Mrkic nis takimet zyrtare, reagon PDIU: Vizite e mistershme. Nuk ka minoritet serb ne Shqiperi

Ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkic, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, nis sot takimet zyrtare me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti dhe më pas me Kryeministrin Sali Berisha. Përpara nisjes së vizitës, Mrkic deklaroi për gazetat serbe se shpreson që me këtë vizitë të hedhë bazat për një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Mbërritja e kreut të diplomacisë serbe në Tiranë u prit me protesta në aeroportin e Tiranës nga një grup aktivistësh të Aleancës “Kuqezi”.

Ndërkohë sot, PDIU përmes një deklarate për mediat e cilësuar vizitën e Mrkic si të mistershme.  PDIU-ja thekson se nuk është kundër marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve por shprehet se kryediplomati serb nuk duhet të krijojë kauzën e një minoriteti serb në Shqipëri.  “ PDIU nuk ka asgjë kundër kontakteve diplomatike me një vend të rajonit, i cili për shkak të historisë sonë moderne si komb nuk është më fqinji ynë, por ka diçka që nuk shkon në këtë vizitë. Pse ky mister rreth takimit të tij me përfaqësuesit e minoritetit serb? Siç kuptohet në këto takime nuk ka patur asnjë media të Shqipërisë, gjë që i bën këto takime në territorin shqiptar, takime sekrete nga të cilat nuk duhet pritur ndonjë gjë e mirë. Shqipëria i ka dhënë karakter privat kësaj pjese të vizitës, por kjo s`do të thotë që kryediplomati serb të përpiqet në këto takime të krijojë artificialisht kauzën e një minoriteti serb në Shqipëri, i cili ka përmasa modeste, të cilave s`mund t`i jepet kurrfarë karakteri ndërkombëtar, dhe që mund të krijojnë probleme në marrëdhëniet dypalëshe” thuhet në deklaratën e PDIU-së.
Më tej PDIU-ja thekson se Serbia nuk mund të fitojë kauzat e humbura në histori me zgjerimin e hartës së minoritetit të vet atje ku nuk ekziston si në Libofshë, apo me bosnjakët e ardhur këtu gjatë apo pas Luftës së parë botërore.”Do të ishte thyerje e mikpritjes diplomatike angazhimi në këtë drejtim, dhe Shqipëria nuk mund të tolerojë këtë për një kohë të gjatë” përfundon deklarata.

Ministri i Jashtëm serb që për herë të fundit ka vizituar zyrtarisht Tiranën ka qenë Vuk Drashkoviç në vitin 2004. Ndërsa në Beograd, që prej atij viti ka patur tre vizita të ministrave të jashtëm shqiptar. E fundit është ajo e 2010 e ish zëvendëskryeminisrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard