexander

Familja mbretërore holandeze është në thelb një familje gjermane. Rolf-Ulrich Kunze shprehet se lidhja nuk ka si të jetë më e fortë se kaq. “Ne e dëgjojmë këtë gjithmonë kur këndohet himni kombëtar holandez.” ‘Kënga e Willhelmit’, ku thuhet,”Willhelmi jam unë, me gjak gjerman.” Themeluesi i dinastisë von Oranien-Nassau ishte me origjinë nga Dillenburgu, landi i Hesenit në Gjermani. Fisniku Nassau trashëgoi principatën e vogël franceze, “Orange” dhe nisi kështu karrierën e aristokracisë. “Lidhjet me Gjermaninë janë shumë të forta. Përmes martesave ato janë forcuar më shumë.” Tre bashkëshortët e mbretëreshave kanë qenë të gjithë gjermanë. Këtë traditë e theu mbreti i ri Willem Alexander. Bashkëshortja e tij, Maxima është nga Argjentina. (DW)

The post Ndërrim kurore në Holandë! Po mbretërit e tjerë të plakur ç’presin? appeared first on Albanian News Agency.

AK, nje sorre ne qiellin e opozites
Nga Edi Rama

Fatkeqësisht dyshimi im se AK ishte një sorrë e pushtetit për të çoroditur popullin opozitar e jo një shqiponjë e opozitarizmit, ka marrë formë gjatë procesit qesharak e të shëmtuar që imponoi ajo parti për të (mos)negociuar me PS dhe është provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmës eshte shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhës në përpjekjen e kotë për ta shitur një produkt të diktaturës së korrupsionit si një forcë vetmitare opozitare që aleat të vetëm paskej popullin!

Çfarë turpi ky i shpërdorimit të simbolit kuqezi për të fryrë një komerdare shpëtimi për pushtetin e korrupsionit që medemek po lufton, duke tërhequr prej hunde njerëz të ndershëm e te lodhur nga politika e nga partitë aktuale!

Çfarë pështirosje prej atyre kërkesave të shtruara skuthërisht mes tekstesh provokative, ku mbërrihej deri në marrëzinë e një lufte të ftohtë ballkanike, dhe këmbënguljes për të desantuar 5 diversantë deputetë në listat e PS apo për të përcaktuar se për çdo 10 mijë vota AK duhet të merrte një portofol ministror! Çfarë talljeje me idealet e me aspiratat e Myslym Pashait e të Pellumb Xhufit që e kanë mbështetur me zemër këtë farsë të Saliut, i gjithë ky sharlatanizëm spektakolar! Shkurt fjala, Aleanca Kuqezi të dashur miq s’qenkej gjë tjetër përveçse grahma e fundit e Saliut dora vetë.

Ndërsa vetë Kreshniku xhuxhmaxhuxh i oborrit të Saliut na dha me ketë rast, ilustrimin më të freskët të proverbit të famshëm që thotë se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut.

The post AK, nje sorre ne qiellin e opozites appeared first on Albanian News Agency.

A po i shesin rusët pronat në Mal të Zi?
Dekreti i presidentit rus, sipas të cilit politikanët rusë nga 1 qershori duhet të mbyllin llogaritë në bankat e huaja dhe të shesin pronën jashtë Rusisë, mund të ndikojë në tregun e pasurisë së patundshme në Mal të Zi.

Sasha Beljakov, rus i cili investon prej vitesh në pronën e tij në Herceg Novi, ka dëshirë të tregojë se si njihet me presidentin rus Vladimir Putin, por edhe me zyrtarë të tjerë rusë. „Dhe zoti (Vladimir) Jakunjin, i cili është ministri i hekurudhave të Rusisë dhe (Jevgenij) Primakov është mik i madh i imi. Ai ka qenë dy herë në Herceg Novi me pushime. Dhe zoti Jakunjin ka qenë me pushime.“ Megjithatë miqtë e tij nuk kanë pronë në Mal të Zi. Beljakov thotë se edhe pse zyrtarët e lartë rusë kanë shumë para, në bregdetin e Malit të Zi vijnë vetëm për të pushuar.

Numri më i madh i turistëve në Mal të Zi zgjedh për të pushuar në Budva. Dhe ky qytet quhet metropoli malalez i turizmit. Sipas të dhënave të zyrës së pasurisë së patundshme të Malit të Zi një e katërta e banesave dhe e lokaleve të metropolit janë në pronësi të shtetasve të huaj. „Nga viti 2008, që nga kriza e parë ekonomike në botë, janë vetëm rusët, do të thoja, blerësit e huaj, ndoshta edhe ndonjë mund të vijë nga Beogradi, Novi Sadi, por ky është një fenomen shumë i rrallë“, thotë Ljubomir Novaković, pronar i agjencisë GRA-MAR, e cila, sipas fjalëve të tij, si dhe gati të gjithë agjencitë e tjera, punon me rusë.

Dhe në zyrën e pasurive të patundshme thonë se nga shtetasit e huaj, pronarë të pasurive të patundshme, pas atyre nga vendet e rajonit, ka më së shumti rusë. „Shumë politikanë të lartë nuk ka, por funksionarë, që punojnë në qeverinë e Rusisë, të cilët punojnë në organet shtetërore, prej tyre ka shumë“, thotë Beljakov, i cili njeh shumë rusë, që kanë blerë pasuri të patundshme në Mal të Zi. „Ka njerëz nga Këshilli i Sigurimit, që punojnë tek presidenti i federatës ruse, ka nga ushtria, ministria e Punëve të Brendshme, nga marina ruse. Eshtë ky nivel. Këtu ka qenë edhe (Aleksandar) Medvedev, zëvendëskryetari i Gaspromit dhe për të tjerë nuk di.“

Janë pikërisht ato, të cilët me dekret të Vladimir Putinit, janë të detyruar që nga 1 qershori të mbyllin xhirollogaritë në bankat e huaja dhe të shesin pronën jashtë Rusisë. Obligimi vlen për të gjithë politikanët e nivelit federal, por edhe për ata të nivelit më të ulët, deri tek qytetet. Ata duhet të vendosin, nëse dëshirojnë të mbajnë funksionet  e tyre, apo të ruajnë llogaritë e tyre bankave dhe pasuritë e patundshme jashtë vendi.

Vendimi ka shkaktuar turbullira, jo ndonjë ofertë të veçantë

Beljakov thotë se zyrtarët rusë nga Mali i Zi kanë vendosur të dëgjojnë Putinin. „Për shembull në Herceg Novi, kanë blerë rreth 100 objekte banesa të vogla, të mesme, disa ndërtesa, restorante e të tjera. Gati gjysma është nxjerrë tani në shitje.”

Edhe pse zyra e agjencisë së tij ndodhet në qendër të Herceg Novit, Novaković thekson se që nga shpallja e këtij lajmi nuk kanë marrë ndonjë ofertë të posaçme. Ai thotë se shitja ka rënë për shkak të krizës, por ai nuk pret që lajmi mbi vendimin e Putinit të prekë rëndë tregun e Malit të Zi. „Kjo ka shkaktuar pak turbullirë në punën tonë, në kuptimin se humbet kërkesa dhe se këto rusë shesin pasuritë e patundshme, por mendoj se është çështje e këtyre njerëzve, që kanë prona të patundshme dhe janë të punësuar në administratën shtetërore në Rusi, që janë shumë të pakët në numër“, shpjegon ai. „Këtu kanë blerë njerëz, të cilët para së gjithash bëjnë punë private, dhe jo ata, që janë të punësuar si nëpunës.”

Largohen për arsye të tjera

Nëse numri më i madh i pronarëve të pasurive të patundshme përpiqet tani që t’i shesë, ky nuk është lajm i mirë për tregun e vogël të Malit të Zi, thotë analisti ekonomik, Vasilije Kostić. „Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të dihet, se në ç’masë kjo ndodh në të vërtetë, se një iniciativë e tillë nuk vjen për shkak të pasigurisë së hapësirës, apo shkaqeve të tjera, që janë të pranishme në tregun tonë, por që kjo është çështje e një vendimi politik“, thekson Kostić. „Kjo për faktin e thjeshtë se është shumë e rëndësishme, që një aktivitet i tillë mund të ndikojë te pronarët të tjerë të kapitalit.“

Në ambasadën e Rusisë në Podgoricë thonë se nuk kanë listë të shtetasve të tyre, dhe as të shtetasve, zyrtarëve, politikanëve dhe nëpunësve civilë, të cilët blejnë prona të patundshme në Mal të Zi. Ata i referohen kadastrës. Megjithatë në administratën për pasuritë e patundshme theksojnë se nuk kanë lista të aktualizuara, se nuk dinë se sa nënshtetas rusë janë me të vertetë, që kanë pronë në Mal të Zi. Beljakov pret se do të jenë gjithnjë e më pak. Jo vetëm për shkak të vendimeve të Putinit, por edhe pse atyre nuk u lejohet të qëndrojnë në Mal të Zi më shumë se 90 ditë, nëse nuk marrin leje për qëndrim më të gjatë, për të cilën u kërkohet, siç thotë ai, tepër, edhe hapja e firmës, punësimi i punëtorëve etj. „Për shembull në Spanjë, nëse blen ndonjë pronë, ti menjëherë mund të marrësh qëndrim të përhershëm të jetosh në Spanjë. në Republikën Domenikane është edhe më e thjeshtë, atje mund të marrësh menjëherë nënshtetësi dhe gjtihçka, ndërsa këtu jo.“ Beljakov mendon se rusët, që kanë planifikuar që fillojnë punë në Ballkan, tani largohen sepse e shohin se për shkak të krizës nuk do të jenë të suksesshëm në këtë synim të tyrin. „Të gjitha këto i kanë blerë, kur çmimet kanë qenë më të larta dhe askush nuk i ka numëruar paratë. Tani çmimet kanë rënë dhe realisht ata blejnë me gjysëm çmimi.“ Por përpiqen t’ua shesin, për këtë është i sigurtë Beljakov, së pari rusëve të tjerë:

„Nuk bëhet aspak fjalë për shitje masive të rusëve si pronarë pasurish të patundshme“, insiston Novaković. Agjencija e tij ka vërejtur interesim për pasurinë e patundshme malazeze në panair në  Moskë, 9 deri me 16 prill, por ai e pranon se shitje nuk ka. Ai shpreson se vendimi i Putinit, sa më shumë që afrohet afati për zbatimin e tij, nuk do të ketë ndikim të madh. „Mendoj se është më tepër psikologjik, që të ulë kërkesën, se sa ç’është një histori e vërtetë reale. Sepse them, shumica e blerësve nuk kanë qenë nëpunës civilë. Nuk flas për njerëzit, që janë të punësuar në ndonjë firmë. Nuk është nevoja që të jenë të gjithë biznesmenë, ka njerëz, që punonjë në firma, në firma privare në  Rusi. Kjo nuk përfshin këto njerëz.” (DW)

The post A po i shesin rusët pronat në Mal të Zi? appeared first on Albanian News Agency.

Cilat janë pjesët e papublikuara të planit Kosovë-Serbi?
Pas konflikteve shumëvjeçare Serbia dhe Kosova arritën të premten zyrtarisht marrëveshje. Por pikat kritike megjithatë janë lënë jashtë, shkruan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

(…)Projekti parashikon krijimin e një asosiacioni të komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Asosiacioni i komunave do të ketë presidentin dhe një kuvend përfaqësues dhe do të vendosë në mënyrë autonome për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin urban; Statusi i tij duhet të sigurohet me “ligje dhe kushtetutë”. Policia e asosiacionit të komunave do të jetë në letër pjesë e policisë së Kosovës, por ajo do të jetë kryesisht me serbë dhe do të komandohet nga serbët. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat. Pikat kritike lihen jashtë. Vetëm në veri të Kosovës punojnë qindra policë serbë dhe punonjës të shërbimi sekret, pjesë të të ashtuquajturave “struktura paralele”, për heqjen e të cilave ka këmbëngulur shpesh BE. Në planin 15 pikësh thuhet vetëm, pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë do “t’u ofrohet një vend në strukturat ekuivalente kosovare.” Përveç kësaj në katër komuna serbe në veri të Kosovës do të zhvillohen që këtë vit zgjedhje komunale të organizuara nga OSBE. Deri me 15 qershor Serbia dhe Kosova do të bien dakord për energjinë dhe telekomunikacionin. Deri tani Serbia bllokon investimet apo privatizimet në këto sektorë. As Serbia dhe as Kosova nuk duan të bllokojnë “përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE.” Për një njohje të pavarësisë së Kosovës, apo për një anëtarësi në OKB nuk bëhet fjalë.

Krahas planit 15 pikësh ka me sa duket marrëveshje të tjera, të papublikuara

Kështu Kosova sipas zëvendësministrit të Jashtëm Petrit Selimi ka premtuar, se nuk do të dërgojë njësi të një ushtrie të ardhshme në veriun e dominuar nga serbët, ai do të kontrollohet nga trupa e paqes së Natos, KFOR. Në planin 15 pikësh mungon kjo marrëveshje. Sipas gazetës kryesore e Kosovës Koha Ditore plani 15 pikësh bie ndesh me disa ligje kosovare. Politikani opozitar Albin Kurti kritikoi në Prishtinë faktin se me asosiacionin e komunave serbe “krijohet një strukturë paralele në nivel shtetëror” dhe integrohen zyrtarisht strukturat serbe, megjithëse Beogradi nga ana e tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në fakt presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliv e pati quajtur marrëveshjen, që do të arrihej një “garanci për Serbinë, se Kosova nuk do të pranohet kurrë si shtet i njohur në OKB.”

Deputetët e partisë së Gjelbër Marieluise Beck dhe Manuel Sarrazin druhen, se në Kosovë mund të përsëritet “gabimi i një ndërtimi të një shteti jofunksional si i Bonjë-Hercegovinës.” (…)Beck dhe Sarrazin kërkojnë, që data e një fillimi të vërtetë të bisedimeve me BE për pranimin e Serbisë të varet jo vetëm nga nënshkrimi, por edhe nga zbatimi i vërtetë i një marrëveshje, “e cila nuk dëmton aftësinë funksionuese të shtetit kosovar.”

Për këtë qeveria serbe nga ana e saj duhet të injorojë rezistencën e nacionalistëve. Këtë ajo mund ta përballojë. Sipas anketimeve afro dy të tretat e serbëve e shohin Kosovën faktikisht të pavarur, vetëm një pakicë është akoma në mënyrë të qartë kundër një ujdie. Por fillimisht titujt kryesorë i dominojnë disa ultranacionalistë. Ata publikuan numrat e telefonave celularë të kryeministrit Dacic dhe zëvendëskryeministrit Vucic. “Mua më vijnë çdo sekondë sms me kërcënime me vdekje”, tha Vucic.

Ish presidenti nacionalist dhe ish kryeministri, Vojisllav Kostunica e quajti marrëveshjen e ardhshme një “tradhti të popullit serb”, në të cilën qeveria “e ka shitur territorin e Kosovës për datën e fillimit të bisedimeve me BE për pranim.” Në fshatrat serbe të veriut të Kosovës ultranacionalistët njoftuan rezistencë kundër marrëveshjes dhe kërkuan një referendum.(…) (DW)

The post Cilat janë pjesët e papublikuara të planit Kosovë-Serbi? appeared first on Albanian News Agency.