Data e zgjedhjeve, Nishani fton partitë të nisin konsultimet
Presidenti Bujar Nishani ftoi partitë politike parlamentare të bisedojnë e të konsultohen për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin. Përmes një njoftimi të zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i Shtetit bën të ditur se “në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
Sipas Presidentit, takimet do të zhvillohen ditën e hënë, dt. 5 nëntor 2012, në mjediset e Presidencës.




