Shet virgjërinë për 780 mijë $
Një studente braziliane do e shesë virgjërinë e saj për shumën e 780 mijë dollarëve, pasi pati nxjerrë virgjërinë për shitje online. Një person, i quajtur Natsu, nga Japonia, arriti të fitojë ndaj rivalëve amerikanë dhe indianë për të siguruar një takim me 20 vjeçaren Katarina Milorini. Ankandi u mbyll dje dhe studentja e edukimit fizik, që thotë se do të përdorë paratë e fituara për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra, mori 15 oferta.
Veprimi i studentes shkaktoi zemërim në botë, pasi shumë njerëz thanë se ajo është një prostitutë. Po ashtu ajo shkaktoi shumë debat, pasi një ekip televiziv australian do e ndjekë çdo hap të saj për të përgatitur një dokumentar të quajtur “Virgins Wanted”. Katarina iu përgjigj akuzave duke thënë se: “Unë e pashë si një mundësi për biznes. Kam mundësi të udhëtoj, të jem pjesë e një filmi dhe të marr një bonus. Nëse e bën njëherë në jetë, nuk je prostitutë”.
“Ankandi është thjesht biznes. Unë jam një vajzë romantike dhe besoj tek dashuria”. Ndërkohë që filmi dokumentar nuk do të zbulojë identitetin e blerësit të virgjërisë.



