Gratë lidere, më pak të korruptuara?

Po bëhet pothuajse si klishe se përfshirja e më shumë grave në pushtet do të ishte një mënyrë e mirë për të drejtuar korrupsionin.  Siç thuhet, gratë janë më pak të prirura në mitmarje apo vendosjen e interesit personal para atij publik. Por, a është kjo e vërtetë?

Shumica me krenari pohojnë se gratë janë “gjinia më korrekte”,  duke e treguar atë sa më thjeshtë madje edhe seksi. Ndërkaq, një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se numri i rritur i grave në pushtet mund ta zvogëlojë dukshëm korrupsionin.

Por, një fokus më i gjërë, zbulon se lidhja mes gjinive dhe korrupsionit, është më komplekse se sa ajo që tregojnë klishetë. Jo për faktin se gratë janë më të pastra nga burrat, ose se megjithatë janë më imune në lakmi. Në fakt, rezulton se gratë ngrihen më rrallë në pozicione drejtuese në qeveri me sisteme politike demokratike të hapura, ndërsa mjediset e tillë janë më pak tolerante ndaj gabimeve mes të cilave është edhe keqpërdorimi i pozitës dhe harxhimit të parave publike. “Nuk diskutohet vetëm për inkuadrimin e më shumë grave ne politikë që të thuhet ‘Eh, kjo do ndryshojë gjithçka'”, thotë Melani Vervir, ambasadore amerikane për çështjet globale të grave. “Bëhet fjalë për ndryshimin e pabarazisë gjinore, e pastaj do të mund të realizojmë ballafaqim më të mirë me problemet tona. Nga ajo që mund të shohim, kjo mund të ketë efekt shpëtues”.

Pra, kjo mund të mos jetë shkak direkt, por si duket anekdodat e plotësojnë këtë qëndrim, se me sa më shumë gra në funksione publike,  përmirësohet kualiteti i qeverisjes e me të bie edhe korrupsioni.

Kështum në Lima, Peru, një hulumtim në terren, i realizuar nga Sabrina Karim, tregon se perceptimi publik për mitmarrjen në policinë rrugore, në 2012 ka shënuar rënie në krahasim me 14 vite më parë. Ky ndryshim ka ardhur, pasi u rekrutuan 2.500 femra që të patrullojnë nëpër rrugë.

Ndërsa disa studime të ndara të mendimit publik tregojnë se 86 % e të anketuarve aprovojnë mënyrën e punës së grave police. Nga pikëpamja e grave police të komunikacionit, Karim, e cila është kandidate për doktore shkencash në universitetin e Emorit,  zbulon se 95 % e të anketuarve besojnë se prania e grave në forcat e rendit redukton korrupcionin dhe se 67 për qind besojnë se % janë më pak të korruptuara. Mexiko City ndoqi shëmbullin e Lima dhe inkuadroi gra në polici si tentim për zhdukje të korrupsionit.

Edhe në Indi, u shënuan ndryshime kur në vitin 1993, me ligj u siguruan 33 % e vendeve të këshillave vendorë për gratë. Raporti vjetor i Bankës Botërore për Zhvillim pranoi këto ndryshime si shkaku i rritjes së masës së siguruar të ujit të pijshëm, pastërtisë, shkollave dhe të mira të tjera në fshat, si dhe nivel më të ulët të korrupsionit.

Raporti i Bankës Botërore zbulon se mitmarrja e paguar në fshatrat e Indisë, ku gratë janë në pushtet, është më e vogël për 2,7 deri në 3,2 %, sesa atje ku qeverisin burrat. Përderisa burrat kontrollojnë të gjitha nivelet në pushtet, thonë studiuesit, ka gjasa më të mëdha që paratë të investohen në projekte për ndërtime të shtrenjta, siç janë ndërtimet e rrugëve, ku korrupsionit nuk i iket dot, në vend se në shkolla dhe spitale.

Ndërkaq, Mahnaz Afkami, ish ministre shtetërore për të drejtat e femrave në Iran, nga viti 1975 deri në 1978, mendon se ngritja e zërit të gruas ka ndikim të madh në kualitetin e jetesës. “Ekziston lidhje direkte mes nivele të demokracisë dhe përfaqësimit të grave në udhëheqje, dhe kualitet të drejtimit” thotë Afkami. Afkami, tani është kryetare e partneritetit të grave për mësim, qendra për trajnime dhe këshillim të grave lidere në Maryland. Gjatë jetës së saj në Iran, ajo sheh se si gratë fitojnë të drejta të njëjta gjatë shkurorëzimeve, për përkrahje në punësim, për lehtësime  të nënës dhe kujdes për fëmijët.

Në Nikaragva, kur një punëtor kërkoi shërbime seksuale në këmbim për të vendosur një pullaz metalik në shtëpinë e saj, nxiti Aurora Arauz të kandidojë për përfaqësuese në këshillin komunal. Arauz, ishte kryetare e bashkëpunimit të grave dhe ishte e trajnuar për të drejtat e tyre dhe për këtë shkak dërgoi ankesë në polici, kur një anëtar i këshillit kishte kërkuar nga ajo shërbime seksuale, shkruan në raportin e KB-së për programe zhvillimore të botuar në tetor, me fokus në perceptimin e grave për korrupsionin. Këshilli e largoi këtë anëtar nga këshilli komunal dhe mbajti një takim special për shërbimet e grave, duke e emëruar Arauz si koordinatorë të çështjeve që kanë të bëjnë me gratë.

Këta shembuj janë botuar në studimin e bankës botërore në vitin 1999, ku zbulohet se në çdo rritje të përqindjes së grave mbi 10.9 për qind në sektorin publik bie korrupsioni për 10 %.

Nuk është aq e thjeshtë

Shri Mullajni Indravati, e cila është gruaja e parë në Indonezi ministre e Financave, u nderua me reputacionin si reformatore. Ajo pajtohet se në të gjitha nivelet fillestare, më shumë gra në pushtet mund të ndihmojnë ne ndikim më të madh, sidomos në atë se si sistemohen resurset.

Gratë fillimisht mendojnë në aspektin social për fëmijët dhe a kanë ata mjaftueshëm ushqim të ushqejnë familjen, ndërsa burrat janë më pak të ndjeshëm për nevojat publike dhe u shërbejnë kryesisht interesave të veta,  thotë ajo.  Megjithatë, në nivel nacional, Indravati dhe ekspertë të tjerë thonë se ndikimi i më shumë grave në pushtet është më pak i qartë dhe se është shumë thjesht të thuhet se gratë mund ta pastrojnë qeverinë.

Sot gratë kanë 20.2 për qind, vende rekorde në parlamente nacionale nëpër botë, që është më shumë se dyfishi i numrit në vitin 1987, thonë nga Unioni Internacional. Ruanda, për shembull, ka siguruar gjysmat e vendeve në parlament për gratë.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, korrupsioni është zvogëluar shumë pak.

Anketa e Gallup, e realizuar në 140 vende e publikuar në maj, tregon se një e treta e të rriturve në tërë botën besojnë se korrupsioni është shtrirë gjërë e gjatë edhe në vendet e tyre.  Indikatorët e shikuar më gjërësisht për sundim nga Banka Botërore, po ashtu tregojnë se numri i vendeve që kanë përmirësuar përqindjen e korrupsionit është pothuajse i ngjajshëm me ata që sja kanë arritur në të.

Helen Klark, e cila për nëntë vite ishte kryeministre e Zelandës së Re, tha se nuk ekziston tregues specifik se gratë janë më pak të korruptuara nga burrat. Në vend të saj, integriteti mund të jetë më në funksion të oportunitetit dhe mënyrës se si një shoqëri funksionon, se sa përmes gjinive, thotë ajo. “Ekzistojnë disa tregues se korrupsioni funksionon në korniza të  politikave specifike dhe rrjeteve sociale, ku gratë kryesisht nuk kanë qasje, veçanërisht kur gratë janë të reja në pozicione në pushtet”, tha Klark, e cila është gruaja e parë, në krye të programit për zhvillim të KB-së.

Studimi “Gjini më korrekte apo mit për pastërti?” nga hulumtuesit e Universitetit të Rajsit dhe të universitetit Emori përkrahin idenë se struktura institucionale është ajo që është më e rëndësishmja, dhe se të arriturat politike të grave janë si rezultat i saj.

Hulumtuesit spekulojnë se dallimet janë kryesisht aty se gratë janë më pak të afta të zgjedhin rreziqe. Ata citojnë dy studime të ndryshme për sjellje nga viti 2003 deri në 2008, të cilat tregojnë se gratë janë po aq të gatshme të marrin mitmarrje  sa edhe burrat, por se janë të kujdesshme nëse ekziston mundësi e madhe se do të zihen për këtë.

Në regjimet autokratike, ka më shumë mundësi që grat të vijnë në pushtet me përkrahje nga burrat. Edhe nëse korrupsioni është normë në hierarkinë e burrave, gratë kanë më pak indikacione të flasin për të, nga frika se do e humbin punën, thonë ata.

E kundërta ndodh në shoqëri të hapura dhe demokratike. Rreziku më i madh për t’u zënë është atje ku më mirë funksionon ligji dhe ku votuesit kanë më shumë mundësi në zgjedhje të dënojnë. Gratë druajnë të jenë të ekspozuara shumë në rreziqe, gratë janë shumë të kujdesshme, thonë ata. Kjo mund t’iu ndihmojë në sqarimin se pse korrupsioni në kulturat patriarkale siç është Indija, mbetet aq e përmbajtur në krahasim me pjesëmarrjen e madhe të grave në sistem, derisa në shoqërite e hapura transparente kjo është më e vogël.

Sidoqoftë, studimi i Kombeve të Bashkuara që përfshiu 3.000 gra të zgjedhura dhe burra në fshatrat e Indisë tregon se rrethi social dhe kulturor luajnë rol të rëndësishëm. Nëse gratë përballen me nivel të ulët të diturit shkrim dhe lexim, trajnimit të dobët, peshë e madhe në udhëheqjen e amvisërisë, jeta nga shoqëria e dominuar nga burrat dhe janë financiarisht të varura nga baballarët dhe bashkëshortët, ndikimet e grave në sektorin publik kanë më pak ndikim ndaj korrupsionit dhe qeverisjes.

Lavina Bandua, drejtoreshë ekzekutive e degës së Transparency International në Siera Leone, që i ndjek ngjarjet për korrupsionin në botë, e sheh këtë problem edhe në vendin e saj. “Gratë mashtrojnë gra tjera”, thotë Bandua. “Në tregje pikërisht gratë përdorin gjëra dyshuese dhe i nivelizojnë peshoret”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC