Hillary Clinton në Tiranë, Berisha: Ngjarja më e rëndësishme në 100 vjetor

Ngjarja më e rëndësishme në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. kështu e cilësoi kryeministri Sali Berisha vizitën e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në Tiranë.

“Lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Berisha, duke i uruar një mirëseardhje të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Shqipëri thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhenieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët si dhe mbështetjes së cmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut.

Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një nder i madh por dhe një rast i vecantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit tonë, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që SHBA kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucionet euro-atlantike dhe evropiane.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard