Largimi i CEZ dhe klima “miqësore” për biznesin e huaj

Kompania ceke CEZ ka paralajmëruar për të disatën herë largimin e saj nga Shqipëria, ndërsa këtë rradhë paralajmërimi duket më serioz dhe paraqet një sërë shkaqesh. Vendimi për largim paralajmërohet në një moment kur Qeveria po bën cdo përpjekje për të bindur investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duke dhënë si garanci klimën miqësore të krijuar.

Kjo klimë, me sa duket, nuk është aq miqësore për CEZ, kompani e një vendi anëtar të BE-së, e cila po humbet betejën me Qeverinë shqiptare. Por edhe kjo e fundit duket se nën presionin e opozitës, e cila nisi sulmet ndaj CEZ, po humbet betejën për të bindur investitorët e huaj të hyjnë në Shqipëri, ç’ka pas largimit të cekëve mund të shtojnë pikëpyetjet mbi atë cfarë deklarohet zyrtarisht.

CEZ ka paraqitur një sërë argumentesh se pse mund të marrë vendimin drastik të largimit, ku më kryesori renditet ai i mungesës së një personi në Qeverinë shqiptare, me të cilin mund të negociohet. E thënë ndryshe, duket se CEZ është përballur me një ‘arrogancë’, ku nga njëra anë institucionet e shtetit nuk shlyejnë debinë që kanë ndaj kompanisë dhe në anën tjetër nuk lejojnë atë të ndërmarrë hapat që vlerësohen si të dobishme për tejkalimin e situatës.

Qeveria në pamje të parë duket se është vendosur në mbrojtje të konsumatorit shqiptar për të mos e lejuar CEZ të ngrejë cmimin e energjisë, veprim ky që duket krejt normal. Por në anën tjetër, mosgjetja e një zgjidhje me kompaninë për pretendimet që ajo ngre, e ngarkon jo pak me faj. Të paktën publikisht Qeveria nuk ka bërë asnjë raport publik mbi mospërmbushjen e detyrimeve që ka CEZ në bazë të kontratës për privatizimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë, sikundër nuk ka dhënë asnjë arsye se pse këto detyrime nuk janë përmbushur.

Cështja nuk është nëse CEZ apo ndonjë kompani tjeër mund të largohet nga Shqipëria,  por tek serioziteti me të cilën Qeveria dhe institucionet e tjera të shtetit sillen dhe respektojnë investimet e huaja. Nëse sot largimi i cekëve të CEZ mund të mos sjellë probleme, pikëpyetja që ngrihet është se cfarë sinjali mund t’i përçohet kompanive të tjera, qofshin ato edhe ceke, për të investuar në Shqipëri.

Pas përplasjeve me KFW, për linjën e interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, duket se situata me CEZ është një tjetër sinjal jopozitiv për klimën miqësore të trumpetuar që nga ministrat e Qeverisë, deri tek Presidenti i Republikës.

Në këtë drejtim, duket se Qeveria dhe cdo përfaqësues i mazhorancës po humbasin betejën më të fortë, atë për bindjen e kompanive të huaja për të investuar në një vend të vogël si Shqipëria, ku risku gjithmonë mbetet i lartë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard