Albanian News Agency» Sociale

Kosova-Calster: Bashkëpunimin me Belgjikën në shëndetësi
Institucionalizimi i marrëdhënieve në shëndetësi midis Shqipërisë dhe Belgjikës ishte në qendër të takimit mes ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova dhe Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës, Anick Van Calster. Gjatë takimit, u theksoi se vendosja e një komunikimi zyrtar ndërmjet institucioneve homologe do të ishte me mjaft interes për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shprehën dëshirën për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të shkencave mjekësore, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe, bazuar edhe mbi programet afatgjata të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Shkëmbimi i eksperiencës, edukimi shëndetësor, epidemiologjia e sëmundjeve infective, etj, janë disa nga fushat që pritet të marrin mbështetje pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja parashikohet të përfshijë edhe asistencën mjekësor në rastet e sëmundjeve akute apo edhe aksidentet e shtetasve të Mbretërisë së Belgjikës dhe Shqipërisë, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm ose udhëtimit tranzit në shtetin respektiv.

E shoqëruar nga ekspertë në fushën e shëndetësisë, Ambasadorja Calster u ndal edhe në disa cështje të rëndësishme për shëndetin publik. Referuar eksperincës së vendit të saj lidhur me trajtimin e mbetjeve spitalore, gjatë bisedës është folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm në këtë sektor, ndërsa Ambasadorja e Belge është shprehur e gatshme për ofrimin e asistencës teknike në këtë fushë.

The post Kosova-Calster: Bashkëpunimin me Belgjikën në shëndetësi appeared first on Albanian News Agency.

Berisha viziton QSUT: Specializim 3 vjecar për mjekët
Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ministri i Shëndetësiëë marrjen e masave për nisjen e mjekëve për specializim për një periudhë 3 vjeçare, në spitalet më të mira të Evropës ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikundër, të shqyrtojë mundësitë që të marrim edhe visiting Profesorë për 2-3 vjet, të cilët kanë anën tjetër pozitive, pasi formojnë një ekip të tërë. Berisha vizitoi sot në mesditë pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ky pavion është i pajisur me aparatura tepër të avancuara dhe moderne, me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Berisha vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të mjekëve, të cilët me anë të aparaturave dhe disa teknikave bëjnë ndërhyrje të mrekullueshme dhe evitojnë shumë kirurgjinë e hapur. Lidhur me kirurgjinë e vjetër, Berisha tha se “në rast se qeveria do të gjejë fonde dhe shpresoj të gjejë, pasi nuk mund të them se është imediate, aty do të ndërtojmë korpusin më të bukur spitalor të Shqipërisë. Ajo sërish kirurgji do të jetë. Ne jemi në negociata me një linjë që është partneritet publik-privat dhe kërkon: së pari, një projekt më modern; së dyti, fondi disponibël; së treti, kompania që do ta ndërtojë. Pastaj do të përcaktohet një afat 15 apo 18 mujor, në mënyrë që aty të ngrihet një spital kirurgjikal madhështor, nga me modernët që ekziston”.

Pas kësaj vizite, në një prononcim për mediat e pranishme, Kryeministri Berisha u shpreh:

Në një moment pauze nga fushata elektorale, shfrytëzova kohën për tu bërë një vizitë miqve të mi të dikurshëm. Mund t’ju them se qendrën në të cilën kam punuar për shumë vite, nuk e njoha më. Në të janë aparaturat dhe praktikat më moderne të mjekimit. Këto janë aparatura, për ndonjë prej të cilave as nuk kam lexuar. Kaq të avancuara janë. Krahasuar vetëm me pak vite me parë, tani është një vëllim pune 6-7 herë më i madh. Një ekip i shkëlqyer i drejtuar nga Prof. Artan Goda, me shumë mjeke dhe mjekë të rinj, të cilët përballojnë një ngarkesë pune të jashtëzakonshme, në një sintoni të madhe me kardiokirurgjinë.

Më bëri përshtypje dhe Prof. Goda më tha se në një fushë të caktuar kardiokirurgjia është më e avancuar. Se këta nuk janë kardiokirurgji, por edhe këta me ballona dhe me disa teknika bëjnë ndërhyrje të mrekullueshme dhe evitojnë shumë kirurgjinë e hapur. Dhe del si detyrë të nisim mjekë për specializim, për një periudhë 3 vjeçare, në spitalet më të mira të Evropës ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikundër, i kërkova edhe ministrit që të shqyrtojë mundësitë që të marrim edhe visiting Profesorë për 2-3 vjet, të cilët kanë anën tjetër pozitive, sepse formojnë një ekip të tërë.

Me kënaqësinë më të madhe konstatoj se gjeta një qendër që unë, përveç Artanit dhe disa bashkëpunëtorëve të mi të vjetër, nuk e njoha dot më. Kaq e bukur ishte.

Zoti Kryeministër, çfarë do të bëhet me kirurgjinë e vjetër?

Kryeministri Berisha: Kirurgjia e vjetër, në rast se qeveria do të gjejë fonde dhe shpresoj të gjejë, pasi nuk mund të them se është imediate, aty do të ndërtojmë korpusin më të bukur spitalor të Shqipërisë. Ajo sërish kirurgji do të jetë.

Ne jemi në negociata me një linjë që është partneritet publik-privat dhe kërkon: së pari, një projekt më modern; së dyti, fondi disponibël; së treti, kompania që do ta ndërtojë. Pastaj do të përcaktohet një afat 15 apo 18 mujor, në mënyrë që aty të ngrihet një spital kirurgjikal madhështor, nga me modernët që ekziston.

Natyrisht, nuk mund të përcaktojë çështje kohe. Nuk mund të them që është fare i afërt, imediat. Mund të them se është fat që i tërë ky territor është territor spitalor dhe në këtë territor mund të bëhen ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë e spitaleve. Tirana ka një shans të madh me këtë territor. Le të nderojmë ne ata që e ndërtuan këtë spital dhe Prof. Osman Jonuzin, një nga  themeluesit e tij. Kanë zgjedhur një vend të shkëlqyer dhe ky është një spital i shkëlqyer.

The post Berisha viziton QSUT: Specializim 3 vjecar për  mjekët appeared first on Albanian News Agency.

Talasemia, 14 raste te reja vitin e kaluar
Vetëm në një vit në Shqipëri janë shënuar 14 raste të reja me talasemi, apo anemia mesdhetare, e lindur dhe e trashëguar nga prindërit tek fëmijët. Harta e të diagnostiakuare me këtë sëmundje ka një shpërndarje që përfshin pothuajse zonën perëndimore të vendit, ku shifra më e lartë është në Fier në nivelin 9.96%, në Sarandë 7.92%, Lushnje 7.3%, Berat 7.04% dhe Shkodër 0.72%.

Ndërkohë, në Ditën Botërore të Talasemisë, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha se duhet të parandalohen lindjet më këtë patologji.

Përmirësimi i i cilësisë së trajtimit të  këtyre pacientëve dhe  reduktimit i lindjeve të reja me talasemi, nëpërmjet informimit, edukimin dhe skrinimit të bartësve  mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, i përcaktuar ky edhe në strategjinë kombëtare. Ndërkaq, çdo masë e marrë në përmirësimin e trajtimit ndaj tyre drejtpërsëdrejti reflektohet edhe në cilësinë dhe zgjatjen e jetës të pacienteve. Kështu, para vitit 2000, nuk kishim pacientë mbi 18 vjeç, ndërsa sot kemi pacientë të moshës mbi 35 vjeç  që jane ne gjendje të mirë shëndetësore, kryejnë aktivitet normal dhe kanë krijuar familje.

Ndërkohë, vëmendja dhe puna është përqendruar te parandalimi i kesaj patologjie nëpërmjet reduktimit te lindjeve te reja me talasemi. Edhe në këtë drejtim, është bërë i detyrushem kontrolli për bartës të talasemisë, i gruas shtatzanë brenda 3 mujorit të parë të shatzanisë. Në bashkëpunim me Shoqatën  Onlus “Unn cuore per Albania”, të Bazilikatës në Itali, po kryhet programi (2012-2015) i skrinimit për bartësit e talasemisë në nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme në rrethet Kavajë, Lushjnje Fier dhe Vlorë, Sarandë.

Por, kreu i shoqatës së talasemikëve, Musa Zenelaj, tha se ka patur raste kur prindërit kanë qënë të shëndetshëm dhe nëna ka bërë eko të vazhdueshme gjatë shtazënisë dhe mjekët nuk kanë arritur të diagnostikojnë patologjinë që në fetus. Ndersa kërkoi lehtësira në shkollë të fëmijëve talasemik për shkak se kanë nevojë për kohë kur bëjnë trasnfuzion.

Trajtimi i ketyre pacienteve bazohet ne transfuzione te  shpeshta te gjakut,  mesatarisht cdo 2 jave dhe transplantin e palces se kockes. Ndryshimet cilesore te aritura ne trajtimin e ketyre pacieneteve ne vite si perdorimi i exajdes (eleminues i hekurit nga organizmit) si dhe perdorimi i mases eritrocitare pa leukocite apo mases eritrocitare te shperlare, perdorimi i sistemeve te transfuzionit me filtra per leukocitet, krijon  mundesine e realizimit me sukses te transplantimeve te palces se kockes, realizimit te terapise me anen e gjakut te kordonit umbelikal, si dhe terapive te tjera bashkekohore.

Gjithashtu zbatimi i një programi cilësor dhe efektiv për transfuzionin e këtyre pacientëve me gjak te sigurte dhe cilesor ben te mundur qe gjate dy vite te  fundit ne nuk kemi raste te reja ne grupin e pacienteve me talasemi te infektuar nga transfuzioni i gjakut me hepatit B, C apo HIV. Nderkohe çelesi i suksesit per permiresimin e cilesise se trajtimit pacienteve lidhet me fuqizimin e promocionit për dhurimin vullnetar të gjakut duke siguruar  me shume dhurues vullnetare te regullt te gjakut.

Në qendrën kombëtare të tansfuzionit të gjakut ka gjendje gjaku por grupet negative, kryesisht 0 negativ është i rrallë. Kryqi i kuq shqiptar organizoi fushata ndërgjegjësuese për të dhuruar gjak. Një femër mund të dhuroj 4 herë gjak në vit ndërsa një mashkull 5 herë. Ndërsa prindërit duhet të informohen se cfarë është kjo sëmundje.

Talasemia është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose palësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës ose e thënë më thjeshtë, një çrregullim i trasheguar i gjakut. Sipas mjekëve specialistë, në vendin tonë aktualisht numërohen rreth 500 persona me talasemi.

Mjekët sqarojnë se ekzistojnë format Alfa dhe Beta të talasemisë. Diagnoza vendoset me bërjen e analizës së quajtur elektroforeza e Hemoglobinës. Të sëmurët me talasemi kanë nevojë për transfusion të gjakut çdo 21 ditë.

Talasemia është një sëmundje që kërkon transfuzion të rregullt të gjakut, si dhe mjekime të kushtueshme për sigurimin e mbijetesës së pacientëve, kryesisht në pastrimin e gjakut nga sasitë e tepërta të hekurit. Martesa mes dy bartësve të prekur nga talasemia (forma më e lehtë e sëmundjes, pa ndërlikime të rënda) krijon premisat që një në katër fëmijë të lindë i sëmurë nga forma më e rëndë e sëmundjes, talasemia madhore, ndërsa dy në katër fëmijë të lindin bartës, por jo të prekur prej saj.

Kryerja e analizave paramartesore të gjakut, apo dhe kryerja e analizave prenatale tek foshnjat e konceptuara do ta shmangte lehtësisht trashëgimin e sëmundjes, nëpërmjet abortit, ndërsa mënyra e vetme, jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe e rrezikshme, e kurimit përfundimtar është transplanti i një pjese të palcës së kurrizit.

Në botë numërohen mbi 250 milion banorë të prekur nga talasemia, e cila është më e përhapur në atë që njihet si “brezi i talasemisë”, vende që në të kaluarën janë njohur për epidemitë e malarjes, kryesisht ato rreth e rrotull Mesdheut, vendet e Lindjes së Mesme e deri në Indi e Kinë.

The post Talasemia, 14 raste te reja vitin e kaluar appeared first on Albanian News Agency.

QSUT, 2.4 mld lekë abuzime me ilaçet
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka kthyer tenderin për furnizmin me ilaçe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të abuzimeve me të. Ndërkohë, sipas tij, janë të paktën 2,4 miliard lekë ilaçe që janë kthyer mbrapsht, pasi janë tenderuar në mënyrë abuzive. Auditi po vazhdon punën për verifikimin e të gjitha fondeve të shpenzuara, ndërkohë që Kosova siguroi se do të zhbëjë çdo kontratë të paligjshme dhe abuzive të nënshkruar nga paraardhësi i tij në këtë detyrë.

“Nga të dhënat e para ka abuzime. Jemi të vendosur ti shkojmë kësaj cështje deri në fund. Cdo abuzues do të përgjigjet në organet përkatëse conform ligjit”, tha Kosova, ndërsa premtoi ndryshim të situatës brenda kësaj jave. “Pacientët nuk mund dhe nuk duhet të vuajnë pasojat e tenderave për të pasur ilace.  Që nesër do të fillojnë prokurimet por natyrisht nuk do të përdoren më ato cmime barnash që ishin përcaktuar më parë të cilat devijonin deri në 5 fish nga lista bazë e medikamenteve. Ka pasur devijime në fondet publike të dhëna për shëndetësinë dhe keqmenaxhim të institucioneve vecanërisht QSUT”, u shpreh ministri Kosova. Ndërkaq, sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit të kësaj natyre, QSUT është në këtë gjendje, ku ka mungesa të theksuar të ilaçeve dhe për shkak të cmimeve të barnave në disa raste 5 herë më të larta se lista bazë e medikamenteve, pacientët kanë pasur 5 herë më pak barna nga ajo që duhet të kishin.

Duke u ndalur tek procesi u zgjedhjes së shefave të shërbimit në QSUT, Kosova tha se do të respektojë vendimet e qeverisë për këtë process duke pasur në themel të të gjithë procesit transparencën.  Vetëm pak ditë më parë, rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, tha se ka ankimime lidhur me procesin e zgjedhjes së shefave, ndërkohë që nuk dha detaje mbi to.

I pranishëm në konferencën për shëndetin publik, Kosova u tregua kritik edhe me disa të meta të tjera në fushën e shëndetit publik. “ Zbatimin e ligjit antiduhan dhe alkool mund ta quajmë, një ligj që nuk ka mirëfunksionuar asnjë herë megjithëse jam në dieni se janë deri diku rreth 100 inspektorë në terren që paguhen nga lekët e taksapaguesve për zbatimin e këtij ligji”, u shpreh Kosova

Rreth 64 për qind e vdekjeve në vendin tonë raportohen nga sëmundjet kronike, ndërkohë që nuk ka ende një rregjistër kombëar të tyre. Sipas të dhënave, 95% e parave të listës së rimbursueshme shpenzohen për sëmundjet konike dhe 77% e barrës së shpenzimeve individuale shkojnë për kurimin e këtyre sëmundjeve. Ndaj në këtë moment del e nevojëshme dhe një riformatim mbi rolin e Institutit të Shëndetit Publik.

The post QSUT, 2.4 mld lekë abuzime me ilaçet appeared first on Albanian News Agency.

Viruset ‘sulmojne’ femijet
Viruset janë tashmë shkaku i gastroenteriteteve tek fëmijët dhe jo bakteret, ndërsa rastet në vendin tonë, por edhe në botë, janë në shtim. Pediatrja infeksioniste Gjeorgjina Kuli thote se nëse ato nuk parandalohen ato mund të rrezikojnë dhe jetën e fëmijëve, pasi dehidratimi është shkaktar që çon në ndërlikime të mëdha shëndetësore. Një prej tyre është rotavirusi, për të cilin në vitin 2015 do të përfshihet vaksina në kalendarin e vaksinimit.  “Tashmë nuk janë më bakteriet shkaku i infeksioneve gastrointestinale, por viruset. Vendosja e etimilogjisë virale është e vështirë. Në vendin tonë kanë hyrë disa teste të shpejta. Kështu që ne  kemi bërë një studim tek 171 fëmijë me çrregullime gastrointestinale në të cilën 28.8 përqind janë diaretë nga rotavirusi. E vetmja që e parandalon është vaksina”, tha Kuli.

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha ne konferencen e 14 te Pediatrise se “Nisur nga parimi qe profilaksia dhe parandalimi i semundjeve eshte pike kyce shume e rendesishme per cdo sistemin shendetersor qeveria ka marre masat e saj edhe per kujdesin ndaj femijeve”.

ISKSH ka nxjerre, kontraten me qendrat shendetesore te kujdesit paresor dhe VKM nr. 368, dt 31.05.2005 “Per miratimin e strategjise kombetare per femijet”, duke siguruar qe ndjekja e zhvillimit dhe kontrollet per mirerritjen e femijeve sipas protokolleve te miratuara nga personeli i Qendrave Shendetesore dhe vaksinimi deri ne moshen 15 vjec te kryhen falas edhe ne mungese te librezes se shendetit, theksoi Halimi, ndersa shtoi se “ne rastet e nevojes se trajtimit ambulator me barna per patologji te caktuara, kjo kategori perfiton nga barnat e listes se rimbursuar kundrejt recetes me rimbursim te leshuar nga mjeku i familjes dhe librezes se shendetit. Femijet 0-1 vjec perfitojne barnat ne masen 100%, ndersa te tjeret sipas statusit te te siguruarit qe gezojne dhe akteve te ISKSH”.

Sherbimi terciar pediatrik, i perfaqesuar nga departamenti i pediatrise ne QSUT, mban ne supe pergjegjesite e liderit ndaj tere pediatrise shqiptare si dhe te zgjidhjeve te veshtiresive diagnostike e terapeutike te rasteve te referuara nga i gjithe vendi. QSUT eshte ne vemendje te qeverise dhe perben shqetesimin e saj, pikerisht per kete pergjegjesi te madhe qe ajo ka.

The post Viruset ‘sulmojne’ femijet appeared first on Albanian News Agency.

Hipertensioni prek 1 në 3 persona, apel për kontrolle rutinë
Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranë percolli në Ditën Botërore të Shëndetit, 7 prill, aktivitete sensibilizuese për më shumë edukatë shëndetësore dhe kujdes në trajtimin e kontrollin e tensionit arterial (presionit të gjakut), i  cili prek një në cdo 3 të rritur mbas moshës 25 vjecare.

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha se ngritja e një kulture shëndetësore është e njëjtë me përdorimin e rripit të sigurimit dhe në të dyja rastet shpëtohet jetë. “Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar parandalimin dhe  kontrollin e Tensionit Arterial apo “presionit te gjakut”  si temen e ketij viti të Ditës Botërore të Shëndetit, me qëllim sensibilizimin e popullatës,  si dhe të të gjithë ofruesve të shërbimeve shëndetësore, për rëndësinë dhe mundesitë reale që ekzistojnë për parandalimin e Hipertensionit Arterial dhe pasojave qe lidhen me te”, tha Kosova.

Menaxhimi i semundjeve kronike mbart  fatura  financiare. Sipas te dhenave te ISKSH, per sëmundjet kronike shpenzohen rreth 55 milion $ në vit. Vetem per hipertensionin arterial shpenzohet 22 % e rimbursimeve. Për ministrin e Shëndetësisë, kjo e fundit është një shumë e konsiderueshme që qeveria ia dedikon kryesisht moshës së tretë dhe do të shkojë në të njëjtin proporcion dhe me cilësinë e barnave që ato marrin cdo muaj. Shqetësimit te të moshuarve mbi cilësinë e barnave të hipertensionit arterial, Kosova iu përgjigj duke bërë një krahasim. “Është e njëjta gjë që ndodh me ujesjellësin: në burim uji del i pastër por gjatë rrugës ndesh shumë ndërhyrje të paligjshme. E njëjta gjë vlen dhe për barnat. Puna jonë është të mbyllim këto ndërhyrje gjatë rrugës që t’a cojmë ujin të pastër,  ashtu sic del në burim. Fondi që qeveria jep është i konsiderueshëm, ndaj dhe cilësia e barnave nuk duhet të  mungojë”, u shpreh Kosova.

Prof. Mihal Tase nënvizoi se në  Shqiperi vlerësohet të paktën 46 % e adulteve kanë vlera mbi normen të tensionit arterial. Mbipesha vlerësohet të jetë prevalente në 54.4% te adulteve, ndaj dhe, sipas tij, duhet shkuar drejt në ulje dhe kontrolli të faktorëve të riskut.

Hipertensioni arterial parandalohet dhe kontrollohet permes konsumit te reduktuar te kripës, dietës së balancuar, aktivitet fizik te rregull, shmangies se duhanpirjes dhe të abuzimit me alkoolin.

Semundjet kardiovaskulare perbejne 59% te vdekjeve ne popullaten shqiptare.

Verehet nje rritje prej rreth 25% e semundjeve kardiovaskulare ne Shqiperi gjate 20 viteve te fundit. Nje pjese e rendesishme e kesaj rritje shkaktohet prej ndryshimeve demografike -  rritjes se moshes mesatare te popullates – por verehet gjithashtu edhe nje rritje nga shkaqe te tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit te jeteses.

Ne rang boteror, Hipertensioni arterial prek me shume se 1 ne 3 adulte te moshes mbi 25 vjec, duke perbere kontribuesin kryesor te patologjive kardiake dhe aksidenteve cerebrale.  Patologjite kardiake dhe aksidentet cerebrale perbejne shkaqet kryesore te vdekjeve te parakohshme dhe paaftesise.

Ne vitin 2012, Asambleja e Pergjithshme e OBSH, vendosi te adoptoje objektivin e reduktimit me 25 % te vdekjeve te parakohshme nga semundjet jo te komunikueshme deri ne vitin 2025.

Në këtë kuadër Ministria e Shendetesise u ben thirrje personave mbi 25 vjec te matin tensionin arterial. Ne Shqiperi  jane ne funksion 421 qendra shendetesore  ne kujdesin paresor, ne cdo lagje ne qytete si dhe ne cdo komune ne fshatra, te udhezuar te depistojne popullaten lidhur me tensionin arterial.  Ne sherbim të qytetarëve, ne kuader te kujdesit paresor, jane 1584 mjeke te pergjithshem dhe mjeke te familjes, 6660 infermierë dhe 305 mjeke spacialiste ne poliklinikat e Tiranes.

Numri i barnave ne listen e barnave te rimbursueshme ka arritur ne  426 ne vitin 2013 ne krahasim me 362 ne vitin 2007. Duke adoptuar me pergjegjshmeri politika sociale, shteti mbulon me sigurim shendetesor femijet, nxenesit dhestudentet me shkeputje nga puna; pensionistet; te paaftet (mendore dhe fizike); te papunet; personat qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe asistence sociale; nenat me leje lindjeje; shtetasit qe kryejne sherbimin ushtrak te detyruar; personat qe vuajne denimin ne institucione te vuajtjes se denimit; viktimat e trafikimit te qenieve njerezore.

Regjistrohuni tek mjeku i familjes duke ushtruar te drejten e perzgjedhjes se mjekut, dhe perfitoni kujdesin e nevojshem shendetesor per ju dhe familjen tuaj. Numri i barnave ne listen e barnave te rimbursueshme ka arritur ne  426 ne vitin 2013 ne krahasim me 362 ne vitin 2007. Duke adoptuar me pergjegjshmeri politika sociale, shteti mbulon me sigurim shendetesor femijet, nxenesit dhestudentet me shkeputje nga puna; pensionistet; te paaftet (mendore dhe fizike); te papunet; personat qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe asistence sociale; nenat me leje lindjeje; shtetasit qe kryejne sherbimin ushtrak te detyruar; personat qe vuajne denimin ne institucione te vuajtjes se denimit; viktimat e trafikimit te qenieve njerezore.

Sëmundjet kronike mund të reduktohen duke shpëtuar me miliona jetë nëpërmjet reduktimit të faktorëve të riskut, zbulimin e hershëm të tyre dhe mjekimit  në kohë.

Parandalimi  i sëmundjeve kronike është investim për jetën. Shkaqet kryesore janë të njohura dhe nëse ato  eliminohen, të paktën 80% e sëmundjeve kardiovaskulare,  iktusit, diabetit tip 2 dhe 40 % e vdekjeve nga kanceret është e mundur të parandalohen.

Hipertensioni arterial parandalohet dhe kontrollohet permes:

Konsumit te reduktuar te kripes.

Rekomandohet me pak se 5 gram kripe ne dite.

Dietes e balancuar

Rekomandohet diete e pasur me fruta dhe zarzavate.

Aktivitet fizik te rregullt

Situata: 60 % e të rinjve tanë bëjnë më pak se dy herë në javë aktivitet fizik

Rekomandohet te pakten 30 minuta, 5-7 dite ne jave.

Shmangies se duhanpirjes

Situata: 39%  e adulteve jane duhanpires;  11% e femijeve 13-15 vjec.

Nevojitet: Edukim dhe zbatim efektiv i ligjit “Per mbrojtjen e shendetit nga produktet e duhanit”

Shmangies se abuzimit me alkoolin.

Grupmoshat më të prekura 25 – 29  vjeç burrat, 35 – 39 vjeç gratë

20 % e moshave 15 – 24 vjeç konsumojnë alkool

Rekomandimi: Konsum i moderuar i alkoolit.

The post Hipertensioni prek 1 në 3 persona, apel për kontrolle rutinë appeared first on Albanian News Agency.

Autizmi në rritje, OKB: Përgjigje globale e mirëkoordinuar
Gjatë dekadave të fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në përhapjen e autizmit në mbarë botën. Nё ditёt e sotme, 1 nё 88 fёmijё vlerësohet se ka autizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prevalencë kjo e krahasueshme në rajone të tjera të globit.

Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Autizmit, e cila ka hyrë në vitin e saj të gjashtë të përkujtimit, gjen sot shoqërinë në mbarë botën më të shqetësuar rreth pasojave që ka shfaqur  ky çrregullim në jetët e individëve të prekur dhe familjeve të tyre. Ndërkohë, në këtë ditë, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe  Agjencitë  e  Organizatave  të  Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri si PNUD, UNICEF dhe  OBSH,  promovuan një nismë shumë të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara, Rezolutën mbi Autizmin.

Dr.Liri Berisha, Presidente Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, duke falenderuar mbështetjen e agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në promovimin për vënien në zbatim të kësaj rezolute parashtroi disa nga rekomandimet bazë të saj si rritja e ndërgjegjësimit publik dhe profesional mbi autizmin, forcimi dhe rritja e ekspertizës kërkimore dhe ofrimin e shërbimit, përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar, forcimi i programeve arsimorë gjithëpërfshirës të përshtatshëm për foshnjat, fëmijët dhe të rriturit me autizëm, përfshirja në shoqëri të individëve me autizëm përmes aktiviteteve profesionale dhe atyre të argëtimit, si dhe mbledhja e informacioneve dhe të dhënave statistikore e kërkimore.

Përfaqësuesi i UNCEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, tha se pozicioni i Shqipërisë në këtë drejtim, falë përpjekjeve të fondacionit Fëmijët Shqiptarë,  ka bërë që axhenda e kësaj rezolute të lëvizë përpara. “Do të dёshiroja të pranojmë, në këtë pikë, pozitën dhe përpjekjet nga Shqipëria, sidomos tё Fondacionit tё Fëmijëvё nën udhëheqjen e Dr. Berisha, për të ndihmuar dhe për të lëvizur këtë axhendë përpara”, theksoi Palm. Ndërkohë, ai vlerësoi si largpamës “vendimin e legjislacionit shqiptar për të siguruar grante të aftësisë së kufizuar për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, të cilët kujdesen për ta”.

Me qasjen e duhur, një pjesë e vogël, por e rëndësishme e fëmijëve të diagnostikuar me autizëm mund të ndihmohen dhe të trajnohen në mënyrë që të jenë në gjendje të jetojnë një jetë si gjithë të tjerët. Për shumë të tjerë, vëmendja e specializuar profesionale nga ekspertët mund tё lehtësojё kushtet, në mënyrë që jeta të bëhet pak më e lehtë për ta dhe kujdestarët e tyre. “Prandaj ne kemi nevojë për mё shumё profesionistё tё shёndetit, mjekë dhe infermierë, me njohuri më të madhe në lidhje me identifikimin e autizmit, këshilla te duhura profesionale dhe referimin e duhur”, tha Palm, sipas të cilit, “diagnostikimi i hershëm është çelësi”.

Përfaqësuesi  i UNICEF në Shqipëri theksoi se njerëzve me autizëm duhet t’u sigurohet përfshirje sociale, nëpërmjet një sistemi të përmirësuar të mbrojtjes sociale dhe politikave të përmirësuara dhe veprimeve sektoriale si në fushën e arsimit ashtu edhe në atë të punësimit. Ai solli si shembull punën e PNUD, që “është duke eksploruar mundësinë e gjenerimit tё ndërmarrjeve shoqërore të cilat do t’u  japin njerëzve që vuajnë nga autizmi mundësinë për punë produktive”.

Përfaqësuësit e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri u angazhuan në mbështetje të plotë të Rezolutës mbi Autizmin për të vënë  në lëvizje mekanzimat e duhura, të cilët do të mundësojnë veprime të koordinuara ndërkombëtarisht në drejtim të qasjes se problematikave që sjell ky çrregullim si dhe të sigurimit të mundësive të barabarta për përfshirje dhe pjesëmarje në shoqëri të individëve të prekur prej tij.

Shqipëria, është një  ndër bashkëmbështetëset  kryesore  mes vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në drejtim të miratimit Rezolutës  mbi Autizmin e titulluar “Adresimi i nevojave social-ekonomike të individëve, familjeve dhe shoqërive të prekura nga çrregullimet e spektrit të autizmit dhe çrregullime të tjera te zhvillimit”.

Miratimi i saj është ndjekur me vëmendje të fokusuar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, i cili në këta 5 vjet e ka kthyer në misionin e tij më të rëndësishëm njohjen dhe diagnostikimin e hershëm të këtij çrregullimi.

Rezoluta e OKB

Rezoluta e Kombeve të Bashkuara mbi Autizmin mbështet një përgjigje globale të koordinuar ndaj autizmit dhe çrregullimeve të tjera në zhvillim,  me qëllim lehtësimin e interesave dhe rritjen e mirëqenies së miliona individëve dhe familjeve që jetojnë me autizmin.

Objektivat kryesore të  rezolutës janë:

-Të ndërtojë  kapacitetet e duhura për të siguruar kujdesin për ata që janë prekur nga çrregullimi i spektrit autik.

-Të përfshijë trajnimin e prindërve dhe ofruesit e shërbimeve në të gjitha nivelet e shëndetësisë, arsimit dhe sistemet e mirëqenies sociale, duke përfshirë profesionistët, prindërit dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shёndetёsor.

-Të  zhvillojë  dhe zbatojë  programe për  nderhyrje të realizueshme, efektive dhe të qëndrueshme për trajtimin e çrregullimit të Autizmit dhe  aftësive të kufizuara të lidhura me to, nëpërmjet  metodave inovative.

Për rrjedhojë kjo rezolutë nxit dhe u ben thirrje vendeve antare të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për veprime të tilla si:

•Rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe atij profesional mbi crregullimet e spektrit tё autizmit, aftësive  të kufizuara të lidhura me to si dhe reduktimin e stigmës së lidhur me këto kushte.

• Forcimin dhe rritjen e ekspertizës kërkimore dhe ofrimin e shërbimit, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.

• Forcimin e programeve arsimore  gjithëpërfshirës të përshtatshëm për foshnjat, fëmijët dhe të rriturit me autizëm.

• Vënien e theksit tek nevojat unike të çdo personi me autizëm, brenda një spektri karakteristikash dhe përvojash të ndryshme,

• Rritjen e ndërgjegjësimit për avantazhet e përfshirjes në shoqëri të individëve me  autizëm dhe aftësi të kufizuara të lidhura me të, përmes aktiviteteve profesionale dhe atyre të argëtimit.

Rezoluta e  Organizatës së Kombeve të Bashkuara vëren se:

Një pengesë e madhe për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të prekura nga autizmi është sasia e vogël e njohurive dhe ekspertizës për të njohur dhe për të identifikuar simptomat çregullimit të këtij spektri dhe  dhe çrregullimeve të zhvillimit.

Mungesa e vlerёsimeve cilёsore kufizon aksesin pёr pёrkujdes dhe ndёrhyrje tё hershme. Pasi popullatat janë shqyrtuar, ka një problem të ngjashëm lidhur me mungesën e burimeve njerëzore të trajnuara.

Programet e trajnimit, nga terapistë tё trajnuar, janë mjaft të efektshme, sidomos kur diagnoza është bërë dhe ndërhyrjet e hershme kanё filluar. Në përgjithësi, kur ndërhyrja është në kohë, deri në 10% e fëmijëve me autizëm mund të shërohen plotësisht dhe gati 90% shfaqin arritje tё qëndrueshme pas ndërhyrjes. Megjithatё, trajtimi ka nevojё pёr trajnime tё vazhdueshme dhe zakonisht zgjat gjatё gjithё jetёs, i shoqёruar me shёrbime sociale dhe shёndetёsore. Pa programe efektive, zgjidhje të përshtatshme që përmirësojnë cilësinë e jetës për individët me autizëm dhe familjet e tyre nuk mund tё arrihen rezultate.

Rezoluta vëren se për fat të keq, ndërsa ndёrgjegjёsimi pёr çregullimit të spektrit autik dhe  dhe çrregullime të zhvillimit , në vendet e zhvilluara është i lartë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumë vende në zhvillim, veçanërisht pёr vendet mё pak tё zhvilluara. Kjo është pjesërisht për shkak të mungesës së vlerësimit lokal të nevojës, duke përfshirë të dhënat për përhapjen e autizmit dhe kushtet qё lidhen me tё.

The post Autizmi në rritje, OKB: Përgjigje globale e mirëkoordinuar appeared first on Albanian News Agency.

Hyn ne fuqi ligji i ri i sigurimeve, Hana: Mbulim i gjithe popullates
Hyn në fuqi ligji i ri i sigurimit te detyrueshem te kujdesit shëndetësor, i cili sanksionon krijimin e Fondit te Sigurimeve Shendetesore. “Ky Fond do te jete tashme institucioni pergjegjes per administrimin dhe menaxhimin e burimeve financiare ne perdorim te skemes se sigurimeve shendetesore”, tha drejtoresha e ISKSH-se znj. Elvana Hana ne nje konference per shtyp.

Qe sot, kush ka nje libreze shendetesore, do te perfitoje sherbime pa pagese ne spitale. Ne cdo rast abuziv per pagesa informale ne spitale, qytetaret do te drejtohen ne drejtorite tona rajonale ne cdo qark dhe ne degen tone ne QSUT per kete spital. Ne do te kontrollojme cdo rast, presim gjithashtu denoncimet e popullates prane zyrave tona dhe cdo rast do te ndiqet deri ne fund per te shmangur informalitetin ne sistemin tone shendetesor.

Skema e sigurimeve shendetesore, permes ligjit te ri, garanton mbulim universal te popullates. Përvec personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbul on gjithashtu kategoritë në nevojë, si pensionistet, invalidet, veteranet, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, të papunët; grate shtatzena, shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë; fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta. Për të gjitha këto kategori si dhe per ato kategori qe do te percaktohen me ligje te vecante, paguan shteti.

Te gjitha keto kategori, praktikisht e gjithe popullata ne Republiken e Shqiperise, perfiton sherbim shendetesor pa pagese, mjafton qe cdokush te marre dokumentat perkatese per statusin te cilit i perket (libreza e pensionit per pensionistet, vertetimi i papunesise per personat e papune etj) dhe mund te terheqin librezen e shendetit nga zyrat e Fondit, duke perfituar keshtu sherbimin shendetesor ne kujdesin paresor e spitalor pa pagese.

Me ligjin e ri do te kontraktohen nga Fondi edhe spitalet private apo sherbime te caktuara te ketyre spitaleve, per popullaten qe do te zgjedhe kete sherbim. Por kontratat do te lidhen pas procesit te akreditimit, pasi ne si Fond do te kontraktojme sherbime te sigurta dhe cilesore, duke nxitur njeheresh konkurencen mes dhenesve te sherbimit.

Me ligjin e ri qe sapo ka hyre ne fuqi, krijohen per here te pare paketat e sherbimeve mbi kritere te qarta mjeksore dhe sociale per te gjithe nivelet e ofruesve, dhe vecanerisht per sherbimin spitalor, te cilet do te jene te detyrurar te ofrojne paketat qe kane nenshkruar ne kontrate dhe qe financohen nga Fondi, si rrjedhim rritet aksesi i pacienteve ndaj sherbimeve qe kane nevoje.

Per here te pare ne Ligjin per Fondin perfshihet subvencionimi i pajisjeve mjekesore qe nevojiten per permiresimin e cilesise se jetes se pacienteve, psh. Karrocat per invalidet, etj.

Fondi duke qene bleresi i vetem strategjik i sherbimeve shendetesore, do te perdore mekanizmat perkatese per futjen e metodave te reja te pagesave. Do te kete indikatore mates per cilesine e punes se mjekeve edhe ne sherbimin spitalor.

Fondi do te kete stabilitet financiar dhe kjo garantohet me ligj i cili nuk lejon krijimin e borxheve. Fakti qe shteti do te kontribuoje per popullesine jo active e cila ze rreth 76 % te fondeve qe shpenzon Fondi e ben akoma me te garantuar kete stabilitet.

Por, implementimi i ketij ligji, eshte nje sfide e gjithe sistemit shendetesor, aktoreve te interesit dhe Qeverise shqiptare!

Si do te mbulohen shtresat ne nevoje

Shtresat ne nevoje per te cilat kontributet paguhen nga shteti, pajiset me Libreze shendeti nepermjet dokumentave baze si me poshte:

Pensionistet me libreze e pensionit

Veteranet librezen perkates

Femijet, certifikate familjare

Nxenes student, ceertifikate, vertetim te vazhdimit te shkollimit

Te papunet,punekerkues, kartonin nga zyra e punesimti

Ndihme ekonomike,vertetim nga njesite e pushtetit vendor

Invalidet, librezen perkatese

Te semure me CA TBC, pergjigjen e konsultes se specializuar qe verteton diagnozen.

· Nenat me leje lindje – Vertetim i konsultorit nena dhe femija.

· Te paaftet mendore e fizike – Vertetimin e KMCAP.

(Keto jane kategorite per te cilat paguan shtetit kontribute)

Paraqitja e dokumentave te mesiperme, e shoqeruar me leternjoftimin perkates, ben qe te gjitha keto kategori te perfitojne librezen e shendetit nga zyrat e Fondit, dhe perfitojne sherbimin shendetesor ne kujdesin paresor e spitalor pa pagese. Pra askush nga keta persona nuk detyrohet te beje pagesa ne dore ne keto sherbime, kur paraqitet me libreze shendeti ne paresor si dhe rekomandimin e mjekut te familjes kur paraqitet tek mjeku specialist dhe ne spitale.

The post Hyn ne fuqi ligji i ri i sigurimeve, Hana: Mbulim i gjithe popullates appeared first on Albanian News Agency.

Viti akademik 2013-2014, hapen pararegjistrimet në universitetet italiane. Dokumentat qe duhen
Ambasada italiane në Tiranë bëri të ditur për të gjithë maturantët e interesuar për të studiuar në universitetet italiane për vitin akademik 2013-2014 se është hapur periudha e pararegjistrimevetë studentëve të huaj, ndërkohë që koha në dispozicion për procedurat është tre muaj. Studentët e interesuar për të studiuar në Itali këtë vit dot kenë në dispozicion plot tre muaj ( nga data 21 mars deri më 21 qershor 2013) për të përmbushur procedurën e para-regjistrimit pranë përfaqësive diplomatike – konsullore kompetente.

Vendimi i Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit për të përshpejtuar procedurat e para-regjistrimit (vitet e shkuara procedurat fillonin vetëm në muajin qershor) ka si qëllim të ndihmojë studentët e huaj të cilët i drejtohen sistemit universitar italian, duke iu dhënë më shumë kohë për të përftuar informacionin e nevojshëm, për të zgjedhur kursin e studimit dhe për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm.

Të gjitha udhëzimet e përgjithshme mbi procedurat e para-regjistrimit dispozitat e Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit, janë publikuar së bashku me listën e të gjitha kurseve universitare të disponueshme, në faqen e internetit Studiare in Italia ( në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri).

Studentët e interesuar mund të gjejnë në faqen internet të Ambasadës italiane të gjitha të dhënat e detajuara mbi procedurat që duhet të ndjekin për të kërkuar para-regjistrimin (dhe më pas edhe vizën për studim).

Tepër shkurtimisht, procedurat ndahen në dy faza:

FAZA 1

PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA- REGJISTRIM

Në një moment të parë, të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit (do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës së Italisë, duke prenotuar një takim nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013); për të paraqitur dokumentacionin do të jetë e nevojshme të prenotohet një takim me anë të programit “Prenoto online” i disponueshëm në faqen kryesore të sitit të internetit të Ambasadës, duke seleksionuar shërbimin “Regjistrime universitare”.

Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm (formularët e nevojshëm mund të shkarkohen nga faqja e Ambasadës italiane):

1-            Formulari i regjistrimit (modeli A);

2-            Formulari i autentikimit të fotografisë;

3-            Kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare të shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;

4-            Fotokopje e çertifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;

5-            Fotokopje e pasaportës;

6-            Dy fotografi me ngjyra për dokument.

FAZA 2

DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS

Më pas, nga data 1 qershor deri më 31 korrik, duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier (nuk është e nevojshme të paraqiten personalisht në Ambasadë) dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës studim/Universitet.

1-      Dëftesa e Pjekurisë apo Diploma Universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;

2-      Formulari për kërkesën e vizës;

3-      Deklaratë mbi të dhënat personale;

4-      Pasaportë;

5-      Deklaratë për vendbanimin;

6-      Sigurim shëndetësor;

7-      Vërtetim bankar (bonifico irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit.

Dokumentet shqiptare (dëftesa e pjekurisë, diploma universitare, lista e provimeve dhe programi i detajuar i studimeve) duhet të jenë të legalizuara.

Për udhëzimet e detajuara mbi dokumentacionin që do të paraqitet, ftojmë studentët të lexojnë me vëmendje faqen e posaçme në sitin e Ambasadës italiane në Tiranë.

The post Viti akademik 2013-2014, hapen pararegjistrimet në universitetet italiane. Dokumentat qe duhen appeared first on Albanian News Agency.

Farmacitë, Jaupllari: Grabitësit vjedhin ilaçet, organet e drejtësisë të veprojnë
Tashmë në vendin tonë është shfaqur dhe një fenomen i ri në sistemin farmaceutik. Kusaria ndaj farmacive, e quajti Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, vjedhjen e farmacive. “Sipas informacioneve që ne disponojmë, rezulton se në harkun kohor prej një viti të jenë vjedhur në gjithë vendin 17 farmaci nga të cilat 7 janë në Tiranë. Të gjitha rastet janë denoncuar, nga vetë farmacistët, në organet e policisë, por deri sot , sipas informacioneve që disponojmë nuk na rezulton të jetë zbuluar asnjë rast i “Kusarisë” ndaj farmacive”, tha Jaupllari në një konferencë për mediat.

Duke denoncuar këtë fenomen, Jaupllari ngre shqetësimin e shitjes së barnave tek qytetarët, ç’ka, sipas tij, përbën rrezik për shëndetin e tyre, duke qenë se shiten nga joprofesionistë.  “Po përse vidhen farmacitë? Për para apo për barna?  Sigurisht qëllimi i kusarëve është paraja, por dhe malli që shitet për të fituar paratë. Problemi qëndron se barnat nuk janë thjesht një mall i zakonshëm që shiten si ushqimet, frutat apo perimet. Barnat mbartin një rrezik të madh për popullatën, kur janë në dorën e jo profesionistëve dhe aq më keq pastaj në dorën e kusarëve. Tre janë rrugët e shitjes së paligjshme të këtyre barnave, importuesit ose shpërndarësit e barnave, farmacitë dhe populli. Rreziku qëndron në faktin se pas vjedhjes e deri sa ta shiten nuk respektohet asnjë kusht i ruajtjes së barnave, në këtë mënyrë ky kontigjent është i pasigurtë për t’u përdorur. Nëse kusarët e gjejnë tregun e shitjes në depo dhe farmaci, ky fenomen do të shtohet me përmasa të frikshme dhe tregu i barnave jo të sigurta do të jetë një problem shqetësues. Në rastin kur barnat do të shiten, nga këta kusarë, direkt në popull, duke spekulluar me çmimin e ulët, rreziku është shumë më i madh dhe veprimi është me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e popullatës. Në të gjitha rastet e destinacionit të këtij tregu famëkeq, ai që e paguan më shumë është populli, të cilit i rrezikohet jeta dhe shëndeti, por është dhe farmacisti, i cili është i destinuar të falimentojë shumë shpejt, sepse gjendja e farmacive është shumë më e varfëruar për shkak të konkurrencës së pandershme, që ka ardhur si pasojë e shkatërrimit të plotë të kritereve teknike dhe zhvlerësimit të profesionit”.

Jaupllari u bën thirrje organeve të drejtësisë të mos heshtin para këtyre akteve, port ë veprojnë, si dhe farmacistëve dhe qytetarëve të mos blejnë barna jashtë ambjenteve të famacive. “Nëpërmjet Jush i bëjmë thirrje, organeve të rendit të vlerësojnë këtë fenomen jo thjesht si një vjedhje e ndodhur rëndom, por si nje krim me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të këtyre barnave; Së dyti, i bëjmë thirrje importuesve, shpërndarësve dhe farmacistëve t’i thonë “Stop” blerjes së barnave nga kusarët e farmacive, sepse pikërisht ata do te jene nesër viktimat e radhës së këtij fenomeni; Së treti, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që ju ofrohen barna jashtë amjenteve të farmacive, nga persona jo profesionistë, për më shumë dhe kusarë, ndonëse me çmim të favorshëm për xhepat e tyre”, tha Jaupllari.

The post Farmacitë, Jaupllari: Grabitësit vjedhin ilaçet, organet e drejtësisë të veprojnë appeared first on Albanian News Agency.