Albanian News Agency» AKTUALITET

Konferenca e Shefave të Mbrojtjes, Nishani: Siguria mbetet e kërcënuar
Presidenti Bujar Nishani kërkoi sot bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke folur në konferencën e 7-të të shefave të mbrojtjes së Ballkanit, Nishani u shpreh se siguria dhe mirëqenia e vendeve tona paqësore mbetet e ende e kërcënuar dhe rritet nevoja e bashkëpunimit, koordinimit të vazhdueshëm, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës.

“Sot vërejmë me krenari që rezultatet janë mbresëlënëse. Disa vende të rajonit janë anëtarë të denjë të NATO-s. Proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të të gjithë vendeve tona. Integrimi euro-atlantik është shtysa më e çmuara për integrimin e vendeve tona. Po të hedhësh një vështrim për sigurinë ndërkombëtare vihet re se kjo çështje ka marrë një dimension tjetër. Siguria e vendeve tona mbetet e kërcënuar dhe si rrjedhojë rritet nevoja e bashkëpunimit sidomos mes organizmave mbrojtës”,  tha Nishani.

Ai u shpreh se terrorizmi mbetet një nga sfidat e rëndësishme për rajonin tonë dhe për mbarë botën, duke shtuar se kërkohet një zgjidhje e përbashkët dhe e përballueshme për të gjitha vendet.

Në këtë konferencë, me statusin e të ftuarit marrin pjesë dhe shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

The post Konferenca e Shefave të Mbrojtjes, Nishani: Siguria mbetet e kërcënuar appeared first on Albanian News Agency.

Bashkia e Tiranës: Rama, kërko falje për projektet që nuk realizove në kryeqytet
Bashkia e Tiranës reagoi sot ndaj akuzave të kreut socialist Edi Rama, i cili e quajti Lulzim Bashën një kryebashkiak vetëm në kutinë e televizorit. Në reagimin e saj Bashkia e Tiranës i kërkon Edi Ramës që përpara se të premtojë , duhet të kërkojë ndjesë për ato që nuk realizoi në kryeqytet përgjatë 11 viteve si kryebashkiak. “Zoti Rama, zbrit nga autobusi yt dhe hip në autobusat e rinj të Kombinatit që i lë në mjerim. Sot në Kombinat po përfundojnë disa investime dhe 10 të tjera janë në projektim. Zoti Rama, para se të premtosh, kërko ndjesë për ato që nuk bërë në 11 vjet. E kuptojmë largimin tënd nga bashkëbisedimi dhe moskandidimi në Tiranë se nuk përballesh dot me bilancin tënd 11-vjeçar”thekson zyra e shtypit të Bashkisë.

Reagimi i Bashkisë së Tiranës erdhi pasi Rama gjatë një takimi në Kombinat theksoi se problemi më i madh që ne kemi me qytetet tona është infrastruktura arsimore dhe sociale. “Kur drejtonim Bashkinë e Tiranës kemi bërë shumë në këtë drejtim, por qeveria ka refuzuar ti japë troje Bashkisë për të ndërtuar cerdhe dhe shkolla, ka privatizuar asetet publike për klientët, miqtë e me radhë. Do e ndryshojmë këtë qasje, jemi të vendosur tu japim lagjeve mbështetjen për të funksionuar si qëndra komunitare. Në 8 maj ndryshoi drejtimi i Bashkisë, por deri sot kemi një kryetar Bashkie vetëm në kutinë e televizorit dhe asgjë më shumë. Janë hapur rrugë dytësore me kohë dhe akoma s’po mbarojnë.Këto janë pasoja e një drejtimi që buron nga vjedhja e votës”, theksoi Rama.

The post Bashkia e Tiranës: Rama, kërko falje për projektet që nuk realizove në kryeqytet appeared first on Albanian News Agency.

Mosmarrëveshjet në BE, bllokojnë kthimin e vizave për Ballkanin
Në BE ekziston shqetësimi për shkak të fluksit të azilkërkuesve të rremë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për shkak të mosmarrëveshjeve në korniza të Unionit tani për tani nuk duhet të frikesohen keto shtete nga pezullimi i regjimit pa viza, deklaroi eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.

“Evropa edhe më tej shpreh shqetësimin për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve të rremë nga Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Po për shkak të mospajtimeve të brendshme në BE në relacionin Parlamenti Evropian – Komisioni Evropian – Këshilli Evropian, nuk duhet të brengosemi se së shpejti është e mundur vendosja sërisht e vizave”, tha Fajon në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Veçernje Novosti”.

Fajon thekson se mes institucioneve të BE-së negociohet për mekanizimin për pezullim të përkohshëm të regjimit pa viza në bazë të një dokumenti të propozuar nga Eurokomisioni para tre vjetëve, por tani për tani në pah nuk ka asnjë marrëveshje. Sipas saj, ka disa çështje kontestuese për të cilat negociohet, si për shembull atë sa vite pas largimit të vizave për një vend, ndonjë shtet anëtar mund të kërkojë pezullim të këtij regjimi pa viza. “Parlamenti propozon tre vjet, ndërsa Komisionit Evropian shtatë”, thekson Fajon.

The post Mosmarrëveshjet në BE, bllokojnë kthimin e vizave për Ballkanin appeared first on Albanian News Agency.

Basha: Keshilltaret e Rames te pezmatuar per punet publike ne Tirane
Po vijojmë ndërtimin e rrugëve duke respektuar afatet. Kështu iu përgjigj Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha  akuzave të këshilltarëve të majtë, sipas të cilëve nuk po respektohen afatet kohore gjatë ndërtimit të rrugëve në kryeqytet. Basha inspektoi sot punimet e rrugëve në një bllok banimi pranë Tufinës, ku vuri theksin në standardet që po ndjek Bashkia në këto projekte.

“Këshilltarët e Ramës na kërkojnë që rrugët të ndërtohen dhe rindërtohen brenda dy muajve. E kuptoj pezmatimin e këshilltarëve të Ramës për rrugët që po ndërtohen, pasi ishin 11 vjet në bashki dhe nuk i ndërtuan dot rrugët. Ne vazhdojmë të punojmë duke respektuar çdo limit kohe. Rrugët janë të amortizuara, do të punojmë për asfaltimin e tyre dhe me trotuare 2-3 metra të gjera”, tha Basha.

Sipas tij, punimet e rrugës në zonën e Tufinës do të zgjasin 10 muaj ndërsa nuk do të mungojnë hapësirat e gjelbra në këtë zonë.

The post Basha: Keshilltaret e Rames te pezmatuar per punet publike ne Tirane appeared first on Albanian News Agency.

Halimi: Te denuarit e sigurise se ulet, do nisim ndertimin e nje burgu privat
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi sot se do të nisë ndërtimi i një burgu privat me një kapacitet prej 300 të dënuar të sigurisë së ulët me dënime deri në 5 vjet. Duke  marrë fjalën në tryezën e organizuar për privatizimin e burgjeve, Halimi ka vlerësuar eksperiencën e huaj të burgjeve private për rehabilitimin e të dënuarve. Sipas tij, përvojë e huaj ka treguar se në burgjet private ofrohen shërbime rehabilituese që ndihmojnë të burgosurit të riintegrohen në shoqëri pas dënimit, që të mos përbëjnë më potencial për t’u rikthyer në sistemin e burgjeve.

“Buxheti i shtetit është 30 milionë euro në vit për burgjet, ndërkohë që kostoja për një të dënuar është 6 mijë euro në vit. Ne kemi ndërtuar 12 burgje të reja në 5 vite dhe kemi ndryshuar fytyrën e sistemit të burgjeve. Cilësia e jetës brenda është ndër më të mirat në rajon dhe popullimi nuk është shqetësim, por kjo nuk mjafton se kemi parë të rinj pa punë e pa shkollë, që ashtu dalin që aty”, tha Halimi.

Ai theksoi se këto burgje do të ndërtohen në bazë të partneritetit publik me privat, dhe do të menaxhohen nga privatët, duke ndjekur një model të ndërthurur me modelin britanik. Sipas tij, burgjet private ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, si dhe garantojnë rehabilitimin.

The post Halimi: Te denuarit e sigurise se ulet, do nisim ndertimin e nje burgu privat appeared first on Albanian News Agency.

SHBA, lotaria e vizave mund te mbyllet
Lotaria e vizave që u jep mundësi njerëzve të aplikojnë për të fituar të drejtën për banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara mund të eleminohet nëse Kongresi miraton versionin e tanishëm të planit dy partiak të reformës së imigracionit. Lotaria e vizave u themelua si një mënyrë për t’i dhënë shansin të interesuarve  për të arritur “ëndrrën amerikane”.

Por plani i ri i reformës së immigracionit në vend të lotarisë do të përqëndrohet në tërheqjen e fuqisë punëtore të arsimuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Para dy vitesh Rafiq-ul-Islam fitoi një vizë të përhershme amerikane përmes Lotarisë së Vizave dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Bangladeshi me pak më shumë se rrobat e tij dhe ëndrrën për një jetë më të mirë në Amerikë.

“Aplikova dhe erdha në Amerikë. Unë dua ta ndryshoj fatin tim. Dua ta bëj këtë në mënyrë që të jem në gjendje ta mbështes familjen time, për të ndryshuar gjithçka, për këtë arsye aplikova”.

Ish senatori Edward Kennedy doli me idenë për një sistem lotarie të vizave në vitin 1990 si një mënyrë për t’i dhënë mundësinë të imigrojnë në SHBA njerëzve nga vendet evropiane dhe vende të tjera me kuota të ulëta  imigracioni. Programi i lotarisë së vizave, i njohur zyrtarisht si vizat e diversitetit, është relativisht i vogël duke ofruar rreth 50 mijë viza në vit në krahasim me më shumë se një milion leje të përhershme banimi që jepen çdo vit.

Fituesit me fat si ul-Islam duhet të kalojnë një kontroll biografie, por atyre u duhet vetëm një diplomë e shkollës së mesme ose përvojë pune për t’u kualifikuar. Avokati i çështjeve të imigracionit Rajiv Khanna thotë se lotaria e vizave simbolizon vlerat thelbësore amerikane.

“SHBA është vend i bekuar dhe ndoshta edhe i mallkuar nga vizioni unik që kemi, sepse ne jemi si një komb me qytetarë të komunitetit botëror. Dhe ne i trajtojmë disa çështje me ndërgjegje dhe besim të mirë e jo si çështje të interesit vetjak”.

Por sipas planit të propozuar të reformës së imigracionit që po shqyrtohet nga Kongresi amerikan, programi i lotarisë së vizave mund të mbyllet. Në vend të tij, Kongresi dëshiron të zgjerojë mundësitë për profesionistët si Bhushan Parekh me nivel të lartë arsimimi në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Viza profesionale H-1B e zotit Parekh është sponsorizuar nga një kompani e madhe amerikane.

“Mora vizën sepse mbarova një shkollë katër vjeçare për inxhinieri në Indi dhe pas mbarimit të studimeve punova një vit po në  Indi. Gjatë procesit të intervistimit ishte e qartë se unë kisha aftësitë menaxhuese të cilat ata i kërkonin”.

Disa anëtarë të Kongresit e kundërshtojnë eliminimin e programit të lotarisë së vizave duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mundësi edhe për të varfërit e botës. Por, në këto kohë të vështira ekonomike, zoti Khanna thotë se drejtësia nuk është më prioritet.

“Pra, sipas propozimit të tanishëm vetë larmia nuk është më virtyti që ne kërkojmë në sistemin tonë të imigracionit. Ajo që ne kërkojmë tani janë aftësitë dhe kontributi që ata që vijnë këtu mund të japin për vendin”.

Zoti Khanna thotë se ndërkohë që bizneset amerikane janë duke lobuar për më shumë viza profesionale, të varfërit nga vendet në zhvillim nuk kanë përkrahës kaq të fuqishëm. (VOA)

The post SHBA, lotaria e vizave mund te mbyllet appeared first on Albanian News Agency.

Liria fetare, SHBA: Në Shqipëri nuk ka raportime për abuzim apo diskriminim
Harmonia fetare në Shqipëri duket se përbën ndër të paktat fusha ku në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit nuk përfshihen kritika. Raporti vjetor për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë për vitin 2012, në seksionin për Shqipërinë, thotë se nuk ka pasur raortime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria apo qeveria  mbi bazën e përkatësisë fetare, besimit apo praktikës fetare. Më poshtë po japim të plotë raportin e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë

Raporti për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë, për Vitin 2012

Përmbledhje Ekzekutive

Kushtetuta dhe ligje e politika të tjera e mbrojnë lirinë e fesë dhe, në praktikë, qeveria përgjithësisht e respektoi lirinë e fesë. Qeveria vazhdoi të trajtonte pretendime nga grupet fetare për kthimin ose kompensimin e pronave të shtetëzuara gjatë epokës së mëparshme komuniste; megjithatë, shumë prej pretendimeve për pronat mbeten të pazgjidhura. Gjatë vitit, prirja në respektimin nga qeveria të lirisë së fesë nuk ndryshoi në mënyrë domethënëse.

Nuk pati raportime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria mbi bazën e përkatësisë fetare, besimit, apo praktikës fetare. Zyrtarë të ambasadës së SHBA u takuan rregullisht me udhëheqës të qeverisë dhe ata fetarë për të diskutuar çështje të lirisë së fesë ngritur nga qytetarë, media dhe grupet fetare, përfshi rëndësinë e rikthimit të pronave fetare të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit. Ambasada organizoi aktivitete për të promovuar lirinë e fesë, si për shembull iftare, tryeza të rrumbullakëta mbi lirinë e fesë, si dhe dialogun mes besimeve.

Seksioni I. Demografia Fetare

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, popullsia përbëhet nga 2.8 milionë banorë. Është e vështirë të vlerësohen përmasat e grupeve fetare sepse afro 20 përqind e të intervistuarve refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjeve opsionale të regjistrimit mbi përkatësinë fetare. Një numër udhëheqësish fetarë i sfiduan rezultatet e regjistrimit. Sipas regjistrimit, myslimanët sunitë përbëjnë afro 57 përqind të popullsisë, katolikët romanë 10 përqind, të krishterët ortodoksë (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë) afro 7 përqind, dhe bektashinjtë (një formë e sufizmit shiit) 2 përqind. Grupe të tjera përfshijnë Bahait, Dëshmitarët e Jehovait, Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditës së Shtatë (mormonët).  Komiteti Shtetëror për Kultet raporton mbi 230 grupe, organizata, fondacione, dhe institucione fetare që kryejnë aktivitetin e tyre në vend.

Seksioni II. Statusi i Respektimit të Lirisë Fetare nga Qeveria

Kuadri Ligjo/i Politikave

Kushtetuta dhe të tjera ligje e politika e mbrojnë lirinë e fesë.

Me ligj, vendi është shekullar. Sipas kushtetutës, nuk ka ndonjë fe zyrtare dhe të gjitha fetë janë të barabarta; megjithatë, komunitetet e myslimanëve sunitë, bektashinjve, ortodoksëve dhe katolikëve gëzojnë një shkallë më të lartë njohjeje dhe statusi social mbi bazën e pranisë së tyre historike në vend.

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi merr dhe përpunon ankesa për diskriminim, përfshi ato që lidhen me praktikën fetare. Komiteti Shtetëror i Kulteve, nën juridiksionin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rininsë dhe Sporteve, rregullon marrëdhëniet midis qeverisë dhe grupeve fetare, mbron lirinë e fesë, dhe promovon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis besimeve. Komiteti mban një regjistër dhe statistika për grupet e huaja fetare që kërkojnë ndihmën e tij. ndihmon edhe punonjësit e huaj të grupeve fetare për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Qeveria nuk kërkon regjistrim apo licensim të grupeve fetare. Çdo grup mund të përftojë status zyrtar duke u regjistruar me Gjykatën e Rrethit Tiranë si shoqatë jofitimprurëse, pavarësisht nëse grupi ka karakter kulturor, argëtues, fetar, apo humanitar. Regjistrimi iu jep grupeve fetare të drejtën për të mbajtur llogari bankare, për të zotëruar prona, si dhe për të përfituar një nivel të caktuar përjashtimi nga taksat.

Kushtetuta kërkon marrëveshje të veçanta dypalëshe për të rregulluar marrëdhëniet midis qeverisë dhe grupeve fetare. Qeveria ka të tilla marrëdhënie me Kishën Katolike Romane (prej vitit 2002); me komunitetet myslimane, ortodokse dhe bektashiane (prej vitit 2008); dhe me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, një organizatë protestante ombrellë (prej vitit 2010). Mes avantazheve të tjera, marrëveshjet ofrojnë njohje zyrtare, kthim me përparësi të pronave, si dhe përjashtime nga taksat.

Sipas Ministrisë së Arsimit, shkollat publike janë shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik e fetar. Feja nuk jepet si mësim në shkollat publike. Sipas shifrave zyrtare, grupet, organizatat, dhe fondacionet fetare kanë 135 shoqata e fondacione të lidhura me to që administrojnë 102 institucione arsimore. Me ligj, Ministria e Arsimit duhet t’i licensojë këto shkolla dhe programi mësimor duhet të përputhet me standardet kombëtare të arsimit. Grupet katolike dhe myslimane administrojnë shumë shkolla të licensuara nga shteti. Kisha Ortodokse administron shkolla fetare dhe një universitet. Qeveria respekton festat e mëposhtme fetare si festa kombëtare: Nevruz (festuar nga komuniteti bektashi), Pashkët (katolikët dhe ortodoksët), Bajramin e Madh (Eid al-Fitr), Bajramin e Vogël ( (Eid al-Adha), dhe Kritshtlindjet.

Praktika e Qeverisë

Nuk pati raportime për abuzime të lirisë së fesë.

Qeveria vazhdoi të trajtonte pretendimet nga grupet fetare lidhur me kthimin ose kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit; megjithatë, shumë pretendime pronësore mbetën të pazgjidhura. Pas arritjes së marrëveshjeve dypalëshe në vitin 2008 midis qeverisë dhe komuniteteve myslimane, ortodokse, dhe bektashiane, qeveria udhëzoi Agjencinë Shtetërore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave që t’i jepte përparësi pronave të zotëruara nga grupet fetare. Megjithatë, sfidat administrative dhe ligjore të lidhura me pretendimet pronësore në përgjithësi e bënin kthimin e pronave të vështirë për individët dhe organizatat, përfshi grupet fetare, dhe përparimi ishte i ngadaltë. Për shembull, procedurat e ngecura administrative vazhduan ta pengonin komunitetin bektashian nga rimarrja e pronave në Ksamil, prona të cilat një gjykatë ia kishte kthyer në vitin 2009.

Mosmarrëveshjet për pronësinë dhe problemet me ndjekjen ose regjistrimin e titujve të pronësisë e bënin të vështirë që grupet fetare të merrnin toka të reja ku të ndërtonin vende praktike fetare. Disa grupe merrnin me qera ndërtesa ekzistuese, por raportuan që vështirësitë për blerjen e tokës dhe ngritjen e ndërtesave të veta e penguin aftësinë e tyre për të zhvilluar shërbesa fetare.

Komuniteti Islamik Shqiptar (KISH) vazhdoi të kërkonte leje ndërtimi për një xhami të re mbi një copë tokë në Tiranë që po i kthehej komunitetit nëpërmjet procesit kompleks të kompensimit të pronave pas komunizmit. KISH vazhdoi të punonte me qeverinë për të përfunduar kalimin e pronësisë.

Megjithëse nuk ka ndonjë pengesë ligjore kundër mbajtjes së veshjeve apo simboleve fetare, drejtorët e shkollave kishin të drejtën të përcaktonin standardet për “veshjen e duhur,” e cila, me raste, përfshinte kufizimet për shfaqjen publike të simboleve fetare.

Një numër udhëheqësish fetarë sfiduan rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, duke pretenduar që zyrtarët e regjistrimit nuk kishin vizituar kurrë një numër të madh të besimtarëve të tyre. Gjithashtu, çoroditja lidhur me pasojat e vetë-identifikimit etnik dhe fetar mund të ketë bërë që shumë të intervistuar të mos e identifikonin përkatësinë e tyre fetare. Për shembull, grupet e pakicës etnike greke nxitën anëtarët e tyre ta bojkotonin regjistrimin, çka ndikonte në matjen e pakicës etnike greke dhe të Kishës Ortodokse Greke.

Seksioni III. Statusi i Respektimit të Lirisë së Fesë nga Shoqëria

Nuk pati raportime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria mbi bazën e përkatësisë, besimit, apo praktikës fetare. Në përgjigje të publikimit online të një filmi anti-mysliman që ndezi protesta në shumë vende në shtator, udhëheqësit myslimanë në Shkodër organizuan aktivitete edukuese dhe një thirrje për dhurim gjaku në përpjekje për t’i shërbyer komunitetit dhe për të edukuar publikun lidhur me fenë islame. Një numër udhëheqësish myslimanë dolën në televizion dhe bënë deklarata publike që dënonin dhunën dhe nxisnin anëtarët e tyre që t’i përgjigjeshin paqësisht videos fyese.

Seksioni IV. Politika e Qeverisë së SHBA

Zytarë të ambasadës së SHBA vazhduan të nxisnin qeverinë që të trajtonte pretendimet për pronat fetare dhe t’iu kthente grupeve fetare ndërtesat, tokat dhe të tjera prona konfiskuar gjatë kohës së komunizmit. Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës angazhuan udhëheqësit fetarë dhe anëtarët e komuniteteve në aktivitete të tilla si iftarë dhe tryeza që promovonin tolerancën fetare. Ambasada po ashtu organizoi shumë aktivitete anembanë vendit për të promovuar lirinë dhe tolerancën fetare, përfshi vizita në medrese, shkolla publike të mesme, si dhe institucione të tjera arsimore. Ambasada sponsorizoi një program ku studentët në disa institucione arsimore fetare planifikuan dhe zbatuan projekte komunitare, përfshi disa që përqendroheshin tek nxitja e tolerancës. Zyrtarë të SHBA vizituan kisha, xhami e objekte fetare gjatë gjithë vitit për të shënuar praktika dhe festa fetare.

Në mars, ambasadori organizoi një dialog mes feve me të dërguarën e posaçme të SHBA për monitoriin dhe luftën kundër anti-semitizmit, përfaqësuesen e posaçme të SHBA për komunitetet myslimane, si dhe udhëheqësit myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë dhe të krishterë ungjillorë. Gjatë takimit, udhëheqësit fetarë shprehën mbështetje për njëri tjetrin dhe komunitetet e tyre si dhe pohuan që faktorët historikë çonin në harmoninë jetëgjatë ndërfetare.

The post Liria fetare, SHBA: Në Shqipëri nuk ka raportime për abuzim apo diskriminim appeared first on Albanian News Agency.

Pranimi i muxhahedinëve, reagon Irani: Rrezik për sigurinë kombëtare
Teherani ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë shqiptare për të pranuar 14 nga 210 muxhahedinët, anëtarë të organizatës Mojahedin-e-Khalq.

Paralajmërimi për një rrezik të sigurisë kombëtare vjen nga Anëtari i Bordit Kryesues të Parlamentit Iranian Baqer Hosseini Seyed, i cili citohet nga agjensia e lajmeve “Fars Neës”. “Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshëm edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit”, citohet Hosseini.

Organizata Mojahedin-e-Khalq konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. pak ditë më parë mbërritën në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë Qeveria shqiptare..

The post Pranimi i muxhahedinëve, reagon Irani: Rrezik për sigurinë kombëtare appeared first on Albanian News Agency.

Halimi: Shkolla e magjisraturës, 8-10 studentë
“Misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtareve dhe jo prodhimi në mënyrë të herëpashershme i tyre”. Kështu u shpreh gjatë mbledhjes së KLD-së ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Sipas tij, këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë. Në këtë kuadër, ministri i Drejtësisë u shpreh se ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020″, Halimi.

The post Halimi: Shkolla e magjisraturës, 8-10 studentë appeared first on Albanian News Agency.

MSH tërheq vaksinën Infanrix Hexa nga tregu farmaceutik
Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr nga tregu farmaceutik shqiptar, që prej muajit tetor të vitit të kaluar, vaksinën Infanrix Hexa, që në kohën kur kompania prodhuese GlaxoSmith Kline urdhëroi që ajo të mos përdorej, tha sot në një komunikim me median drejtor i Përgjithshëm në MSH, Gazmend Bejtja.

“Kjo vaksinë nisi të jepte diarre dhe të vjella. Për t’i paraprirë cdo situate kompania ka marrë vendimin që në fillim të tetorit dhe u ka bërë njoftim që ky lloj loti i këtij produkti mund të ishte i kontaminuar. Ky urdhër iu dha dhe përfaqësisë përkatëse dhe autoriteteve rregullatore në Shqipëri. Vaksina u fut në tregun shqiptar në mënyrë të ligjshme. Sasia e vaksinës në tregun shqiptar ishte vetëm 200 doza që u tërhoqën nga tregu konform rregullave”, tha Bejtja.

Bejtaj sqaroi opinionin publik se vaksina nuk është pjesë e kalendarit të detyruar të vaksinave për fëmijët dhe si e tillë nuk përdoret as nga konsultoret.  “Infanrix Hexa është një vaksinë që i përket tregut të lirë dhe mund t’a porositesh ne farmaci. Nuk është vaksinë e sistemit të kalendarit të detyrueshëm të vaksinave, por jashtë këtij rrjeti”, theksoi Bejtja, duke garantuar se vaksinat që përdoren nga konsultoret e fëmijëve janë të sigurta.

“Vaksinat në konsultore kanë rrjetin tyre të vaksinave dhe nuk përfshihet aty. Është plotësisht i sigurt sistemi i vaksinave në konsultore.Qeveria ka autorizuar UNICEF për të blerë vaksinat në kalendarin e detyruar për fëmijët shqiptarë. UNICEF mund të ndikojë madje dhe në uljen e cmimeve për vaksinat”, tha Bejtja.

Kompania që e prodhon vaksinën Infanrix Hexa, GlaxoSmithKline ka kërkuar tërheqjen urgjente nga tregu për 19 vende në botë, përfshirë dhe Shqipërinë.  Urdhëri nga GlaxomithKline është dhënë në muajin 4 tetor 2012, arsyeja, sepse nga kontrolli është gjetur prania e një bakteri të rrezikshem në disa lote prodhimi të vaksinës të Infanrix Hexa. Vendet e përfshira janë: Shqipëria, Australia, Belgjikë, Brazil, Kanada, Cekia, Qipro, Franca, Gjermania, Greqia, Liban, Malajzia, Malta, Hollandas, Katar, Rumania, Sllovakia, Spanja, Britania e Madhe dhe Vietnami.

Sipas kompanisë prodhuese, nga kontrollet e bëra janë gjetur dhe fakte mbi ndotjen në vendet ku vaksina prodhohet.  Kjo lloj vaksine iu jepet fëmijëve në tre doza, në moshën 3, 5 dhe 11 muajsh, me qëllim rritjen e imunitetit të fëmijëve ndajh sëmundje si, difteria, tetanosi, poliomieliti, hepatiti B dhe kolla e mirë.

The post MSH tërheq vaksinën Infanrix Hexa nga tregu farmaceutik appeared first on Albanian News Agency.