Britney Spears mban paruke? Një ditë me flokë të keq për fotot e reja të një reviste
Anëtarja e jurisë në X Factor në Amerikë shfaqet me një linjë flokësh të dyshimtë në fotot për një revistë dhe duket sikur ajo mund te jetë duke veshur një paruke. Kengetarja 30 vjecare është në faqen e parë të revistës Lucky and floku i saj i gjatë dhe i lëshuar duket sintetik dhe shumë i thatë për tu dukur origjinal.
Krahasuar me foto të tjera së fundmi, flokët e Britney janë pak më të ulët në fotot për revistën. Floku i saj ka qenë një focus vëmendjeje për shumë vite. Ajo shpeshherë është fotografuar me zgjatime flokësh në gjendje të keqe dhe në vitin 2007, në kohën e telasheve të saj publike, madje dhe rruajti kokën e saj.
Këngëtarja duket sikur ka përfituar edhe nga furca e tualetit qe ka bërë dhe ka një fytyrë të cuditshme plastike dhe dhembë tmerrësisht shumë të bardhë. Pavarësisht faktit se ajo mund te jetë duke veshur një paruke, veshja e saj është shumë shik.
Në faqen e parë, mamaja e dy fëmijëve, Britney, vesh një fund të shkurtër të kuq me rrip rozë, duke e kombinuar me një bluzë të ngushtë në ngjyrë të zezë me topa dhe mëngë të gjata, dhe gjysëm të tejdukshme. Ajo gjithashtu mban një varëse argjendi dhe vathë me gurë rozë.
Në intervistë, Britney hap duke folur fillimisht për familjen e saj dhe ikonat e stilit të saj. Ajo thotë se dy djemtë e saj, Preston, 7, dhe Jayden James, 6, mendojnë se ajo është një superhero kur e shohin në televizor në jurinë e “reality shoë” të njohur.
Britney tha për revistën: Djemtë fillojnë mendojnë se ku mund të shkoj unë kur shkoj për të rregjistruar “X Factor-in”. Ata thonë – mami po del që të bëhet një superhero.”





