Buxhuku: Banka e Shqiperisë të ulë normën bazë të interesit për Lekun

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë të vlerësoj sa më shpejtë zbutjen e mëtejshme të politikës monetare për të ulur normën bazë prej 4% të interesit për monedhën kombëtare Lekun. Konfindustria në kërkesën e saj drejtuar Bankës së Shqipërisë për vazhdimin e politikës zbutëse monetare vlerëson, se “shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit, qëndrueshmëria e Lekut, sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe norma e inflacionit në intervalin e parashikuar prej 2-3%, krijojnë kushtet dhe kohën e duhur për sigurimin e suksesit të dëshiruar: rritjen e likuiditetit në ekonomi.

Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku theksoi se kërkesa e Konfindustrisë drejtuar Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje të menjëhershme për uljen e normës bazë të interesit arsyetohet pas të dhënave të ardhura pranë saj nga grupet kryesore të industrive, që prodhojnë për tregun e brendshëm, për vazhdimin e qëndrimit në nivele të ulta  në 9 mujorin e vitit 2012 të disa treguesve. Në këtë kuadër Buxhuku përmendi treguesit e shitjeve të shoqëruar edhe me ato të normës së fitimit të një pjese të madhe të sektorëve industriale. “Të dhënat e mësipërme të shoqëruara me tregues tepër të ulëta të konsumit si dhe me shtimin e përqindjes së kapaciteteve të pashfrytëzuara të industrive, shprehin qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator”, tha Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se niveli i ulët i jetës së qytetarëve shqiptare, shprehet në  konsumin vetëm të mallrave dhe shërbimeve bazike me të domosdoshme të jetesës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard