Infeksionet spitalore në 22 %, keqpërdorimi i antibiotikëve në 50 %

Infeksionet spitalore në institucionet shëndetësore shqiptare variojnë në 20-22 %. Shef i Shërbimit të Kontrollit të Infeksioneve Spitalore në Institutin e Shëndetit Publik, Gjergji Koja, tha se “në konferencën e tretë kombëtare të antibiotiko-rezistencës dhe të monitorizmit të zbatimit të protokolleve të infeksioneve spitalore, u mblodhën drejtues të institucioneve shëndetësore, si dhe mjekë infeksionistë, kirurgë, reanimatorë nga vendi për vete problematikën e rëndë që paraqesin infeksionet spitalore dhe antibiotiko-rezistenca jo vetëm në Shqipëri por dhe në Evropë e SHBA. Në Shqipëri, shifra e infeksioneve spitalore është 20-22 %”.

Sipas tij, e rëndësishme është vendosja e sistemit e rregullave të lojës për t’i monitoruar këto infeksione dhe për t’i reduktuar ato që ka të bëjë me ngritjen e njësive në çdo spital rajonal. “Tanimë kemi protokoll klinik që do të jetë i detyrueshëm për të gjitha spitalet rajonale për t’a zbatuar dhe jemi të bindur që incidenca e infeksioneve spitalore në sallat operaore, reanimacion, dhe ambjente të tjera spitalore do të ketë ulje të ndjeshme nëse këto protokolle do të zbatohen me rigorozitet”, tha Koja. Sipas tij, do të ketë minimizim të infeksioneve spitalore, nëse zbatohen rregullat e qarta, që kanë të bëjë me dezifektim, sterilizim dhe gjithçka të bëjë me efikasitetin e ndërhyrjeve operatore dhe të kushteve të asepsisë.

Përdorimi i antibiotikëve

“Përdorimi i antibiotikëve është shpesh herë i gabuar; në 50 % të rasteve ata nuk përdoren ashtu siç duhen, pra nuk zgjidhen ata që duhen, nuk zgjidhen në kohën dhe në vendin e duhur në kohëzgjatjen e duhur dhe ashtu siç duhet”, tha shefe e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP, Silva Bino.

Kjo, sipas saj, ndodh sepse ka mungesa lidhur me edukimin për përdorimin e antibiotikëve, mungojnë mekanizimat e kontrollit të përdorimit të antibiotikëve nëpër spitale dhe ka një tendencë me zhvillimin e ekonomisë që të përdoret gjithmonë antibiotiku më i shtrenjtë. Arsye tjetër është përdorimi i antibiotikëve pa kriter si rezultat i përdorimit pa recetë të antibiotikëve; të gjitha këto sjellin antibiotiko-rezistencën, tha Bino.

Ndërkohë, janë dy studime që ISHP, në të cilat ka rezultuar që gati 30 % e plagëve operatore jjanë të infektuara dhe 20-30 % e tyre kanë antibiotiko-rezistëncë. “Një vlerë e rëndësishme e antibiotiko-rezistencës ka dalë dhe gjatë një studimi tjetër në lidhje me një mikrob që quhet stafilokok në të gjitha sallat dhe plagët operatore në disa spitale të vendit që ka rezultuar me një përqindje të lartë rezistence, në 30 %”, bëri të ditur Bino, sipas së cilës, rezistenca varion nga njëri vend në tjetrin. Këto shifra janë të ngjashme me vendte e rajonit, por duhet të jemi të kujdesshëm me përdorimin e antibiotikëve pasi rrisin kostot, ditëqëndrimin në spital, vdeksshmërinë, të gjitha ato aspekte që dëmtojnë jetën e pacientit dhe komunitetit, si dhe ekonominë e personave, nënvizoi ajo. Për përdorimin e antibiotikëve, që duhet të ecë sipas tre linjave vertikale (në linjën e parë, e dytë dhe e tretë), tek ne shpesh kalohet në linjën e tretë për arsye të mosdijes, etj, por që kjo duhet ndalur, tha Bino.

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, tha se keqperdorimi i antibiotikëve dhe kontrolli i infeksioneve spitalore nuk jane me vetem ne vemendjen e Institucioneve Shendetesore Kombetare, por sot perbejne nje nga temat me te fokususar, me te debatuara dhe me te rendesishme ne vemendjen e Organizates Boterore te Shendetesise. MSH, sipas tij, do t’i kushtoje nje rendesi shume te madhe jo vetem  mire-administrimit te antibiotikeve nga popullata por edhe fuqizimit te ndjeshem te politikave ne drejtim te reduktimit te antibiotikorezistences  si dhe te nivelit te Infeksioneve Spitalore ne Shqiperi.

“Sot, per fat te keq me perdorimin e vazhdueshem te antibiotikeve, me futjen e metodave te reja diagnositkuese, metodave invazive dhe trajtimeve te reja per personat qe kane ulje te imunitetit apo semundjeve malinje, jane shfaqur apo po shfaqen semundje dhe infeksione te reja. Shume prej tyre shfaqen ne mjediset ku pacientet kurohen, here nga mungesa e kujdesit te personelit dhe perdorimit te mjeteve mbrojtese personale, dhe here nga perdorimi jo adekuat i antibiotikeve apo problemeve te tjera”, tha tavo, sipas të cilit, kontrolli i infeksioneve spitalore eshte mjaft kompleks dhe i lidhur ngushte me zhvillimin e sistemit shendetesor. “Ai sot perben nje nga elementet kryesore te sigurise se pacientit ne isntitucionet e kudesit shendetesor”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard