Del Piero feston me gol ndeshjen e 800-të
Alessandro Del Piero ka festuar ndeshjen e tij të 800-të zyrtare me një gol të shënuar në fitoren që skuadra e tij Sidnei FC e arriti në shtëpi të dielën ndaj Perth Gloryt me rezultatin 2:1.
Legjenda e Juventusit ka luajtur 705 ndeshje me Juventusin, 91 ndeshje për Italinë dhe katër me Sidnein. Ai realizoi nga penalltia. Del Piero disa javë më parë iu bashkua Sidneit dhe është bërë lojtari më i paguar në histori të A-Leagues së Australisë.





