Juventus kalon provën Catania, fiton 0 – 1

Juventus fiton me rezultat minimal 0 – 1 në fushën e Catanias. Kryesuesit e Serie A rregjistrojnë një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj skuadrës së Catanias dhe ngjiten në kuotën e 25 pikëve.

Vendasve iu anullua një gol i rregullt për pozicion jashtë lojë në pjesën e parë, vendim i arbitrit me asistencën e anësorit që ngjalli replika dhe protestime të shumta jo vetëm nga lojtarët në fushë, por edhe nga pankina e Catanias.

Në pjesën e dytë Vidal shënon golin e avantazhit pas topi të nisur nga Bendtner në pozicion tepër të dyshimtë për pozicion jashtë loje, që nga i njëjti anësor u cilësua si i rregullt.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard