Zgjedhjet, PD-PS risi për listat. Emrat e rinj që pritet të përfshihen si kandidat për deputet

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duket se deri në ditën e fundit të afatit për shpalljen e listave të kandidatëve për deputet do të surprizojnë me emrat. E ndërsa kreu socialist Edi Rama është angazhuar në prezantimin e emrave të rinj, si Alfred Peza në Peqin apo Parid Cara në Kavajë, Kryeministri Sali Berisha duket se po bën llogaritë për ekipin me të cilin do të synojë mandatin e 3-të qeverisës. Berisha, të paktën publikisht, nuk ka prezantuar asnjë emër të ri në listën e kandidatëve për deputet, madje ka shmangur totalisht komentet mbi mundësinë e kandidimit të Eduart Selamit nën siglën e PD-së.

Risia e listës  së PS

Alfred Peza, Parid Cara dhe Vexhi Mucmata me detyrën prokuror, janë të paktën 3 emrat e rinj që i janë bashkuar Partisë Socialiste si kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Ndërkohë që një tjetër emër është ai i Minela Harritos, e cila gjithashtu pritet ti shtohet listës së kandidatëve për deputetë të PS-së.  E ndërsa Peza dhe Cara janë prezantuar si deputetë në Peqin dhe Kavajë, Mucmata pritet të kryesojë listën e kandidatëve të PS për Kukësin. Një tjetër risi në zgjedhjet e ardhshme për socialistët është kandidimi në Tiranë i gazetarit të TCH-së, Marin Mema në një nga zonat e Qarkut të Tiranës, sikundër në listat e Partisë Socialiste do të përfshihen edhe ish-Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish kreu i SHISH Fatos Klosi apo edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shëipërisë Shkëlqim Cani. Gjithashtu kreu socialist Edi Rama ka rikthyer ish-ministrin e Financave Anastas Angjelin apo ish kreun e socialistëve të Tiranës Musa Ulqini. Në listat e kandidatëve për deputet gjithashtu Rama ka përfshirë Erion Veliaj, i cili do të kandidojë në Korcë dhe po ashtu mjekun Ylli Zicishti që gjithashtu kandidon në këtë qark. Në anën tjetër disa nga deputetët e PS janë detyruar të lëvizin drejt qarqeve të tjera, sic ndodhi me Ben Blushin, Bashkim Finon, Eduart Shalsin që kandidojnë në Elbasan, ndërsa Kodheli kandidon në Durrës.

Risia e listës së PD

Pavarësisht se Kryeministri Sali Berisha ka garantuar grupin parlamentar për një rikandidim në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, burime nga PD konfirmojnë se janë të shumta emrat e rinj që do të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë. Kryesisht në lista janë përfshirë këshilltarët e Kryeministrit, por edhe zv.ministra. Burimet shprehen se ndër këshilltarët e Kryeministrit që do të kandidojnë janë Zana Guxholli në Korcë, Glori Hysi dhe Petraq Milo në qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergj Lezhja do të kandidojë për deputet në Durrës, ndërsa listës së kandidatëve i shtohen edhe zv. ministrant Arben Ristani, Taulant Bino, Eno Bozdo, Alfred Rrushaj. Listës së kandidatëve të PD-së i shtohen edhe Fahri Balliu botues i gazetës ‘55’ dhe Artan Hoxha, të cilët pritet të kandidojnë në Elbasan dhe Durrës. Po kështu prefekti i Tiranës Keltis Kruja dhe Kryetari i Njësisë Bashkiake nr 8 Arben Tafaj pritet të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC