Infermierët, datat për Provimin e Shtetit dhe Praktikën Profesionale. Listat e plota

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se Provimi i Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, do të fillojë nga data 15 nëntor deri në 30 nëntor 2012. Nderkaq, UISH publikon dhe datat e Provimit të Vlerësimit të Aftësimit Profesional për të gjithë kandidatët.  UISH njofton të gjithë kandidatët t’i referohen listave për të parë datën dhe orën kur duhet të paraqitet në provim. Provimi do të zhvillohet pranë zyrave të UISH-së në adresën: Rr. “Reshit Petrela”, tek Dispanseria, Kati II, Tiranë.

Lista 1(Praktika Profesionale)

Lista2 (Provimi i Shtetit)

Të gjithë ata të cilët kanë ndonjë nga të dhënat e kërkuara të pashënuar (kutizat me të verdhë), duhet të paraqiten, pranë zyrave të UISH në adresën e mësipërme, për të bërë plotësimin e dosjes me informacionin që mungon.

Veç personave që janë regjistruar për Provimin e Aftësimit Profesional dhe sipas rezultatit të arritur (pra të gjithë ata që e kalojnë këtë provim) regjistrohen direkt për Provimin e Shtetit. UISH njofton edhe të gjithë kandidatët që dëshirojnë të futen në Provim të paraqiten pranë zyrave të UISH-së të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar jo vetëm ata që paraqiten për herë të parë, por edhe të gjithë ata që e kanë humbur herën e parë apo të dytë, të paraqiten për t’u regjistruar për ta dhënë provimin përsëri deri në datë 30 tetor 2012.

Të gjithë këta kandidatët duhet të paraqesin fotokopjen e Lejes së Ushtrimit të Praktikës që kanë marrë nga UISH-ja.

Sa i takon detyrimit për realizimin e praktikës profesionale, për një periudhë jo më pak se 3 muaj, UISH sqaron se kjo rrjedh nga zbatimi i ligjit “Për Profesionet e Rregulluara”, por edhe të rregullores së nxjerrë nga ministria e Arsimit e Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë në funksion të tij. Kjo praktikë ka ndryshuar tashmë nga vitet e tjera.

Konkretisht, studenti i diplomuar në degët e mësipërme,  ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale. Në këtë librezë, janë të shkruara të gjitha udhëzimet dhe detyrimet që ai duhet të realizojë gjatë këtyre periudhës së praktikës. Përveç kësaj, aty janë edhe të gjitha temat të cilat do të jenë pyetje në provimin e posaçëm që do të bëhet për testimin e aftësive profesionale. Aty do të mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti do të realizojë praktikën profesionale, të cilat do të firmosen çdo ditë nga drejtuesi i kësaj praktike.

Në fund fare, kjo librezë, pasi studenti ka realizuar 12 javët e praktikës profesionale, do të firmoset nga drejtuesit e saj, dhe do të vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat do t’i njihen kandidatit gjatë realizimit të Provimit të testimit profesional. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit, e dorëzon atë pranë urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional. Ky i fundit, jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht, nëpërmjet manekinëve apo vendit ku do të zhvillohet provimi, pranë një fakulteti infermierie. Konkretisht, ata do t’u përgjigjen 5 pyetjeve, të cilat në fakt i kanë në programin e praktikës së tyre profesionale, pra u janë bërë të ditura paraprakisht.

Çdo pyetje vlerësohet nga 1 deri 25 pikë. Dhe pikët maksimale janë deri 100 pikë. Që kandidati të vlerësohet “Kalueshëm” dhe të regjistrohet pranë Provimit të Shtetit, ai duhet që të marrë të paktën 50 pikë. Nga të cilat, një pjesë i ka përmes vlerësimit në librezë, deri në 25, kurse pjesën tjetër duhet ta fitojë nga përgjigjet e pyetjeve që do të japë gjatë këtij testimi. Dhe vetëm kur vlerësohet “Kalueshëm” nga ky testim, atij i çohet emri në Agjencinë Kombëtare të shtetit për të dhënë Provimin e Shtetit. E pasi realizon edhe këtë të fundit, atij i lind e drejta që të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të lirë, pranë urdhrit profesional, në këtë rast, Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

3 Comments for “Infermierët, datat për Provimin e Shtetit dhe Praktikën Profesionale. Listat e plota”

  1. Perparim

    Kur eshte provimi i shtetit per infermieri ?

  2. Blerta

    Kur jan datat e provimit te shtetit

  3. ne librezen profesionale,ne vleresime ne fund te librezes ,me kane vleresuar me shume mire ,ka ndonje problem,ju lutem me duhet nje pergjigje?

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC