Konkursi per shkollen e policise, udhezime per testin me shkrim. Cfare duhet te kini kujdes

Ministria e Brendshme ka publikuar udhezimet per aplikantet te cilet do te marrin pjese ne testimet me shkrim per Shkollen e Policise. Udhezuesi percakton menyren e zhvillimit te testit, sikunder udhezon aplikantet mbi menyren sesi duhet plotesuar ai. Me poshte po japim te plote udhezimin per konkursin e shkolles se policise

Nisur nga interesimi i madh si dhe një numër pyetjesh që kanë ardhur nga qytetarët në adresat e internetit të MPB dhe Policisë së Shtetit po bëjmë një përmbledhje të gjithë informacionit të nevojshëm lidhur me këtë proces, të organizuar sipas pyetjeve të publikut.

1. Kur përfundojnë aplikimet për konkurrim?

Aplikimet përfundojnë në datë 20 janar 2014.

2. Ku bëhen aplikimet?

Aplikimet bëhen pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe.

3. Çfarë dokumentesh duhen për të aplikuar për në Shkollën e Policisë?

Dokumentet që duhen paraqitur janë:

  • Formulari i plotësuar i aplikimit;
  • Fotokopje e pasaportës ose letërnjoftimit ID;
  • Kopje origjinale ose fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme;
  • Dëshmi penaliteti (Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore);
  • Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.

4. Si zgjidhet çështja e Dëshmisë së Penalitetit, e cila do kohë të merret?

Lidhur me dëshminë e penalitetit, sqarojmë se kandidatët mund të dorëzojnë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore së bashku me autorizimin për kontrollin e vërtetësisë së të dhënave të deklaruara në këtë formular. Të dhënat e tyre do të kontrollohen më pas nga Policia dhe nëse rezulton se aplikanti ka paraqitur të dhëna jo të sakta, atëherë ai do të përjashtohet nga procesi.

(Bashkëlidhur këtij materiali do të gjeni formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore dhe autorizimin përkatës)

5. Kur do të zhvillohet testimi?

Testi me shkrim është faza e parë e konkurrimit të kandidatëve të interesuar dhe do të zhvillohet në datë 3 Shkurt.

6. Ku do të zhvillohet testimi?

Vendi se ku do të zhvillohet testimi do të përcaktohet në përfundim të procesit të aplikimit. Pasi të mësohet saktësisht numri i pjesëmarrësve të konkurs, në varësi të këtij numri do të caktohen edhe mjediset se ku do të zhvillohet testimi.

7. Çfarë do të përmbajë testi me shkrim?

Testi do të hartohet nga Ministria e Arsimit dhe synon të testojë njohuritë e përgjithshme të marra nga kandidatët gjatë studimeve në shkollën e mesme.

8. Si do të jetë i organizuar materiali i testimit?

Pyetjet e testit do të jenë me alternativa, nga ta cilat kandidatët duhet të zgjedhin alternativën e drejtë. Testi do të jetë në formën e një formulari me disa faqe, ku konkurrentët duhet të plotësojnë vetëm kuadratet e alternativave sipas pyetjeve dhe asgjë tjetër.

(Bashkëlidhur këtij materiali do të gjeni udhëzime të plota lidhur me mënyrën si do zhvillohet testimi, rregullat që duhen patur parasysh nga kandidatët, si dhe mbi mënyrën e plotësimit të testimit me shkrim, shoqëruar me demonstrim praktik të plotësimit të saj)

9. Kush do ti shqyrtojë testet pas konkurrimit për të nxjerrë rezultatet përfundimtare?

Korrigjimi i testimit do të bëhet në mënyrë të automatizuar përmes skanerit dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.

10. Si do të vijojë ecuria e procesit të konkurrimit për në Shkollën e Policisë?

Kandidatët që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit. Për çdo fazë të konkurrimit kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre.

UDHËZIME PËR TESTIN ME SHKRIM

  1. Testi me shkrim përbëhet prej 100 pyetjeve të hartuara për të testuar aftësitë e kandidatëve në disa fusha.
  2. Koha në dispozicion për të përfunduar testin është 2 orë.
  3. Për t’ju përgjigjur pyetjeve duhet të përdorni lapës me gomë.
  4. Nëse keni nevojë të ndryshoni përgjigjen, mund të fshini përgjigjen e parë dhe të jepni përgjigjen e re.
  5. Fillimisht do të plotësoni emrin dhe mbiemrin në fletën e parë që keni pyetjet e testit
  6. Mbasi të keni shkruar emrin dhe mbiemrin do të shikoni se tek fleta rozë keni një kuti që shënon “Test Form” (Formulari i testit), mbushni me lapës atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit, pra do të plotësoni variantin e testit.
  7. Mos e plotësoni kutinë që shënon “Subj Score” (Rezultati për lëndë).
  8. Për disa pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C, D dhe për disa te tjera dy mundësi A, B.
  9. Zgjidhni një përgjigje për çdo pyetje dhe mbushni atë në fletën me ngjyrë roze.
  10. Duhet ta mbushni me lapës të gjithë rrethin e përgjigjes që do të jepni.
  11. Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj të bëhet kujdes gjatë mbushjes se rrethit.
  12. Çdo përgjigje tjetër e mbushur nga ana juaj ne fletën rozë do të jetë gabim dhe nuk lexohet nga skaneri
  13. Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve me ngjyrë rozë që keni.
  14. Duhet t’u jepni përgjigje të gjitha pyetjeve, pra duhet të mbushni me laps ato edhe nëse për përgjigjen që jepni ju nuk jeni të sigurt se ajo është e saktë.
  15. Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën e përgjigjeve me ngjyre rozë.
  16. Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur.
  17. Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni dhe kthejuni më vonë nëse do të keni kohë.
  18. Tek fleta rozë keni shkronjën E , kjo nuk plotësohet nga ana juaj.
  19. Përveç fletës se bardhë që jepet për të bërë llogaritjet mund të bëni ndonjë shënim ose llogaritje edhe në testin tuaj prej 100 pyetjesh.
  20. Nuk do te përdorni makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t’ju ndihmojë për testin. Telefonat celularë nuk do të lejohen në sallën e testimit deri në momentin e përfundimit të provimit.
  21. Përdorimi i mjeteve të tilla do t’ju s’kualifikoje automatikisht.
  22. Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me njëri-tjetrin gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi, pra do te dilni nga salla.
  23. Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që mbikqyrësi që ndodhet pranë jush t’ju përgjigjet dhe t’ju sqarojë në lidhje me pyetjen tuaj.
  24. Pas përfundimit të testit, të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet, etj) duhet të dorëzohen. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.
  25. Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike dhe brenda ditës do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.
  26. Në momentin e dhënies së përgjigjeve duhet të jeni të vëmendshëm, pasi do t’u komunikohen oraret e Testimit të Aftësive Fizike për kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim.

 Udhëzime për plotësimin e fletës së skantronit (fletës ngjyrë rozë)

 FORMULAR VETËDEKLARIMI

(i gjendjes gjyqësore)

Të dhënat e vetëdeklaruesit

 

Mbiemri,emri  
Atësia/amësia  
Datëlindja  
Vendlindja  
Dokumenti i identifikimit

(një kopje bashkëngjitur formularit)

 

Deklaroj me vullnetin tim të lirë se jam

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

1 Koment per “Konkursi per shkollen e policise, udhezime per testin me shkrim. Cfare duhet te kini kujdes”

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC