U shndërrua ne femër, nje vit me pas kërkon të rikthehet mashkull

Britanikja Ria Cooper fitoi vëmendjen kur një vit më parë kreu një operacion për ndryshimin e seksit, duke u bere pacientja e pare qe kerkonte kete procedure, por tani kerkon te kthehet serish mashkull.

I lindur mashkull, 17 vjeçari u shndërrua në femër pas vitesh lutje ndaj familjes dhe shërbimeve spitalore, duke argumentuar se nuk ndihej vetvetja në trupin e një mashkulli.

Por vetem një vit më pas, Ria konsideron se bëri një gabim të madh dhe dëshiron të rikthehet ne seksin fillestar, pasi pretendon se vuan nga goditje ankthi dhe probleme të tjera mendore në gjininë, në të cilën është transformuar. Si rrjedhojë, adoleshentja vendosi që të ndërpresë hormonet që duhet t’i japin tiparet e plota femërore dhe një ndërhyrje përfundimtare, e planifikuar për janar, që do ta shndërronte atë në një femër me fuqi të plota. ”Hormonet që marr e kanë shndërruar jetën time në një ferr; në një moment ndihem mirë, në tjetrin keq. Kam pasur mendime vetvrasëse, një natë piva një shishe të tërë whisky nga dëshpërimi dhe mendoj vetëm se sa e vetmuar ndihem. Vendimi i ndryshimit të seksit ishte një goditje për familjen time dhe dua të rikthehem përsëri të jem mashkull, në mënyrë që të ndreq këtë problem”, tha per Daily Mail, Ria, e lindur me emrin Brad Cooper.

Deklatat e adoleshentes bien në kontrast të thellë me atë që ajo deklaroi në vitin 2010, kur në një tjetër të përditshme britanike deklaroi: “E urrej trupin tim të tanishëm. E di prej vitesh që jam femër dhe dua të sillem, të dukem dhe të ndihem si një e tillë. Jeta ime si mashkull është një vuajtje e vërtetë”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard