Higuain & Benzema në krizë golash
Statistikat janë pasqyra më e mirë për formën e një sulmuesi, mirë ose keq. Si të tilla, shifrat konfirmojnë përqindjen e jashtëzakonshme të golave për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, mirëpo thonë të kundërtën për dy sulmuesit e tjerë Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema.
E përditshmja sportive spanjolle AS ka shkruar se rezultatet e dobëta të Realit në këtë fillim sezoni në La Liga arsyetohen edhe me krizën në paraqitjet e dyshes Higuain-Benzema. Shifrat nuk gënjejnë. Vitin e kaluar në këtë fazë të sezonit, Higuain dhe Benzema kishin realizuar bashkërisht 15 gola.
Kurse tani, të dy bashkë kanë realizuar vetëm 7 gola. Higuain ka shënuar katër herë kurse Benzema tri. Në më pak se e njëjta periudhë e fazës së kaluar, Realit po i mungon kontributi i plotë nga vija sulmuese dhe trajneri Jose Mourinho është duke aplikuar rotacion të vazhdueshëm.





