Berisha, librat dhe muzika e preferuar

Berisha ne FacebookNë profilin në Facebook të Kryeministrit Sali Berisha, në seksionin “Interesimet”, veç tjerash janë shënuar edhe librat dhe muzika e preferuar e tij (të paktën, sipas asaj që shkruan aty).

Në fakt, është kjo një përzierje rrymash e epokash letrare e muzikore që nuk është fare e lehtë të ftillohet.

Kështu, ndër librat e preferuar të kryeministrit Berisha del të jenë: “Viti ’93”, i Victor Hugo; “Për kë bien kambanat”, nga Ernest Hemingway: “Emri i Trëndafilit”, nga Umberto Eco: “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzati; “Plaku dhe deti”, nga Ernest Hemingway; “Atlas Shrugged”, nga Ayn Rand; “Lolita”, nga Vladimir Nabokov; “Kujtimet e Adrianit”, nga Marguerite Yourcenar” “Ngjyra e purpurt” nga Alice Walker; “Ali Pasha”, biografi nga Sabri Godo; si dhe “çdo gjë e shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!”.

Nga ana tjetër, muzika e preferuar e kryeministrit shqiptar është kjo:

Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacques Braille, si dhe “shumë këngëtarë aktualë shqiptarë”.

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC