Vizita e Clinton, blindohet Tirana

Vizita disaorëshe e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Tiranë do të shoqërohet me masa të forta sigurie. Madje në këtë vizitë, e cila është pjesë e një turi rajonal, zyrtarja e lartë amerikane do të shoqerohet nga roje të shumta të sigurisë amerikane. Sekretarja amerikane e Shtetit do të zbresë paraditen e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë kombëtare. Kryeqyteti shqiptar do të zbukurohet nga flamujt amerikanë, ndërsa krahas forcave policore, agjentëve të krimit dhe forcave speciale të policisë, për të siguruar vizitën e Clinton do të angazhohen edhe strukturat e shërbimeve sekrete. Burime qeveritare bëjnë të ditur marrjen e masave mbrojtëse, njëlloj sikundër u veprua me Presidentin e SHBA, Xhorxh Ë. Bush, i cili vizitoi Shqipërinë në vitin 2007.

Pas mbërritjes në aeroportin Nënë Tereza, Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe eskortat që e shoqërojnë do të lëvizin përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, e cila do të ketë një bllokim të përkohshëm nga policia rrugore. Takimin e parë, zyrtarja e lartë e SHBA do e zhvillojë me Kryeministrin Sali Berisha në selinë e Këshillit të Ministrave. Në të njëjtën ditë, Clinton do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Bujar Nishani, takim i cili pritet të zhvillohet në rezidencën amerikane dhe jo në godinën e Presidencës. Një tjetër takim, Sekretarja e Shtetit do e zhvillojë me kreun e opozitës Edi Rama, takim i cili mund të zhvillohet ose në rezidencën e SHBA në Tiranë ose në Hotel ‘Sheraton’, për shkak të masave të sigurisë.

Gjithashtu, Clinton do ti drejtohet me një mesazh parlamentit shqiptar, megjithëse nuk ka ende një përcaktim të saktë të orës se kur Sekretarja e Shtetit do të mbajë fjalimin.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard