Amnistia për 100 vjetor, Ligjet miratojnë draftin e qeverisë

Komisioni i parlamentar i Ligjeve miratoi me votat e pozitës dhe opozitës nismën për amnistinë e të dënuarve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Drafti u paraqit në komision Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria. Drejtoresha e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë Marsida Xhaferllarit tha se nisma për amnisti për 100-vjetorin e pavrësisë synon humanizmin dhe përmirësimin e kushteve të të dënuareve. “Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor. Ulet  1/4 e dënimit për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale që nuk cënojë sigurinë e qytetarëve. Lista e veprave penale që përjashtohen nga amnistia është më e madhe. Kodi Penal është shtuar me vepra penale dhe prioritet është parandalimi i kriminalitetit”, tha Xheferrllari.

Sipas saj, nisma për amnistinë për të dënuarit është hartuar me konsensus nga Prokuroria, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria Drejtësisë dhe në përputhje me standardet  e kërkuara. Por Xhaferllari theksoi se për këtë nisëm nuk kanë dhënë konsensusin e tyre shoqatat e avokatëve dhe të të burgosurve. Nga amnistia pritet të përfitojnë 2546 persona.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC