Falcao meriton Topin e Arte

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se sulmuesi Radamel Falcao është lojtari që meriton Topin e Artë FIFA. “Falcao është një nga tre futbollistët më të mirë në botë së bashku me Messi dhe Ronaldon. Ka fituar Europa League duke qenë golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Nuk ka asgjë më pak se Messi dhe Cristiano”, është shprehur trajneri argjentinas.

Në vijim të vlerësimit për lojtarin që ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, tekniku Simeone e cilëson Falcao si një finalizues të jashtëzakonshëm që po përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje. “Është një lojtar i veçantë sepse qendërsulmues si ai nuk gjenden më në futbollin modern”, shtoi Simeone.

Atletico Madrid është në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll me 22 pikë (aq sa Barcelona), ndërsa Falcao ka shënuar 9 gola në 8 ndeshjet e para të La Liga, dy më pak se Messi dhe po aq sa Cristiano Ronaldo.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard