Fituesit në universitete, MASH: 3 mijë vende të lira. Lista përfundimtare në 1 tetor

Numri i përgjithshëm i fituesve të regjistruar online  është afro 22.000 nga afërsisht 25.000 të shpallur fitues për vitin akademik 2013-2014, në universitetet publike.   Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shpallë më datë 1 tetor dhe listën përfundimtare të fituesve.  Ajo do të japë përgjigje për  të gjithë ata që kanë zgjedhur opsionin “vazhdoj garën për  një preferencë më të lartë” në regjistrimin online.

Në këtë listë mund të ketë fitues edhe nga ata që nuk u shpallën fitues me listën e parë dhe arrijnë pikët sipas numrit të kuotave të shpallura.  Kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit, në programin përkatës nga data 7 tetor.

Javën  e parë të vijimit të studimeve ata duhet të dorëzojnë pranë sekretarive

  1. dy fotografi
  2. fotokopje të kartës së identitetit
  3. mandat pagesën.

Nëse  fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuik frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC