Arsenal fiton ndaj QPR, City kalon ndaj Swansea

Arsenal arrin të kalojë provën QPR dhe në fund Julio Cesar dorëzohet. Manchester City fiton minimalisht ndaj Swansea.

QPR është dorëzuar në Emirates Stadium ku Arsenali fiton minimalisht me gol te Mikel Arteta. Pas shumë pritjesh të ish protierit të Inter, Julio Cesar, ai dorëzohet dhe lejon golin e spanjollit në minutën e 84’. 4 minuta më parë Mbia kishte lënë miqtë me karton të kuq. Topcinjtë ngjiten në kuotën e 15 pikëve, 7 më pak se kryesuesit e Chelsea.

Mancehster City kalon me vështirësi provën Swansea dhe me golin e Carlos Tevez në minutën e 61’ merr tre pikët. City është tashmë vetëm një pik larg bluve të Londrës dhe pret i qetë sfidën e tyre me Manchester United që do të zhvillohet nesër.

Ëigan i largohet përkohësisht zonës së ftohtë duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve pas fitores 2 – 1 ndaj West Ham.

Ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim ku Aston Villa ka barazuar 1 – 1 ndaj Norwich, Reading 3 – 3 me Fulham dhe Stoke City ka barazuar pa gola me Sunderland.

Nesër do të luhen sfidat Southampton – Tottenham, Newcastle West Brom, derbi i Liverpoolit Everton – Liverpool dhe supersfida e Premier League Chelsea – Manchester United.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard