Rama kërkon mbështetjen e fermerëve: Berisha ju coi në kushtet e mbijetesës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi mbështetjen e cdo fermeri, pasi përmes programit të kësaj partie, do të garantohet zgjidhja e problemeve që ka sot bujqësia shqiptare. Rama ka ripërsëritur edhe njëherë akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas kreut socialist, i ka cuar fermerët shqiptarë në kushtet e mbijetesës dhe jo të mirëqënies. Rama ishte i pranishëm në konferencën e bujqësisë në Lushnjë, ku ka ngritur shqetësimin për tjetërsimin e tokës së bukës. Sipas tij, gjenerata e re e ka humbur lidhjen me token.  Kryesocialisti Rama nënvizoi faktin se toka sot nuk prodhon mirëqënie, por mbijetesë dhe kësaj mënyre të vepruari do ti vijë fundi përmes programit të PS për fshatin, ku fermeri do të ndërtojë të ardhmen aty ku jeton.  “Në çdo pjesë të Shqipërisë, fermerët të ndërtojnë fshatin që punon. Fermerët të bëhen zëdhënës të programit të PS, do t`i japim zgjidhje përkatësisë së tokës. Do të garantojmë ujitjen e tokës, PS në qeveri zgjidh këtë problem dhe atë të kullimit “ deklaroi ai.
Një ditë më parë Kreu i PS-së Rama pati një takim me fermerët në Maminas, ku në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zones, ai tha se zgjidhja e problemit të ujitjes, ulja e kostos së prodhimit, duke ulur taksën e imputeve e duke hequr akcizën e naftës, si dhe krijimi i mundësive për daljen e prodhimeve në treg, do të bëjnë që bujqësia dhe fermeri shqiptar të fitojnë rilindjen e tyre ekonomike.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard