“Sandy” godet Amerikën, evakuohen 50 mijë banorë

 

Kushtet atmosferike përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohen sonte, ndërsa stuhia më e madhe ndonjëherë që godet tokën sjell rreshje të shumta dhe errëra të fuqishme në një zonë të madhe të rajonit më të populluar të Shteteve të Bashkuara. Uragani Sandy vazhdon të zhvendoset drejt bregdetit verilindor dhe pritet të bashkohet me dy stuhi dimrore, duke krijuar një “superstuhi” hibride, që mund të prekë deri në 50 milion banorë. Transporti publik është ndërprerë në qytetet përgjatë vijës bregdetare juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar.

Ndërsa, sipas metereologëve, “Sandy” do të bëhet një super-stuhi kur të përplaset me frontet e motit të ngrohtë nga perëndimi dhe veriu.

Erërat e uraganit u fuqizuan deri në 150 kilometra në orë, ndërsa ai mori drejtimin nga perëndimi, drejt brigjeve të Shteteve të Bashkuara. Sandy pritet të godasë tokën sonte vonë. Meteorologët parashikojnë që stuhia të shoqërohet me erëra të fuqishme në zona të ndryshme bregdetare, nga Virxhinia deri në Masaçusets. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon kushte të rrezikshme për jetën si pasojë e rritjes së nivelit të ujit prej më shumë se 3 metrash në portin e Nju Jorkut.

Stuhia ka detyruar qytete të mëdha si Washington, Philadelphia (Filadelfia) dhe Neë York të mbyllin shkollat, aeroportet dhe sistemet e transportit publik. Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur sot, ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë anuluar takimet dhe kanë mbyllur zyrat.

Shtetet e Nju Jorkut, Pensilvanisë, Marilandit, Virxhinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqyteti Uashignton kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet në shtetin Delaëare kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshem nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar. Ndërsa autoritetet e Neë Yorkut kanë urdhëruar evakuimin e 375 mijë njerëzve nga pjesët e ulëta të qytetit. Javën e kaluar, para se t’i afrohej Shteteve të Bashkuara, uragani Sandy shkaktoi 65 viktima në rajonin e Karaibeve.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës. “Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni”, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve. Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.  Stuhija kërcënon një vijë të gjatë 800 milje, ose 1290 kilometra, nga oqeani Atlantik deri në Liqenin e Madh në Mid West.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard