Heqja e TVSH se ilaceve, farmacistet dhe mbulimi mediatik

Zef PreciNga Zef Preci

Ndonese tingellon si nje mase populiste ne pamje te pare, nuk mund te mos pershendesesh vendimin e qeverise per heqjne e TVSh-se se ilaceve, nje mase kjo qe pritet te ule dukshem cmimin e shjtjes se tyre. Teorikisht kjo ulje do te duhet te shkoje ne 10% te secilit medikament te prodhuar ne vendin tone apo te importuar nga jashte qe eshte i pajisur me pullen fiskale pekratese. Ne kete kendveshtrim, heqja e TVSH-së së medikamenteve, stabilizimi i furnizimit të ilaçeve, si dhe ulja e çmimeve të barnave jo më shumë sesa kushtojne në vendin e prodhimit mbetren politikat kryesore te qeverise Rama qe vleresohet se perbejne nje ndihmese e dobishme per dida kategori sociale, qe ne shumicen e rasteve rezultojne te jene nder shtresat me te varfera te vendit. Kjo edhe sepse nje pjese e mire e klases se mesme apo asaj te pasur nuk vizitohet dhe as mjekohet ne vend dhe nuk ndjen ndonje shqetesim per cmimet e ketyre medikamenteve, pa folur per faktin se keto katyegori shoqerore i sigurojne ilacet nga vendet e BE-se.

Fillim i zbatimit te kesaj mase me heret kesaj jave solli edhe reagimin e sipermarresve te tregtimit me pakice te ilaceve (farmacisteve) dhe nuk u vu re (te pakten publikisht) asnje reragim i tregtareve te shumices, apo “boseve” te vertete te nje treg qe vleresohet se qarkullon rreth 200 milione Euro ne vit, sikc eshte tregu yne… Ky eshte vezhgimi im i pare rreth kesaj teme. Kjo situate me shtyn me mendoj se per kete kategori (per te cilen besoj se jane nder perfituesit e nje tregu te rregulluar nga shteti sic eshte tregu i ilaceve), politika fiskale e adoptuar nga qeveria nuk eshte se ka krijuar ndonje shqetesim nga pikepamja e ruajtjes se fitimeve te tyre… Nderkaq,reagimi i formacsiteve me duket se u mbulua gjeresisht edhe nga disa media serioze audio-vizulae dhe shtypi shkruar, aq sa te duket njelloj reklame apo qendrimi disproporcional dhe vetem nje numer syresh publikuan edhe reagimin e Ministrise se Financave ne mbrojtje te aktit ligjor pekrates te Kuvendit e qeverise per heqjen e TVSH se ilaceve. Duke respektuar te drejten e cilido pronar te mediumeve tona per te bere nje politike te caktuar pro apo kunder qeverise se radhes, nuk mendoj se eshte e arsyeshme qe te mos mbrohen sa duhet interesat publike, aq me teper qe behet fjale per zbatimin e ligjit. Ne fund te fundit, farmacistet, ashtu si cdo grup tjeter interesi dhe biznesi, kane kanalet e tyre te komunikimit me qeverine dhe se interesi i permiresimit te statusit financiar te pjeses me te varfer te popullise prej dissa qindra mijera vetesh eshte predominues mbi interesat e ketij grupi qe vjel fitimet e veta ne nje trege te (keq) rregulluar nga qeveria, ashtu sic eshte ky treg aktualisht.
Nderkaq, nje media tjeter (emisioni investigativ Fiks Fare) dhe ne edicionet e lajmeve te Top Channel u percoll pa ndonje mbulim medatik alterntiv fakti se ne farmacite e Tiranes qarkullojne nje numer medikamentesh mjekesore (të paktën 10 të tilla), që jane pajisur me shenimin “me destinacion vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë”. Ne vleresimin tim, reagimi i institucioneve shteterore ne kete rast ishte i ngadalshem, i bute dhe jo ai qe pritej. Dmth nese gjobitet (me te drejte) nje makine per parkim te gabuar dhe pronari i saj harxhon dy dite per te bere pagesen apo per te gjetur makine kur ja marrin policiet e bashkise apo te shtetit, atehere perse nuk nderhyjne ne menyre energjike institucionet pergjegjese per te penalizuar cilindo qe shkel ligjin duke hedhur ne treg mallra (ilace) te pakontrolluara apo permes te cilave zhvillohet sheshit nje evazion fiskal dhe shkelen ligjet e vendit? Mbulimi mediatik profesional dhe jotendencioz i ceshtjeve te tilla ndergjegjeson dhe ndihmon gjithe shoqerine dhe mas-media nuk duhet kurrsesi ta braktise kete pjese pjese fisnike te misionit te vet.

Ne lidhje me rregullimin e ketij tregu, dhe me deshiren qe te kontribuoj ne nje sukses te politikes shendetsore dhe sociale te qeverise, cmoj se jane te nevojshem edhe keto masa nga ana e qeverise:
a) Rishikimi kuadrit ligjor perkates per licensimin e farmacisteve me synim kushtezimin me te forte me dijet dhe pervojen dhe rritjen e transparences se te ketij procesi si ne kendveshtrimin profesional, ashtu edhe territorial apo te shtrirjes se rrjetit te farmacive ne Tirane dhe ne qendrat e tjera te banuara te vendit. Me konkretisht, mendoj se duhet garantuar ofrimi i ketij sherbimi nga individe te shkolluar dhe me pervojen perkatese te punes si dhe duhen ndeshkurar rende rastet e perfshirjes ne kete sherbim te personave te paautorizuar, pa arsimimin perkates, te familjareve, te studenteve, etj. Ishte pozitive vendosja e provimit periodik te farmacisteve, por kjo nuk mjafton nese nuk do te forcohen krieteret per shkallen e mbulimit te popullsise (territorin) nisur nga normativa te njohura e qe per hir te se vertetes kane qene ne fuqi edhe ne te shkuaren e afert.
b) Problemi i origjines se ilanceve, apo me keq i ilaceve te prodhura posacerisht per t’u tregtuar ne vendin tone sic u permend me lart perben nje shqetesim serioz dhe kercenim per jeten e njerezve te ketij vendi: te semureve ju rrezikohet jeta apo ju zgjatet periudha e sherimit, familjareve dhe te afermeve te tyre ju rritet kostoja e jeteses per shkak te rritjes se shpenzimeve per perballimin e semundjeve te ndryshme, ndersa shteti nuk vjel taksen perkatese. Edhe ne kete rast, normat e adoptuara nga qeveria e meparshme per perdorimin e ilanceve me origjine nga vendet e BE-se mendoj se ka nevoje te rishikohen dhe te forcohen mekanizmat detyruese per zbatimin e tyre, ndoshta duke perfshire edhe garancite financiare te kompanive perkatese qe jane pao qe duan te hyjne ne kete treg si dhe duke plotesuar me tej kuadrin ligjor sa u takon inspektimeve te institucioneve shteterore per kete qellim. Ne kete menyre, me shume se emrat e kompanive apo perpjekjet per te sjelle ne vendin tone kompani te njohura nderkombetare (gje e cila mendoj se eshte e veshtire per shkak te permasave te vogla te tregut tone), themelore mbetet rregullim i tregut qe mbron jeten e njerezve dhe ul koston e sigurimit te medikamenteve mjekesore te nevojshme ne sektorin e shendetesise sone. Ndoshta ketu mudn te ndihmonte ndermarrja e pergatitjes senj e ligji te posacem për sigurinë e qarkullimit të medikamenteve farmaceutike, ligj i cili lejon zbatimin e sistemit “track and trace” dmth gjurmimin e ketyre medikamenteve.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC