7 vjecarja mahnit boten, shkruan nje opera
Britanikja shtatëvjeçare, Alma Deutscher, është një fëmijë ‘mrekulli’, pasi që në këtë moshë ka kompozuar operën e saj.
Vepra me titull “The Sweeper of Dreams” pritet që shumë shpejt të shndërrohet në një sensacion në internet. Shtatëvjeçarja është mjaft e aftë në violinë dhe piano, ndërsa kompozimin e saj të madh e rekomandon edhe Opera Kombëtare e Anglisë.
Alma ka thënë se frymëzimin për kompozimin e operës e ka fituar në gjumë. Ajo ka filluar të merret me kompozime që nga mosha pesëvjeçare, ndërsa në moshën gjashtëvjeçare ka shkruar një sonatë.



