Rama: Te vendosur të heqim taksën e biznesit të vogël

Partia Socialiste do të ndërmarrë si akt të parë të qeverisjes së saj ndihmën dhe lehtësimin për bisnesin e vogël, me heqjen e taksës për biznesin. Heqja e takses së biznesit të vogel e përllogaritur është vetëm 30 milionë dollarë ose 0.5 e të ardhura totale për shtetin, një shumë e pakonsiderueshme për te, por një ndihmë  e madhe për familjet që mbahen prej biznesit të vogël, tha kryetari i PS, Edi Rama, gjatë një takimi me tregtarë.

“Të gjitha të ardhurat që vijnë nga biznesi vogël me taksën e biznesit të vogël janë 30 milionë dollarë në total, 0.5% e të ardhurave totale që merr shteti nga taksat. Për shtetin këto nuk janë jetike. Ama janë themelore për njerëzit që janë, biznes i thënçin se ju jeni të vetëpunësuar. Çfarë biznesi është ky, ky është vetëpunësim për të jetuar. Kështu që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël, sepse është plotësisht e mundshme që do të hiqet. Dhe ndërkohë ju paguani dhe tatim fitimin, sepse nuk është vetëm se keni atë, ju keni edhe tatim fitimin se deri përpara para ca vitesh ishte vetëm ajo. Tani është futur tatim fitimi, janë bërë edhe subjekt i TVSH-së, kështu që këto janë të papërballueshme të gjitha bashkë. Kështu qe në do ta heqim, kjo është e sigurt”, tha Rama.

Heqja e takses së bisnesit të vogël është një masë që PS është angazhuar se do të ndërrmarrë në pushtet, pas takimesh të shumta dhe një konsultimi të gjerë.  Zerimi i kësaj takes, sipas PS, do të rivitalizojë bisnesin e vogël dhe gjithe ekonominë vendase në kushtet e krizës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard