Horoskopi i Janarit per te gjitha shenjat

Astrologja Susan Miller ka ndërtuar një perandori me parashikimet e saj të sakta (të sakta në mënyrë të frikshme) dhe interesante është se është diplomuar për biznes në New York University!

Dashi

Janari do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale. Hëna e Re do të shfaqet në 1 Janar, por do të jetë e paqëndrueshme dhe nëse ju kujtohet, java e fundit e Dhjetorit, mund të ketë qenë disi e vështirë për ju, prandaj stuhitë kozmike do të vazhdojnë të ndihen edhe gjatë fillimit të Janarit. Ju keni një mundësi të mrekullueshme, për të patur një arritje madhore në karrierë- më të mirën e 2014- por me Hënën e paqëndrueshme, ju duhet të organizoheni dhe të bëheni gati për tu përballur me konkurrencën. Pozicioni nxitës i Marsit, ju sugjeron që të keni parasysh se konkurrentët do të mësyjnë portat me shpata në duar, duke përdorur taktika ekstreme për të arritur të njëjtin pozicion që ju synoni dhe dëshironi gjithashtu. Ju duhet të bëni dallimin nga të tjetër, por në mënyrën e duhur. Është e domosdoshme të tregoni se ju jeni inovativ, krijues dhe produktiv, por mos e zbusni shumë situatën- ky është specialiteti juaj. Duke patur Diellin, Hënën e Re, Plutonin, Mërkurin dhe Afërditën në sektorin e dhjetë të famës dhe karrierës, ju do të ecni përpara gjatë Janarit, edhe nëse kushtet nuk janë perfekte.

Një person i rëndësishëm, i vetekënaqur dhe ndonjëherë edhe arrogant, mund të tentojë të ngjitet në një pozicion më të lartë, në mënyrë të dhunshme. Ka mundësi të përplaseni me këtë person, duke qenë se kimia midis jush nuk funksionon. Nëse ju e dëshironi këtë punë, ose shpresoni të mbani punën që keni tani (me një pozicion dhe përgjegjësi më të madhe) , bëhuni diplomat, sado e vështirë që mund të duket kjo për tu bërë. Ka disa tregues që thonë se ju do të tundoheni të konfrontoheni ashpër me këtë person, por kjo nuk do jetë diçka e mirë për karrierën tuaj, prandaj rezistojini ketyre tundimeve dhe qëndroni të fokusuar për të bërë një punë të shkëlqyer.

Në shtëpi, nëse jeni në çift, do ndiheni sikur gjërat nuk po ecin mirë as në këtë fushë. Marsi do ta mbushë më shumë gotën, derisa do ta derdhë duke nxjerrë në sipërfaqe fyerje dhe qejfmbetje të fshehura. Marsi do jetë me mision të gjejë pika të dobta në jetën tuaj, por nëse nuk gjen asnjë, do ta kaloni më lehtë këtë periudhë. Nga ana tjetër, nëse Marsi zbulon diçka për tju treguar, ju duhet të gjeni një zgjidhje për të, në të kundërt, nëse nuk bëni gjë, rrezikoni të shikoni se si tensionet do të rriten në nivele më të larta.

Disa nga momentet tuaja më të mira do të jeni kur ju të vendosni të punoni dhe të merreni me shtëpinë tuaj. Lyeni, dekoroni, rimobiloni ose riorganizoni hapësirën e shtëpisë suaj. Hëna e Plotë do të jetë te Gaforrja- e orientuar drejt shtëpisë- kështu që planifikoni të mbaroni projektin tuaj brenda 4 ditëve nga data 15 Janar. Ju do të keni mundësinë e madhe ta bëni shtëpinë tuaj një vend të sigurt stabiliteti dhe një parajsë,përkundrejt botës kaotike, kështu që bëjeni këtë në fillim të janarit.

Behuni i kujdesshëm dhe mos nënshkruani asnjë dokument ose mos bleni asnjë mall të shtrenjtë në 25 Janar, kur Mërkuri , i cili udhëheq marrëveshjet dhe tregtinë, do të jetë nën zaptimin e Saturnit. Prisni për ditë më të mira, kur Afërdita do të zgjohet nga gjumi i saj, më 31 Janar. Kur muaji Janar të mbarojë, ju mund të  filloni të bëni takime, të bëni blerje dhe të merreni me veten tuaj, i sigurt që do të keni një ambjent më të mirë për të marrë rezultatet që dëshironi. Gjithashtu, me Afërditën që hyn në lëvizje, direkt pas 31 janarit, nëse keni pagesa të mbetura pezull, ju do të shikoni se ato do ti merrni menjëherë. Nëse do të prisni që të veproni pasi Afërdita të bëhet aktive, do jetë shumë mirë, por vetëm kini parasysh që në datën 6 Shkurt, Mërkuri do të shkojë prapavijë, prandaj duhet të jeni gati të veproni midis datës 1 dhe 4 shkurt.

Përsa i përket romancës, nëse jeni vetëm, ka të ngjarë që ju të takoni një person, me të cilin do të doni të dilni në takim, por problemi është se ky person është mësuar që ti bëjë gjërat sipas mënyrës së tij/ saj, pa bërë kompromise. Kur të përballeni me këtë qëndrim, ju duhet ti kujtoni këtij personi se askush nuk ju zotëron ju dhe se nuk jeni nënpunësi i askujt.

Më pëlqejnë ditët e 28-29 Janarit, kështu që nëse ju kanë ftuar për të dalë gjatë këtyre ditëve, dilni dhe prisni të papritshmen.  Është e pazakontë të shihni dy Hëna të Reja brenda një muaji, por një Hënë e Re e dytë do të arrijë në 30 Janar, duke vendosur një trend të ri social për ju. Me Uranin që shton suprizat dhe ndriçimin, do të shikoni se kalendari juaj do të mbushet dhe midis njerëzve që do të takoni, do të ketë disa njerëz krijues, të cilët do të stimulojnë edhe kreativitetin tuaj.

Sigurohuni që të keni shumëllojshmëri në aktivitetet tuaja, jo të jeni i pranishëm vetëm në festa të miqve, por përfshihuni më tepër në median sociale gjatë fundit të muajit. Provoni një shërbim të ri, ose përdorni rrjetin tuaj të preferuar social për tu lidhur më një shumëllojshmëri njerëzish në javët që vijnë. Nëse keni dëshirë të punoni në çështje bamirësie, Hëna e Re, më 30 Janar do të prezantojë një mundësi ideale për ta realizuar këtë. Si përfundim, njerëzit që do të takoni këtë muaj, do të luajnë një rol të madh në të ardhmen tuaj, ndonëse ju nuk do ta dini sesa i madh do jetë ky rol, derisa të ndodhin ngjarjet në javët dhe muajt në vijim. Kini besim!

Demi

Një Hënë e Re në 1 Janar, do të ndriçojë shtëpinë tuaj të udhëtimeve, kështu që ndoshta këtë moment ju do jeni duke e lexuar parashikimin e muajit janar nga ballkoni i hotelit tuaj, duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke soditur pamjen e mrekullueshme të maleve. Hëna e Re e 1 janarit do të shfaqet të shenjat që janë në përputhje me shenjën tuaj, i dashur Dem- me Bricjapin (nw 11 gradë), një shenjë toke njësoj si ju (prandaj jam duke imagjinuar malet). Një grumbull planetesh, duke përfshirë Afërditën, Mërkurin dhe gjithashtu Diellin, do të shoqërojnë Hënën e Re, të gjitha ,duke ju nxitur ju të bëni gati valixhet dhe të niseni.

I lumtur që jeni me pushime dimërore, ju ndoshta do të doni të bëni një udhëtim të gjatë për të pushuar në qetësi. Nëse nuk keni marrëdhënie të qeta me bashkëshorten apo partneren tuaj (ka të ngjarë kjo , me Saturnin pozicionuar kundra Diellit), disa ditë pushime do të ishin ideale për të rikuperuar marrëdhënien tuaj. Nëse keni marrëdhënie shumë të mira, por partneri juaj ka kaluar një periudhë të vështirë, të dy do të përfitoni nga një udhëtim sëbashku. Me Afërditën, Plutonin, Mërkurin, Diellin dhe Hënën e Re ne sektorin e udhëtimeve/ vendeve të panjohura/ njerëzve të panjohur/, ju do të keni një mundësi që të kaloni bukur sëbashku, të çliruar nga problemet e përditshmërisë. Gjithashtu në fillim të Janarit, ju mund të punoni në një çështje që  ka lidhje me çështje ligjore ose arsimin e lartë.

Mos prisni që gjërat të lëvizin shpejt, duke qenë se Afërdita, planeti që ju udhëheq është në prapavijë deri në 31 janar. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni të duruar, kur shikoni që projektet që deri në një moment ecnin shumë mirë, papritmas u bllokuan për shkak të ndonje problemi që duhet zgjidhur.

Hëna e Plotë te Gaforrja në 15 Janar, mund t’ju dërgojë me udhëtime sërish, këtë herë në një vend të bukur ose në një qytet të veçantë afër ujit. Ju mund të shkoni për një fundjavë jashtë qytetit tuaj  në 11-12 Janarit  ose 18-19 Janar. Afërdita ndodhet te Gaforrja gjithë muajin dhe ndonëse është e dobët për shkak se është në prapavijë, ky planet i dashurisë dhe i bukurisë, prapëseprapë do tju ndihmojë të qëndroni te një shenjë toke, jo vetëm gjatë janarit, por deri në 5 Mars. Ndonëse gjatë këtij muaji nuk është koha e duhur për të bërë ndryshime rrënjësore në pamjen tuaj, gjithsesi është kohë e mirë për të planifikuar një trajtim të trupit ose një masazh relaksues, për tu ndier mirë në fund të ditës.

Detyrat tuaja në punë do të rriten tani që Marsi, planeti i energjisë është në sektorin e punës, sidomos në fillim të muajit. Kolegët dhe vartësit tuaj, ka të ngjarë të mos shkojnë mirë në fillim të Janarit, gjë që është disi e pazakontë. Kolegët e tu mund të mos jenë të sinkronizuar me njëri tjetrin dhe tu mungojë atmosfera e pushimeve, por presioni i realizimit të punëve brenda afatit është mbi ju. Prandaj ju duhet të gjeni një mënyrë për ti kthyer ata në formë për të punuar me detyrat që kane në dorë.

Dy ditë janë të mbushura me energji ngazëlluese për të gjeneruar idetë: 16 dhe 19 Janari. Të dyja këto ditë do tju japin yje të artë në punë, kur ju të kontribuoni në mendime përparimtare.

Në fund të muajit, kur të visheni për në punë dhe të kërkoni më të mirën, ju do të dëgjoni një nga lajmet më të mëdha për karrierën tuaj gjatë 2014. Shikoni për dhjetë ditët që pasojnë Hënën e Re të 30 Janarit, me ditët më të mira për ju që do vijnë së shpejti- sapo Hëna e Re të arrijë. Urani do jetë shumë i fuqishëm në këtë Hënë të Re, kështu që sapo të merrni telefonatën, nuk do ti shihni më lajmet qe vijnë. Kjo do të jetë shumë emocionuese. Ju duhet ti ndihmoni pak gjërat të ndodhin, duke dyfishuar përpjekjet tuaja për të përcaktuar pozicionin ideal për ju dhe për tu përgatitur maksimalisht për intervistën e punës. Ndoshta mund të duhen muaj për ta marrë këtë punë të re, por ajo që ka shumë rëndësi është fillimi i përpjekjeve tuaja, në fund të Janarit.

Kini parasysh se çdo ditë e suksesshme pasi Hëna e Re arrin në 30 Janar, do të bëhet më e dobët se dita më parë, pra fuqia e saj humbet me çdo ditë që kalon. Pasi të kalojnë 10 ditët, Hëna e Re do ta ketë humbur të gjithë energjinë e saj. Bëjeni fillimin e shkurtit të punojë për ju. Reputacioni  juaj i shkëlqyer është përhapur gjerë e gjatë-  këtë herë ju do ta shikoni këtë sëbashku me njerëzit e tjerë.

Binjakët

Ndërkohë që hyn muaji i Janarit, ju do të keni nevojë të kujdeseni për çështjet financiare. Ju mund të keni vendosur të merreni më herët me financat tuaja dhe kjo është një ide shumë e mirë. Hëna e Re e datës 1 Janar, do tju japë ju motivimin për të mbledhur dokumentacionin dhe për të caktuar një takimim me financierin tuaj, përpara se të tjerët ta bëjnë këtë. Pesë trupa qiellorë të pozicionuar te shenja e  Gaforres, do tju ndihmojnë të fokusoheni në çështjet monetare, ndërkohë që në të njëjtën kohë, Saturni do tju japë dhurata lidhur me stabilitetin afatgjatë. Sygjerimi im është që ju duhet ti bëni çështjet monetare prioritetin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, në gjysmën e parë të Janarit.

Gjithashtu kjo është një kohë e mirë për të parë raportin vjetor të llogarisë suaj bankare.  Nëse ju gjeni ndonjë pasaktësi, rregullojeni atë me shpejtësi. Ju mund të doni të takoni personin që ju ndihmon më financat tuaja për të bërë ndryshimet e nevojshme lidhur me kursimet tuaja apo pensionin.

Me Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit, të pozicionuar në sektorin e të ardhurave, ju mund të gjeneroni përfitime të konsiderueshme, por duhet që ta bëni këtë me kujdes dhe duke investiguar mundësitë e ndryshme. Me Hënën e Re në 15 Janar, ju do të jeni gati për ti dhënë fund fokusit tuaj te paratë. Ju mund të merrni një pagesë të madhe ose të jepni një të tillë- ose të dyja bashkë. Paratë do të hynë dhe do të dalin, por nëse ju i luani mirë kartat tuaja, do të përfundoni duke fituar.

Gjithashtu, këtë muaj, do të ketë një theks të fuqishëm tek shëndeti juaj. Bëhuni praktikë kur do të zgjidhni veshjet për këmbët, veçanërsisht kur është ftohtë ose kur shkoni në vende të ftohta. Planetet tek Gaforrja (pesë planetet që përmendëm më lart) do të vendosin theksin te kockat, dhëmbët dhe sytë tuaj. Planifikoni një vizitë me dentistin tuaj dhe një tjetër vizitë me okulistin, për të parë nëse keni nevojë për masa të reja.

Pas Hënës së Re në 30 Janar (po pra, janë dy Hëna të Reja këtë muaj!) ju do të jeni në gjendje ta hiqni vëmendjen tuaj nga cështjet serioze. Udhëtimi duket se ka shumë të ngjarë të ndodhë dhe shumë shpejt madje; me Uranin të pozicionuar kaq bukur, do të jetë një udhëtim shumë i këndshëm dhe më i mahnitshëm sesa e  imagjinoni. Nëse keni ndonjë shans për të bërë gati valixhen dhe për tu nisur, bëjeni!!

Nga ana e fushës së ndjenjave, Afërdita, udhëheqësi i zonës suaj të dashurisë, do të jetë në prapavijë gjatë gjithë muajit Janar. Ju mund të mendoni edhe njëherë lidhjen që keni krijuar me dikë së fundmi ose të vendosni disa kufinj në një lidhje që po ndieni se po ecën shumë shpejt. Kjo është një kohë shumë e mirë për të rimenduar një marrëdhënie tuajën. Marsi është tani duke ardhur vërdallë shtëpisë suaj të lidhjeve të reja dhe është një shenjë që ju tashmë jeni i hapur ndaj njohjeve të reja. Ecni me ngadalë, pasi duket se keni nevojë të ndërtoni si fillim një linjë të fortë “si shokë”” pastaj të lëvizni më tej. Mos lejoni asnjë tju shtyjë të përfshiheni më shumë sesa ju dëshironi. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri juaj do të jetë mirë financiarisht, duke ju ofruar mundësi për të bërë gjëra sëbashku dhe lukse të vogla që tashmë mund ti përballoni.

Gaforrja

Këtë muaj, bashkëpunimi do te jetë rruga juaj drejt suksesit. Mos u përpiqni të jeni në krye, sepse me pesë trupa qiellorë të vendosur në të kundërt të shenjës së Bricjapit, e dashur Gaforre, nuk mund të udhëhiqni rrugën, prandaj mundësia juaj e vetme është të jeni bashkëpunues. Nevoja juaj për të grumbulluar njerëz rreth çështjeve tuaja, mund tju stresojë ndonjëherë, por gëzohuni sepse kjo tendencë do të shfaqet gjatë dy javëve të para të Janarit. Gjërat do të përmirësohen gradualisht pas kësaj. Ju sapo keni kaluar 10 ditë të vështira në fund të dhjetorit dhe keni mbijetuar- ju mund ta kaloni edhe këtë gjithashtu.

Në sektorin e dashurisë, nëse marrëdhënia juaj është e fortë, ju mund të vendosni të fejoheni ose të martoheni së shpejti. Ju mund të dëshironi të fejoheni apo të ndërmerrni angazhime më serioze me partnerin tuaj këtë muaj. Afërdita është për momentin duke fjetur në prapavijë deri në 31 Janar, prandaj prisni derisa ky planet i dashurisë do të zgjohet nga gjumi në fillim të muajit shkurt (por para se Mërkuri të shkojë prapavijë në 6 Shkurt).Nëse nuk jeni i lumtur me partnerin tuaj, me kaq shumë planete në të kundërt të Diellit, ju do të zbuloni se është koha për të dy ju që ose të freskoni ndjenjat tuaj, ose të rregulloni gjërat, ose të largoheni.

Diçka me rëndësi jetike për ju do të vijë në Hënën e Plotë te Gaforrja, më 15 Janar, veçanërisht nëse e keni ditëlindjen afër me datën 17 korrik.

Saturni, i cili udhëheq stabilitetin, do të tregoje se një plan afatgjatë ose një vendim që do merrni në mes të muajit do të rezultojë  i mençur dhe se planet tuaja do ti rezistojnë kohës. Me Mërkurin dhe Uranin të orientuar kaq bukur, në mes të muajit, te rejat profesionale do të jenë emocionuese dhe ju do të jeni në gjendje të fitoni më lehtë bashkëpunimin gjithashtu. Çdo problem që ju mund të keni patur në lidhje me karrierën tuaj, mund të kthehet për mirë në mes të muajit, kur lajme të papritura do të arrijnë, prandaj jini optimist.

Jeta e shtëpisë do të marrë më shumë nga vëmendja juaj këto ditë gjithashtu dhe do të jetë në qendër të vëmendjes nga ky moment deri në Korrik. Ndoshta prindërit tuaj mund të kenë nevojë për më shumë ndihmë nga ju, ose ju do të planifikoni një transferim nga shtëpia, një rinovim apo riorganizim lidhur me banesën tuaj. Me Marsin në sektorin tuaj të shtëpisë, ju mund të dëgjoni zhurmë këtu- do lëvizni ndonjë mobilje? Do të keni mysafirë që do të qëndrojnë më gjatë te ju? Nëse do të keni nevojë për bashkëpunimin e dikujt tjetër të rëndësishëm për ju, për të nisur planet, ju duhet të përpiqeni shumë për ta bindur, pasi partneri juaj duket se është jobashkëpunues- përdorini të gjitha fuqitë e tua bindëse dhe shtoni edhe një dozë të mirë ëmbëlsie gjithashtu.

Në fund, një tjetër Hënë e Re do të arrijë në 30 Janar dhe me shumë gjasa sjell lajme të mira lidhur me paratë. Ju mund të kryeni pagesat tuaja më herët dhe të zbuloni se keni më pak detyrime finaciare sesa kishit supozuar ose mund të njoftoheni për një shpërblim të mundshëm. Ose, arsyeja për ngazëllimin tuaj mund të jetë një përfitim bujar që do të vijë te ju në mënyrë të papritur. Për këtë ju duhet të falenderoni Uranin miqësor- gëzohuni!

Luani

Ndërkohë që fillon muaji i janarit, ju do të jeni duke vrapuar gjatë gjithë kohës. Në punë, do të keni projekte për të lançuar, buxhete për të ndërtuar dhe njerëz për të marrrë në punë apo drejtuar. Ju jeni një shpirt optimist, i lumtur, që gjithmonë shikon anën pozitive të çdo gjëje. Në të njëjtën kohë, me pesë planete te Bricjapi, ju duhet të bëheni realist dhe tu tregoni të tjerëve se ju mund ti shihni gjërat sesi ato janë në të vërtetë dhe jo si ju shpresoni të jenë. Hëna e Re që vjen në 1 Janar, nuk do të jetë miqësore, kështu që mund të dobësojë një marrëdhënie ose veprimtari. Klientët do të jenë kërkues, por ju mund ti plotësoni pritshmëritë e tyre, nëse qëndroni të fokusuar dhe të vendosur për të treguar që jeni një administrator me eksperiencë  dhe e kuptoni motivimin njerëzor.

Nëse do t’ju duhet të udhëtoni për qëllime pune, kontrolloni kushtet atmosferike përpara se të niseni dhe përgatituni për të gjitha situatat. Nese planifikoni të udhëtoni për qejf, Afërdita është në prapavijë këtë muaj, prandaj duhet të mbaroni të gjitha detyrat tuaja, që mos të jeni nën presionin e punës. Atmosfera në ajër është “Le ti futemi punës”- dhe kjo është një situatë që çdo person i të gjitha shenjave do ta ndiejë. Gjithashtu ju mund të mblidhni të gjithë dokumentacionin financiar , tani që keni kohë dhe motivimin për ta bërë këtë- planetet e mbledhur te Bricjapi do ta bëjnë të duket punë e lehtë çdo analizë financiare e ndërmarrë nga ju këtë kohë.

Në Hënën e Plotë, më 15 Janar, ju mund të ndieni presionin se keni shumë për të bërë , brenda një kohë shumë të shkurtër dhe kjo vlen si në punë, ashtu edhe në shtëpi. Dhjetori që kaloi nuk pati një atmosferë të qetë – njerëzit ishin gati për të shpërthyer- dhe ju mund të keni ecur në majë të gishtave rreth njerëzve të ndjeshëm, të gatshëm për të reaguar ndaj provokimit më të vogël. Me punën e vështirë që keni dy javët e para të Janarit, qëndroni larg provokimeve.

Për të balancuar punën dhe qejfin, organizoni një fundjave të këndshme në 11-12 Janar dhe jepini vetes suaj diçka për tu argëtuar- një seminar arti, një séancë baleti apo kërcimi, një drekë të këndshme jashtë me miqtë, një trajtim të plotë në një qëndër estetike. Një shkëputje e shkurtër dhe e shpejtë tani që stuhitë e dhjetorit u larguan ,do jetë një ide e mirë. Gjatë Janarit, kujdesuni për shëndetin duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe duke bërë ushtrime fizike- trupi juaj do tju jetë mirënjohës.

Kur Dielli, sundimtari i shenjës suaj, do të lëvizë drejt Ujorit në 19 Janar, gjendja juaj shpirtërore do të ngrihet dhe ju do të filloni të ecni me hapa të mëdha. Një nga ditët tuaja më të mira të këtij muaji do të jetë 30 Janari, kur Dielli, Hëna e Re dhe Urani do të punojnë sëbashku, për tju sjellë surpriza të bukura nga partnerja juaj ose një person i dashur për ju – ju mund të dëgjoni një rrëfim dashurie ose të gjeni një unazë me gur të çmuar brenda gotës me verë. Ose ju të dy bashkë, do tw vendosni papritmas të shkoni në Paris për një fundjavë romantike. Dielli është sundimtari juaj, kështu që ky aspekt ju takon juve, i dashur Luan. Gjithashtu, gëzojuni çdo gjëje që do të vijë papritmas në 29 Janar, një nga ditët më të mira të muajit.

Virgjëresha

Pushimet kanë përfunduar, por ju duket se i rezistoni idesë për t’u kthyer në rutinën e përditshme. Pushimet e këtij viti ishin të mbushura me njerëz dhe ngjarje emocionuese, prandaj është e kuptueshme dëshira për të shkuar me pushime dhe për të bërë qejf. Duhet pranuar që është  një ide tunduese dhe e mirë. Zakonisht, ju do të bënit valixhen gati dhe do ti hypnit makinës apo avionit, por këtë vit, jeni i vendosur për të mos bërë shpenzime ( vendim i mençur ky). Marsi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në sektorin e të ardhurave tuaja, kështu që shpenzimet do të jenë në rritje dhe shumë prej tyre do të jenë të papritura. Kjo do të jetë një prirje afatgjatë, që do të zgjasë deri në 25 Korrik. Ndërkohë, nëse ju mund të shtyni blerjen e diçkaje me vlerë të madhe, bëjeni derisa të ndiheni i stabilizuar.

Do të keni një ndikim të madh në fushën e romancës, duke qenë se pesë planete do të grumbullohen në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë- Plutoni, Merkuri, Afërdita, Dielli dhe Hëna e Re. Hëna e Re e datës 1 janar do të sjellë një mundësi të madhe për dashurinë, prandaj është e rëndësishme të shkëputeni nga ekrani i kompjuterit dhe të dilni jashtë, për tu përfshirë në vorbullën e jetës. Ju mund të gjeni dashurinë, nëse jeni të vendosur ta  bëni këtë.

Tipi i personit që do të takoni mund të jetë nga fusha e financës, i cili ndoshta merret me sigurimet, komisionet, kontratat, marrëveshjet ose hipotekimet. Por ky person mund të merret edhe me pasuritë e patundshme të shtëpive apo me të tjera objekte, të cilat mund të jenë edhe antike ose me vlera të mëdha. Gjithashtu, duket sikur ky person është i interesuar për historinë, kështu që mund ta takoni në një muze ose në një grumbull arkeologjik egjyptian. Duket sikur edhe miqtë tuaj të ngushtë do të dëshirojnë tju prezantojnë të paktën një person me interes romantik karshi jush.

Një ngjarje e bukur do bëhet pjesë e axhendës suaj brenda pesë ditëve që nga 15 Janari, kur është Hëna e Plotë. Do të jetë një ditë me yll të artë në kalendarin e gjithë secilit – me të ftuar të veshur sipas modës së fundit, ushqim i shijshëm dhe lule të të gjitha ngjyrave dhe llojeve. Sigurisht që ju do të kaloni shkëlqyeshëm dhe mund të bëni edhe njohje të reja, gjithashtu.

Me Hënën  e Re te Ujori  në fund të muajit, më 30 Janar, ju më në fund do të jeni gati për ta kthyer vëmendjen tek një detyrë në punë, duke qenë se ju duket interesante dhe e re për ju. Mund të ketë lidhje me mediat sociale ose botën dixhitale, por edhe nëse nuk është kështu, do tju mbajë të angazhuar për disa javë ose muaj- dhe të bëni një punë të tillë kaq të rëndësishme , do tju ndihmojë të ndërtoni një emër të madh në fushën e punës suaj.

Afërdita do të zgjohet dhe do të hyjë në qarkullim direkt më 31 Janar, pas javëve të tëra që ka qënë në prapavijë (që prej 21 Dhjetorit) – dhe kjo do të jetë një arsye për të festuar. Më në fund, ju mund ta provoni atë modelin e ri të flokëve, ose të blini atë pallton e shtrenjtë; të jeni të bindur që do ti shijoni për një kohë të gjatë! Kur planeti i Afërditës është në gjumë, dashuria dhe bukuria bien në gjumë gjithashtu, por për fat të mirë, në fund të Janarit kjo merr zgjidhje.

Peshorja

Hëna e Re vjen menjëherë  në shenjën tuaj- më datën 1 Janar- dhe do tju fokusojë fuqishëm në cështjet e familjes ose të shtëpisë. Ju do të jeni duke menduar më së shumti për mamanë ose babanë tuaj, ose për dikë që e konsideroni si prind. Gjithashtu, gati gjysma e sistemit diellor- Dielli, Hëna e Re, Plutoni, Mërkuri dhe Afërdita- do të grumbullohen në sektorin e shtëpisë dhe mendja juaj do të punojë si të rimodeloni  pamjen dhe atmosferën e shtëpisë suaj. Ju mund të keni punua mbi një project një vit më parë, por tashmë dukeni sikur jeni më i vendosur për të realizuar ëndrrën tuaj, prandaj vihuni në punë.

Planet tuaja nuk do të jenë të lehta për tu përmbushur. Afërdita, planeti që ju udhëheq, do të jetë në prapavijë gjatë gjithë muajit, deri në 31 janar dhe Hëna e Re do të jetë në konflikt me shumë planete të tjerë. Ju duhet ti kapërceni me zgjuarsi pengesat, ndërkohë që do të dalin në rrugën tuaj. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që fillimisht të planifikoni ndryshimet që doni në banesën tuaj dhe pastaj të prisni derisa Afërdita të hyjë sërish në qarkullim, më 31 Janar, para se të rimodeloni apo ristrukturoni shtëpinë tuaj.

Kaq shumë planete në sektorin tuaj të shtëpisë, do tju ndihmojnë për tu transferuar, për të gjetur një shok/shoqe dhome apo shtëpie ose të bëni një sërë gjërash që kanë lidhje me situatën tuaj të jetesës; por ecni me ngadalë sepse Marsi dhe Urani nuk janë miqësore dhe planeti kryesor që ju udhëheq, Afërdita, është në prapavijë. Me Diellin në një pozicion të mirë më Saturnin në fundjavën e 11-12 Janarit, ju do të keni një mundësi të mirë për të stabilizuar situatën e jetesës suaj për një kohë të gjatë. Dielli udhëheq shpresat dhe dëshirat si dhe miqësitë/ njerëzit që njihni , prandaj mund ta përdorni këtë fundjavë edhe për të shkuar në një eveniment të populluar me shumë fytyra të buzëqeshura. Ju mund të merrni një këshillë të mirë nga një mik apo dikush më i madh në moshë, i ndikuar nga prania e Saturnit.

Ju do të keni një nga momentet tuaja më të mira në lidhje me karrierën për vitin 2014, afër ose ditën e Hënës së Plotë, më 15 janar. Me Saturnin të pozicionuar kaq fuqishëm, të gjitha ato që do të realizoni tani , do të jenë një tullë në ndërtimin e të ardhmes suaj. Do të keni një shqetësim lidhur me një pozicion që e keni dashur shumë dhe mund të jetë një nga intervistat e punës që keni patur javë ose muaj më parë. Nëse do tju kërkojnë për një vlerësim të dytë, rezultatet do të jenë mbresëlënëse. Mundësitë tuaja do të jenë të shkëlqyera, prandaj jini optimist dhe vazhdoni përpara. Universi do të mbështesë dëshirat tuaja këtë herë.

Fundi i muajit, 30 Janari, do tju sjellë lajme shumë të mira. Hëna e Re  te Ujori, në sektorin e dashurisë suaj të vërtetë, do të sinjalizojë Uranin e paparashikueshëm dhe do të vë në lëvizje të gjitha ngjarjet e gëzuara, të papritura, të cilat as që i kishit menduar se mund të ndodhnin ndonjëherë- por që do ti shijoni në çdo mënyrë. Peshoret beqare do të kenë pamjen e tyre më të mirë, për të gjetur një dashuri të re ose të bashkohen me një ish të dashur të mëparshëm.

Nëse jeni i lidhur, ju të dy mund të vendosni të udhëtoni në mënyrë të papritur. Ndërsa shpenzimet e  një udhëtimi mund tju bëjnë të hezitoni dhe përgjegjësitë e familjes ushtrojnë presion mbi ju, ju mund të gjeni një mënyrë për tu larguar nga rutina, nëse vërtet e dëshironi këtë. Afërdita, udhëheqësi juaj dhe planeti që drejton dashurinë, do të zgjohet  në 31 Janar, pikërisht në kohën e duhur për të shijuar efektet e kësaj Hëne të Re më 30 Janar, që do jenë në fuqi për dy javë. Miqtë që do të bëni dhe përpjekjet lidhur me bamirësinë që do merrni pjesë, do tju sjellin kënaqësi dhe do tju udhëheqin në një rrugë të re përgjatë gjithë vitit. Emocionuese!!

Akrepi

Pushimet kanë mbaruar dhe ju ndoshta do të doni të bëni pak pushim. Provoni të largoheni nga qyteti, nëse keni mundësi, gjatë gjysmës së parë të Janarit. Një numër planetesh do të pozicionohen në sektorin e tretë, të shoqëruar me një udhëtim të shkurtër dhe të shpejtë. Duket sikur keni qejf të shkoni në vende historike apo ku mund të shikoni gjëra antike.

Hëna e Re në 1 Janar, do tju nxisë të bëni gati valixhen dhe të shkoni drejt këtij vendi historik dhe mesa duket , doni të shkoni i pashoqëruar, për të shijuar pak qetësi. Ky udhëtim ndoshta do t’ju prezantojë më një përson të ri interesant- një shkrimtar që është duke shkruar një roman, ose një artist që po punon mbi një vepër artistike. Të kaloni kohë me një person krijues, është sikur po shijoni një filxhan çaji dhe ju do ti gëzoheni insipirimit që ju ofron ky person artist. Kaq e fuqishme do të jetë prirja drejt krijimtarisë, saqë ju mund të bini në dashuri me një person shumë kreativ dhe harmonik. Kjo do të nxitet prej udhëtimit të Neptunit, në sektorin tuaj të romancës, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2026.

Mund të lindi nevoja që të negocioni një marrëveshje tani dhe nëse është kështu, nëse qëllimi juaj është fitimi, veproni me ngadalë. Afërdita është në prapavijë që prej 21 Dhejtorit, kështu që mos nënshkruani deri në datat 1 ose 2 Shkurt, sepse Afërdita do hyjë në qarkullim në datën 31 Janar.

Në mes të muajit, në 15 Janar, Hëna e Plotë do të sjellë një zhvillim pozitiv, në lidhje me një marrëdhënie në distancë ose më një mundësi të largët. Ose ju mund të ktheheni nga një udhëtim i gjatë, i mbushur me ndjesi të mira sesi i përmbushët qëllimet tuaja, qoftë personale, romantike apo në lidhje me karrierën tuaj. Në të kundërt, ju mund të bëheni gati të nisni një semestër në universitet, ose të organizoni klasat që do të frekuentoni këtë periudhë. Nëse keni një provim për të dhënë afër 15 Janarit, kini besim se do të jetë një test ku do të shkëlqeni.

Një çështje familjare që ju shqetësonte, tani mund të zgjidhet, falë mundësive të reja që do të dalin në dritë, pas shfaqjes së Hënës se Re (e dyta për këtë muaj), në 30 Janar. Ju papritur do të dëgjoni se shtëpia/apartamenti ideal sapo doli në shitje, ose nëse e keni gjetur tashmë, ndoshta do të tranferoheni aty në banesën tuaj të re, në këtë ditë. Nëse keni qenë duke kërkuar për mobilje, le të themi një tavolinë punë të re, miqtë tuaj mund ta kenë parë diku në një dyqan të lirë dhe do tju dërgojnë një foto për tju treguar se është pikërisht ajo që kërkonit. Çfarëdo që mendoni se mund të ndodhë në 30 janar dhe në ditët që pasojnë , të jeni i bindur se do të jetë diçka e mirë.

Në karrierën tuaj, bëhuni gati të të dëgjoni për një pozicion të ri që është i duhuri për ju dhe që do të lançohet së shpejti. Kur tju thonë se ka mundësi që të intervistoheni afër datës 15 Janar, ose rreth 30-31 Janarit, ju nuk do të keni shumë kohë për tu bërë gati. Sigurohuni që të keni një model interviste të gatshme dhe një përmbledhje të karrierës suaj të bërë gati. Ky është një moment i veçantë i këtij muaji dhe dhuratat e kësaj Hëne të Re do të vazhdojnë të vijnë edhe në fillim të Shkurtit.

Shigjetari

Ju do të jeni gati të merreni me çështjet financiare, ndërkohë që filloni vitin e ri, falë Hënës së Re më 1 Janar. Kjo Hënë e Re, nuk është tërësisht miqësore, prandaj vëmendja juaj do të përqëndrohet për të vendosur se kë duhet të paguani të parin dhe kush mund të presë derisa të arrijnë pagesat e tjera. Afërdita është në prapavijë në sektorin tuaj të të ardhurave të fituara, kështu që duhet të prisni deri ne 31 Janar , kur Afërdita të rregullojë orbitën e vet, për të marrë pagesat e duhura.

Dhuratat e fundvitit duket se kanë lënë gjurmë në burimet tuaja financiare, të ndikuara nga pozicionimi i vështirë i planeteve të Marsit dhe Uranit. Rrini i qetë- nëse ky është çmimi i të qënit bujar, le të jetë kështu. Gjatë gjashtë muajve që do të vinë, Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do tjua kthejë si me magnet të gjitha paratë, prandaj mos u merakosni shumë për paratë që rrjedhin tani.

Ju do ti mbaroni të gjitha bisedat dhe veprimet financiare, brenda ditëve të Hënës së Plotë, ne 15 Janar. Do të merrni një thirrje mbështetese nga Saturni në këtë periudhë, kështu që nëse keni punuar me efikasitet lidhur me kursimet dhe investimet tuaja dhe keni marrë në konsideratë nevojat tuaj për siguracione, ju do të shihni se përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Ditën e Hënës së Plotë, ju mund të merrni një shumë parash, të cilat do tju bëjnë të buzëqeshni sërish.

Marsi te Peshorja, do të shkaktojë përkohësisht një periudhë të vështirë në jetën tuaj sociale. Miqtë tuaj mund të kritikojnë personin me të cilin po dilni, ose anasjelltas- personi që po takoni mund të mos i pëlqejë miqtë tuaj. Motra ose vëllai juaj mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe kjo do tju acarojë nga nervat. Të gjithë, mesa duket, do të jenë si në qark të shkurtër,  diçka kjo që mund ta keni parë edhe në fund të muajit që kaloi, 24-25 Dhjetor. Tani, në Janar, ju mund të keni parë përmirësim në mënyrën sesi njerëzit rreth jush po sillen me ju dhe me njëri tjetrin. Jepini gjithësecilit hapësirën e vet, sepse të debatosh për opinionet e të tjerëve do të çojë në konfrontime të nxehta.

Gjithë jeta jo do të përmirësohet, duke qenë se Dielli po lëviz drejt Ujorit, një shenjë ajri kjo që do ta bëjë elementin tuaj të zjarrit, të digjet më me shkëlqim. Hëna e Re te Ujori në 30 Janar, do të jetë Hëna e Re  e dytë e këtij muaji dhe do tju japë mundësinë që të udhëtoni drejt një destinacioni të afërt.  Kjo duhet të jetë një kohë e lirë për qejfin tuaj, jo për të planifikuar një udhëtim pune. Ju keni nevojë për kenaqësi dhe kjo Hënë e Re do tjua japë gjatë dhjetë ditëve që pasojnë.

Nëse keni Dashin në ashedenten tuaj, Janari do të jetë muaji ideal për të gjetur një pozicion të ri professional në karrierën tuaj, ose nëse keni Luanin, ju do të nënshkruani marrëveshje pune në favorin tuaj. Duke patur këto dy shenja në ashedenten tuaj, i dashur Shigjetar, për ju, Janari do të jetë më i mirë për të fituar miratimin për një rritje të konsiderueshme rroge. Shikoni në mes të muajit Mars, për një pozicion të ri pune.

Çfarëdo që të bëni, ju do të gjeni surpriza të këndshme, falë Uranit, planetit të gjërave të papritura, i cili do të krijojë një prirje që do tju çojë drejt Shkurtit me gëzim dhe lumturi.

Nëse keni lindur në 3 Dhjetor, plus ose minus pesë ditë, kjo Hënë e Re do tju drejtohet direkt juve, ndonëse të gjithë Shigjetarët do të lumturohen nga ngjarjet që do të ndodhin.

Ditët me të mira lidhur me romancën do të jenë në datat 29-31 janar, prandaj kujdesuni që ti shijoni në maksimum.

Bricjapi

Ky do të jetë një muaj i jashtëzakonshëm për ju, pasi pothuajse çdo gjë që mund të ndodhë, do të ndodhë, por jo në mënyrën që ju keni supozuar. Çdo gjë do të fillojë me Hënën e Re, në 1 Janar, kur pesë trupa qiellore të pozicionuar te Bricjapi, do të mbushin shtëpinë tuaj të personalitetit, përfshirë Afërditën, Merkurin Plutonin , Diellin dhe Hënë e Re. Kjo është një arsye e mirë për të festuar, sepse të keni kaq shumë planete në shënjën tuaj, do të thotë se ju keni kontrollin.

Marsi te Peshorja do të plotësohet me këto planete te Bricjapi, duke vendosur theksin te jeta juaj profesionale. Në të njëjtën kohë, Urani do tju kërkojë ti kushtoni vëmendje shtëpisë suaj, gjithashtu. Duke u marrë me të dyja këto fusha, punën dhe shtëpinë, do të ndiheni se keni shumë presion. Ndërkohë që duhet të kujdeseni për jetën profesionale dhe familjare, duhet të angazhoheni edhe për të mbajtur partnerin tuaj të lumtur dhe mos të ndihet i lënë pas dore. Mos u shqetësoni, pasi të gjitha shenjat e zodiakut do ta ndiejnë këtë presion, në mënyra të ndryshme gjithashtu.

Me kaq shumë planete në shenjën tuaj të Bricjapit, ju do ti keni të gjitha kartat në favorin tuaj. Ju keni një natyrë diplomatike, kështu që ju do të jeni në gjendje ta bëni jetën tuaj të lumtur.

Nëse diçka nuk po shkon mirë në ndonjë nga fushat e jetës suaj, nën presionin e këtyre aspekteve testuese, ju do të shihni se ku ndodhen plasaritjet.  Nëse ndonjë prej tyre del në dritë (shanset janë që do të dalin), ju duhet të vendosni nëse do ti rregulloni këto linja të dobëta apo do ta braktisni planin ose marrëdhënien që nuk po ecën. Plutoni është gjithashtu i pozicionuar në të kundërt të Jupiterit, kështu që një situatë do të ngre pikëpyetjen “Duhet të investoj akoma para këtu, apo të heq dorë nga ky projekt”?

Sesi do të shkojnë gjërat, varet nga lloji i situatës dhe vendosmeria juaj për të mbajtur në jetën tuaj një ngjarje apo një person të caktuar. Nëse gjërat do të shtjellohen, në punë tuaj apo në shtëpi, ju do të keni më shumë kontroll se zakonisht, kështu që do të jetë koha e duhur për të vepruar. Ndonjëherë, kur ndiejmë se nuk kemi shumë për të humbur, në marrim guxim për të provuar diçka të re dhe ky është momenti kur vijnë zgjidhjet e duhura.

Në mes të muajit, në Hënë e Re në 15 Janar, ju mund të shikoni pikën kulminante të një marrëdhënieje biznesi apo dashurore. Ju për shembull, mund të fejoheni, ose të mbaroni diskutimet me një koleg biznesi, një agjent, menaxher, ose dikë me të cilin mund të bashkëpunoni. Jupiteri do të mbrojë marrëdheniet tuaja më të afërta dhe në këtë periudhë të muajit, Saturni, në një pozicion primar, do tju ofrojë siguri dhe jetëgjatësi të aleancave tuaja. Afërdita dominon jetën tuaj dashurore, karrierën dhe përfitimet, kështu që me Afërditën në prapavijë deri në 31 janar, mbani pezull lajmërimet për  planet zyrtare, edhe nëse bëhet fjalë për ti komunikuar kërkesën për martesë personit tuaj të zemrës. Por , në 1 ose 2 shkurt, kur gjërat të përmirësohen dhe marrëdhëniet dhe aventurat e reja kanë më shumë mundësi të rriten në përmasa të mëdha, shumëngjyrëshe dhe të bukura, ju mund ti bëni të ditura planet tuaja të dashurisë.

Financat tuaja do të marrin vëmendjen tuaj maksimale, pasi të hyjë Hëna e Re te Ujori, në 30 Janar. Në javët në vijim, duket se ju do të jeni më i motivuar për tu marrë me taksat dhe të analizoni sesi kursimet dhe paketa e sigurimeve tuaja kanë ecur gjatë viteve të fundit. Urani është mirë pozicionuar, kështu që përveç përfshirjes suaj në këto aktivitete, ju mund të dëgjoni  për një rritje rrogë ose të negocioni për një pagë të re, për një pozicion pune të re. Ju mund të merrni një shpërblim, një komision, një trashëgimi ose një pagesë të madhe që nuk e prisnit; por nëse prisnit diçka, ajo do të jetë shumë më e madhe nga sa shpresonit të ishte. Nëse keni aplikuar për të marrë kredi apo një capital tjetër, ju do të merrni vesh se kërkesa juaj është aprovuar.  Jeni i vetë-punësuar? Një klient i ri bujar mund të hyjë papritur në zyrën tuaj. Në fund të muajit, është e qartë- financat tuaja po rriten dhe ju nuk mund të jeni më i lumtur se kaq.

Ujori

Ky është muaji i planifikimeve. Ndërkohë që të tjerët rreth jush po mundohen të merren me projektet e papërfunduara nga viti i kaluar, ju do të futeni në rrjedhën e jetës së punës me ngadalë. Ndërsa Janari fillon, ju jeni vetëm disa javë larg ditëlindjes suaj, kështu që ju po nxiteni nga një sërë planetesh të grumbulluar në sektorin e privatësisë, që të mendoni në qetësi se çfarë dëshironi nga viti 2014. Vitet e shkëlqyera nuk ndodhin rastësisht, por janë të projektuara.

Falë Hënës së Re në 1 Janar, ju mund të keni një të afërt ose mik të shtruar në spital ose në një qendër rehabilitimi. Planifikoni një ditë për ta vizituar atë, ose nëse jeni shumë larg, dergojini një letër ose kartolinë.  Por ekziston mundësia që ju mund të shkoni në spital për tu marrë me shëndetin tuaj ose të shkoni te dentisti. Është koha më e mirë për ta bërë këtë.

Shëndeti do të jetë në vëmendjen tuaj edhe në Hënën e Plotë, në 15 Janar, plus ose minus pesë ditë, që do të shënojë përfundimin e një sërë proçedurash terapeutike apo mjekësore. Nëse ju ndiheni mirë, bëni një përpjekje të madhe për të qëndruar mirë nga ana shëndetësore, pasi një projekt kërkues do t’ju konsumojë në punë dhe duhet të përfundojë me patjetër ketë periudhë. Mos i anashkaloni vajtjet në palestër- ju do të keni nevojë për tu qetësuar nga lodhja që puna do tju shkaktojë. Me Saturnin kaq miqësor në këtë Hënë të Plotë, ju mund të merrni një vendim që të hani më shëndetshëm dhe të humbisni peshë. Gjysma e betejës është kur ju besoni që mundeni.  Unë e shoh që ju mundeni ta bëni këtë- sigurohuni që ju mundeni gjithashtu.

Duke punuar për të përmbushur një detyrë brenda afatit të caktuar, afër 15 janarit, mund tju marrë shumë kohë dhe energji, prandaj sigurohuni që të flini mjaftueshëm. Rezultati i kësaj detyre do t’i kalojë pritshmëritë tuaja- përgatituni për duartrokitje të zjarrta! Siç ju thashë, Saturni do të jetë në një pozicion të shkëlqyer me Hënën e Re, duke ju sygjeruar që ju tashme jeni në gjendje që të krijoni një stabilitet më të madh në punë. Ka shumë mundësi që ta vendosni veten në listë për një rritje në detyrë deri në muajin Maj. Saturni është në sektorin tuaj të famës dhe nderimeve dhe po ju nxit të punoni për këtë arritje.

Shikoni nëse mund të ti shtyni udhëtimet në fillim të Janarit, pasi të jeni në rrugë këtë periudhë, mund tju sjellë shumë të papritura të pakëndshme. Gjysmën e parë të Janarit, planeti i Marsit akoma është i pozicionuar në të kundërt më Uranin (planeti i shpërthimeve të papritura,vështirësive mekanike, vonesave etj) , një përplasje kjo që pati kulmin e vet në datat 24-25 Dhjetor.  Këto planete do të jenë akoma afër me njëri tjetrin, aq sa të krijojnë kaos në dy javët e para të Janarit. Shkoni në udhëtim vetëm nëse kjo është shumë e rëndësishme, për punën apo romancën. Këtë mund ta bëni vetëm nese do të shkoni me autobus ose tren, kështu që mund të shmangni përgjegjësinë për të ngarë makinën.

Gjërat do të përmirësohen për ju, kur të vijë Hëna e Re te Ujori, më 30 Janar. Ky do jetë kulmi i Hënës së Re, i shkëlqyer për ju, duke qenë se Urani, planeti që udhëheq shenjën tuaj, do të jetë në një kënd shumë të mirë me Diellin dhe Hënën e Re në këtë pikë, duke e bërë këtë moment ideal për të hipur në makinë dhe për të udhetuar kudo që mund të merrni pak qetësi dhe kënaqësi. Ju nuk do të keni asnjë nga shqetësimet emocionale që mund ti kishit më parë, vecanërisht në fund të Dhjetorit apo në fillim të Janarit. Një arsye intriguese për tu larguar , mund të shfaqet papritmas dhe ta bëjë udhëtimin një ofertë të parezistueshme.

Gjithashtu, ripërtërije listën tuaj të dëshirave, sepse një Hënë e  Re në shenjën e Ujorit,vjen vetëm  një herë në vit dhe është si një dhuratë kozmike për ditëlindjen tënde. Bëni plane midis 31 Janarit dhe 2 Shkurtit për të patur më shumë fat dhe shikojini këto plane të realizohen.

Peshqit

Miqtë kanë me mijëra ide për gjërat që ju mund të bëni- por të gjitha këto ide kanë të bëjnë me shpenzimin e shumave të mëdha me para. Ju do ta shikoni që kjo është e vërtetë, që në momentin e parë kur shfaqet  Hëna e Re, në 1 Janar dhe duke qenë se ju jeni i shqetësuar për shpenzimet e mëdha, do ta mendoni dy herë pjesëmarrjen tuaj. Marsi dhe Urani, në të kundërt me njëri tjetrin, e kanë bërë portofolin tuaj të zbrazet. Më e mira do të ishte që ju mos të shkoni në të gjitha festat që ju ftojnë, por të zgjidhni ato vende ku vërtet dëshironi të jeni i pranishëm. Disa ftesa do jenë me vlerë, sepse aty mund të bëni miq të rinj dhe të dëgjoni lajme qe mun dtë jenë të vlefshme për karrierën tuaj dhe mund tju ndihmojnë të bëni më shumë të ardhura.  Me të vërtetë që ju mund të përfitoni shumë nga këto dalje mes miqsh te rinj dhe të vjetër.

Përsa i përket romancës, ju keni ndikimin e të gjithë zodiakut në shenjën tuaj.Ju keni Jupiterin në shtëpinë e dashurisë së vërtetë deri në Korrik të 2014, një avantazh ky i mrekullueshëm dhjetëvjecar. Më e mira e të gjithave do të jetë në 15 Janar, kur ju do të keni një Hënë të Plotë te Gaforrja, e cila me siguri do të sjellë një nga momentet më romantike të 2014. Hëna e Plotë është ditën e mërkurë, por duket se momenti juaj emocionues mund të ndodhë pak më herët ose pak më vonë, prej datës 11 deri në 19 janar. Rrini në gadishmëri.

Hëna e Re e dytë e këtij muaji, në 31 Janar, do tju bëjë të dilni nga vetja juaj, duke punuar në një projekt krijues. Nëse jeni duke punuar në hije për një detyrë artistike, gjatë dhjetë ditëve që pasojnë këtë Hënë të Re, ju do të keni shumë për të treguar në lidhje me përpjekjet tuaja.

Paratë ju kanë shqetësuar, por Marsi do tju vizitojë për një kohë të gjatë në sektorin e tetë të parave të të tjerëve, duke shtuar balancë ne kartën tuaj të kreditit. Një shumë parash e papritur që do të fitoni (jo si dhuratë), në fund të muajit, në 29 Janar, do tju bëjë të kërceni nga gëzimi.

Ky është një muaj i shkëlqyer për ju, të dashur Peshq. Shijojeni atë! Është një muaj shumë herë më i mirë se dhjetori. Çdo ditë dashuria do të rritëet më e fuqishme, ju do të bëni më shumë shokë dhe mundësitë do të jenë të pafundme, duke ju dhënë mundësinë që të gjeni projektin e duhur për të shkëlqyer dhe për të marrë duartrokitje për përpjekjet tuaja. Më kryesorja, duket se edhe financat tuaja do të përmirësohen ndjeshëm, pasi paratë do të gjejnë rrugën drejt derës suaj.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC