BE kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor, Malmstrom në Tiranë

Keqpërdorimi i liberalizimit të vizave duket se do t’I kushtojë Ballkanit Perëndimor kthimin e regjimit të vizave. Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom, ka thënë se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” prej Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilave u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengenit.

Ministrat e disa vendeve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Luksemburg, mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit.  Ata kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil. Ndërsa politikanët thonë se shumica e azilkërkuesve nxiten nga motivet ekonomike, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian diskutojnë legjislacionin që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.

Cështja, sipas Komisioneres Malmstrom, do të shtrohet per diskutim edhe në një takim ndërministror që pritet të mbahet në Tirane javën e ardhshme. Në konferencën për shtyp, që u zhvillua pas takimit, Malmstrom tha se brenda 10 ditësh do të vizitojë Tiranën, ku do të zhvillohet një takim ndërministror për të diskutuar rreth masave për parandalimin e azilkërkuesve.  “Shumë vende të BE-së janë të shqetësuar. Ky proces është shumë i rëndësishëm për të rritur kontaktet mes njerëzve. Eshtë një proces që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75% që nga viti i kaluar. Do ta diskutojmë këtë në Tiranë, në nëntor. Do tu kërkojmë vendeve të Ballkanit perëndimor që të bashkëpunojnë me ne përveç përmirësimit të rregullave të brendshme”, nënvizoi Malmstrom.

Ministrja e Brendshme e Qipros, që mban presidencën e radhës të BE-së, i bëri apel vendeve të Ballkanit që të marrin masa për abuzimet me vizat, pasi shifrat e azilkërkuesve janë shqetësuese.

Të dhënat evropiane flasin për 15 mijë kërkesa për azil që pas heqjes së regjimit te vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, kërkesa të cilat nuk permbanin asnje baze te qarte. Ky shqetësim është ngirtur edhe nga Ministri i Emigrimit te Suedise, Tobias Billstrom, i cili ka theksuar se numri i kerkesave per azil nga shteti i Serbise gjate 2010 ishte me i larte krahasuar me vende si Somalia apo Afganistani. kërkesat më të shumta per azil kryesisht ishte nga pjesetare te minoriteteve, tha ai, ndërsa shtoi se “duhet gjetur nje rruge per te permiresuar situaten e tyre ne vendet e prejardhjes”. Ndëkaq, sipas zv/ministrit të Brendshem të Gjermanise, Ole Schroeder, azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia kanë abuzuar rëndë me të drejtën për të kërkuar azil, pasi ata nuk po persekutoheshin ne vendet e tyre.

Këshilli i Çështjeve të BE miratoi rregulla dhe kushte të rrepta për azilkërkuesit. Nderkaq, ministrat e Brendshëm të shteteve të Bashkimit Europian kanë miratuar në parim, në kompromis edhe me PE, nje legjislacion te ri që përcakton standardet të reja për pritjen e azil-kërkuesit në të gjithë vendet e Bashkimin Evropian. Direktiva përcakton rregullat se kur shtetet anëtare mund të ndalojnë azil-kërkuesit dhe kur mund të dalin në mbrojtjen e personave vunerabël siç janë fëmijët e pashoqëruar apo viktimave të torturës.
Sipas direktives së rënë dakort, e cila përditëson rregullat ekzistuese të BE, shtetet anëtare mund të ndalojë azil-kërkuesit vetëm pas një vlerësimi individual të secilit rast. Ata duhet të mbahen në objekte të posacme dhe vetëm në raste të veçanta ata mund të arrestohen në burgjet e zakonshme. Personat që kanë dorëzuar një kërkesë për azil duhet të lejohen të punojnë në vendin pritës, jo më vonë se nëntë muaj pas paraqitjes së një kërkesë për azil.

Ndërkohë që Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë të detyruar të realizojnë këto direktiva të reja, të cilat u miratuan në parim pa debate nga Ministrat e shteteve anëtare të BE në Luksemburg. Pas miratimit formal nga eurodeputetët e Këshillit të Ministrave të kësaj direktive, shtetet anëtare do të ketë dy vjet ne dispozicion për ta asimiluar si ligj të brendshëm.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard