Debati i tretë Obama – Romney

Debati i tretë dhe i fundit presidencial u zhvillua mbrëmë në Boca Raton të Floridës, dhe u përqëndruar në politikën e jashtme, kryesisht mbi Lindjen e Mesme. Debati u drejtua nga gazetari i njohur Bob Schieffer, i rrjetit televiziv CBS. Vrasja e 4 amerikanëve në Libi, lufta civile në Siri dhe programi bërthamor i Iranit, këto ishin disa tema të debatit të tretë dhe të fundit presidencial, që u shoqërua me kritika dhe me diskutime në hollësi të rolit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Presidenti Obama dhe rivali i tij republikan Romney, shkëmbyen kritika; zoti Obama duke thënë se të gjitha idetë e zotit Romni mbi politikën e jashtme kanë qenë të gabuara. Ish guvernatori Romney tha se politikat e presidentit mbi Lindjen e Mesme kanë qenë të paefektshme. Lidhur me çështje të tjera, si tregtia me Kinën, zoti Romney u zotua të jetë më i ashpër se sa presidenti Obama, nëse zgjidhet president..

Që në debatin e dytë, të dy kandidatët u angazhuan në replika rreth mënyrës se si administrata e trajtoi sulmin kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë. Ish guvernatori Romney e kritikoi mbrëmë zotin Obama se nuk ka një strategji të qartë për ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme. ”Unë e përgëzoj presidentin Obama për vrasjen e Osama bin Ladenit dhe ndjekjen që po i bën udhëheqjes së al-Kaidës, por ne nuk mund të humbasim rrugën tonë nga kjo rrëmujë. Ne duhet të kemi një strategji shumë të plotë dhe të fuqishme për të ndihmuar botën Islame dhe pjesë të tjera të botës që kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm radikal që sigurisht nuk është shuar.”

Zoti Obama tha se Amerika ka bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të sjellë paqen dhe demokracinë në rajon, duke përmendur Libinë si një shembull.

“Pa dërguar trupat në terren, me kosto prej më pak se dy javë sesa kemi shpenzuar në Irak, për të çliruar një vend si Libia që ishte nën zgjedhën e diktaturës për 40 vjet, nga një despot që kishte vrarë amerikanë dhe përkundër tragjedisë në konsullatë, ne pamë dhjetra mijëra libianë pas ngjarjeve në Bengazi që marshuan duke thënë, “Amerika është miku ynë. Ne qëndrojmë me ta.”

Mbi Iranin, zoti Obama tha se administrata e tij ka treguar “forcën” duke zbatuar sanksione të ashpra, më të dëmshmet ndonjëherë ndaj Republikës Islamike.

Zoti Romni tha se bota është “katër vjet më afër një Irani bërthamor”, duke shtuar se udhëheqësit e Iranit “panë dobësi aty ku ata pritet të shohin fuqinë amerikane.”

Të dy kandidatët shprehën mbështetje për lidhje të forta amerikane me Izraelin.

Për muaj gjatë fushatës gjatë që çon në zgjedhjet e 6 nëntorit, votuesit e anketuar i kishin dhënë një miratim politikës së jashtme të presidentit Obama, në krahasim me idetë e ish-guvernatorit Romney.

Votuesit kanë përkrahur sulmin e administratës në Pakistan që vrau Osama bin Laden, organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se zoti Romney e ka shtuar popullaritetin në fushën e politikës së jashtme. Ai ka kritikuar administratën për mungesën e supozuar të sigurisë që çoi në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, që vrau katër diplomatëve amerikanë. Zoti Romney gjithashtu ka qenë kritik i administratës që u tha mediave se sulmi në Bengazi erdhi nga një protestë kundër një video anti-Islame bërë në SHBA

Dy javë përpara zgjedhjeve, sondazhet tregojnë se të dy kandidatët gëzojnë një popullaritet të barabartë me 47 për qind secili. (VOA)

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard