Balotelli me kufje pink
Futbollisti i Manchester City Mario Balotelli ka tërhequr sërisht vëmendjen e paparacëve dhe mediave, teksa po shndërrohet në një Paris Hilton, jo si femër por si mashkull.
Ai është parë me disa kufje të çuditshme në kokë, ngjyrë rozë, ngjyrë të cilën më shumë e preferojnë femrat sesa meshkujt.
Balotelli njihet për gjestet e ndryshme që bën, qoftë në fushë qoftë edhe jashtë saj, gjeste të cilat komentohen e ndonjëherë shndërrohen në shaka për të, njëlloj sikurse për pasaniken Paris Hilton.




