Zgjedhjet në LSI, publikohet lista e plotë e Komitetit Drejtues. Tavo e Naco mbeten jashtë
Publikohen emrat që do të përbëjnë Komitetin e ri Drejtues të LSI-së, ndërsa bie në sy mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo,emri i të cilit nuk figuron në listën e publikuar zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor. Gjithashtu, Nasip Naco, nenkryetari i Kuvendit nuk është pjesë e Komitetit Drejtues të LSI-së.
Në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim morën pjesë 2209 delegatë, nga të cilët kanë marrë pjesë në votim 2107. “Nga këto 38-6 % janë delegate gra.
Në përfundim të procesit të votimit i zhvilluar në mënyrë elektronike, rezultojnë të zgjedhur anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar 180 persona që kanë marrë më shumë vota nga 282 kandidatë që ishin në listë”, thuhet në njoftimin zyrtar të LSI.
“Në zbatim të statutit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kapitulli 11, pika 8, hynë automatikisht në komitet drejtues kombëtar 75 persona. Në vlerësim të të gjithë procedurës duke respektuar parimin e barazisë gjinore dhe 30 % të Lëvizjes Rinore për Integrim”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Votimit. Më poshtë po japim të plota dy listat e publikuara nga LSI për Komitetin Drejtues.





