Aguileras kërkohet të promovojë femrat e shëndosha

Adele dhe Christina Aguilera
Ish-fituesja e showt “America’s Next Top Model” Whitney Thompson dëshiron që Christina Aguilera të jetë shenjë mbrojtëse e faqes së saj, “TheBigandTheBeautiful.com”, që u dedikohet femrave të mëdha. Paratë që do të përfitojë këngëtarja për këtë angazhim arrijnë në shumën e 2,2 milionë eurove. Whitney Thompson ishte pjesëmarrësja e pare, e cila fitoi garën për modelen e re të SHBA-së dhe tani i është përkushtuar një faqeje të internetit të femrave me atribute.
Ajo ka si qëllim kryesor që Christina Aguilera të shfrytëzojë ndikimin e saj, të cilin e ka në industrinë e muzikës për promovimin e femrave të plota. Këngëtarja 32-vjeçare ende nuk është deklaruar nëse e pranon rolin e ri apo jo, por kohët e fundit zbuloi se ajo nuk e ka ndërmend që të mbajë ndonjë dietë.
Këngëtarja e hitit “Genie in a Bottle” ditë më parë ka folur haptas për problemet e saj me peshën dhe për presionin që i bëjnë drejtuesit e shtëpive diskografike për të qenë elegante. Aguilera tha për revistën ‘Billboard’ se “gjatë promovimit të albumit “Stripped” në vitin 2002 u lodha së qeni elegante. Unë jam me origjinë ekuadoriane dhe jam e mbushur, por duket se njerëzit filluan të më shihnin si një vajzë amerikane: bionde me sy bojëqielli”.
“Kur më panë të shëndoshë për herë të parë, drejtuesit më thanë që duhej të dobësohesha patjetër sepse shëndeti im do të ndikonte tek i gjithë stafi për arsye se njerëzit nuk do të blinin më disqet e mia apo nuk do të vinin në koncertet e një vajze me mbipeshë”, shton Aguilera. Aguilera do të nxjerr në treg albumin e saj të ri të quajtur “Lotus” më 13 nëntor të këtij viti




