Liz Taylor kryeson listën e më të pasurve të vdekur

Elizabeth Taylor është më pasura në listën e të famshmëve të vdekur. Madje, sipas ‘Forbes’ ajo ka lënë pas edhe Michael Jackson apo Elvis Presley.

Pronat dhe objektet e Taylor kanë nxjerrë përfitime prej 210 milionë dollarësh. Ndërsa Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ra në vendin e dytë me fitime prej 145 milionë dollarësh, i ndjekur nga Elvis Presley me 55 milionë dollarë. Pjesa më madhe e pasurisë së Taylor erdhi nga ankandet e bizhuterive të saj, kostumeve që ka përdorur nëpër filma dhe në jetë, nga të cilat u përfituan gjithsej 184 milionë dollarë.

Përveç kësaj, aktorja e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 79- vjeçare, ka fituar 75 milionë dollarë nga shitja e parfumit të saj, “Ëhite Diamonds” (Diamantet e bardha). Pjesa tjetër e parave u përfitua nga shitja e pronave. Në vendin e katërt në këtë listë renditet kartonisti Charles Shulzt, me 37 milionë dollarë dhe në të pestin Bob Marley, me 17 milionë dollarë. Forbes e ka krijuar listën duke llogaritur të ardhurat e tyre pas vdekjes në periudhës tetor 2011 deri në tetor të vitit 2012.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard