Matura Shtetërore 2013, publikohet Formulari A1. Hapat që duhet të ndiqni për aplikimin on line

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar formularin A1, nëpërmjet plotësimit të të cilit maturantët do të zgjedhin lëndët me zgjedhje. Afati për plotësimin on line të Formularit A1 është deri më 20 mars. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare të Provimeve ka publikuar dhe udhëzimet përkatëse për të gjithë maturantët për mënyrën që duhet të ndjekin për plotësimin online të Formularit A1.

Udhezimi per aplikimin on line

Për plotësimin e formularit, maturantët duhet të të klikojnë në ëëë.ealbania.al dhe me hapjen e faqes kryesore të portalit qeveritar, duhet të plotësojnë fushat përkatëse me të dhënat e tyre të sakta.  Pasi të kenë plotësuar të dhënat personale që kërkohen, kanë dy kuadrate, te secili janë listuar lëndët me zgjedhje. Maturantët duhet të caktojnë dy prej tyre. Maturantët kanë dy opsione ose t’a ruajnë si draft aplikimin e tyre për t’iu rikthyer më vonë, ose t’a dërgojnë atë. Ndërkohë duhet të tregohen të kujdesshëm në plotësimin e tij, pasi në rast se zgjedhin opsionin e dytë nuk do të kenë mundësi t’i rikthehen atij, në rast se kërkojnë të bëjnë ndryshime.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC