Noka: Zgjedhjet e 2013, listat zgjedhore me cilesi maksimale

Ministri i Brendshëm Flamur Noka kërkoi angazhimin e Prefektëve për pastrimin e listave të zgjedhësve nga dublikatet. Në një takim me ta, ministri Noka kërkoi cilësi maksimale në hartimin e listave zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.

“Udhëzimi për hartimin e listave është hartuar në përputhje me kodin ligjor.  Respektimi me rigorizitet i kriterit numerik sipas kodit duhet për çdo qendër votimi. Me rëndësi është edhe respektimi i nurmrit të caktuar të qendrave të votimit. S`do të ketë asnjë qëndër votimi mbi 1 mijë zgjedhës. Ne duhet të lehtësojmë çdo burokraci të procesit final të votimit. Duhet të punojmë për të arritur standardet më maksimale në zgjedhjet 2013-ës dhe do të bashkëpunojmë edhe me OSBE-në për procesin zgjedhor”, u shpreh Noka.

Sipas tij, janë të gjitha mundësitë për një transparencë të plotë të listave të zgjedhësve. “Hartimi i listave do të kalojë nëpërmjet ruajtjes së cilësisë maksimale të tyre, pasi ne i kemi mundësitë teknologjike dhe zyrat e gjendjes  civile e mundësojne që ne të kemi mundësi për të hartuar dhe për të ruajtur listat e zgjedhësve në cilësinë absolute dhe në transparencë të plotë në këtë pjesë të procesit zgjedhor, duke synuar që ne të realizojmë të gjitha detyrat që na cakton kodi”, tha Noka.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së,Lefteri Lleshi theksoi se institucioni i administrimit të zgjedhjeve është I angazhuar  në përmbushjen e Kodit Zgjedhor ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për përmbushjen me sukses të procesit zgjedhor. “Bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm në mënyrë që të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Lleshi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC