Wollfarth: Bashkëpunim për reformat. Noka: Statusi i vendit kandidat një aspiratë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar bashkëpunimin mes dy pushteteve, qëndror dhe vendor për të përmbushur reformat. Duke folur në konferencën ndërkombëtare “Roli i Decentralizimit dhe Konsolidimit të Demokracisë në Shqipëri dhe Integrimi Evropian, Wollfarth theksoi se duhet vullnet i mirë politik mes aktorëve kryesorë në vend për të ecur përpara me reformat. Ai gjithashtu theksoi se OSBE-ja ka mbështur qeverisjen vendore në forcimin e kapaciteteve si një kusht për forcimin e të drejtave ekonomike, sociale, kulturore për komunitetin e tyre.

Duke përshëndetur konferencën ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë aktorëve politikë në përmbushjen e reformave që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit kandidat. Ai e cilësoi integrimin e vendit si një aspiratë, teksa kërkoi edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor për të përmbushur këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët.

“Statusi i kandidatit është një aspiratë dhe ne jemi të bindur se integrimi bëhet më i plotë ku ka kontributin themelor dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve politik në vend” tha Noka. Sipas tij, në 6 muajt e fundit janë bërë arritje të mëdha sidomos në modernizimin e administratës vendore. “Gjatë këtyre muajve ne dëshmuan këmbëngulje në zhvillimin e demokracisë  dhe bashkëpunuam me qeverisjen vendore pasi të zgjedhurit vendor qeveria i konsideron si elementë kyç në zhvillimin e vendit. Pushteti vendor është një nga instrumentat thelbësore për axhendën e integrimit. Një arritje tjetër  është qeverisja e mirë dhe modernizimi i administratës në nivel lokal. Gjithashtu  një arritje përbën fakti se kemi rritur praninë e Europës duke dhënë kontributin tonë për një transprencë më të lartë”, tha Noka.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard