Nishani takon delegacionin kinez: Biznesi do të gjejë klimë mirëpritëse

Shqipëria dhe Kina kanë marrëdhënie tradicionale dhe ato duhet të zhvillohen më tej në të gjitha fushat. Kjo u theksua gjatë takimit të zhvilluar mes Presidentit Bujar Nishani dhe  Delegacionit të Konferencës Konsultative Politike të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga Zëvendëskryetarja e Komitetit Kombëtar, Zhang Rongming. Delegacioni kinez ndodhet në vendin tonë në një vizitë zyrtare me ftesë të Kryetares së Kuvendit, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria është e interesuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e më gjerë me Kinën, duke e siguruar zyrtaren e lartë kineze se biznesi kinez do të gjejë në Shqipëri fusha interesante dhe një klimë mikpritëse për të investuar në infrastrukturë, turizëm, energji, etj.

Zëvendëskryetarja e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Rongming shprehu bindjen se kjo vizitë do t’i shërbejë jo vetëm nxitjes së dialogut politik, po edhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve me interes të ndërsjellë në të gjitha fushat.

Rongming nënvizoi se inisiativa dhe mekanizmi i bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka funksionuar mirë duke kërkuar që në këtë kuadër Shqipëria dhe Kina të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre në fushën ekonomike.

Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin e Kinës në rajon, gjithashtu edhe çeljen e zyrës diplomatike të Kinës në Kosovë, të cilën e konsideroi si shprehje të interesit dhe vëmendjes së Kinës ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard